Arsyen perse Rama po "pezullon" per nje vit programin, qe eshte e padegjuar per nje qeveri ne bote te beje nje gje te tille, e gjen ne lajmin me poshte:
http://www.forumishqiptar.com/thread...at-e-dhjetorit
Bankat private ne vend refuzojne te marrin pjese ne ankandin e bonove te thesarit te shtetit shqiptar, nje deshmi se ata nuk aprovojne dhe nuk kane fare besim ne qeverine e re Rama dhe politikat qe kjo qeveri po merr ndaj biznesit dhe ekonomise se vendit. Dhe kur bankat private nuk blejne bonot e thesarit te shtetit, qe jane investimet me riskun me te vogel, kujton se do pranojne te bashkepunojne me qeverine per tu dhene kredi qytetareve e te perzgjedhurve te qeverise se re?! Sigurisht qe jo.
Parate per kete program i leshojne bankat private dhe jo qeveria, qeveria vetem paguan nje pjese te interesit per ata qytetare qe nuk marrin dot kredi vete nga banka private per te blere shtepi.
Rama nuk del dot para simpatizanteve te tij t'iu thote te verteten qe ky program mori fund e nuk kthehet me pasi bankat private te vendit nuk kane besim ne qeverine e re. Ai u thote "do ta pezullojme per 1 vit", me shpresen se pas nje viti, shqiptaret e kane harruar qe na ishte njehere nje program i tille.
Sa per hetimet e prokurorise, ato as nuk jane te nevojshme pasi keto kredi jane bere mes qytetarit-shtetit-bankes private. Dhe nese burokrati i administrates se Rames arrin te verifikoje shkelje ne pergatitjen e dokumentacionit, qe nga ai moment kontrata behet e pavlefshme, shteti njofton banken, banka e nxjerr qytetarin ne rruge e i merr shtepine, shteti e padit qytetarin ne Gjykate per ti paguar shtetit shumen fillestare qe shteti i dha. Vetem pasi i ben te gjitha keto, shteti e banka mund ta raportojne qytetarin ne Prokurori per shkeljen e ligjit qe prokuroria te hetoje e ndeshkoje.
Albo
Krijoni Kontakt