Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 38
  1. #11
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi

    Citim Postuar më parë nga freeopen Lexo Postimin
    Keto kredi kane bere mire qe i kane bllokuar.
    Per te qene me te qarte (p.sh loneeagle) keto nuk jane kredi qe jepen direkt nga bankat per te pastrehet por jane nje lloj kredie ku rolin kryesor e luan bashkia,pra shteti.Quhen kredi te buta sepse kredimarresi kur mbaron se paguari kredine i bie qe te pagoje shumen qe ka marre borxh dhe kaq ndersa fitimet e bankes qe leshon kredine e pagon bashkia,pra shteti.duke pare keto elemente abuzimi me keto lloj kredie kishte arritur kulmin,nuk po perfitonin personat qe vertet jane nevojtare por personat te cilet ishin miq te bashkise,partise etj,etj,apo persona qe ishin te gatshem te pagonin nje shume nen dore nepunesve qe merren me keto kredi..
    Ne vend qe te perfitonin te pastrehet apo familjet e reja po perfitonin personat qe nuk kishin lidhje fare me kete shtrese popullsie.
    Nese ka pasur kaq shume abuzime, te behen hetime edhe te vendosin tough regulations. Nuk me duket e drejte qe ata qe e meritojne te pezullohen sepse abuzohet me sistemin aktual. Nejse une nuk e kam shume iden se si eshte gjendja aktuale atje ose si funksionojne sepse ne jemi mesuar me ketu edhe cdo gje e krahasojme me ketu.
    I LOVE GOD

    j&g

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Kredite qe jane ngrire jane ato per te varferit ne menyre qe te behen hetime. Arsyeja: ABUZIMET PA MASE

    -----------------------

    7 deputetët që fituan kredi si të varfër

    -Të qenit deputet përveç një vendi të privilegjuar në shoqëri, të mundëson dhe shumë favore të tjera, duke filluar si nga paga, pasaporta diplomatike, lehtësirat në dogana etj. Në këtë kuadër deputetë mund të trajtohen edhe si të pastrehë duke përfituar kredi si të varfrit. Në vitin 2010, qeveria “Berisha” do të merrte një vendim për dhënie me kredi me interes zero për ministrat, politikanët dhe zyrtarët e lartë, duke i përfshirë në kategorinë e personave që jetojnë në kushtet jonormale të strehimit. Sipas udhëzimit të atëhershëm nga ministrat e Transportit dhe të Financave, Sokol Olldashi dhe Ridvan Bode, futen në programin e kredive të lehtësuara të subvencionuara nga shteti zyrtarë që përfitojnë sipas vendimit Nr.600, datë 12.9.2007 "Për trajtimin me strehim të nëpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore dhe të funksionarëve politikë". Me udhëzimin e ri, dy ministrat përfshinë njëherësh zbatimin e dy vendimeve të tjera të tjera, nr.600 datë 12.9.2007 dhe nr.814, datë 3.12.2004. Përveç lehtësirave, funksionarët e lartë mund ta përfitojnë edhe nëse kanë vetëm 3 muaj punë pa ndërprerje në institucionin zyrtar.

    Deputetët përfitues

    Nga një hulumtim i gazetës ‘Shekulli” se sa është shfrytëzuar ky opsion nga deputetët, rezulton se gjatë 8 viteve, 2005-2013, nga kjo mundësi kanë përfituar gjithsej shtatë deputetë, midis të cilëve edhe një deputet socialist. Nga dokumentet që disponon gazeta, rezulton se janë gjithsej 6 deputetë të Partisë Demokratike që kanë përfituar nga statusi i tyre si deputet. Sipas dokumentit që disponohet, thuhet se deputetët janë trajtuar me kredi strehimi ‘bazuar në vendimin nr 600, datë 12.9.2010, të Këshillit të Ministrave “Për trajtimin me strehim të nëpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore dhe funksionarëve politikë”. Ajo që vihet re, gjatë drejtimit të Kuvendit nga Kryetarja Jozefina Topalli, përfituesit kanë qenë kryesisht nga qarqet Lezhë dhe Shkodër. Në këtë pikë janë harruar edhe dallimet politike, pasi edhe deputetja socialiste Paulina Hoxha, mjafton që është nga Shkodra. Të shtatë kanë fituar nga 5 milionë lekë kredi. Sipas dokumentit, fituesit e kredive të buta janë: Arenca Trashani (deputete e PD-së, qarku Shkodër); Astrit Bushati (deputet i PD-së, qarku Shkodër), Edi Paloka (deputet i PD-së, qarku Lezhë), Gjergji Papa (deputet i PD-së, qarku Korçë); Ndue Paluca (deputet i PD-së, qarku Shkodër); Paulina Hoxha (deputete e PS-së, qarku Shkodër), Paulina Hoti (deputete e PD-së, qarku Lezhë);

    Përfituesit

    Vendimi i qeverisë “Berisha” u jepte disa funksionarëve politikë dhe nëpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore trajtim me strehim, si: anëtarët e Këshillit të Ministrave;b) deputetët; c) anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm; ç)zëvendësministrat dhe personat e barazuar me ta, prefektët, dhe ushtarakët, me gradën e gjeneralit; d) funksionarët politikë në kabinetet e Presidentit, të Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe të ministrave;dh) titullarët e institucioneve qendrore e në varësi të Kryeministrit apo të ministrit, titullarët apo drejtuesit ekzekutivë, të institucioneve qendrore, të pavarura, si dhe të punësuarit në sektorin publik, në kuadër të projektit "Brain Gain"; e) nëpunësit civilë të administratës qendrore, nga drejtor drejtorie deri te sekretar i përgjithshëm.

    ---------------

    Pra kryehajdutet i kane lejuar vetes vjedhjen e fondeve te akorduara per te varferit duke u hequr vete si te varfer...

    Cirret Albo e ka fajin Rama budallai, si u pezullokan kredite, Berisha jeton ne 140m2 me se do e zgjeroj shtepine

    Sa me kenaqet shpirti kur shikoj sa te marre fund jeni more PeDe-ista
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  3. #13

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Nuk po diskutohet nese ka patur abuzime apo jo, por nese duheshin pezulluar gjithe kredit. Mund te hetohen keto abuzime dhe tu anullohen kredite pastaj ketyre deputeteve dhe te gjithe atyre qe i kane marre pa i merituar. Por pezullimi i te gjitha kredive per te varferit nuk kishte pse behej. Mund te aprovohen kredi te reja dhe nderkohe te hetohen te vjetrat, jane dy procese qe besoj se nuk pengojne njeri tjetrin.

  4. #14

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin

    Problemi me i madh eshte me ligjin, prandaj dhe eshte bere pezullimi.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  5. #15

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin

    Shkelje ligji ka ne shume fusha, po nuk mund t emerren masa tetilla per cdo gje ku ka shkelje ligji. Mbase ka dhe persona qe perfitojne pensione qe si meritojne, a duhet te pezullohen gjithe pensionet derisa te gjejme ata qe marrin pension kot?

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Shkelje ligji ka ne shume fusha, po nuk mund t emerren masa tetilla per cdo gje ku ka shkelje ligji. Mbase ka dhe persona qe perfitojne pensione qe si meritojne, a duhet te pezullohen gjithe pensionet derisa te gjejme ata qe marrin pension kot?
    Nuk jane vetem shkelje ligji, eshte ligji qe lejon abuzimin nga deputetet, gjykatesit, etj etj.

    Nuk ka asgje te keqe ndalimi i kredive derisa te behet auditimi na Kntrolli i Larte i Shtetit. Nuk mund te evidentohen fushat abuzive pa u bere auditimi i plote. Ne te njejten kohe nuk mund te vazhdoje abuzimi.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Kredite qe jane ngrire jane ato per te varferit ne menyre qe te behen hetime. Arsyeja: ABUZIMET PA MASE

    -----------------------

    7 deputetët që fituan kredi si të varfër

    -Të qenit deputet përveç një vendi të privilegjuar në shoqëri, të mundëson dhe shumë favore të tjera, duke filluar si nga paga, pasaporta diplomatike, lehtësirat në dogana etj. Në këtë kuadër deputetë mund të trajtohen edhe si të pastrehë duke përfituar kredi si të varfrit. Në vitin 2010, qeveria “Berisha” do të merrte një vendim për dhënie me kredi me interes zero për ministrat, politikanët dhe zyrtarët e lartë, duke i përfshirë në kategorinë e personave që jetojnë në kushtet jonormale të strehimit. Sipas udhëzimit të atëhershëm nga ministrat e Transportit dhe të Financave, Sokol Olldashi dhe Ridvan Bode, futen në programin e kredive të lehtësuara të subvencionuara nga shteti zyrtarë që përfitojnë sipas vendimit Nr.600, datë 12.9.2007 "Për trajtimin me strehim të nëpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore dhe të funksionarëve politikë". Me udhëzimin e ri, dy ministrat përfshinë njëherësh zbatimin e dy vendimeve të tjera të tjera, nr.600 datë 12.9.2007 dhe nr.814, datë 3.12.2004. Përveç lehtësirave, funksionarët e lartë mund ta përfitojnë edhe nëse kanë vetëm 3 muaj punë pa ndërprerje në institucionin zyrtar.

    Deputetët përfitues

    Nga një hulumtim i gazetës ‘Shekulli” se sa është shfrytëzuar ky opsion nga deputetët, rezulton se gjatë 8 viteve, 2005-2013, nga kjo mundësi kanë përfituar gjithsej shtatë deputetë, midis të cilëve edhe një deputet socialist. Nga dokumentet që disponon gazeta, rezulton se janë gjithsej 6 deputetë të Partisë Demokratike që kanë përfituar nga statusi i tyre si deputet. Sipas dokumentit që disponohet, thuhet se deputetët janë trajtuar me kredi strehimi ‘bazuar në vendimin nr 600, datë 12.9.2010, të Këshillit të Ministrave “Për trajtimin me strehim të nëpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore dhe funksionarëve politikë”. Ajo që vihet re, gjatë drejtimit të Kuvendit nga Kryetarja Jozefina Topalli, përfituesit kanë qenë kryesisht nga qarqet Lezhë dhe Shkodër. Në këtë pikë janë harruar edhe dallimet politike, pasi edhe deputetja socialiste Paulina Hoxha, mjafton që është nga Shkodra. Të shtatë kanë fituar nga 5 milionë lekë kredi. Sipas dokumentit, fituesit e kredive të buta janë: Arenca Trashani (deputete e PD-së, qarku Shkodër); Astrit Bushati (deputet i PD-së, qarku Shkodër), Edi Paloka (deputet i PD-së, qarku Lezhë), Gjergji Papa (deputet i PD-së, qarku Korçë); Ndue Paluca (deputet i PD-së, qarku Shkodër); Paulina Hoxha (deputete e PS-së, qarku Shkodër), Paulina Hoti (deputete e PD-së, qarku Lezhë);

    Përfituesit

    Vendimi i qeverisë “Berisha” u jepte disa funksionarëve politikë dhe nëpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore trajtim me strehim, si: anëtarët e Këshillit të Ministrave;b) deputetët; c) anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm; ç)zëvendësministrat dhe personat e barazuar me ta, prefektët, dhe ushtarakët, me gradën e gjeneralit; d) funksionarët politikë në kabinetet e Presidentit, të Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe të ministrave;dh) titullarët e institucioneve qendrore e në varësi të Kryeministrit apo të ministrit, titullarët apo drejtuesit ekzekutivë, të institucioneve qendrore, të pavarura, si dhe të punësuarit në sektorin publik, në kuadër të projektit "Brain Gain"; e) nëpunësit civilë të administratës qendrore, nga drejtor drejtorie deri te sekretar i përgjithshëm.

    ---------------

    Pra kryehajdutet i kane lejuar vetes vjedhjen e fondeve te akorduara per te varferit duke u hequr vete si te varfer...

    Cirret Albo e ka fajin Rama budallai, si u pezullokan kredite, Berisha jeton ne 140m2 me se do e zgjeroj shtepine

    Sa me kenaqet shpirti kur shikoj sa te marre fund jeni more PeDe-ista
    Ashtu eshte. Ke te drejte. 7 deputetet demokrate qe moren kredi per te blere shtepi ne Tirane se erdhen nga rrethet, mjafton per te pezulluar programin per 3.5 milion shqiptaret e gjithe Shqiperise.

    Vazhdoni se jeni ne rrugen e duhur, perdite e me shume po shtohet dashuria e popullit per qeverine e Rilindjes!

    Budallai para, ju nga pas!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 09-01-2014 më 14:46

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ashtu eshte. Ke te drejte. 7 deputetet demokrate qe moren kredi per te blere shtepi ne Tirane se erdhen nga rrethet, mjafton per te pezulluar programin per 3.5 milion shqiptaret e gjithe Shqiperise.

    Vazhdoni se jeni ne rrugen e duhur, perdite e me shume po shtohet dashuria e popullit per qeverine e Rilindjes!

    Budallai para, ju nga pas!

    Albo
    Kot te te pyes si u pezulluan kredite per 3.5 milion Shqiptare? E kupton qe behet fjale per kredi te buta te cilat ndohmohen nga buxheti i shtetit dhe jo kredite qe kushdo merr nga banka? E kupton qe nga fillimi i projektit jane dhene rreth 6000 kredi te tilla per te varferit dhe ska lidhje fare me 99% te Shqiptareve? E kupton se kush eshte budallai ne kete mes?
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Vilë në bregdet për të “pastrehët”

    'Fiks Fare' denoncoi rastin flagrant se, si dy ish-zyrtarë të lartë të Qeverisë 'Berisha', morën kredi të butë si të pastrehë, për të blerë një shtëpi në një bllok rezidencial në Gjirin e Lalzit, në Durrës.

    Kamerat e 'Fiks Fare' dokumentuan gjithçka me ane te pamjeve filmike, duke denoncuar haptaz manipulimin e bere nepermjet dokumentave ligjore.

    'Fiks Fare' nxorri fakte sesi ish-keshilltari per çeshtjet ligjore i ish-kryeministrit Berisha, Admir Drago dhe ish-zevendësministrja e drejtesise ne Qeverine 'Berisha', Brikena Kasmi, perfituan te dy nga nje kredi lehtesuese prej 5 milione lekesh secili, per te njejtin apartament me siperfaqe 107.24 metra katrore ne zonen A te vilave, ekzektesisht Vila nr 9, e ndodhur ne Gjirin e Lalzit ne Durres. Ne dokumentat qe ju dorezuan bankes qe leshoi kredine, verehet se te dy keta persona janë bere dorezanes per njeri-tjetrin per kredine qe ka marre secili dhe kane blere te njejtin apartament. Ne dosjen e kredise te te dy ketyre ish-zyrtareve perveçse se jane dorezanes, per njeri-tjetrin, dorezanes ne te njejten dosje jane edhe prinderit e ish-zevendesministres.

    Ne nje VKM qe daton ne 12 shtator te 2007-es, eshte parashikuar trajtimi i zyrtareve te shtetit me kredi me kushte lehtesuese, vetem per banesa ne vendin e ushtritmit te detyres. Por asnje nga zyrtaret e larte te Qeverise se meparshme, nuk figuron ta kete patur qendren e punes tek Gjiri i Lalzit, ku edhe kane blere shtepine si te pastrehe.
    / Top Channel

    -------------------------------------

    Kjo eshte vetem maja e ajsbergut. Nga 2500 kredi keto 18 muajt e fundit rreth 80-85% jane abuzive! Prisni te dalin dhe te tjerat me rradhe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xinxerfilli : 10-01-2014 më 10:37
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Vilë në bregdet për të “pastrehët”

    'Fiks Fare' denoncoi rastin flagrant se, si dy ish-zyrtarë të lartë të Qeverisë 'Berisha', morën kredi të butë si të pastrehë, për të blerë një shtëpi në një bllok rezidencial në Gjirin e Lalzit, në Durrës.

    Kamerat e 'Fiks Fare' dokumentuan gjithçka me ane te pamjeve filmike, duke denoncuar haptaz manipulimin e bere nepermjet dokumentave ligjore.

    'Fiks Fare' nxorri fakte sesi ish-keshilltari per çeshtjet ligjore i ish-kryeministrit Berisha, Admir Drago dhe ish-zevendësministrja e drejtesise ne Qeverine 'Berisha', Brikena Kasmi, perfituan te dy nga nje kredi lehtesuese prej 5 milione lekesh secili, per te njejtin apartament me siperfaqe 107.24 metra katrore ne zonen A te vilave, ekzektesisht Vila nr 9, e ndodhur ne Gjirin e Lalzit ne Durres. Ne dokumentat qe ju dorezuan bankes qe leshoi kredine, verehet se te dy keta persona janë bere dorezanes per njeri-tjetrin per kredine qe ka marre secili dhe kane blere te njejtin apartament. Ne dosjen e kredise te te dy ketyre ish-zyrtareve perveçse se jane dorezanes, per njeri-tjetrin, dorezanes ne te njejten dosje jane edhe prinderit e ish-zevendesministres.

    Ne nje VKM qe daton ne 12 shtator te 2007-es, eshte parashikuar trajtimi i zyrtareve te shtetit me kredi me kushte lehtesuese, vetem per banesa ne vendin e ushtritmit te detyres. Por asnje nga zyrtaret e larte te Qeverise se meparshme, nuk figuron ta kete patur qendren e punes tek Gjiri i Lalzit, ku edhe kane blere shtepine si te pastrehe.
    / Top Channel

    -------------------------------------

    Kjo eshte vetem maja e ajsbergut. Nga 2500 kredi keto 18 muajt e fundit rreth 80-85% jane abuzive! Prisni te dalin dhe te tjerat me rradhe.
    duhet ti procedojne dhe te paguajne aq sa paguajme ne te tjeret, 18% tatim fitimin per banken, nga keta burokrate, hajdarage nuk eshte bere ky vend,
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •