Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 52
  1. #41

    Për: Qytetarët ankohen për gjobat në mungesë, Policia: Gjithçka në përputhje me Kodin

    Citim Postuar më parë nga Elian70 Lexo Postimin
    pyetja e pare:
    Kush gjobitet makina apo drejtuesi i makines?
    pyetja e dyte:
    Kur vihen gjoba ne mungese a hiqen piket nga patenta?
    pyetja e trete:
    Cfare duhet te beje ne rast se une jam i bindur qe nuk kam gjobe dhe me pas mund te me dalin pese apo gjashte te reja ne padijenine time?
    kjo pyetja e trete ka te beje me faktin se nese une kam marre gjoba dhe me kane mbaruar piket pa dijenine time, mund te me sekuestrohet makina ne rast ndalimi.

    p.s. pergjigja nga ana e ndonje profesionisti do te ishte me e keshillueshme...
    Mendimi im si jo profesionist

    1. Per parkim te parregullt gjobitet makina, per gjoba ne levizje, gjobitet shoferi.
    2. Per gjoba ne mungese nuk duhet te hiqen pike.
    3. Zgjidhet me gjyq dhe varet si vendos gjykatesi. Ashtu mund te thote dhe nje person qe ka dijeni per gjobat por si ka paguar, keshtu qe eshte e veshtire te zgjidhet se kush po genjen.

  2. #42
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120

    Për: Qytetarët ankohen për gjobat në mungesë, Policia: Gjithçka në përputhje me Kodin

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Hajde rilindje hajde!

    I veme gjobe qytetarit tek makina.
    Gjoba nuk ka as emrin e policit qe e vuri.
    Gjoba nuk ka as ndonje shenje identifikuese ku qytetari mund te marri me shume informacion.
    Gjoba nuk ka as informacion se si qytetari mund te ankimoje gjoben.

    Ah dhe me e bukura:

    - Po e mori era gjoben nga xhami i makines dhe i zoti i makines nuk e merr vesh qe i kane vene gjobe dhe nuk e paguan, policia do ti heqe patenten!

    Taksat e reja do ta mbushin Arken e Shtetit plot. Gjobat e makinave do t'ua japim policeve si rritje rroge 20% ne 2014!

    Dhe policet e varfer, jane vene ne gare kush e kush ve me shume gjoba!

    Ta gezoni e trashegoni Rilindjen shqiptare!

    Albo
    Or mik ti je aut komplet per cka ndodh ne shqiperi e mos shkruaj perralla me mbret.
    Ketu behet fjale per gjobat e vena ne 2013 dhe kryesisht para zgjedhjeve ku nuk ka ngelur shqiptar qe ka mekine pa mare gjobe.
    nuk edukohen shqiptaret me tre muaj or mik.......duhet te kaloj kohe qe kjo fushate e policise tani te jape frutet e veta.
    Te gjitha ankesat per policine tani jane vetem nga ty dhe ata si puna tende qe rane nga kali dhe humbet privilegjet qe ju jepte pusht-eti......mendimi i pergjithshem eshte bravo policia

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Qytetarët ankohen për gjobat në mungesë, Policia: Gjithçka në përputhje me Kodin

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    po si nuk te pam te protestojsh si qytetar i ndershem para kater pes mujve ty mo vlla? e njeta polici asht te njetat rregulla te njetat tabela i njeti sistem gjobash vetem drejtusit jan ndryshu

    ku ishe ma para ti?
    ore se desh me shpetove kot....
    po a je ne vete apo tallesh??? RILINDJA kujt ja rrit rrogen???? oh me fal Fiqos....boll po na mbush mendjen me paaftesine e te tjereve si dhe ate te RILINDJES...Nuk eshte e thene se duhet te protestoj para "zoterise Suaj", por kam protestuar gjithnje aty ku shoh gabime se une i paguaj taksat e mia dhe rruget i ke akoma ibret. ku eshte pare e degjuar qe te paguash taksa dhe nuk ke rruget ne rregull? vetem ju e dini nje gje te tille...

    p.s. lexo kodin rrugor se me vjen keq qe me duhet te debatoj me njerez te pa azhornuar (shih nenet 7, 8, 9)...ka nderruar "sasia e monedhes" dhe perseri qytetari do e paguaj kete takse te "re"... sigurimet e makines u shtuan; karburanti u shtua; gjobat u shtuan; BRAVO POLICIA
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elian70 : 13-01-2014 më 15:13
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  4. #44
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Qytetarët ankohen për gjobat në mungesë, Policia: Gjithçka në përputhje me Kodin

    Citim Postuar më parë nga Elian70 Lexo Postimin
    pyetja e pare:
    Kush gjobitet makina apo drejtuesi i makines?
    pyetja e dyte:
    Kur vihen gjoba ne mungese a hiqen piket nga patenta?
    pyetja e trete:
    Cfare duhet te beje ne rast se une jam i bindur qe nuk kam gjobe dhe me pas mund te me dalin pese apo gjashte te reja ne padijenine time?
    kjo pyetja e trete ka te beje me faktin se nese une kam marre gjoba dhe me kane mbaruar piket pa dijenine time, mund te me sekuestrohet makina ne rast ndalimi.

    p.s. pergjigja nga ana e ndonje profesionisti do te ishte me e keshillueshme...
    Per pyetjen e pare
    Makina eshte hekurishte.Kush e parkoi makinen ne vend te gabuar?Drejtusi i makines.
    Atehere duhet gjobitur drejtusi i makines,ai eshte fajtori,ai ka pergjegjsi,
    pasi ai e ndaloi dhe la makinen ne vend te ndaluar per parkim.
    ===
    Gjoba ngelet gjobe ngelet e shenuarne databazen e policise rrugore si shkelje
    dhe pershkelje te tilla gjithmone ulen pike,pavarsisht se u dha gjoba
    ne mungesen tende si shofer apo ne prezencen tende.
    Gjobitja si flete dokument arshivohet dhe futet si fakt ne rekordet(te dhenat e tua) ne policine rrugore si shofer.
    Keto te dhena gjobe i kalojne agjensive te inshurancave te makinave qe te pershtasin nje polici dhe kuote pagese edhe
    duke marre parasysh gjobat.Kur ke shume gjoba points agjensia e siguracionevete makines te rrit kuoten e pageses mujore,
    pasi ti si shofer thye nrregullat dhe ligjet dhe je rrisk i larte per komanine e inshurancave.je rrezik qe agjensia e inshurancave
    te pesoje humbje ne para nga akuza ne gjykate.Elemente qe thyejne rregullat trajtohen si rrisk(rrezik) i larte per agjensite dhe agjensite
    rritin cmimet e pageses mujore te inshurances per individe te tille.
    ===
    per pyetjene trete.....Nuk mund te kesh as garanci as siguri nese je gjobitur pa dijeni ose jo.
    Dikush te ven gjoben te fshirsja
    e xhamit,por mund te ndodhe qe fleten ta marre era dhe ti sdin asgje qe je.gjobitur.
    Atehere gjeja me e mire eshte ne fillim te marresh vesh sekush i kollekton gjobat.Kush i merr leket e gjobave?
    Zyra e policise ne rajonin ku banon,apo zyre ne bashki?Le te supozojme se i merr nje zyre ne bashki.
    Atehere shkon te ajozyre,paraqet patenten dhe kerkoi te kontrolloje ne kompjuter per te dhenat e tua.
    nqs ke gjobe ai/ajo qe punon aty te thote me saktesi se kur eshte vene gjoba,date/ore vend adrese rruge/parkim
    se ku eshte vene dhe nga kush eshte,vene emri i policit.
    Nqs ske gjoba ai/ajo te thote qe je ne rregull clean,nuk ke gjoba fare.Normalisht per raste gjobash zyra
    qe ben kollekt parate e gjobave duhet ti dergoje shoferave te gjobitur fature per te paguar me sasine sa leke duhet paguar,
    me poste ne zarf per ti lajmeruar te paguajne gjoben dhe afatin e lejuar deri kur.Bazuar ne shifren e gjobes agjensia e inshurancave axhuston
    pagesen mujore duke ta rritur kuoten e pageses mujore/6mujore/vjetore.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qytetarët ankohen për gjobat në mungesë, Policia: Gjithçka në përputhje me Kodin

    Qeveria në autobusin me gjobë të papaguar kaloi kufirin me Kosovën

    Nga: Klodiana Lala -Aurora Koromani

    TIRANE-Autobusi me të cilin kryeministri, Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të tij qeveritar udhëtuan drejt Prizrenit në datën 11 janar rezulton i gjobitur nga Policia Rrugore me 2.000 lekë për kundravajtjen “tejkalim shpejtësie”. Lajmi konfirmohet zyrtarisht në portalin online të Policisë së Shtetit falë një kërkimi automatik për të dhënat e autobusit me targë TR 4265 T dhe numër shasie VNESFR21000000009, ku rezulton se kjo gjobë nuk është paguar ende.

    Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri me anë të një postimi në rrjetin social të “Facebook”-ut njoftoi në datën 1 dhjetor 2013 se “debitorët me gjoba pa shlyer, do dalin jashtë kufijve të Shqipërisë vetëm pas shlyerjes së plotë të gjobave”. Në përgjigje të menjëhershme të këtij qëndrimi u formulua brenda 24 orëve edhe urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi, në pikën 1 të të cilit sanksionohet mes të tjerash se “në pikat e kalimit kufitar të verifikohen të gjitha mjetet dhe drejtuesit e tyre që dalin nga Republika e Shqipërisë, për detyrime të pashlyera ndaj Policisë së Shtetit, gjoba të vendosura dhe për të cilat ka kaluar afati i parashikuar në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë”. “Pas verifikimeve të kryera sipas proçedurave standarte për daljen e shtetasve dhe automjeteve, drejtuesit e mjeteve të konstatuar debitorë do të paguajnë detyrimet e pashlyera ndaj Policisë së Shtetit për të vazhduar udhëtimin jashtë vendit”, vijon më tej udhëzimi i Didit për të gjitha pikat e kalimit kufitar. Por në rastin e autobusit “qeveritar” me targë TR 4265 T ky urdhër nuk u zbatua. Së pari sepse i gjithë kabineti “Rama” udhëtoi normalisht drejt Prizrenit pa u penguar në kufi me Kosovën. E së dyti sepse kjo konfirmohet lehtësisht në sistemin online të Policisë së Shtetit ku ky mjet rezulton ende me gjobë të papaguar.

    Të kontaktuar me telefon nga “Gazeta Shqiptare” burime të larta zyrtare të Policisë së Shtetit pohuan se “autobusi me të cilin udhëtonte e gjithë qeveria ‘Rama’ e kaloi kufirin Shqipëri-Kosovë pa e paguar gjobën”. Por në funksion të këtij qëndrimi saktësuan se “në rastin konkret nuk është shkelur urdhri i ministrit Tahiri, pasi në kufi me Kosovën ka vetëm një kontroll dhe ai realizohet nga pala kosovare. Ndryshe nga kufijtë e tjerë ku ka kontroll të dyfishtë, në dalje të kufirit me Kosovën kontrolli i automjeteve realizohet vetëm në një pikë, nga pala kosovare. Ndërkohë, në hyrje, pra nga Kosova në Shqipëri, të gjitha automjetet kontrollohen nga policia shqiptare”, - pohuan për “GSH” të njëjtat burime.

    Fakt është se gjoba nuk është paguar ende. Dhe ironia më e fortë qëndron jo vetëm se i gjithë kabineti qeveritar zgjedh të udhëtojë me një autobus me gjobë të papaguar për “tejkalim shpejtësie” por dhe se pasagjer i tij është pikërisht ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili me apo pa dijeninë e tij ka shkelur i pari urdhërin e nxjerrë vetë për të ndaluar në kufi çdo mjet që rezulton debitor karshi Policisë së Shtetit.

    Reagon Kompania e autobuseve
    Pas publikimit të lajmit në Gazeta Shqiptare, kompania e autobusëve pretendon se e ka paguar gjobën dhe për këtë ka postuar në rrjete sociale një mandat prerje arkëtimi. Megjithatë në sistemin online gjoba nuk është regjistruar dhe në kufi funksionon sistemi online.

    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qytetarët ankohen për gjobat në mungesë, Policia: Gjithçka në përputhje me Kodin

    S’mbahet shteti me gjoba

    FATOS LUBONJA

    Çdokush që lëviz me makinë po jeton këto ditë një klimë frike nga Policia Rrugore, të pajetuar ndonjëherë këta njëzet vjet. Policë me bllok gjobe në dorë i presin në çdo cep rruge, në çdo rrethrrotullim dhe i ndalojnë të gatshëm për t’iu vënë gjobë. Janë aq të zellshëm në punën e tyre, sa kush nuk do të prishë gjakun e nervat, më mirë të mos e marrë makinën.
    Një burrë i vjetër, që ka një makinë të vogël, më tha se e kishin ndaluar dy herë te Rruga e Durrësit, në dalje të Tiranës, brenda dyqind metrash. Herën e parë te rrethrrotullimi me shqiponjë. “Nuk e mora vesh, – më tha, – isha i sigurt që qeshë në rregull me të gjitha, por ai më tha ‘kush e ka precedencën?’”. Të imagjinosh se mund të respektohet ndonjë rregull precedence në atë rrethrrotullim, ku s’ka as sinjalistikë precedence si në gjithë botën, është njëlloj sikur të kërkosh qiqra në hell. Shoferët atje përpiqen ku të gjejnë ndonjë hapësirë, sa majtas djathtas, për ta futur makinën. Pastaj, jo më larg se dyqind metra më tej, te kthesa për Kamzë, një tjetër polic e kishte ndalur dhe i kishte thënë “pse nuk i ndez dritat?”. Edhe ai me bllok gjobe në dorë. Ndërkohë, miku im i gjorë nuk dinte të thoshte nëse kthesa e Kamzës quhet Tiranë, ku mbahen dritat shuar, apo jashtë Tirane, ku duhen ndezur dritat.
    Shkurt, është mëse e qarë se policia është lëshuar në një aksion gjobëvënieje dhe duhet të jesh idiot që të mos kuptosh se ky është një “aksion me goditje të përqendruar” që bëhet nga nevoja për para. Ka gjasa që policive t’u jetë thënë se po nuk realizuan planin e gjobave, nuk kanë rroga.
    Nuk e di se kush e ka dhënë urdhrin, por unë do t’i sugjeroja ministrit apo Kryeministrit që ta zhbëjnë këtë urdhër sa nuk është vonë për të gjithë.
    Së pari, ne kemi nevojë të mos armiqësohemi me shtetin dhe më shumë nga ç’jemi armiqësuar, të ndiejmë se shteti është në krahun e ligjit me të vërtetë, dhe jo se po abuzon me të në kurrizin tonë. Vetë akti i ndalimit të tjetrit në rrugë është një akt që duhet evituar sa të jetë e mundur, sepse është ndërhyrje në qetësinë e qytetarit që po shkon në punë të vet, dhe jo më edhe vënia e gjobës për minimumin e shkeljes ose pa shkelje fare. Aq më tepër kur si shtet i ke për ibret rrugët, vendparkimet, vijëzimet e më the të thashë.
    Së dyti, gjuha e përdorur nga ndonjë shef i Policisë Rrugore se këto gjobitje janë punë normale e policisë dhe se njerëzve u bën përshtypje ngase më parë nuk viheshin gjoba, është një gënjeshtër e dyfishtë që demaskon krejt moralitetin e qeverisë. Ne i kemi provuar mirë, edhe më parë, ndalimet nga policët për të të marrë ndonjë lek, madje kemi provuar edhe epideminë gjobitëse të karroatrecit për interes privat. Kjo e tanishmja dallohet prej tyre sepse duket sheshit se është e organizuar nga shteti, por pikërisht për këtë është një grabitje që përjetohet më rëndë sesa ajo privatja, sepse nga qeveria e re ne presim të na shërbejë, siç thotë Kryeministri dhe Kryeshërbëtori ynë, dhe jo të na presë me bllok në dorë për të na gjobitur. Më mirë të na thonë “të dashur qytetarë, jemi keq, kontribuoni për rrogat e policëve tanë duke dërguar një SMS me celular në filan numër”, sesa të bëjnë sikur po na edukojnë e po na shpëtojnë nga rreziqet. Sepse kështu minohet çdo besim te qeveria.
    Së treti, ky aksion futet në kuadrin e fushatës së tatimeve e doganave, si dhe reformën fiskale, për ta thelluar një perceptim tashmë të krijuar, sipas të cilit puna konkrete e kësaj qeverie po reduktohet në punë taksidarësh. Qeveria më së pari duhet të mendojë për të ndërtuar politika që krijojnë vende pune, të ardhura, e pastaj mund të vijmë te taksat që duhet të sjellin të ardhura më shumë për buxhetin pikërisht sepse prodhohet e fitohet më shumë, dhe jo në sajë të marifeteve që gjen qeveria për të na zhvatur edhe ato pak para që fitojmë, se pastaj mund të futemi në klimën e frikës se kushedi se çfarë do t’u pjellë mendja nesër.
    Kur i thashë një polici rrugor, që e kam të njohur se “po e teproni shumë; ‘çdo gjë me masë’ ka thënë greku. S’mbahet shteti me gjoba”, ai më dha një përgjigje që besoj se do të ishte mirë ta dëgjonin edhe shefat e tij. “Ke të drejtë, – më tha, – edhe tenxherja kur e vë në zjarr të fortë dhe i mbyll kapakun pëlcet e ta hedh gjellën përpjetë, kurse kur e vë në zjarr të ngadalshëm dhe e zien dalëngadalë, edhe nuk ta hedh kapakun përpjetë, që të të qërojë sytë, edhe gjellën e bën më të shijshme”.

    Panorama

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Qytetarët ankohen për gjobat në mungesë, Policia: Gjithçka në përputhje me Kodin

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Per pyetjen e pare
    Makina eshte hekurishte.Kush e parkoi makinen ne vend te gabuar?Drejtusi i makines.
    Atehere duhet gjobitur drejtusi i makines,ai eshte fajtori,ai ka pergjegjsi,
    pasi ai e ndaloi dhe la makinen ne vend te ndaluar per parkim.
    ===
    Gjoba ngelet gjobe ngelet e shenuarne databazen e policise rrugore si shkelje
    dhe pershkelje te tilla gjithmone ulen pike,pavarsisht se u dha gjoba
    ne mungesen tende si shofer apo ne prezencen tende.
    Gjobitja si flete dokument arshivohet dhe futet si fakt ne rekordet(te dhenat e tua) ne policine rrugore si shofer.
    Keto te dhena gjobe i kalojne agjensive te inshurancave te makinave qe te pershtasin nje polici dhe kuote pagese edhe
    duke marre parasysh gjobat.Kur ke shume gjoba points agjensia e siguracionevete makines te rrit kuoten e pageses mujore,
    pasi ti si shofer thye nrregullat dhe ligjet dhe je rrisk i larte per komanine e inshurancave.je rrezik qe agjensia e inshurancave
    te pesoje humbje ne para nga akuza ne gjykate.Elemente qe thyejne rregullat trajtohen si rrisk(rrezik) i larte per agjensite dhe agjensite
    rritin cmimet e pageses mujore te inshurances per individe te tille.
    ===
    per pyetjene trete.....Nuk mund te kesh as garanci as siguri nese je gjobitur pa dijeni ose jo.
    Dikush te ven gjoben te fshirsja
    e xhamit,por mund te ndodhe qe fleten ta marre era dhe ti sdin asgje qe je.gjobitur.
    Atehere gjeja me e mire eshte ne fillim te marresh vesh sekush i kollekton gjobat.Kush i merr leket e gjobave?
    Zyra e policise ne rajonin ku banon,apo zyre ne bashki?Le te supozojme se i merr nje zyre ne bashki.
    Atehere shkon te ajozyre,paraqet patenten dhe kerkoi te kontrolloje ne kompjuter per te dhenat e tua.
    nqs ke gjobe ai/ajo qe punon aty te thote me saktesi se kur eshte vene gjoba,date/ore vend adrese rruge/parkim
    se ku eshte vene dhe nga kush eshte,vene emri i policit.
    Nqs ske gjoba ai/ajo te thote qe je ne rregull clean,nuk ke gjoba fare.Normalisht per raste gjobash zyra
    qe ben kollekt parate e gjobave duhet ti dergoje shoferave te gjobitur fature per te paguar me sasine sa leke duhet paguar,
    me poste ne zarf per ti lajmeruar te paguajne gjoben dhe afatin e lejuar deri kur.Bazuar ne shifren e gjobes agjensia e inshurancave axhuston
    pagesen mujore duke ta rritur kuoten e pageses mujore/6mujore/vjetore.
    persa i perket pergjigjes se pyetjes se pare pashe se ministra shqiptare nuk kane paguar gjobat...por une di qe ministrat kane shoferet e tyre personale (pervec ish ministrit olldashi), keshtu ne kete rast kush e ka pergjegjesine e gjobes???!!!

    persa u perket dy te tjerave une pak a shume i dija nga eksperienca, por nuk kisha nje siguri te plote rreth disa detajeve...me cfare po shoh pyetja ime eshte: a e di policia rrugore kete menyre "intinerari"?

    p.s. kur me ndaluan sot per shembull me kerkuan vetem lejen e qarkullimit qe do te thote qe u interesonin vetem parate....dhe jo rregulli...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  8. #48
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Qytetarët ankohen për gjobat në mungesë, Policia: Gjithçka në përputhje me Kodin

    Makina e ministrit eshte e regjistruar ne polici me emrin dhe patenten e tij qe verteton
    qe makina eshte prone e Ministrit,
    Cfare ndodh?
    Mund te ndodhe qe shoferi i Ministrit me Ministrin udhetojne dhe Ministri i thote shoferit ndaloje
    ketu se do pi nje kafe te ai lokali.Shoferi ndalon dhe ata dalin nga makna dhe futen ne lokal.
    Parkimi i maknes aty ku u la makina eshte i ndaluar.Kalon nje polic aty dhe pret nje flete gjobe dhe e ngjit te xhami
    para makines.Ne kete rast Ministri duhet te paguaje gjoben pasi ai i tha shoferit ta ndalonte makinen aty.
    ====
    Rast tjeter.Ministri eshte ne zyren e tij duke punuar dhe merr telefonate nga shoferi itij.
    Shoferi i tij i thote qe makina ka nevoje per nderrim vaji.Bien dakort qe shoferi te shkoje ne nje pike
    servisi makinash per te nderruar vajin.Shoferi rruges i jep shume shpejt makines ,eshte mbi shpejtesine
    limit per zonen aty dhe polici e gjobit.Ne kete rast megjithse makina eshte e Ministrit,gjoben nuk duhet
    ta paguaje ministri por shoferi i tij pasi shoferi e ka fajin per gjoben dhe ministri s'ka lidhje fare me ngjarjen.
    Polici kur ndalon nje makine ,puna e pare qe ben eshte qe ai kerkon patenten qe eshte karte identiteti e shoferit dhe qe i jep te drejten
    per ti dhene makines.Kerkimi i patentes nga polici ka shume arsye dhe nje nga arsyet eshte qe kur polici te prese
    fleten e gjobes te shenoje aty emrin e shoferit qe ka makinen,pamvarsisht se makina eshte prone e dikujt tjeter,shoferi
    paguan gjoben pasi ai beri shkelje ligjore dhe jo pronari i makines.
    =====
    Ti ke blere makinen dhe e ke te regjistruar me emrin tend dhe njihesh si pronari i makines.
    Nje dite ta merr makinen vellai,vellai ka patenten e tij dhe rruges vellai ben aksident demton nje prone.
    Vjen policia kontrollon patenten e vellait dhe ben raport per ngjarjen.Ne kete rast faji per demin i mbetet vellait dhe
    jo ty si pronar i makines.Vellai beri demin e prones,vellai eshte fajtor.
    Cfare do pagese per demin qe do dali nga vleresimi i demit,i mbetet vellait per ta paguar dhe jo ty,
    pasi ti ske qene aty, ske lidhje me ngjarjen fare.
    -----
    Ne rast se i vihet gjobe makines ne mungese te pronarit te makines apo shoferit,
    atehere policia do i prese gjobe dhe per emer aty do vendose emrin e pronarit te makines duke ju referuar targes se makines.,
    pasi nuk ka dijeni qe dikush tjeter dhe jo pronari e ka ndaluar aty.
    I ngelet pronarit ti jape drejtim me vone.Nqs pronari ka qene ne makine
    dhe e ka lene parkuar keq atehere atij i ngelet per ta paguar gjoben.
    Nqs makinen e ka ndaluar aty,kushuriri i pronarit atehere kushuriri i pronarit e ka fajin
    dhe duhet ti jape leket ne vleren e gjobes pronarit te makines dhe pronari paguan
    gjoben me leket qe i dha kushuriri.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qytetarët ankohen për gjobat në mungesë, Policia: Gjithçka në përputhje me Kodin

    Avokati i Popullit: Të anulohet gjobat në mungesë. Ja letra drejtuar Didit

    Tirane- Avokati i Popullit Igli Totozani kërkon revokimin e të gjitha gjitha që janë vendosur nga policia në mungesë të drejtuesve të mjeteve për të cilët nuk është bërë njoftimi konform ligjit dhe brenda afatit 30 ditor që përcakton ligji.
    Në rekomandimin që ia dërgon drejtorit të Policisë së Shtetit Artan Didi Avokati i Popullit kërkon që këto gjoba të fshihen nga programi E-Gjoba.
    Totozani argumenton se është shkelur detyrimi ligjor i cili ka të bëjë me njoftimin e drejtuesit të mjetit për gjobën.
    “Në disa raste punonjësit e policisë për shkak se nuk I gjejnë drejtuesit e mjeteve të lëna në kundravajtje i vendosin procesverbalet dhe konstatimet të shkeljeve administrative në xhamin e makinave, poshtë fshirëseve të xhamave, ndërsa në disa raste të tjera kur drejtuesit e mjeteve kryejnë kundravajtje gjatë lëvizjes dhe largohen nga vendi I kundravajtjes procesverbalet dorëzohen në organet përkatëse të policisë.
    Për shkak të rrethanave që përmendëm më sipër si lënien e mjeteve në kundravajtje dhe largimin e drejtuesve nga mjetet e tyre ose për shkak se nuk I kanë ndaluar punonjësit e policisë gjatë konstatimit të kundravajtjes, drejtuesit e mjeteve nuk firmosin proces verbalin. Ndërsa disa prej tyre mund të marrin dijeni duke gjetur provecsverbalin në mjet, disa të tjerë nuk marrin dijeni për kundravajtjen e kryer sepse procesverbali mund të jetë larguar nga faktorët atmosferikë (si shiu, era), ose mund të jetë marrë nga fëmijët endacakë, etj.
    Pavarësisht këtyre rrethanave e shkaqeve përderisa drejtuesit e mjeteve nuk i kanë nënshkruar apo nuk kanë refuzuar nënshkrimin e procesverbaleve të konstatimit të shkeljeve këto raste konsiderohen gjoba të vendosura në mungesë të drejtuesit të mjetit. Vendosja e gjobave në mungesë të kundravajtësit është një e drejtë e punonjësve të policisë së shtetit parashikuar në nenin 199 të Kodit Rrugor, ndërkohë në këtë dispozitë të Kodit Rrugor është parashikuar edhe detyrimi i organeve të policisë për të bërë njoftimin e shklejes së kundravajtësit. Mirëpo ky detyrim ligjor nuk zbatohet nga organet e policisë” thuhet në rekomandimin e Totozanit.
    “Nga komunikimi me disa drejtues e punonjës të policisë rrugore kemi konstatuar se në fakt kjo dispozitë njihet prej tyre por moszbatimi I saj nga drejtues të policisë rrugore justifikohet me mungesën e infrastrukturës dhe regjistrit të adresave, ndryshimi i adresave të drejtuesve të mjeteve etj.
    Ju sjellim në vëmendje se Kodi Rrugor ka përcaktuar jo vetëm detyrimin e organit të policisë për njoftimin e kundravajtësit në të tilla raste porn ë të njëjtën kohë ka parashikuar edhe mënyrën e njoftimit si nëpërmjet policisë rrugore, korrierët komunalë postës etj.
    Gjithashtu Kodi Rrugor ka parashikuar edhe subjektin ndaj të cilit do të ngarkohen shpenzimet e verifikimit dhe të njoftimit në këto raste i cili është kundravajtësi. Mungesa e adresës së saktë të ndonjë kundravajtësi nuk legjitimon moskryerjen e detyrimit ligjor për të bërë njoftimin e përcaktuar në ligj” vazhdon rekomandimi i cili mbyllet duke i kërkuar policisë të fshijë gjobat nga programi E-Gjoba.

    ORA NEWS

  10. #50

    Për: Qytetarët ankohen për gjobat në mungesë, Policia: Gjithçka në përputhje me Kodin

    Venia e gjobave ne mungese eshte mese normale, se jo gjithmone eshte i pranishem shoferi. Por patjeter qe duhet njoftuar shoferi, nese nuk paguan brenda kohes se caktuar, se kam idene sa eshte afati. Besoj se shumica i merr gjobat qe u lihen ne xham, ashtu na i japin dhe ne Amerike, por dhe vete me ka ndodhur ketu qe nje gjobe se dija qe e kisha marre (a e ka marre era, e ka hequr njeri, apo ja ka fut kot polici).

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •