Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 38
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Kot te te pyes si u pezulluan kredite per 3.5 milion Shqiptare? E kupton qe behet fjale per kredi te buta te cilat ndohmohen nga buxheti i shtetit dhe jo kredite qe kushdo merr nga banka? E kupton qe nga fillimi i projektit jane dhene rreth 6000 kredi te tilla per te varferit dhe ska lidhje fare me 99% te Shqiptareve? E kupton se kush eshte budallai ne kete mes?
    Te gjithe shqiptaret mund te aplikojne ne ate program, prane bashkive e komunave te tyre, pavaresisht se kush kualifikohet per te marre keto kredi me interes te bute. Dhe numri i atyre qe marrin kredi nuk eshte i njejte me numrin e atyre qe aplikojne per kredi. Numri i atyre qe aplikojne per kredi eshte 100 here me i larte i atyre qe arrijne te marrin nje kredi.

    Por edhe sikur vetem 6000 familje te varfera ne gjithe vendin te prekeshin nga ky pezullim i programit, keto jane 6000 familjet me te varfera ne gjithe vendin. Jane shtresa me e varfer e shoqerise qe nuk eshte ne gjendje qe te perballoje koston e blerjes se nje shtepie ne tregun privat apo te kualifikohet per nje kredi nga bankat private.

    Sic te thashe me lart, vazhdoni sic e keni nisur se po e shtoni perdite dashurine ne popull me vendimet tuaja.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #22
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Lexo ketu mor autoparlant i ish-eve
    TIRANE- Në vazhdën e kronikave investiguese “Fiks Fare” transmetoi një investigim ku dy zyrtarë të lartë të ish-qeverisë, të deklaruar si të pastrehë, arrijnë të marrin kredi të butë (lehtësuese) për të blerë një shtëpi në Gjirin e Lalzit në Durrës. Burrë e grua marrin kredi të butë për të njëjtin objekt, ndërkohë në realitet, objekti në fjale është një shtëpi pushimi në plazhin e Gjirit të Lalzit në Durrës.

    Kamerat e “Fiks Fare” kanë dokumentuar gjithçka me anë të pamjeve filmike duke demaskuar haptazi manipulimin e bërë me dokumente ku tregoi me fakte sesi ish-këshilltari për çështjet ligjore i ish-kryeministrit Berisha, Admir Drago dhe ish-zv.ministrja e Drejtësisë ne qeverinë Berisha, Brikena Kasmi, kanë përfituar të dy nga një kredi lehtësuese prej 5 milionë lekësh secili për të njëjtin apartament me sipërfaqe 107.24 m2 në zonën A të vilave në Vilën nr.9, në Gjirin e Lalzit në Durrës.

    Në dokumentet që janë dorëzuar pranë bankës që dha kredinë, vëren se të dy personat janë bërë dorëzanës për njëri-tjetrin për kredinë që ka marrë secili e kanë blerë të njëjtin apartament. Kasmi, në deklaratën noteriale, që është futur në dosjen e saj të kredisë, thotë se është e martuar dhe ka dy fëmijë. Në dosjen e kredisë të të dy këtyre ish-zyrtarëve, përveçse janë dorëzanë për njëri tjetrin, dorëzanës të njëjtë në të dyja dosjet janë prindërit e ish-zv.ministres.

    Marrja e kredisë nga dy bashkëjetuesit për të njëjtin shtëpi është marrë në po të njëjtën bankë pa as edhe një lloj problemi, apo hije dyshimi dhe kontratat me bankën janë nënshkruar nga të dy ish-zyrtarët brenda së njëjtës ditë, 20 gusht 2010.

    Kështu, nga të pastrehë, çifti i zyrtarëve të lartë të ish-qeverisë bëhen pronarë të një vile në Gjirin e Lalzit me të drejta të plota. Në Vendimin e KM nr. 600 të datës 12.09.2007 është parashikuar trajtimi i zyrtarëve të shtetit me kredi me kushte lehtësuese nga shteti për blerje banese apo sipërfaqe banimi shtesë, në vendin e ushtrimit të detyrës.

    Ndërsa pika 21/3 e udhëzimit të MPPT dhe MF nr. 6257/2008, i ndryshuar, sqaron qartë se banka akordon kredinë që subjektin që ka përfituar sipas VKM-së së mësipërme vetëm për blerje banesë në qytetin ku këta zyrtarë ushtrojnë veprimtarinë për të cilën kanë përfituar të drejtën e subvencionimit. Asnjë prej dy ish-zyrtarëve të lartë të ish-qeverisë Berisha nuk e ka pasur qendrën e punës në Gjirin e Lalzit ku kanë përfituar shtëpinë e pushimit në bllokun e vilave. -

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Lexo ketu mor autoparlant i ish-eve
    Ne Shqiperi ka shume njerez qe merren me krime, droge, vrasje, vjedhje, burgjet e Shqiperise e botes jane mbushur plote me shqiptare.

    A ben qe ti fusim te gjithe shqiptaret kudo ku jane ne bote ne burg per 1 vit?

    Po te shkonim me mendjen tuaj dhe te qeverise qe votuat, te gjithe shqiptaret do te ishin ne burg sot.

    Qeveria mund te ndryshoje rregullat, mund te ngreje padi ne prokurori per ata qe kane bere shkelje, por nuk ka te drejte te pezulloje totalisht gjithe programin, se me vendime te tilla digjet i drejti dhe mashtruesi, hallexhiu dhe ai qe e ka shtepi te dyte.

    Ne rastin ne fjale, fakti qe moren nje kredi nga banka nuk do te thote se moren "shtepi falas". Ata prape kane per te shlyer kredine bankes private kokerr me kokerr leku. Dhe po nuk bene pagesat mujore ne kohe, banka u merr apartamentin dhe i flak ne rruge.

    Mesoi keto gjera qe te meson Albo ne forum, se nuk t'i meson rilindasi ne Tirane.

    Albo

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Albo c'ne kaq simpati per kriminelet ?! E habitshme dhe e frikshme!. Dhe anen e kriminelit do mbash vetem te sulmosh ps-ne. S'duhet te kete tolerime kur vjen puna te thyerja e ligjeve. Do marresh ate qe meriton. ndryshe do rrime ne vend numero. Shqiptaret po e tregojne mungesen e kultures, civilizimit jashte. Akoma kujtojne se fiton argumetin, debatin, ai qe uleret, kercenon me shume. Ai qe luan rolin e Kapos. Kur tregojne dhe trimeri dhe ne sy te policit eshte vertet per te ardh keq. Ky lloj te menduari e te vepruari duhet te ndryshoj ndryshe, kafshe primitive do ngelim ne syte e botes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 10-01-2014 më 17:41
    Feelings change - memories don't.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    N

    Ne rastin ne fjale, fakti qe moren nje kredi nga banka nuk do te thote se moren "shtepi falas". Ata prape kane per te shlyer kredine bankes private kokerr me kokerr leku. Dhe po nuk bene pagesat mujore ne kohe, banka u merr apartamentin dhe i flak ne rruge.
    Albo
    O Albo nuk eshte problemi do ti paguajne bankes kredine kokerr me kokerr apo jo,keta do t'i paguajne bankes vetem 50 mil kur te kene paguar dhe kestin e fundit.Problemi eshte fakti se fitimin e bankes prej 9 mil e paguan bashkia,pra shteti.Kjo eshte vjedhje e ligjeruar duke perfituar nga pushteti.
    Sa per faktin se keshtu duke bllokuar kredite e buta humbasin dhe familjet vertet ne nevoje rri i qete se keto familje te humbura kane qene dhe te humbura do ngelen nese vazhdon ky film.
    Nga te gjitha kerkesat per kredi vetem 4-5% te miratuara kane shkuar vertet per familjet e varfera ndersa me 95% eshte abuzuar.
    MOS I NDY TEMAT no name

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Citim Postuar më parë nga freeopen Lexo Postimin

    Mund te thuash te njejten gje per cdo politike e program social te shtetit shqiptar. Ka vjedhje e korrupsion sa te duash ne mjekesi, ne pensione, ne cdo ministri, ne dogana.

    Vetem nje budalla del e thote nuk do kete me mjekesi, nuk do te kete me pensione, nuk do te kete me para ne buxhet per X ministri vitin qe vjen apo do te mbyllim doganat per 1 vit.

    Nese qeveria do ti nderpresi keto program fare, le ta beje kete gje. Por ideja se "duhet pezulluar per nje vit qe te nxjerrim nje program te ri qe do kete me pak abuzime" eshte qesharake. Ne nje vend si Shqiperia problemi nuk jane "programet", jane njerezit dhe mentaliteti i tyre.

    Programi nuk duhej pezulluar por qeveria le te bente verifikimet per te gjitha kredite e dhena dhe le ti prishte kontratat dhe te kerkonte demshperblim nga perfituesit qe nuk e meritonin.

    Kjo eshte zgjidhje dhe jo keto vendime arbitrare e pa pike llogjike.

    Albo

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Albo c'ne kaq simpati per kriminelet ?! E habitshme dhe e frikshme!. Dhe anen e kriminelit do mbash vetem te sulmosh ps-ne. S'duhet te kete tolerime kur vjen puna te thyerja e ligjeve. Do marresh ate qe meriton. ndryshe do rrime ne vend numero. Shqiptaret po e tregojne mungesen e kultures, civilizimit jashte. Akoma kujtojne se fiton argumetin, debatin, ai qe uleret, kercenon me shume. Ai qe luan rolin e Kapos. Kur tregojne dhe trimeri dhe ne sy te policit eshte vertet per te ardh keq. Ky lloj te menduari e te vepruari duhet te ndryshoj ndryshe, kafshe primitive do ngelim ne syte e botes.
    Albo mban anen e qytetarit te lire, nuk mban anen e shtetit, pa marre parasysh fare kush e drejton ate shtet. Ti nuk e ke idene se cdo te thote qytetar i lire dhe ne mendjen tende "shteti i forte prodhon qytetare te mire", kurse ne mendjen e Albos, qytetaret e zote krijojne "shtet te forte", e jo anasjelltas.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Fatkeqesisht po tregon te kunderten. Je aq bias ne gjykim sa dhe nje femije kopshti do e vinte re.
    Feelings change - memories don't.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Mund te thuash te njejten gje per cdo politike e program social te shtetit shqiptar. Ka vjedhje e korrupsion sa te duash ne mjekesi, ne pensione, ne cdo ministri, ne dogana.

    Vetem nje budalla del e thote nuk do kete me mjekesi, nuk do te kete me pensione, nuk do te kete me para ne buxhet per X ministri vitin qe vjen apo do te mbyllim doganat per 1 vit.

    Nese qeveria do ti nderpresi keto program fare, le ta beje kete gje. Por ideja se "duhet pezulluar per nje vit qe te nxjerrim nje program te ri qe do kete me pak abuzime" eshte qesharake. Ne nje vend si Shqiperia problemi nuk jane "programet", jane njerezit dhe mentaliteti i tyre.

    Programi nuk duhej pezulluar por qeveria le te bente verifikimet per te gjitha kredite e dhena dhe le ti prishte kontratat dhe te kerkonte demshperblim nga perfituesit qe nuk e meritonin.

    Kjo eshte zgjidhje dhe jo keto vendime arbitrare e pa pike llogjike.

    Albo
    Po e pergjitheson Albo.Nuk mund te besh paralelizma te tilla.Une nuk jam pro bllokimit te kredive jam pro bllokimit te tyre per t'i dhene mundesi hetuesise te hetoje dhe te coje para drejtesise legenat qe kane abuzuar.

    Po ta ve veten ne vend te ndonje ''politikani'' do shprehesha qe rama po i bllokon per nje vit,zhvillon zgjedhjet lokale i ''fiton'' ato dhe zhbllokon kredite e buta ne menyre qe t'i kete ne dore dhe te shperbleje mbeshtetesit e tij-
    Cfare djallezie qe mendoj.Megjithate nuk e di pse por dua te jem optimist per kete gje.
    MOS I NDY TEMAT no name

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Duhet hapur nje teme me vete per mesimet qe na jep Albo ne forum

    Sa vuan i shkreti nga deliri i medheshtise, çoç i duket vetja

    Mos te ka dhene dhe ty ndonje "kredi" te bute Berisha ore?
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •