Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e vergogc
    Anëtarësuar
    16-01-2012
    Vendndodhja
    Quala Bubu
    Postime
    49

    Ekonomia në tremujorin e tretë të vitit 2013 vlerësohet me rënie prej 2,26 %

    Sipas treguesit të Vlerës së Shtuar Bruto (V.B.SH) ekonomia në tremujorin e tretë të vitit 2013 vlerësohet me rënie prej 2,26 % kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2012.

    Ndikim në këtë rënie kanë dhënë të gjitha degët kryesore të ekonomisë duke përjashtuar atë të bujqësisë.
    Degët kryesore të ekonomisë për tremujorin e tretë 2013 krahasuar me tremujorin e tretë 2012 shfaqën si më poshtë:

    -Aktiviteti bujqësor në tremujorin e tretë të vitit 2013 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë u rrit me 2,9 %.

    -Grupi i industrive u ul me 4,6 % në tremujorin e tretë të vitit 2013 krahasuar me tremujorin e tretë të vitit
    2012. Ndikimin kryesor në këtë rënie e pati industria përpunuese me rreth 7 %. Aktiviteti i ndërtimit në tremujorin e tretë të vitit 2013 pati ulje prej 10 % krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2012.

    -Grupi tregti, hotele dhe restorante pati një rënie prej 3,4 % në tremujorin e tretë të vitit 2013 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Në këtë grup, rënia me rreth 13 % e degës së hotele dhe restorante dhe degës së tregtisë me 1,6% patën ndikimin më të madh.
    Aktiviteti i transportit në tremujorin e tretë të vitit 2013 u ul me 4,2 % krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.

    -Grupi i postë dhe komunikacionit u shfaq me rënie prej 1,2 % në tremujorin e tretë të vitit 2013 përkundrejt tremujorit të tretë të vitit 2012.

    -Grupi i shërbimeve në tremujorin e tretë të vitit 2013 pati rënie me 0,5 % kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2012. Në këtë grup, sektori financiar, administrata publike, arsimi dhe shëndetësia ndikuan pozitivisht, ndërsa rënia ndikohet nga ecuria negative e sektorit të pasurve të patundshme, rentës dhe aktiviteteve ndihmëse të biznesit ( aktivitete ligjore, të arkitekturës, inxhinierike si dhe konsulenca financiare komerciale etj ). Gjithashtu, ndikim negativ kanë patur edhe aktivitetet e tjera të shërbimit kolektiv, social,
    kulturor etj.
    Emri:  ????? ?????.jpg

Shikime: 1028

Madhësia:  49.3 KB

    Publikimi i plote nga ISTAT
    Ju lutem te me korrigjoni sa herë që shihni gabime në mënyrën qe shkruaj Shqip!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Ekonomia në tremujorin e tretë të vitit 2013 vlerësohet me rënie prej 2,26 %

    kur ka pesuar renie ne muajit e veres, ne dimer ekonomia do zhytet akoma me keq.
    por nje gje eshte e mire: qe shqiptaret po e kuptojne se nga bujqesia mund te jetojne pa qene nevoja te vjelin domate ne foxhia te italise.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,453
    Postimet në Bllog
    17

    INSTAT: Ekonomia shqiptare shënon rënie në 3 mujorin e tretë të 2013

    INSTAT: Ekonomia shënon rënie në 3 mujorin e fundit


    INSTAT ka vlerësuar se në 3 mujorin e tretë të vitit 2013 ka pasur një rënie ekonomie, krahasuar me gjergj filipi instattë njëtin 3 mujor të vitit 2012. Kështu deklaroi sot Instituti i Statistikave që publikoi të dhënat për 3 mujorin e fundit të vitit 2013. Në një konferencë për shtyp drejtori i INSTAT, Gjergji Filipi theksoi se ky tremujor ka pasur rënie dhe kjo rënie sipas tij vjen tërësia e degëve të ekonomisë.

    “Sipas treguesit të vlerës së shtuar bruto, tremujori i tretë vlerësohet të ketë pasur një rënie prej 2.26 për qind të krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2012” Sipas Filipit, mdikimi kryesor i kësaj rënie vjen nga tërësia e degëve të ekonomisë. Përjashtimi në këtë rast ka bërë vetëm sektori i bujqësisë”, tha Filipi.

    Kështu sipas të dhënave, sektori bujqësor ka një rritje prej 2.9 për qind të këtij tremujori. Rënie ka pësuar dhe grupi i industrisë. Sipas INSTAT, grupi i industrive ka një rënie prej 4.6 për qind ku vlen rënia e industrisë përpunuese me 7 për qind. “Aktiviteti i ndërtimit në 3 mujorin e tretë të 2013-ës shënoi një rënie prej 10 për qind krahasur me vitin 2012. Grupi hotele, restorante ka pësuar një rënie prej 3.4 për qind. Transporti u ul me 4.2 për qind, post-telekomunikacioni ka pësuar rënie me 1.2 për qind”, tha drejtori i INSTAT.

    MAPO

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,453
    Postimet në Bllog
    17

    Për: INSTAT: Ekonomia shënon rënie në 3 mujorin e fundit të 2013

    Tremujori i pare i Rames kryeminister, ekonomia shenon rrenie. Sihariqin ia jep drejtuesi qe emeroi vete ne krye te INSTAT pasi Rilindasi-kryeminister nuk kish besim tek shifrat e INSTAT me pare.

    Lart e me lart Zoti kryeminister!

    Lart e me lart!

    Albo

  5. #5

    Për: INSTAT: Ekonomia shqiptare shënon rënie në 3 mujorin e fundit të 2013

    Mos behet fjale per tremujorin e trete dhe jo per 3 mujorin e fundit të 2013 ?

    http://www.instat.gov.al/media/219154/rritja_ekonomike_tremujore__t3_-_2013.pdf
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qyfyre : 09-01-2014 më 11:25

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e vergogc
    Anëtarësuar
    16-01-2012
    Vendndodhja
    Quala Bubu
    Postime
    49

    Për: Ekonomia në tremujorin e tretë të vitit 2013 vlerësohet me rënie prej 2,26 %

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    kur ka pesuar renie ne muajit e veres, ne dimer ekonomia do zhytet akoma me keq.
    por nje gje eshte e mire: qe shqiptaret po e kuptojne se nga bujqesia mund te jetojne pa qene nevoja te vjelin domate ne foxhia te italise.
    Ke shum te drejte. Buqesia eshte nje sektor i ekonomise Shqiptare qe vitet e fundit duket se dicka leviz, por pa infrastrukture shum spejt do marri rrugen qe morri dhe turizmi. Kishim nje "boom" vitet e fundit, por mungesa e infrastruktures dhe shkatrimi i bregdetit Shqiptare, solli nje rrenje 13% ne nentemujorin e 2013.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •