Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,245
    Postimet në Bllog
    22

    OSBE: Jo politizimit te reformes territoriale

    Ambasadori Liponen e cileson projektligjin per reformen territoriale, si nje ligj kyc per vendin. Ministri Blushi: "Ndarja e re administrative e Shqiperise, do te ndikoje ne permiresimin e sherbimeve publike per njerezit"

    Shefi i Prezences se Organizates per Sigurim dhe Bashkepunim ne Evrope (OSBE) ne Tirane, Ambasadori Osmo Liponen e ka cilesuar dje, projektligjin per reformen territoriale, si nje ligj kyc per vendin tone. Ne kete menyre, sipas Liponenit, per realizimin e kesaj reforme te rendesishme per Shqiperine, duhet qe te gjitha forcat politike te jene ne nje mendje. "Ligji per reformen territoriale eshte nje ligj kyc per Shqiperine dhe duhet te kete konsensusin e te gjitha forcave politike. Me teper se nje ceshtje e politikes, kjo reforme eshte nje ceshtje per popullsine shqiptare", ka deklaruar dje, Ambasadori Liponen. Por, nderkaq, duket se ne te njejten mendje me Kreun e OSBE-se, ka qene edhe vete Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ben Blushi. I cili e ka konsuderuar si shume konstruktiv biseden me Lipponen per reformen territoriale. Duke theksuar se "eshte nje bisede qe e kemi filluar me ambasadorin e OSBE-se dhe aktoret lokale gati nje vit me pare, kur qeveria pati mendimin per momentin dhe tashme eshte shume e pershtatshme per ta rimarre kete argument". Ky i fundit ka bere dje thirrje qe ligji per reformen territoriale, te mos shihet kurrsesi politikisht, pasi sipas Ministrit Blushi, ndarja e re administrative e Shqiperise, "do te ndikoje ne permiresimin e sherbimeve publike per njerezit dhe nuk eshte bere per te perfituar politikisht". "Gati gjysma e komunave te Shqiperise kane humbur me shume se gjysmen e popullsise se tyre ne 12 vitet e fundit. Sistemi qe kemi, nuk i pergjigjet, po ashtu, nevojes qe autoritetet vendore ne Shqiperi te jene me te forta, me te konsoliduara, te kete personel administrativ me te kualifikuar nga ky qe ka sot edhe pse per fat te keq ka statistika aspak optimiste", u shpreh dje per median, Ministri Blushi. Nderkohe, projektligji per reformen territoriale, i cili ka kohe qe diskutohet, tashme e ka kaluar proven e pare ne qeveri. Ai synon bashkimin e disa njesive administrative per te perqendruar dhe permiresuar sherbimet e popullates.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,245
    Postimet në Bllog
    22

    Bllokohet ne parlament plani per ndarjen administrative

    "Metistet" bllokojne ligjin e ndarjes territoriale ne Kuvend

    Deputete socialiste kane kundershtuar ligjin e prezantuar nga qeveria per "ndarjen e re administrative-territoriale te vendit". Muci dhe Dedja bashkohen me opoziten per ekspertize nga OSBE. Ministri Blushi reagon: "Absurde"

    Projektligji per "ndarjen e re administrative-territoriale te vendit", ka ngecur se diskutuari ne Komisionin parlamentar te Ligjeve dhe Ceshtjeve Kushtetuese. Shkak per kete, u be votimi kunder vazhdimit dhe pro propozimit te opozites, se dy deputeteve socialiste, Mustafa Muci dhe Taulant Dedja. Opozita kerkoi qe p/ligji, i prezantuar nga qeveria dhe qe mbrohej ne mbledhjen e djeshme nga ministri i i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ben Blushi, te kalonte nje here ne filtrin e ekspertizes seperfaqesise se OSBE-se ne Tirane dhe te Keshillit te Europes. Nje gje qe ministri Blushi e kundershtoi, duke theksuar se vete OSBE dhe institucionet e tjera europiane kane kerkuar nje reforme te tille administrative. Pas shume diskutimesh ne komision, eshte hedhur ne votim vijimi i diskutimit ose jo. Votimi ka rezultuar i barabarte, 6-6 pasi Muci dhe Dedja kane votuar pro propozimit te opozites, duke bashkuar votat me to. Ky veprim ka shkaktuar reagimin negativ te ministrit Blushi, i cili ka cilesuar votimin e dy kolegeve te tij socilist si "absurd" . "Kam pershtypjen qe problemin me te madh per te kaluar ligjin e kemi ne nje 'fraksion' te Partise Socialiste, i cili vazhdon te votoje ne menyre absurde", ka deklaruar Blushi pas perfundimit te mbledhjes.

    Kriteret kryesore te parashikuara ne draftin e qeverise per ndarjen e re territoriale te Shqiperise, percaktojne bashkimin e njesive vendore, kur ato kane me pak se shtate mije banore dhe nuk arrijne te mbulojne shpenzimet financiare deri ne masen 40 perqind. Deputetet e opozites kerkuan qe per projektligjin te shprehen dhe ekspertet e OSBE-se. Ndersa, ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Blushi, u shpreh se OSBE ka kembengulur ne domosdoshmerine e nje reforme territoriale te shpejte, qe pajton interesat komunitare me ato politike.

    Ben Blushi, Minister i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit:

    "Vendimi nuk ishte nje gje e papritur, ishte refleks i nje hezitimi, tradicional tashme te Komisionit te Ligjeve, te pakten. Une kam qene vazhdimisht i interesuar te gjej mirkuptim me opoziten. Sot u gjet, do te thosha nje pretekst, me shume se nje argument, per ta shtyre ligjin. Votimi doli i barabarte, 6 me 6 ne komision, gje qe e le ceshtjen aty ku u nis, gjysma e te keqes do te thosha. Kam pershtypjen qe problemin me te madh per te kaluar ligjin e kemi ne nje "fraksion" te Partise Socialiste, i cili vazhdon te votoje ne menyre absurde. Shtyrja e p/ligjit nuk sjell ndonje gje, megjithese besoj kemi humbur mjaftueshmerisht kohe per t'ju kthyer reformes territoriale".

    Fatos Beja, Zv/kryetar i Komisionit te Ligjeve:

    "Gjeja eshte fare e thjeshte, cfare kerkojme ne? Ne nuk jemi kunder rindarjes administrative. Kemi qene kunder deri ne tetor, deri per zgjedhjet lokale. Jemi teresisht dakord qe te fillojme kete proces. Kerkojme vetem qe opozita te jete pjese e procesit. Duke pasur parasysh se tek gjysma e komunave dhe bashkive te Shqiperise eshte mazhoranca parlamentare, ne gjysmen eshte pak a shume opozita, eshte e kuptueshme qe ketu interesat jane pothuajse te perbashketa. Ne kerkojme thjeshte nje ekspertize nga institucionet nderkombetare, nga OSBE dhe Keshilli Europes. Kerkojme transparence, perfshirje te opozites. Ne nuk nuk kemi qene pjese e ketyre kritereve qe bie qeveria".
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Shqipëria, kjo federatë fshatarësh?!



    Reforma e ndarjes administrative, e cila prej kohësh kish zënë pluhur në planet e qeverisë në ikje, sot po del nga sirtarët e maxhorancës së re parlamentare, me shpresën ta fusë Shqipërinë në binarët e vet normalë të zhvillimit territorial. Por, a do jetë vallë e zonja maxhoranca e re ta çojë para reformën me forcën e kartonëve? Koha do ta tregojë dhe do të ndajë realisht përpjekjet me premtimet…

    Nga Ben Andoni, JAVA




    Nëse teoria e njohur kineze “Fshati e rrethon qytetin” do të kishte nevojë për një shpjegim praktik, asaj do t’i mjaftonte situata e tmerrshme urbane e kryeqytetit të Shqipërisë. Komunat që e rrethojnë Tiranën (thjesht janë lagje), veçse i kanë zhvatur pafund territor kryeqytetit ndërsa i kanë dhuruar kaos. Respektivisht komunat e Dajtit, Farkës, Kasharit janë shkaktare të kësaj asfiksie të paimagjinueshme të kryeqytetit, që e jetojmë të gjithë. Njësoj në Durrës, Elbasan, Shkodër e gjetiu, kjo ndarje territoriale tani është kthyer në makth për buxhetin e shtetit dhe në parajsë për përfituesit. Reforma e munguar e ndarjes territoriale, në fakt, gati po merrte udhë në fillimvitet 2000, kur ndaloi papritur. Një kapriço politike bëri që gjërat të ktheheshin nga fillimi dhe gjithë ajo punë titanike bërë nga një grup ekspertësh të zinte pluhur dhe të harrohej krejt nga qeveria në ikje. Për fat të keq, procesi i nisur nga PS-ja në vitet 2000 dhe vazhduar në të gjithë hallkat deri në parlamentin shqiptar, madje edhe me asistencën e duhur ndërkombëtare, nuk u finalizua. Stina e mirë e dy Big-ëve politikë do të ngrinte sërish, ndërsa Partia Socialiste do të linte pushtetin për tetë vjet. Si imperativ, dhe jo më kot, ajo ka riardhur në ditët tona me nevojën e braktisjes së këtij parcelizimi aq të madh të vendit. “Në kushtet e ndarjes së sotme administrativo-territoriale, kur njësitë vendore janë të vogla, mundësitë për të rekrutuar një staf me aftësi profesionale për të administruar me efektivitet njësinë, mbeten të vogla. Nga ana tjeter, polarizimi ekonomik e financiar si rezultat i zhvillimit të diferencuar të njësive të ndryshme administrativo-territoriale dhe lëvizjet demografike, janë shoqëruar edhe me diferencime të mëtejshme të nivelit arsimor të popullsisë së njësisë”, thotë Blendi Çuçi, ekspert i PS-së dhe një nga njerëzit, i cili e ka ideuar dhe skicuar këtë reformë që nga fillimi. Në fakt, është e dukshme situata e vështirë e njësive vendore, ku shumica prej tyre janë barrë për buxhetin dhe pengesë për zhvillimin dhe tashmë me mandatin e ri të maxhorancës (me kartonin e +80 votave) është më shumë se e nevojshme një ndarje e re. Reforma, e cila duhet të përfshijë shumë aktorë duhet të synojë shkrirjen e njësive që s’janë të zonjat të realizojnë funksionet e tyre dhe më shumë akoma i rëndojnë buxhetit. E thonë shumë dhe në fushatë Rama e artikuloi shpesh.

    Situata e sotme

    Por a është aq e lehtë? Shqipëria numëron sot në hartën e saj administrative plot 12 qarqe, 65 bashki, 309 komuna dhe gati 3020 fshatra. S’mund të quhet më decentralizim, pasi ky është një thërrmim i vërtetë i territorit për frymë popullsie. Si paradoks, me censusin e ri jemi thjesht 2.8 milion banorë, ndërsa jemi mbushur me subjekte administratash lokale, të cilat presin fondet e vogla që kryetarët e tyre s’ua gjejnë kurrë si duhet vendin, apo që se çajnë kokën fare për mjedisin, zhvillimin e komunës etj. E sa më të largëta e të thella janë gjeografikisht njësitë territoriale aq më parazite duken. Sensi i sotëm i reformës, e cila pritet të nisë menjëherë në shtator, ideon një përmbledhje më të madhe të njësive territoriale, ku njësitë më të mëdha do të funksionojnë si të pavarura dhe të futen direkt për thithje fondesh me Brukselin. Në studimin e vetëm të mirë që u bë në vitet 2002-2003 llogaritej se 34% e njësive vendore nën 5.000 banorë kishin mbi 40% të administratës me nivel arsimor të lartë. Ndërsa 74% e njësive vendore me 10.000-20.000 banorët e tyre kishin mbi 40 % të administratës me arsim të lartë. Por, s’mbaronte këtu. Të mjaftoje të shikoje administratat, rrogat, taksat, shkollat dhe më shumë e të kuptoje se këto ndarje thjesht shërbenin si institucione ku prodhoheshin individë që katapultohen në politikë ose në furnizues të votave politike, sesa duheshin për zhvillim.“Nga ana tjetër, kryetarët e njësive vendore kanë pasur sjellje të dyzuar sepse një reformë territoriale mund të çojë në humbje të “pushtetit” aktual për disa dhe rritje për disa të tjerë. Për më tepër, fuqizimi potencial i disa njësive të mëdha vendore dhe rajoneve mund të perceptohet si një “kërcënim” nga klasa politike që do të dëshironte të kishte një marrëdhënie sa më të varur të njësive vendore ndaj nivelit qendror”, shprehet Dritan Shutina, drejtori i Co-Plan. Por historia s’mbaronte këtu sepse rreth 67% të njësive vendore deri në 2000 banorë ruanin mbi 50% shpenzime administrative.



    Kuadri ligjor

    Para viteve ’90 ndarja administrativo-territoriale ishte kompetence e Presidiumit të Kuvendit Popullor, kurse pas vitit 1992, në bazë të një ligji që mban datë 10.06.1992, ndarja administrativo-territoriale ishte kompetencë e Këshillit të Ministrave, me përjashtim të krijimit të fshatrave apo bashkimit të tyre, e cila bëhej me vendim të këshillit të rrethit. Kurse nga periudha 1992-2000, procedura për paraqitjen e projektvendimeve në ndarjen administrative-tokësore nuk parashikonte norma e rregulla të qarta. Propozimi vinte nga një këshill, një deputet, një kryetar apo kërkohej mendim nga këshilli vendor përkatës e nga prefekti, por pa përbërë kusht.

    Por çështja s’mbaronte këtu, transmetoheshin nga poshtë –lart vetëm ato propozime që konsideroheshin si të pranueshme.

    Në zbatim të Kushtetutës, në vitin 2000, u miratuan tre ligje që kishin të bënin me ndarjen administrativo-territoriale. Njëri kishte të bënte “Me organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”; tjetra “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. Falë këtij ligji u miratua ndarja administrativo-territoriale dhe u krijuan 12 qarqet (Berat, Durrës, Dibër, Elbasan, Kukës, Lezhë, Fier, Korçë, Gjirokastër, Shkodër, Vlorë e Tiranë). U ligjëruan 65 bashki në përbërje të të cilave janë sot 64 qytete dhe 180 fshatra. (33 bashki janë qytet+fshatra) dhe 309 komuna me 10 qytete dhe 2829 fshatra (10 komuna kanë në përbërje të tyre qytete), si edhe ligji “Për organizimin dhe funksionimin e bashkisë së Tiranës”. Pastaj mbi bazën e kushtetutës dhe ligjit nr.8652, dt.31.07.2000, u përcaktuan Mënyra e organizimit dhe funksionimit të organeve të qeverisjes vendore.



    E ardhmja

    Reforma territoriale, sot, është jo vetëm domosdoshmëri por edhe kursim mirëfilli parash, ashtu si edhe fitim i tyre. Ende reforma, që do dojë kohë që të rivitalizohet, kërkon shfryrjen e kësaj strukture dhe një mirëkuptim të të gjithë aktorëve politikë në mënyrën sesi mund të lehtësosh këtë fryrje. Specialistët mendojnë se bashkimi në qendrat e mëdha do ndikojë më shumë në urbanizimin e shoqërisë shqiptare dhe do heqin disi atë ndarje të frikshme gati fisnore që po kthehet në fshatrat tona. Më shumë akoma, krijimi i njësive të mëdha do të thotë që njësitë e pushtetit vendor në nuklat e tyre më të larta, do të komunikojnë direkt si institucione me organizmat ndërkombëtare dhe nuk do jenë të centralizuara me Qendrën, që do të thotë do krijohet një mentalitet tjetër me qendra kulturore, sportive, tregtare dhe pse jo: qytetet do të konkurrojnë me njëra-tjetrën në aspektin e metropoleve. Tani topi është në dorë të politikës dhe në rastin tonë të së Majtës, që në fillim të viteve ‘200 ishte gati drejt finalizimit të këtij projekti të madh. A do mundet të konkludojë tani? Kjo mbetet për tu parë.

    “Le të themi se politika ka pasur një interes të lëkundur. Vetë politika është shprehur vazhdimisht për reformë, dhe po ajo nuk ka marrë deri më sot vendim. Vazhdimisht është komentuar se një ndarje e re territoriale do të ndikonte balancat politike, por zgjedhjet qendrore të vitit 2009, ato lokale të 2011-ës dhe zgjedhjet e fundit parlamentare (2013) janë tregues të “mjegullsisë së bastioneve politike” dhe orientimin e zgjedhësve nga oferta konkrete dhe jo nga ngjyra e forcës politike. Rrjedhimisht, klasa politike mund të jetë më bashkëpunuese në marrjen e vendimeve konsensuale në këtë drejtim”, shprehet Shutina. Kurse Çuçi, që e ka kaluar në çdo segment këtë strukturë mendon se: kjo shumicë ka marrë mandatin që ta shtyjë përpara dhe ta përfundojë këtë reformë kaq të rëndësishme për Shqipërinë.




    As edhe një parti se ka bërë të vetën deri në fund këtë luftë. Arsyeja dihet: Modeli i sotëm i strukturës administrative duket se i shkon më shumë kryetarëve të politikës dhe jo nevojave reale të vendit. Sapo mbarojnë zgjedhjet, harta e njësive administrative qëndron aty ku është me një grup administratash që vetëm harxhojnë dhe abuzojnë, duke i dhënë Shqipërisë imazhin e një fshati gjigand. Por, me sa duket, fshati u duhet sërish shqiptarëve të politikës, që të mbajnë të rrethuar realisht qytetin dhe të përjetësojnë një grup që profesion kanë vegjetimin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Reschen : 29-08-2013 më 06:52 Arsyeja: ndryshim

  4. #4

    Ndarje e re administrative ne Shqiperi.

    Ndarje e re administrative ne Shqiperi.

    Eshte nje nga pikat e programit te PS, te cilen e mbeshtes dhe uroj qe ti jipet drejtim ne nje kohe shume te shpejte. Eshte e paperballueshme per nje shtet si Shqiperia, qe te funksionoje me nje numer kolosal bashkish dhe komunash, rrethesh, qarqesh, prefekturash.

    Nje mbivendosje e kote dhe e panevojshme strukturash te pushtetit lokal, te cilat kane sherbyer vetem per te kenaqur deshirat e militanteve (nga te dy palet). Kjo edhe mund te justifikohej ne vitet '90, nga mungesa e mjeteve dhe rrugeve te komunikimit dhe te infrastruktures, por jo ne kohen e sotme.

    Shqiperise i duhet nje mdoel i ri administrativ.

    Si mendoni?

  5. #5

    Për: Ndarje e re administrative ne Shqiperi.

    Lëvizje surprizë e Ramës, gati ndarja e re territoriale

    Zvogëlimi i numrit të komunave dhe bashkive. Si ndikon reduktimi i njësive vendore në zgjedhjet e ardhshme

    Publikuar më 27.08.2013

    Luis Tanushi

    -Brenda katër viteve të ardhshëm vendi pritet që t’i nënshtrohet një ndarjeje të re territoriale të vendit. Pasi ka fituar 83 mandate në Kuvendin e ri, e majta i ka mundësitë të arrijë të miratojë ndryshimet në ndarjen administrative, që kërkojnë shumicë të cilësuar. Do të mjaftonte vetëm një deputet nga partitë e djathta, dhe e majta do të arrinte të plotësonte kuorumin e nevojshëm prej 84 deputetësh. Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, u shpreh dje se për një menaxhim më të mirë të territorit, nevojitet edhe një ndarje e re administrative . “Planet e ashtuquajtura rregulluese që janë ndërtuar brenda përbrenda qyteteve, aty ku janë ndërtuar, kanë rezultuar krejtësisht të padobishme në funksion të përmbajtjes së këtyre flukseve që kanë ardhur nga jashtë qytetit dhe që janë stabilizuar rreth e rrotull qytetit. Kjo ka rezultuar fatale qoftë për ndërtimet pa leje, qoftë përsa i përket planeve ose mosplaneve të komunave kufitare. Është një sfidë jo e jona, por besoj është një sfidë e gjithë klasës politike sot, e gjithë përfaqësuesve të popullit shqiptar në parlament, për t’i dhënë më në fund jetë reformës territoriale, e cila duhet të çojë në shkurtimin drastik të numrit të njësive vendore në funksion të situatës krejtësisht të re që kemi në vend, pavarësisht politikës, pavarësisht qeverisë”, u shpreh Rama.

    Por, ndarja e re administrative, vështirë se do të pranohet pa kushte nga e djathta, edhe pse nuk ka fuqi bllokuese. Ndarja administrative përcakton edhe të ashtuquajturin numër tek apo çift të tyre, i cili i ka sjellë humbje deputetësh së majtës, veçanërisht në jug ku mund të merrte më shumë deputetë. Numri i lartë i njësive vendore, veçanërisht për zgjedhjet e përgjithshme, rrit edhe mundësinë e blerjes apo të ndikimit familjar në rezultatin e zgjedhjeve. Ekzistenca e listave zgjedhore të fryra, si pasojë e mbajtjes së një regjistri të fryrë të gjendjes civile, kryesisht në zonat rurale, është në themel të një manipulimi tjetër që përcakton numrin e deputetëve të çdo qarku dhe të njësive vendore. Shqipëria sot qeveriset në nivel vendor nga bashkitë, të cilat menaxhojnë përgjithësisht zonat urbane dhe nga komunat, të cilat menaxhojnë zonat rurale. Një hallkë ndërmjetëse mes tyre dhe qeverisë janë prefekturat, të cilat në praktikë kanë shumë pak pushtet real. Ndarja e vendit në këtë mënyrë u krye fillimisht në vitin 1992, kur shqetësimet kryesore lidheshin me integritetin territorial të vendit. Për këtë arsye, njësitë e qeverisjes vendore u bënë shumë të vogla. Vendi u nda në mbi 300 komuna dhe 65 bashki. Përveç ndarjes në njësi shumë të vogla, kjo mënyrë e menaxhimit të territorit kishte pak ose aspak lidhje me zhvillimet ekonomike. Fshatrat, të cilat teorikisht duhet ta ndajnë fatin me qytetin/qytetet, ku shesin më së shumti prodhimet e veta ushqimore, qenë njësi administrative më vete. Qytetet e mëdha, të cilat duhej të zgjeroheshin për shkak të urbanizimit dhe rritjes së popullsisë, praktikisht nuk kishin territor ku të zgjeroheshin.


    shekulli

  6. #6
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Ndarje e re administrative ne Shqiperi.

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Ndarje e re administrative ne Shqiperi.
    Shqiperise i duhet nje mdoel i ri administrativ.

    Si mendoni?
    peshku thone qe qelbet nga koka keshtu qe modeli i ri administrativ duhet te fillohet qe nga koka..e keqja eshte se asnjeres parti politike nuk i pelqen ndryshimi i ketij administrimi..ti more pushtetin lokal por harrove qe ai eshte maja e ajsbergut ne problemet administrative..nese do te shkurtosh numrin e komunave dhe bashkive ne vend automatikisht do te shkurtosh edhe numrim mjaft te larte te te punesuarve ne keto komuna dhe bashki..qe dmth te shkurtosh numrin e militanteve te nje partie ne administraten publike..qe dmth te shkurtosh nje thes me vota qe kjo parti merr nga keto militante..e kujt partie i intereson te ule numrin e atyre qe potencialisht do votonin per te..shqiptaret jane servile dhe sahanlepiresa dhe ja japin voten vetem atij qe ju jep nje kocke per ta lepire..dhe kete gje e dine ekspertet e partive politike dhe ne vend qe te shkurtojne komunat dhe bashkite dhe rrjedhimisht edhe numrin e te punesuarve ne administraten publike gjejne menyra nga me te ndryshmet si e si ta rrisin kete administrate..ja cka beri majmuni i ri qe do udheheqe shqiperine per nje mandat tjeter..nga 15 ministri qe kishte saliu beri 20 ministri thjeshte dhe vetem per te kenaqur militantet e tij me poste ministrore , me 3-5 zevendesministra per cdo ministri e ku po e di sa drejtori te reja do krijoje ne shkallet me poshte..dhe grumbullon te pakenaqurit e krahut te tij ..shpiku edhe nje model te ri qe ministri duhet te lere mandatin e deputetit me qellim qe te kenaqe edhe nja 20 te tjere me mandate deputeti duke e fryre administraten si tullumbace..prite kur te shpike ndonje gje tjeter qe te ju jape nje kocke ngjeles apo gjinushit apo paskalit..jo se ju dhimbsen fort jo por i duhen te gjithe keta pas 4 vitesh kur te kete zgjedhje..dhe parulla eshte e qarte..fiton postin po sigurove votat..

    perse duhet te reformohet pushteti lokal kur duhej te reformohej presidenca , parlamenti e qeveria...a po e sheh qe me hilete e tyre kan pjelle nje president qe luajne me te si macja me miun dhe e perdorin si lecke per te fshire kepucet..pse nuk e bene qe ne fillim qe presidenti te zgjidhej direkt nga populli dhe ti jepnin kopetenca me te medha qe te ndihej autoriteti i tij..sepse nuk ju intereson partive politike nje president i forte..ndryshe nuk do e perdornin me keq se lecken..

    perse duhet te reformohet pushteti lokal kur ke nje parlamet komplet gjurulldi hesapi..ku ke nje parlament ne te cilin gjejne vend edhe horra e mafioze..cka i duhet nje shqiperie sa nje by.the vend nje parlamet me 140 deputete..sa nga keta deputete jane aktive dhe sa ngrohin karrigen dhe marrin rrogen krejt kot..ne cdo parlament qe ka ardhe ne shqiperi po them keshtu me hater se veq 30-40 jane koka..te tjeret jan thjeshte by.the mbi te cilat mbeshteten keto koka..a nuk e bejne dot punen e parlamentit 40 deputete..sigurisht qe e bejne ..bile edhe me pak ne numer e bejne..e bejne edhe me cilesore..provoje te besh nje parlament ku te mos kete me shume se sa 40 deputete dhe do shohes qe do flaken jashte tipat e nard ndokes apo tom doshit apo skender gjinushat e paskal milot..te jesh i sigurte qe ky numur deputetesh do ulte ne maksimum vjedhjen e votes ne baze por edhe trafikimin e votes ne parlament ku kaq islami nga i kuq nuk do kishte me mundesi te behej blu apo nard ndoka nuk do kishte me mundesi te nderronte karrige sa here te frynte era..por te gjithave partive politike nuk ju intereson reformimi i parlamentit pasi ju duhen keta deputete pasi sa me shume deputete te kene aq me shume zhurme do bejne..gjumin e bejne per vete ama parate i marrin ne kurrizin tone..

    pse duhet te reformohet pushteti lokal kur ke nje pushtet qendror te fryre me keq se nje tullumbace..reformo nje here qeverine dhe pastaj bjer ne baze..por as kjo nuk i pelqen partive politike pasi sa me shume ministra te kene aq me shume grumbullues votash do jene..partive politike ju interesojne votat e jo mireqenja popullore..keshtu do jete shqiperia sot e mot..thjeshte do jete dosa me 100 cica ku 1000 derrkuce do turren kush te thithe me pare ne te..

    keshtu i dashur patriot eshte puna e modelit te ri administrativ..edhe nese do kete guximin te nderhyje ne pushtetin lokal do bashkoje ato komuna dhe bashki ku qartesisht humbet vete dhe do lere ashtu siq jane ne mos do beje komuna dhe bashki te reja aty ku fiton vete..
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 19-09-2013 më 04:22
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Ndarje e re administrative ne Shqiperi.

    Ne shqipni ka komuna me nga 170 votus. Ku kryetari i komunes shkon atje ni her ne vit

    Kjo asht qesharake

    Edhe ndarja e deputetve asht ba krejt kot psh

    Qarku i kuksit ka 80 mij banor dhe 5 deputet
    Qarku i dibres ka 140 mij banor dhe 6 deputet pra 60 mij banor ma shum e veq ni deputet ma teper
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Ndarje e re administrative ne Shqiperi.

    shqiperia duhet te ndahet ne 4 vllajete.
    vilajeti i pare tirana me ne krye vezir edi *** rama, ku perfshin durrsin elbasin krujen.
    vilajeti i dyte vlora,me vezir gramos *** ruci, ku futet edhe tepelena, gjirokastra, fieri
    vilajeti i trete skrapari me sulltan ilir *** meta ku ben pjese korca, berati, permeti
    vilajeti i katert veriu, me vezir ilir *** beqja

  9. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Ndarje e re administrative ne Shqiperi.

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Ndarje e re administrative ne Shqiperi.

    Eshte nje nga pikat e programit te PS, te cilen e mbeshtes dhe uroj qe ti jipet drejtim ne nje kohe shume te shpejte. Eshte e paperballueshme per nje shtet si Shqiperia, qe te funksionoje me nje numer kolosal bashkish dhe komunash, rrethesh, qarqesh, prefekturash.

    Nje mbivendosje e kote dhe e panevojshme strukturash te pushtetit lokal, te cilat kane sherbyer vetem per te kenaqur deshirat e militanteve (nga te dy palet). Kjo edhe mund te justifikohej ne vitet '90, nga mungesa e mjeteve dhe rrugeve te komunikimit dhe te infrastruktures, por jo ne kohen e sotme.

    Shqiperise i duhet nje mdoel i ri administrativ.

    Si mendoni?
    Shume organizma shteterore jane te teperta.
    Ministria e Integrimit psh,eshte komplet kot.
    Me bashkite duhet te kete numer te arsyshem
    punonjesish ku te parashikohet qe te merren me pune produktive
    dhe jo te shtyjne oren ne pune pa bere asgje.
    Numri i larte ne punonjes zyrash ne bashki dhe administrate lokale
    do shkaktoje rritjen e deficitit buxhetor dhe rritje te inflacionit.
    Kjo do shoqerohet me rritje te taksave per qytetaret
    dhe rritje te cmimeve te produkteve dhe serviseve.
    Nje situate te ngjashme me Shqiperine ka pasur Nju Xhersi,ku
    numri i larte i punonjesve ne bashki dhe shtet,jo vetem qe coi
    ne burokraci por shkaktoi shume rritje te medha te shpenzimeve.
    Buxheti shkoi deficit 34 bilion dollare.

    Nqs ne bashki futen punonjes me shumice,shpiken vende pune dhe detyra
    funksione shteterore kjo do coje ne deficit buxhetor dhe do jete nje minus
    I madh ne ekonomi dhe ne krye te 4 vjeteve socialistet nuk do marrin vote
    per administrim te keq lokal dhe rritje te deficitit buxhetor.

    Caktimi I punonjesve dhe numri I punonjesve eshte shume delikat si problem,duhet menduar mire dhe
    te mos vihen ne pune punonjes me shume se sa kerkohet.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Ndarje e re administrative ne Shqiperi.

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Ndarje e re administrative ne Shqiperi.

    Eshte nje nga pikat e programit te PS, te cilen e mbeshtes dhe uroj qe ti jipet drejtim ne nje kohe shume te shpejte. Eshte e paperballueshme per nje shtet si Shqiperia, qe te funksionoje me nje numer kolosal bashkish dhe komunash, rrethesh, qarqesh, prefekturash.

    Nje mbivendosje e kote dhe e panevojshme strukturash te pushtetit lokal, te cilat kane sherbyer vetem per te kenaqur deshirat e militanteve (nga te dy palet). Kjo edhe mund te justifikohej ne vitet '90, nga mungesa e mjeteve dhe rrugeve te komunikimit dhe te infrastruktures, por jo ne kohen e sotme.

    Shqiperise i duhet nje mdoel i ri administrativ.

    Si mendoni?
    "ndarja e re administrative'" ashte nje nga KERKESAT e vazhdushme te shovinizmit Grek
    ,,,,,,,,,dhe ka per qellim bashkimin e komunave me kombesi Greke

    Pa OMONIA = bashkim,,,,, nuk mund te kete autonomi

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •