Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 52
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Qytetarët ankohen për gjobat në mungesë, Policia: Gjithçka në përputhje me Kodin

    Qytetarët ankohen për gjobat në mungesë, Policia: Gjithçka në përputhje me Kodin

    Nga: SPARTAK KOKA


    TIRANE - Vendosja e gjobave në mungesë dhe mos marrja e njoftimit për këto gjoba, si dhe burokracitë e shumta në kryerjen e pagesave, janë shqetësimet kryesore të drejtuesve të mjeteve që kërkojnë më shumë transparencë nga policia. Disa prej tyre shprehen se kanë marrë gjoba gjatë vitit 2012, kur mjeti që posedojnë ka qenë jashtë Shqipërisë.

    “Kërkoj që kur të vendoset gjoba të informohem unë. Të vij për dy gjoba dhe të paguaj 13. Më kanë futur gjoba 320 mijë lekë, mua 320 mijë lekë më bën makina. Në këtë datë kam qenë në Gjermani, në 2012-ën, makina në Gjermani me mua, hajde merre vesh tani.”- shprehen qytetarët.

    Nga ana tjetër, drejtuesit e policisë rrugore bëjnë me dije se vendosja e kundravajteve administrative janë bërë në përputhje me Kodin Rrugor, ndërsa shprehen të hapur për zgjidhjen e ankesave të qytetarëve. Sipas tyre, në rrugët e Tiranës nuk do të ketë më individë të paprekshëm për shkeljen e rregullave të qarkullimit, apo për mospagesë të gjobave.

    “Realisht vendoset gjoba në mungesë kur Policia Rrugore e ka të pamundur ta arrijë një mjet që lëviz me shpejtësi të madhe, kur ky mjet kalon në semafor me dritë të kuqe, kur këtë shkelje e konstaton një funksionar që ndodhet në një mjet tjetër, dhe në rastet kur në parkimin e gabuar drejtuesi nuk është prezent. Shumë shpejt do të bëjmë njoftimin e kundravajtjeve përmes Postës Shqiptare, kryesisht për gjobat në mungesë. ”- deklaroi Ervin Dervishi, shef i trafikut rrugor në Tiranë.

    Ndërkohë banorët e pallateve pranë Ministrisë së Shëndetësisë kanë bërë në komisariatin e policisë rrugore një ankesë për vendosje të gjobave në mënyrë të padrejte. Policia rrugore sqaron se ankesa e banorëve është e drejtë, pasi nga bashkia janë vendosur tabela të cilat bien ndesh me njëra-tjetrën dhe për këtë shkak institucionit të bashkisë do i kërkohet bashkëpunimi për zgjidhjen e problematikës së krijuar.

    Burime të policisë rrugore bëjne me dije se heqja e lejes së qarkullimit për mos pagëse të gjobave është bërë dhe për zv/kryetarin e Dhomës së Avokatisë, i cili ka 55 gjoba të papaguara, shefit të IT-së, apo shofereve të ambasadave.

    (er.nu/news24/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qytetarët ankohen për gjobat në mungesë, Policia: Gjithçka në përputhje me Kodin

    Gjobat ndaj automjeteve, Berisha: Epidemi e plaçkitjes së qytetarëve

    TIRANE - Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon pasardhësin e tij Edi Rama për “plaçkitje të qytetarëve”, përmes gjobitjes së drejtuesve të automjeteve.

    Në një reagim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se “kjo epidemi gjobash, me moton "gjobë me pre", nisi mbasi Rama bëri paqe dhe vuri në kontroll për hesap të tij lojërat e fatit, me të ardhurat e të cilave ishte zotuar se do të ndihmonte Policinë.”

    “Të dashur miq, prej mëse dy muajve, në Shqipëri, mijëra e mijëra qytetarë gdhijnë në mëngjes të gjobitur nga skuadra të policisë partiake socialiste, madje pa asnjë dokument të firmosur nga inspektor policie, por thjeshtë me shpalljen e emrit në faqen zyrtare të të gjobiturve të Policisë Rrugore. Kjo sepse ata gjobiten në kundërshtim me ligjet dhe vetëm e vetëm se duhet të plotësojnë planin që kryekreu Edi Rama ka vendosur për të mbuluar shpenzimet e Policisë së Shtetit me paratë që u grabit qytetarëve për automjetet e tyre. Kjo epidemi gjobash, me moton "gjobë me pre", nisi mbasi Rama bëri paqe dhe vuri në kontroll për hesap të tij Lojërat e Fatit, me të ardhurat e të cilave ishte zotuar se do të ndihmonte Policinë. Në serinë e pafundme të gjobave, mediat kanë raportuar gjoba të vendosura për të gjallë dhe për të vdekur, për emigrantë që kanë një dekadë pa ardhur në Shqipëri. Janë raportuar gjoba për automjete që ende nuk kanë filluar të qarkullojnë, gjoba për kundravajtje qarkullimi në zona që automjeti nuk ka qenë kurrë, gjoba që klonohen, pjellin gjoba bija për të njëjtën kundravajtje. Pas vendosjes së gjobës, nis kalvari i pasgjobitjes, ai i pagesës së gjobës në të cilin qytetarët, në radhë të gjata, humbasin jo orë por edhe ditë. Për të realizuar këtë skenar kryegjobvënësi Rama së pari shkriu Policinë Rrugore dhe e zëvendësoi me militant hajdut të PS. Së dyti prishen sistemin e radarëve dhe fotografimit, me te cilin Policia faktonte kundravajtjen e qytetarit. Epidemia e gjobave është një plackitje masive e qytetarëve nga shteti policor i neobllokmenit Edvin Rama dhe bashkëkryetarit të tij Meta!! “- shkruan Berisha.

    (er.nu/BalkanWeb)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Qytetarët ankohen për gjobat në mungesë, Policia: Gjithçka në përputhje me Kodin

    Paskan vene gjoba makine atyre qe jetojne jashte? Nese makinen e ve ne emer te djalit qe eshte jashte keto do ndodhin, mbase. Pffff U mesuat pa shtet s'keni faj.
    Feelings change - memories don't.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Qytetarët ankohen për gjobat në mungesë, Policia: Gjithçka në përputhje me Kodin

    ja se e zgjidh birisha ne facebook ket pun shpejt e shpjet
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar derjansi për postimin:

    Gentian_gr (10-01-2014)

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024

    Për: Qytetarët ankohen për gjobat në mungesë, Policia: Gjithçka në përputhje me Kodin

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Paskan vene gjoba makine atyre qe jetojne jashte? Nese makinen e ve ne emer te djalit qe eshte jashte keto do ndodhin, mbase. Pffff U mesuat pa shtet s'keni faj.
    Si mund ti vihet gjobe makines ????? ky eshte budallaleku me i madh qe kam degjuar.......gjoba i vihet drejtuesit te mjetit si shkaktar.........
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Qytetarët ankohen për gjobat në mungesë, Policia: Gjithçka në përputhje me Kodin

    Citim Postuar më parë nga cool_shqype Lexo Postimin
    Si mund ti vihet gjobe makines ????? ky eshte budallaleku me i madh qe kam degjuar.......gjoba i vihet drejtuesit te mjetit si shkaktar.........
    kur makina asht e parkume dhe personi qe po drejton automjetin nuk asht prezent gjoba i vihet makines (ose me sakt personit qe makina asht e rregjistrume)
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Qytetarët ankohen për gjobat në mungesë, Policia: Gjithçka në përputhje me Kodin

    Citim Postuar më parë nga cool_shqype Lexo Postimin
    Si mund ti vihet gjobe makines ????? ky eshte budallaleku me i madh qe kam degjuar.......gjoba i vihet drejtuesit te mjetit si shkaktar.........
    Gjobat e parkingut ashtu vihen. Nuk do presi policii sa te kthehet shoferi ta gjobisi. Ka dhe gjoba qe te vijne ne shtepi po thyeve ndonje rregull te qzrkullimut pa te ndaluar fare policia. Kjo e fundit s'besoj te kete gjetur zbatim ne Shqiperi akoma.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 09-01-2014 më 15:44
    Feelings change - memories don't.

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Qytetarët ankohen për gjobat në mungesë, Policia: Gjithçka në përputhje me Kodin

    po kjo ka ndonje lidhje me karabinieret tane????

    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Qytetarët ankohen për gjobat në mungesë, Policia: Gjithçka në përputhje me Kodin

    edhe ju pse beni keshtu??? vrisni ndonje ne rruge, ikni te qete se policia nuk do t'ju ndjeke dhe nje gjobe te vockel fare do te hani....c'rendesi ka se kush e merr gjoben, samari apo gamori...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Për: Qytetarët ankohen për gjobat në mungesë, Policia: Gjithçka në përputhje me Kodin

    Te ecesh me makinen tende ne rruget e Tiranes eshte stres shume i madh. Edhe kur ka rruge me 3 korsi vetem njera punon te tjerat jane zene me parkime, ne dopio radhe me shofer ose pa shofer brenda. Por edhe kur punoijne dy korsi makina para teje ndalet pa pike problemi se do futet tek nje dyqan apo do shkoj ne nje zyre aty afer e ku di un se cfare. Pra nuk pyesin fare per ata qe jane pas tij dhe nuk duan tja dine fare qe jane ne gabim shume te madh, biles po ti bish borise qe te eci te kthehet e te thot kishe noi gjo ti ?. Ka 3 muaj qe policia nuk i le me kta tipat pa i ven gjobe dhe ata pa problem fare grisnin gjobat. Nje cift shqiptaresh kur erdhi nga amerika gjate veres paguan nje shofer qe ti levizte neper Tirane se vet nuk i jepnin dot makines nga stresi i madh qe shkaktohet nga te gjithe shoferet dhe tabelat jo te rregullta ose qe mungojne. Ne Shqiperi cdo individ eshte mbret dhe koke me vete ne cdo moment ben si ti doje qefi.

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar dardajan për postimin:

    Gentian_gr (10-01-2014)

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •