Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 56 prej 56
  1. #51
    CHEERFUL GIRL
    Anëtarësuar
    14-04-2008
    Postime
    3,536

    Për: At e bir dhunojnë gruan e nënën e tyre, i rruajnë kokën se i bëri me turp

    Kjo eshte fiks nje situate qe nuk di as cfare te thuash... te le pa fjale!

    Ah mjere ata njerez qe vuajne nga mendte e tyre.

    Ncncnc, ka guxim e thote na ka turperuar. Vete pjanec dhe i papune
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arvima : 10-01-2014 më 13:28
    E ne qofte, ftohte e ngrice, ti duro se dimri do t ike nje dite...

  2. #52

    Për: At e bir dhunojnë gruan e nënën e tyre, i rruajnë kokën se i bëri me turp

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Nuk besoj se eshte vetem mentaliteti, besoj se edhe organet perkatse nuk ofrojne ndihmen e duhur. Biles para disa kohesh kemi lexuar shume raste ku grate merrnin restraining order edhe perseri abuzoheshin nga ish-partneret. Ligji duhet te jete me i ashper, dhuna ne familje eshte KRIM! Edhe organet perkatse nuk duhet ti shofin viktimat si "te perdala" por si njerez me halle edhe qe iu nevoitet ndihme.
    Jam dakort me postimin tend!
    Vetem diçka, jo vetem nenes nuk duhet ngritur dore, por edhe babait...
    Nje i urt i moçem e ka than; -"Gomar me tu ba nana dhe baba, t'gjith ti hypin, ti s'ban me i hyp"
    Ajo grua, me sa duket, nuk ka asnje faj..., ndonse neve ketu nuk na takon te hetojme per kete, por qe mallkimi i prindit, kesaj rradhe nena, te bie ne koke!
    Shiko ku ka perfunduar shqiptari........, brez i ri pa le!
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: At e bir dhunojnë gruan e nënën e tyre, i rruajnë kokën se i bëri me turp

    te ishte plaka ime do i kishte shqepur te dy me hu...

    p.s. jo Kanuni, por Katundi i Leke Dukagjinit thuaj...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Elian70 për postimin:

    Gentian_gr (10-01-2014)

  5. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: At e bir dhunojnë gruan e nënën e tyre, i rruajnë kokën se i bëri me turp

    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    me ironi e kishte

    ktu ne forum te krishteret akuzojn muslimanet per jokultur dhe prapambetje ... ndersa krimet e perditshme vertetojn dicka tjeter.

    Perndryshe per 23 vite ne shqiperi ka mbi 6200 vrasje ... bilans lufte



    ose ta djegnin aty ne mes te fshatit
    Per 23 vite vetem 6200 vrasje ..dhe kanuni pretendon se eshte me i mire se kurani ?!!
    Jo ore Kurani eshte njeshi ne kete pune ,per nje muaj ti ben keto viktima
    Ndryshuar për herë të fundit nga ane : 10-01-2014 më 14:17
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  6. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2005
    Postime
    632

    Për: At e bir dhunojnë gruan e nënën e tyre, i rruajnë kokën se i bëri me turp

    Citim Postuar më parë nga unreal Lexo Postimin
    Lodhe trurin pak para se te pergjigjesh!

    Ty po shifet se tu paska lodh shume truri, askush nuk mundet ta dij se ai e pati me ironi, kur e lexova postimin e tij te dyte ma morri mendja.
    per ne pa tru te lodhun qe nuk dim ti lexojme mendimet edhe qe skemi sferen magjike qka te bejme more.
    JO NEGOCIATA - VETËVENDOSJE

  7. #56
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: At e bir dhunojnë gruan e nënën e tyre, i rruajnë kokën se i bëri me turp

    Interesant keto mallkime te priftit, i cili luan rolin e "Zotit" dhe perzihet ne punet e shtratit !

    Citim Postuar më parë nga sodalis Lexo Postimin
    Pershendetje

    Zotnia nga Mirdita i dyndur ne Durres, ka keqkuptu Biblen ne Testamentin e Vjeter.




    Numrat-Mose 4 kapitulli

    Numrat: 5. Përjashtimi i të papastërve

    Dëmshpërblimi

    5 Zoti i tha Moisiut:

    6 “Thuaju bijve të Izraelit: Burri ose gruaja që të bëjë çfarëdo mëkati që bëjnë njerëzit dhe dijekeqas ta kenë shkelur urdhrin e Zotit: ai njeri le të jetë fajtor. 7 Le ta pranojë mëkatin e vet, le ta kthejë kokën e gjësë dhe përmbi të edhe të pestën pjesë, atij që ia ka bërë dëmin. 8 Po qe se s’ka kush ta marrë dëmshpërblimin, le t’ia japin Zotit e le t’i përkasë priftit, përveç dashit që kushtohet si fli pajtimi, që flia të dalë e pëlqyeshme.

    9 Sepse çdo fli lartësimi që e kushtojnë bijtë e Izraelit i përket priftit; 10 po edhe gjithçka kushtohet në Shenjtërore nëpër duar të priftit, i takon atij”.

    Kushti për mendje të zezë

    11 Zoti foli me Moisiun e tha:

    12 “Fol me bijtë e Izraelit e thuaju:

    Burri, gruaja e të cilit gaboi duke e tradhtuar 13 dhe fjeti me një tjetër njeri, por këtë nuk mundi ta hetojë burri dhe mbetet e fshehtë se u bë e papastër e me dëshmitarë s’ është e mundur të vërtetohet, sepse nuk u cakos, 14 nëse e zë shpirti i mendjes së zezë burrin ndaj gruas, e cila ose është e bërë e papastër ose i mbetet në qafë me gjasë të rreme, 15 le ta sjellë te prifti dhe le të kushtojë flinë kushtimore bimore të dhjetën e efit miell elbi. Mos të qesë mbi miell vaj dhe mos të vërë as kem, sepse është fli për mendjen e zezë dhe kusht hetues i kurorëshkeljes.

    16 Atëherë prifti le ta marrë e le ta qesë në praninë e Zotit; 17 le ta marrë ujin e shenjtë në një enë bote, të qesë në të pak pluhur nga trualli i Banesës. 18 Prifti, pasi ta ketë vënë gruan në praninë e Zotit, le t’ia zbulojë kokën dhe le ta vërë mbi duart e saja flinë përkujtuese, kushtin e mendjes së zezë. Ai le ta mbajë ujin e hidhur, të cilin e ngarkoi me mallkim. 19 Atëherë le ta përbejë e le të thotë: “Nëse nuk fjeti me ty njeri i huaj, dhe nëse nuk iu shmange burrit tënd, nëse nuk u bëre e papastër duke e braktisur shtratin e tyt shoq, nuk do të bëjnë keq këto ujëra tejet të hidhura, në të cilat i ngarkova mallkimet. 20 Por, nëse iu shmange burrit tënd dhe u fëlliqe me ndonjë tjetër njeri”, 21 le ta nëmë prifti me nëmën e mallkimit: “Zoti të bëftë në mes të popullit tënd shembull mallkimi, një emnesë nëme: t’u kalbtë ama e fëmijëve e prej të enjturit të pëlcastë barku! 22 Depërtoftë uji i mallkimit në kraharorin tënd dhe prej të enjturit të barkut t’u thaftë ama e fëmijëve”. Gruaja le të përgjigjë: “Amen! Amen!”.

    23 Këto mallkime prifti le t’i shkruajë në letër dhe le t’i fshijë me ujë të hidhur, 24 le t’ia japë ta pijë ujin e hidhur, të cilin e ngarkoi me mallkime, dhe le të hyjnë në të ujërat e mallkimit e do të bëhen të hidhura. 25 Atëherë prifti le ta marrë prej duarve të saja flinë e mendjes së zezë dhe le ta kushtojë me ritin e lartësimit para Zotit e le ta vendojë përmbi lter. 26 Atëherë le ta marrë prej saj një grusht miell që kushtohet në përkujtim dhe le ta djegë përmbi lter e atëherë le t’ia japë gruas ta pijë ujin e hidhur. 27 Pasi ta ketë pirë këtë ujë, e, nëse është e papastër dhe, nëse, duke e pasë përbuzur burrin, është fajtore e kurorëshkeljes, do ta përshkojë uji i mallkimit, do t’i enjtet barku e do t’i kalbet ama e fëmijëve; dhe do të jetë një grua e mallkuar emnesë për popullin e vet. 28 Por nëse nuk është përdhosur, por është e pastër, nuk do t’i ndodhë gjë dhe do të ketë fëmijë”.

    29 Ky është riti në rast të mendjes së zezë kur gruaja merr rrugët e këqija larg burrit të vet dhe, nëse përdhoset, 30 ose kur ndonjë burrë e pushton shpirtin e mendjes së zezë dhe e sjell gruan e vet në praninë e Zotit. Prifti le ta kryejë mbi të tërë këtë rit. 31 Burri i saj le të lirohet nga faji, kurse ajo le ta marrë mbi vete përgjegjësinë e fajësisë së vet.
    … ///

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •