Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 38
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Zbulohet shkresa. Qeveria pezullon kreditë për shtëpi

    Ministria e Zhvillimit Urban nis auditimin e projektit, abuzim me skemën.

    Zbulohet dokumenti për bashkitë: Asnjë listë para hetimit.


    Enti Kombëtar i Banesave ka kërkuar nga të gjitha bashkitë e vendit bllokimin e dhënies së kredisë së butë për të pastrehët. Në shkresën drejtuar kryebashkiakëve kërkohet pezullim i projektit deri në një fazë të dytë me argumentin se janë tejkaluar kuotat e vendosura, si dhe kanë përfituar në mënyrë abuzive një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve. Në 18 muajt e fundit, specifikohet në shkresën e firmosur nga drejtoresha e Entit Kombëtar të Banesave Doris Andoni, janë lidhur mbi 2500 kontrata për kreditim të lehtësuar, kjo përbën rreth 75% të totalit të kontratave të lidhura që nga nisja e procesit. “Ju bëj me dije se gjatë 18 muajve të fundit banka ka lidhur mbi 2.500 kontrata për kredi të lehtësuara nga buxheti i shtetit, të cilat përbëjnë rreth 75% të numrit të kontratave të lidhura që nga fillimi i projektit në vitin 2009”, thuhet në letrën e cila u është dërguar bashkive. Por, krahas shifrës së lartë të familjeve që janë trajtuar me kreditim të lehtësuar, dyshime ka edhe mbi përfituesit e këtij projekti. Numri i lartë i kontratave të lidhura, si edhe mungesa e raporteve të monitorimit ka ngritur dyshimin se bashkitë kanë abuzuar me skemën duke shkelur kriteret e përcaktuara. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit ka njoftuar nisjen e auditimit dhe ka kërkuar…

    (Artikullin e plote e lexoni sot ne botimin e shtypur te gazetes Panorama)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi

    Kreditë e buta për strehim, Andoni: Do pezullohen për 1 vit. Intervista, sot në ‘Panorama’

    Drejtoresha e Entit të Banesave, Doris Andoni ne nje interviste per gazeten “Panorama” thekson se të gjithë përfituesit e kredisë së butë do të kalojnë në sitën e verifikimit.

    Pas publikimit, bërë një ditë më parë nga gazeta “Panorama”, të shkresës që Enti Kombëtar i Banesave u ka dërguar të gjitha bashkive të vendit, drejtoresha e këtij institucioni në një intervistë të dhënë, sqaron të gjitha detajet lidhur me masat që do të ndërmerren për abuzuesit dhe kohëzgjatjen e procesit të auditimit dhe inspektimit që do të kryhet.

    Ato familje, dosja e të cilave do të rezultojë me shkelje do të duhet të kthejnë mbrapsht subvencionin që kanë përfituar dhe të paguajnë kredinë me normat e interesit të tregut.

    Sipas Doris Andonit, pezullimi i projektit të subvencionimit të interesave të kredisë do të zgjasë për një periudhë njëvjeçare. Gjatë kësaj kohe, grupet e punës që do të ngrihen nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit në bashkëpunim me Entin Kombëtar të Banesave do të verifikojnë të gjitha kontratat e lidhura.

    Andoni thekson se ato familje të cilat janë futur në mënyrë të padrejtë në skemë do të jenë të detyruara të kthejnë mbrapsht subvencionin që kanë përfituar dhe të paguajnë me interesat e tregut.


    “Nga 3500 kontrata që janë lidhur, shumë pak kontrolle janë bërë për verifikimin e saktësisë së dokumentacionit. Edhe pas kryerjes së këtyre kontrolleve nuk është marrë ndonjë masë specifike. Prandaj nuk mund të jap dot një datë të saktë. Mund të zgjasë nga 6 muaj deri në 1 vit”- thote ajo, pyetur se sa do të zgjasë periudha e pezullimit të skemës së subvencionimit të interesave të kredisë.

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi

    Kreditë e buta për strehim, Bozdo: Bllokimi i procesit ka prapavijë politike

    TIRANE – Bashkia e Tiranës akuzon kryeministrin Edi Rama se po u privon familjeve në nevojë mundësinë për të patur një shtëpi, duke pezulluar projektin e kredive të buta për strehim. Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo tha se bllokimi i procesit ka prapavijë politike.

    “Dua të shpreh keqardhjen e madhe për vendimin e kryeministrit, për t’u privuar qindra familjeve në nevoje, familjeve të reja, mundësinë për të pasur një shtëpi. Pas bllokimit të buxhetit, ky është një tjetër lajm i keq për qytetarët e Tiranës. Nuk mund të ketë asnjë rast të ngjashëm në vendet demokratike, që me pretekstin e auditimit të pezullohet puna. Është njësoj si ne të themi që Bashkia do të mbyllë dyert për 3 apo 6 muaj, se do të ketë kontroll nga KLSH. Duket qartë se bllokimi për një vit i këtij procesi ka thjesht dhe vetëm prapavijë politike”- u shpreh Bozdo.

    Sipas nënkreyatrit të Bashkisë, “që prej 2009, qeveria ka akorduar një kuotë të caktuar në dispozicion të njësive vendore, për të mundësuar kredi të buta për strehimin e familjeve në nevojë apo të reja. Që prej nisjes së këtij procesi, në vitin 2009 e deri tani janë miratuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës 2045 kredi dhe për këtë është informuar Enti Kombëtar i Banesave, pas çdo miratimi në Këshillin Bashkiak, por prej tyre janë lidhur vetëm 610 kontrata me bankën përkatëse. Informacionin për kontratat e lidhura me bankën e disponon në mënyreë zyrtare dhe periodike Enti Kombëtar i Banesave, nëpërmjet të cilit informohet edhe Bashkia e Tiranës. Pra, efektet financiare të buxhetit të shtetit janë vetëm për 610 kontrata. Çdo aludim tjetër është i pavërtetë dhe një justifikim amatoresk për të bllokuar këtë proces. Aktualisht, vetëm në Bashkinë e Tiranës janë 872 familje që kanë aplikuar për kredi të butë. Një pjesë e dosjeve të plotësuar prej tyre presin miratim në Këshillin Bashkiak dhe pjesa tjetër është në proces shqyrtimi, në bazë të kritereve të përcaktuara qartë në VKM.”

    “Në vend që qeveria të shtonte kuotat, për të përballuar kërkesat e mëdha që ka qyteti i Tiranës për strehim, kryeministri vendos pezullimin e këtij procesi, në një afat të pacaktuar.”- përfundoi Bozdo.

    Ndërkohë Drejtoresha e Entit të Banesave, Doris Andoni në një intervistë për gazetën “Panorama” konfirmoi se të gjithë përfituesit e kredisë së butë do të kalojnë në sitën e verifikimit. Ato familje, dosja e të cilave do të rezultojë me shkelje do të duhet të kthejnë mbrapsht subvencionin që kanë përfituar dhe të paguajnë kredinë me normat e interesit të tregut.

    Sipas Doris Andonit, pezullimi i projektit të subvencionimit të interesave të kredisë do të zgjasë për një periudhë njëvjeçare. Gjatë kësaj kohe, grupet e punës që do të ngrihen nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit në bashkëpunim me Entin Kombëtar të Banesave do të verifikojnë të gjitha kontratat e lidhura.

    (er.nu/BalkanWeb)

  4. #4

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi

    Bllokimi i te gjitha kredive s'ka kuptim se per faj te atyre qe duan te bejn hile, e pesojne dhe ata qe kane nevoje. Duhen bere me mire verifikimet per cdo aplikim dhe mbase te kontrollohen gradualisht dhe ata qe kane perfituar ne vitet e fundit se mos ka shkelje. Kam nje te afermin tim qe ka perfituar kredi te tille para 3 vitesh dhe ka blere 2 apartamente ne Tirane dhe jam i sigurte qe nuk kishte nevoje per ndihme.

  5. #5
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Bllokimi i te gjitha kredive s'ka kuptim se per faj te atyre qe duan te bejn hile, e pesojne dhe ata qe kane nevoje. Duhen bere me mire verifikimet per cdo aplikim dhe mbase te kontrollohen gradualisht dhe ata qe kane perfituar ne vitet e fundit se mos ka shkelje. Kam nje te afermin tim qe ka perfituar kredi te tille para 3 vitesh dhe ka blere 2 apartamente ne Tirane dhe jam i sigurte qe nuk kishte nevoje per ndihme.
    Te ngrish kredite, nuk ka me budallallik. Nese duan te bejne ligjin/kerkesat me te forte, kane te drejte ta bejne, por te besh ngririen eshte kulmi. Nuk e kuptoj, lejet e ndertimi jo, kredit jo, rritje te naftes etc. ndertim ne infrastrukture jo. Me cfare do eci ekonomia ne Shqiperi???? Probleme me kerkesat e kredis ka pasur ne shume shtete, por askush nuk ka bere ngrirje, por kane bere tough regulations. Ai mund te jete shume i zoti ne syte e admiruesve te vet, por per ekonomin shqiptare vendimet e tija jane teper marramendese edhe rrenuse.
    Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 07-01-2014 më 14:36
    I LOVE GOD

    j&g

  6. #6

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Te ngrish kredite, nuk ka me budallallik. Nese duan te bejne ligjin/kerkesat me te forte, kane te drejte ta bejne, por te besh ngririen eshte kulmi. Nuk e kuptoj, lejet e ndertimi jo, kredit jo, rritje te naftes etc. ndertim ne infrastrukture jo. Me cfare do eci ekonomia ne Shqiperi???? Probleme me kerkesat e kredis ka pasur ne shume shtete, por askush nuk ka bere ngrirje, por kane bere tough regulations. Ai mund te jete shume i zoti ne syte e admiruesve te vet, por per ekonomin shqiptare vendimet e tija jane teper marramendese edhe rrenuse.
    Nuk jane pezulluar te gjitha kredite mesa kuptoj une, por keto jane nje numer i vogel i tyre. Se besoj se ka ndikim te ekonomia ne pergjithesi, por te individet qe kane nevoje per nje shtepi dhe se marrin dot se duhen hetuar njehere ata qe kane bere hile. Budallik gjithesesi. Marrin masa drastike per te treguar se gjasme po bejne pune te madhe.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi

    Keto kredi kane bere mire qe i kane bllokuar.
    Per te qene me te qarte (p.sh loneeagle) keto nuk jane kredi qe jepen direkt nga bankat per te pastrehet por jane nje lloj kredie ku rolin kryesor e luan bashkia,pra shteti.Quhen kredi te buta sepse kredimarresi kur mbaron se paguari kredine i bie qe te pagoje shumen qe ka marre borxh dhe kaq ndersa fitimet e bankes qe leshon kredine e pagon bashkia,pra shteti.duke pare keto elemente abuzimi me keto lloj kredie kishte arritur kulmin,nuk po perfitonin personat qe vertet jane nevojtare por personat te cilet ishin miq te bashkise,partise etj,etj,apo persona qe ishin te gatshem te pagonin nje shume nen dore nepunesve qe merren me keto kredi..
    Ne vend qe te perfitonin te pastrehet apo familjet e reja po perfitonin personat qe nuk kishin lidhje fare me kete shtrese popullsie.
    MOS I NDY TEMAT no name

  8. #8
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi

    Si qyfyre dhe freeopen deri diku keni te drejte sepse po abuzohet me te tilla kredi,ama pajtohem me Loneeagle per ngrirjen e tyre.Eshte jasht c'do llogjike kjo ngrirje.Mund te besh hetim,verifikim etj,por kurrsesi ngrirjen e te gjithave pasi nga 2400 aplikues,600 prejt tyre ishin ne fazen perfundimtare te kredise,qe do te thote se keta 600 perfitues kishin bere kontratat me banken.

    P.S. Jo gjithcka duhet te besoni se cfare thuhet neper media etj... sepse une jam njeri prej atyre perfituesve dhe nuk kam dhene asnje qindarke ryshfet apo nendore dikujt per ta perfituar ate kredi,por e perseris qe abuzime ka dhe e mira do ishte qe te kontrollohen abuzimet dhe jo te penalizohen familjaret qe kane vertete nevoje.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi

    Kur ke nje cope budalla per kryeminister (ne kuptimin e mirefillte te fjales budalla e jo si sharrje), te gjitha duhet ti presesh!

    - Leshuam 6000 police te shtetit qe te mbyllnin te gjitha bizneset e ligjshme dhe te paligjshme te lojrave te fatit ne vend. Pak rendesi kish kush kish leje e kush nuk kish leje. Policia u dha edhe urdher "mos i hapni bizneset tuaja", dhe kur disa i hapen bizneset se i kishin me leje, policia u sekuestroi me force dhe ne kundershtim me ligjin edhe kompjuterat e biznesit te tyre. Keshtu na urdheroi Kryeministri yne rilindas dhe ne keshtu beme, i degjoje zagaret e kryeministrit te veshur si police.

    - Leshuam 6000 police te shtetit qe te prishin edhe "ndertimet pa leje". Pune e madhe se nese keto ndertime ishin me leje apo pa leje. Duhen prishur. Kryeministri vete ia vuri gishtin pallateve qe duheshin prishur. Nje ne Tirane, nje ne Vlore. Policet bllokojne pallatet, lene banoret dhe pronaret jashte pallateve e apartamenteve te tyre te banimit. Kryeministri une na dha urdher qe te flasim edhe me Top Channel dhe te orkestrojme "hedhje ne ere te pallateve ne televizor", qe ti shikojne gjithe shqiptaret sa mire punon qeveria e re. I hodhen zagaret e veshur si police pallatet ne ere, por na doli qe pallatet ishin me leje, dhe pronaret na hodhen ne gjyq, dhe gjykatesi na zuri qeverine e policet ne kundravajtje. Po tani o Kryemnister, si te bejme? Beni sic ju them une, nuk ua paguan rrogat Gjykatesi, ua paguaj une, na tha Kryeministri!

    - Kryeministrit i duheshin leke per te shpenzuar ne kater vjet dhe do rriste taksat. Nuk rriti taksat per produktet qe i blejne zakonisht te pasurit, por ngriti taksat per gjithe shqiptaret pa perjashtim, me nje te rene te lapsit. Takse per duhanin, takse per cigaren, takse per pijet alkolike, takse per naften e benzinen. Paguani qena e mos beni ze, keshtu i do qejfi Kryeministrit!

    - Buxhetin per vitin e ri 2014 e beme publik ne dhjetor, pak dite para se te vinte viti i ri. Pune e madhe se biznesi e qytetaret nuk e dinin se si do te ndikonte ai buxhet ne buxhetet e tyre te biznesit e familjare. Ne e mbajtem sekret dhe e kaluam me votat tona ne Kuvend. Taksat i rritem. Pensionet e rrogat nuk i rritem. Rritem vetem rrogat e zagareve tane te veshur si police me 20%. Na duhen zagaret per aksione te tjera.

    - Kryeministri yne po lufton edhe rrenimin duke u pezulluar gjithe bashkive te vendit dhe gjithe qytetareve ne mbare vendin qe nuk jane ne gjendje te blejne nje shtepi pasi kane te ardhura te pakta dhe banka nuk i kualifikon per kredi. Rrini more ju qe doni te merrni kredi te buta nga qeveria! Nuk ka kredi per ju per 1 vit! Keshtu na dha urdher Kryeministri! C'jane keta njerez te rrenuar e analfabete qe duan te blejne shtepi? Duhet ti pezullojme per 1 vit, qe pasi te prishim gjithe pallatet e ndertuara ne keto 8 vjetet e fundit, dhe ne vend te tyre te ndertojme pallatet e ortakeve te Kryeministrit, ato kredite e buta qe qytetaret marrin te shkojne ne xhepin e ortakeve te Rames! Kur i thane budallait se do na zemerohen shume qytetare ne mbare vendin qe kane vite qe presin rradhen per te marre nje kredi, kryeministri yne rilindas u tha: Kur kane vite qe presin, nuk i vjen fundi botes se priten nje vit me shume!

    Qeveria pasurohet e majmet me taksat e qytetareve, dhe shqiptareve u del shpirti nga hundet!

    Vete e votuat Rilindasin! Rilindni tani te gjithe se bashku me Edi Ramen!

    Qeshu Shqiperi! Ke nje budalla per kryeminister!

    Albo

  10. #10

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi

    Citim Postuar më parë nga AlbaneZ Lexo Postimin
    Si qyfyre dhe freeopen deri diku keni te drejte sepse po abuzohet me te tilla kredi,ama pajtohem me Loneeagle per ngrirjen e tyre.Eshte jasht c'do llogjike kjo ngrirje.Mund te besh hetim,verifikim etj,por kurrsesi ngrirjen e te gjithave pasi nga 2400 aplikues,600 prejt tyre ishin ne fazen perfundimtare te kredise,qe do te thote se keta 600 perfitues kishin bere kontratat me banken.

    P.S. Jo gjithcka duhet te besoni se cfare thuhet neper media etj... sepse une jam njeri prej atyre perfituesve dhe nuk kam dhene asnje qindarke ryshfet apo nendore dikujt per ta perfituar ate kredi,por e perseris qe abuzime ka dhe e mira do ishte qe te kontrollohen abuzimet dhe jo te penalizohen familjaret qe kane vertete nevoje.
    Un thash gjithashtu se jam kunder ngrirjes se tyre. Dhe jam i sigurte qe ka plot njerez qe i marrin keto kredi se i meritojne, dhe kjo eshte pikerisht arsyeja pse nuk duhen ngrire, por duhen hetuar kredite qe jane dhene dhe njekohesisht te forcohen kontrollet per kredite e reja.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •