KISHA "GREKE" (arbereshe) NE JUG TE ITALISE
PAS KONCILIT TE TRENTO-s
Nje realitet i hidhur sot per nje shqiptar orthodhoks, tek pershkon ato toka ku bashkekombes te tij, nje moti , kane jetuar, vuajtur dhe sakrifikuar deri me jeten e tyre, per te mbajtur gjalle traditat dhe Besen qe te paret e tyre iu a lane amanet
Sot pothuaj nuk gjinden me gjurme te arberesheve ne viset e Pulies, rrajonit qe gjindet perballe vendit tone, mbeten vetem kujtime te ndonje grupimi qe u ka shpetuar rrebesheve te kohes dhe te fatit , por qe mbijetesen e kane vetem prej riperteritjes se vazhdueshme te shqiptareve qe braktisnin vatrat pertej detit, te shtyre nga jeta e padurueshme e sundimit osman. Sot arbereshet ne Puglie te Italise jane fare pak, por qe nuk do shume per tu kuptuar qe nje here e nje kohe, aty duhej te banohej nga nje numer i konsiderueshem arbereshe
Duke mbajtur parasysh qe ne rrajone te tjera si Kalabria dhe Siēilia, por jo vetem, jane te pranishem mbi 70 mije fryme, qe flasin ende gjuhen arberore, kane traditat e vendit nga kane preardhjen, mbajne ende ritin fetar bizantin ( ndonse ata sot konsiderohen uniate ), kane akoma kostumet, legjendat, kenget, vallet dhe deri emblemat dhe flamurin e Kastriotit , pra a
Mund te detuktojme qe ne Pulie, ku distancohet vetem prej 60-70 miljesh detare, duhej te kishte pa dyshim komunitetet me te gjera dhe te ngjashme me shqiptaret e sotshem .?
Por qe historikisht dihet, sa vuajtje u ka kushtuar mbajtja e nje riti fetar qe konsiderohej si kompetitiv, ne vedet latine, ku prania e nje riti te tille si ai bizantin, shqetesonte jo pak gjerarkine romane, e sidomos ne disa zona ku prania numerike e shqiptareve ishte e forte, pikerisht aty u be edhe kontrasti me i forte, deri sa degradohej ne variante konfiktuale nga me te ndryshmet, ku kuria romane i frynte zjarrit duke bere qe komunitete te tera te braktisnin here me vullnet te lire e here me revolta, deri ne asgjesime fizike te njerezve klerike dhe laike, fajtor pse kishin lere dhe vinin nga dera me tradita bizantine
Si fillim, per ta injoruar ritin bizantin, e emertonin me rit grek, si per te ulur rendesine,pastaj arrihej deri sa te vihej ne dyshim preardhja e kesaj popullate, duke dashur ti nderronin identitetin nga arbereshe ne greke, si per te ēoroditur kujtesen historike
Ne fakt, ne Jug te gadishullit Italik, prezenca bizantine ishte e vjeter me me shume se 1000 vjet, ende sot degjohet te quhet Magna Grecia , por qe me kohen sa vinte e shuhej, vetem pas pushtimit osman te gadishullit Ballkanik, me dyndjet e arberesheve dhe grekeve, sikur u gjallerua ky rit, qe ishte gati ne zhdukje
Pas stabilizimit te gjendjes, pra pas shume eksodesh nder dhjetevjeēare , riti bizantin u konsolidua dukshem ne keto rrajone, ku kleriket e larte vendas, jo vetem qe ky fakt I shqetesonte, pasi amalgama midis komunitetesh dhe afrimiteti qe krijohej me lidhjet nder familjare ,pra bashkejetesa midis dy riteve fetare mund te sillte nje rrezik, te pakten keshtu mendonin gjerarkia e larte latine.
Por largesia nga vendet e origjines, pushtimi osman i Ballkanit, izolimi dhe pamundesia per nje kontakt te vazhdueshem me arsimim dhe materiale te tjera kishetare, beri qe elementi bizantin ne Itali te dobesohej, here here deri sa te veteliminohej , por qe goditjen e fundit e provokuan dhe e dhane pa meshire gjerarkia e larte romano-latine, te Jugut italian.
Nje nga shqetesimet kryesore te disa prej peshkopeve te Provinces ( rethit ) te R.Calabrise ishte asimilimi dhe latinizimi i komunitetit te ritit greko/bizantin, qe ne opinion te tyre lidhej me eliminimin e eterodhoksise. Ndonse keta peshkope kerkonin ta minimizonin rendesine e orthodhoksise lindore ne dioqezat e tyre, duke iu referuar me fjalen rit grek , ekzistonte ne fakt nje strukture e organizuar mire,me objekte funksionale qe nga epoka bizantine dhe qe nuk kishte nderprere komplet lidhjet me Kostantinopojen.
Nje kler grek ( ritit bizantin ) ishte prezent ne tridhjete e shtate dioqeza te mbreterise, tete prej te cilave gjendeshin ne Otranto: Alessano, Altamura ( qe bente pjese ne kete province deri ne 1663), Brindisi, Lecce, Nardņ, Otranto, Taranto e Ugento.
Renia e Otrantos me 1480 dhe shkaterrimi i manastirit nga turqit nuk zhduken krejtesisht civilitetin grek ne ate rajon. Ne viziten pastorale te arkidioqezez se Otrantos me 1607 nga arkipeshkopi i asaj kohe De Morra, fliste per prezencen e nje kleri grek ne trembedhjete komunitete, perfshi ketu edhe tridhjetedy klerike ne Soleto dhe dymbedhjete ne Calimera, ne nje totale te nentedhjetenente ekleziaste .
Numrit te larte te tyre, perceptuar si nje pengese ne tentativen e peshkopeve ta kontrollonin dhe ta riformonin, i bashkengjitej edhe varferia relativisht e madhe, mungesa e arsimimit dhe ne pergjithesi gjendja e nje braktisje graduale. Kryepeshkopi De Corderos i Otrantos, shkruante kardinal Santoro-s me 1580, duke shprehur opinionin e tij qe i gjithe kleri grek gjendej ne nje situate mekatare pasi nuk kishin librat e duhur dhe nuk dinin te kendonin liturgjine.
Duke perfunduar qe; abuzimet dhe mos permbushjet e detyrave nga greket ne kete province ( rreth ) dhe pa harruar injorancen qe i ka pushtuar, eshte aq e madhe ne numer dhe e vazhdueshme aq sa vetem nje shpirt engjellor, do te munde ti pranoj e ti vuaj njeheresh. Kryepeshkopi Brancaccio i Tarantos ishte akoma me i rrepte me komunitetin arberesh ne dioqezen e tij, duke kerkuar te imponoje ritin latin me pretekstin qe te rregullonte disa abuzime ekleziale, me rastet e vizitave pastorale te tija ne komunitetet e arberesheve ( tekstualisht perdoret - alle comunitą albanesi ) me 1577-8 ndaloi kategorikisht perdorimin e ritit grek ose ritit bizantin tu jipej kungimi foshnjave, ndaloi gjithashtu qe burrat te mos rimartoheshin me, ne rastet kur gruaja gjendej ne flagrance adulteri ( tradheti bashkeshortore ), afermoi nderkohe qe as edhe nje prift te shogurohej nga nje peshkop i ritit grek, pa patur me pare aprovimin e kryepeshkopit latin ose te zevendesit te tij ( suo vicario ) me pas, insistoi qe te adoptohej versioni latin ne kreshmen dhe ndaloi celebrimin e klerit latin dhe atij grek ne kishat e njeri tjetrit.
Me gjithe tolerimin zyrtarisht te ritit grek dhe emerimin nga ana e papes Klement VII me 1595 te nje peshkopi qe te emeronte ( shoguronte ) per greket e Italise ( ndonese subjekte te autoritetit papal ) ne Token e Otrantos synohej per abolimin zakoneve greke qe kishin mbijetuar kohes ne hapesiren ku predominonin italianet, jo vetem por edhe te mbyllinin gradualisht ritin grek ne lokalitetet ku numri i arberesheve ishte ne ekuiliber me vendasit, duke e zevendesuar ritin bizantin me rit latin. Per kete arsye, kleriket greke te lokalitetit te Shen Pietrit ne Galatina (arkidioqeze e Otrantos) iu desh te prezantoje nje peticjon kryepeshkopit te Capua-s me 1570 per ta lejuar te emeronte nje dhjak, pasi kishte vdekur ai i mepareshmi. Ne Lecce, qe kishte komunitetin e saj me kishe dhe prifterinj, nje prift grek u akuzua qe te kete pagezuar nje foshnje te lindur prej prinder latine sipas ritit grek, por u fal pasi kishte vepruar pas nje situate urgjente. Shpesh here popullatat e ritit latin, krontrastonin rende pergjate liturgjise ne ritin bizantin te shtyre nga kush ? - , duke transformuar keshtu kontrastin ne nje konflikt te vertete konfesinesh ( ritual ). Ne Soleto me 1583 komuniteti latin shkruante nje petizion kunder klerikeve greke pasi duhej qe te konvertoheshin menje here ne ritin latin. Qyteza e Calimeres pati fatin te mbaje ritin grek me gjate se shume te tjera, deri me 1663, kur ne kete kohe protopapa i vendit u vra dhe arkivi i kishes u shkaterrua komplet nga zjarri.
Sot kohet kane ndryshuar, shume komunitete jane ne formim e siper, riti bizantin liturgjikal po merr hov edhe nje here, ku kendimi shume gjuhesh i ketij riti po zgjon edhe nje here kujtimin e koheve te vjetra
Por qe historia mbetet histori, ku hera heres dokumentet fshihen nga pluhuri i rafteve nder mijera arkiveve parrokiale dhe bibliotekat komunale
Ajo qe vlen te permendet eshte; - arbereshet ende mbajne traditat, gjuhen dhe identitetin e tyre.
- Kjo i ben te rralle ne histori dhe te perveēem ne kujtesen njerezore.
Pershendetje
Krijoni Kontakt