Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Gardisti zviceran: Kardinalët e Vatikanit më ofruan seks.

    Gardisti zviceran: Kardinalët e Vatikanit më ofruan seks.

    Kardinalët e Vatikanit u kanë ofruar Gardistëve zviceranë seks, bën të ditur e përjavshmja zvicerane "Schweiz am Sonntag", e cila ka publikuar një storje që ka për protagonist një ish -gardist.

    I riu zviceran ka pohuar se ka qenë shpesh objekt i dëshiruar i një numri klerikësh.

    Në krejt këtë është i përfshirë edhe një dinjitar i lartë, pjesë e nivelit të lartë të pushtetit në Vatikan. Ish- gardisti ka treguar në detaje se si ky person i ka telefonuar duke e ftuar në dhomën e tij pas mesnatës. Zyrtarin e lartë të akomoduar në Pallatin e Papës, afër Atit të Shenjtë, 'insajderët', e konsiderojnëtë përfshirë në mënyrë direkte në një rrjet homoseksual brenda Vatikanit.

    Gardisti zviceran ka shpjeguar se ky nuk ka qenë një rast i izoluar. Derisa ai ka shërbyer në Vatikan, ka pohuar se ka marrë mbi 20 oferta nga mbi 20 klerikë, ku përfshihen peshkopë, kardinalë, dhe priftërinjtë.

    Ai ka treguar se si një prift i ka ofruar darkë ku gardisti në fund do të jetë ëmbëlsira.

    Një pjesëtar i Departamentit të Shtetit të Selisë së Shenjtë, po ashtu është përmendur në këtë kontekst, por ai më vonë është transferuar në një post tjetër.

    Sipas raportimeve, sjelljet të tilla jodinjitoze kanë ndodhur edhe para syve të Papës, e të cilat tani nxisin pyetje të sikletshme.

    Dhe kjo ndodhë në një moment të pafavorshëm, pasi më 27 prill do të mbahet ceremonia e kanonizimit si shenjtor e Papa Gjon Palit II.

    Por a është gardisti një propagandist që do të krijojë probleme. Insajderët në Vatikan e konsiderojnë rrëfimin e tij të besueshëm edhe në pjesën kur flitet për dinjitarin e lartë të afërt me Papën. Sipas këtij gardisti, ai nuk ka marrë fare ndihmë nga Garda Zvicerane kur i ka raportuar incidentet tek eprorët e tij. Ai madje është akuzuar se ka keqkuptuar diçka.

    Zyra për media e Gardës Zvicerane në Vatikan u është përgjigjur akuzave të ish -gardistit.

    " 'Rrjeti homoseksual'i përfolur' nuk përbën ndonjë problem për Gardën Zvicerane të Papës" ka thënë zëdhënësi Urs Breitenmoser.

    Sipas tij, "zviceranët e rinj që nënshkruajnë kontratë dyvjeçare me Gardën në mënyrë rigjide i ndjekin vlerat ushtarake dhe religjioze" ka thënë Breitenmoser.

    gazetaexpress
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131

    Për: Gardisti zviceran: Kardinalët e Vatikanit më ofruan seks.

    Edhe pak Vatikani do me ja kalu rrugeve me drita te kuqe.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Gardisti zviceran: Kardinalët e Vatikanit më ofruan seks.

    Epo cka na lidhe ne me Vatikanin?! Epo qellimi yne eshte qe te ndahemi nga Meka e nga Vatikani sa i perket besimit ne Zot, marrdhenie tjera ekonomike dhe politike duhet te kete. Asnje vend nuk mund t'i imponoje shqiptareve menyren e besimit ne Zot. Krishterimi nuk eshte besim 'gjeografik' sic eshte Islami dhe Katolicizmi. Kisha Katolike ka bere shume gabime gjate historise keshtu qe na mjaftojne ato qe ne te dalim ne konlkuzion qe nuk eshte fe e Zotit. Edhe Islami na ka ofru argumente te bollshme qe ta shpallim si fe te rreme, mos t'i permendim nje nga nje sepse teprohet dhe myslimaneve te forumit duhet te ju blejme shume tableta per kokedhimbje. Thuhet se ka prifterinje katolike qe jane ateiste, por kete spekulim e kam pare diku ne youtube ku tregohet per nje sondazh, sdi sa eshte e vertete. Angmokio dhe Renea a mund te na gjeni ne internet kete video ku flitet per kete sondazh apo ndonje shkrim rreth kesaj ceshtjeje? Njeherit pershendetje

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131

    Për: Gardisti zviceran: Kardinalët e Vatikanit më ofruan seks.

    Vertet Vatikani nuk esht vet krishterimi , por gjendja e Vatikanit pasqyron edhe gjendjen e besimtarve krishter.

    Kisha Katolike nuk eshte fe, sic po thua ti.

    Po qe se krishteret zbatojne ate Bibel qe e posedojne , pa marr parasysh qe besojm se eshte e ndryshuar , ateher Vatikani sdo te ishte i ketille.

    Vatikani sesht asgje me ndryshe se nje parti politike , qe per intersa te dynjase mshefin krimet, vetem e vetem ti mbajn pozitat qe i kan.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  5. #5
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324

    Për: Gardisti zviceran: Kardinalët e Vatikanit më ofruan seks.

    vatikani eshte nje vend me tufa shejtanesh, nga njerzit dhe nga xhinet. Nuk mund te presesh lajme te ndersheme nga ai vend ku adhurohen xhinet dite e nate.
    Ndryshuar për herë të fundit nga altin55 : 09-01-2014 më 20:37
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  6. #6
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Gardisti zviceran: Kardinalët e Vatikanit më ofruan seks.

    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Vertet Vatikani nuk esht vet krishterimi , por gjendja e Vatikanit pasqyron edhe gjendjen e besimtarve krishter.
    Jo aspak. Ke katolike qe ta zbaton Biblen dhe urdherat e statutet e Zotit me mire se vet shume prifterinje. Ke protestante qe te zbatojne urdheresat e Perendise me mire se shume pastora. Ke ortodokse qe te zbaton Biblen me mire se shume prifterinje ortodokse. Te krishteret pretendojne te zbatojne urdheresat e Perendise e jo te Vatikanit.

    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Kisha Katolike nuk eshte fe, sic po thua ti.
    Eshte fe, sikurse islami, e sikurse ateizmi, eshte fe po si nuk eshte, filozofi, pikepamje por nuk i ka bazat e qarta ne Bibel.

    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Po qe se krishteret zbatojne ate Bibel qe e posedojne , pa marr parasysh qe besojm se eshte e ndryshuar , ateher Vatikani sdo te ishte i ketille.
    Nuk ka prova se Bibla eshte ndryshuar, myslimanet besojne se Bibla eshte ndryshuar thjeshte sepse kontradikton Kuranin. Nese Kurani do te thoshte te njejten gje qe thote Bibla ju sot do te thonit se Bibla nuk eshte ndryshuar dhe 'krenarisht po ruhet nga nderhyrjet e njerezve'. Myslimaneve nuk iu tregohet se Kurani nuk pretendon se Bibla eshte ndryshuar, por vazhdimisht tru shperlahen duke iu thene te kunderten. Ju fakt dhe te vertete i merrni fjalet e hoxhes, nese te thote Shefqet Krasniqi se Bibla eshte ndryshuar ju do te besoni qe eshte ndryshuar, pasi ju bazoheni ne fjale te njerezve.

    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Vatikani sesht asgje me ndryshe se nje parti politike , qe per intersa te dynjase mshefin krimet, vetem e vetem ti mbajn pozitat qe i kan.
    Po a nuk eshte islami keshtu, nje organizate politike, nje ideologji, qe per interesa personale te dynjase fshehin krimet, vetem e vetem qe t'i mbajne pozitat qe i kane pasur dhe i kane pushtetaret. Lexo se cka ndodhi pas vdekjes se Muhamedit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 09-01-2014 më 20:53

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Gardisti zviceran: Kardinalët e Vatikanit më ofruan seks.

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Gardisti zviceran: Kardinalët e Vatikanit më ofruan seks.

    ...
    Asgje jo-njerzore...
    Edhe gardisti edhe kardinalet jane qenje njerezore si cdo njeri tjeter.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 09-01-2014 më 21:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •