Close
Faqja 0 prej 22 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 211
  1. #1
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    Ç'do të bënit nëse do ishit kryemistri i Shqipërisë?

    Thonë se është shumë e thjeshtë që të kritikosh dikë. Tjetër gjë është të thuash, të hamendësosh, apo të gjykosh një person, dhe diçka krejt e ndryshme është ta kryesh punën e atij që gjykohet.

    Nëse në këtë çast do kesh në dorë çelsat e kryeministrisë, me aprovimin e kuvëndit të Republikës së Shqipërisë, të firmosur edhe nga Presidenti Moisiu që ti të drejtosh vëndin duke kryesuar këshillin e ministrave, at'herë çfarë ndryshimi do të sillnit në Shqipëri?

    Nuk ka rëndësi se cilën forcë politike përfaqëson, gjithashtu s'ka rëndësi nëse ajo është në R.SH., R.K., apo Maqedoni. Thjeshtë shpreh mendimin ose vizjonin tënd duke e nënkuptuar forcën politike që do të kishe dëshirë të përfaqësoje.

    E rëndësishme është:

    • si do të drejtosh
    • çfarë ndryshimesh do bësh
    • çfarë hapash do të ndërmarrësh

    ...në postin e kryeministrit ose të kryeministres së R.SH.së. duke patur edhe parasysh gabimet ose pakënaqësitë që ke ndaj mynyrës së sotme të të drejtuarit.

    Që të dini gjeri në thelb detyrat dhe fuqitë si kryeministër/re i/e Shqipërisë mund t'i hedhësh një sy Pjesës së Pestë të kushtetutës së R.SH.së:

    këtu ---> PJESA V - KËSHILLI I MINISTRAVE

    Drini.

  2. #2
    nga dyqonet e reja
    Anëtarësuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    ...ja, kjo eshte TEME!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Cool

    ------------------------------------------------------------------

    Po te isha KRYEMISTRI do beja shefin e mistrave te tjere!

    ------------------------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  4. #4
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Po te isha kryeminister do te filloja ndryshimet qe ne administrate do te vendosja kushte per pranim e punonjesve shteterore ne baze te aftesive dhe njohurive te secilit. Perparesi do t'i jepja zhvillimit te vendit ne c'do fushe dhe me c'do menyre. Keshtu besoj se do te me duhej te rrisja taksat e tregetareve vendas por ne baze te pasurise se secilit. Kjo do te parashtronte nevojen e organizimit te kodit fiskal me ane te te cilit do te vendosja taksat ne baze te te ardhurave. Per fat te keq do te me duhej te rendoja me keto taksa tregetaret e medhenj vendas ndersa te huajve do tju krijoja kushte per investim, do te perkrahja koncesionet. Kryesisht investimet do te ishin per rruget dhe drita , Me nje fjale do te ndiqja nje politike te djathte me shume taksa dhe investime kjo do te me kushtonte dhe humbjen time ne zgjedhjet e rradhes. Pas kesaj do te kritikoja kryeministrin e rradhes per keqperdorim te fondeve qe mblodha dhe me ne fund i zhgenjyer do te mbraktisja Shqiperine do te ikja ne Amerike prej andej do te shkruaja nje biografi timen qe do te behet bestseller.
    P.s pika shiut thua qe nuk me le te dal jashte dhe me ben te rri ketu para kompjuterit e te shkruaj budallalleqe.
    Drini shume teme e bukur gjithsesi.
    Ezekiel 25-17.

  5. #5
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    E mer Julian mer Julian.
    Si fillim te vjen nena e te thote, i biri i Xhemiles, qe na ka pasndihmu ne kohen e tollonave do nje vend pune, mos me turpero se ajo na ka bere kete nder apo ate nder.
    Pastaj te vjen gruaja, dhe te thote per djalin e tezes, qe eshte inxhinjer "i perkryer" etj etj.
    Pastaj te afrohet Genci me Benz, dhe te thote, po ma dhe kete licencen do te te jap 1 milion $.
    Ti i thua jo, se je me parime dhe vjen ne shtepi.
    Nusja fillon te qahet, pse ne s'kemi TV 60 polc, pse ne s'kemi vile, pse gjithe jeten ne kete apartament 2 e guzhine do jetojme ne?
    Pse s'kam un unaza floriri e varese, sic i ka nusja e zv kryeministrit?
    Pse femijet si coj dot ne Amerike per studime?
    O Julian te thote, kur do ta shoh Ibizen une?
    Etj, etj, dhe Genci vjen prap, tije gjith nerva, se gruaja nuk ben dashuri me ty, se eshte e merzitur me ty, qe nuk qenke "i zoti", femijet duan bicikleta te reja, atlete te reja, etj, etj, vjen Genci, te ofron 1 milion e gjysem kesaj rradhe, dhe ti thua, he mo se sikur c'bera, dhe aty fillon rreshkitja.
    kto jane vecorite e "realiteti shqiptar" ku jemi te gjithe te njohur, dhe te gjithe i kemi borxhe nejri tjeterit, dhe ku nuk i thuhet dot nenes, babes e grus qepe!
    Plus dhe njerez te cileve u beson do te vesh rrotull vetes, prandaj nuk eshte aq e lehte.
    Idete i kane te gjithe, se budallenj nuk jane jo, po fillon e ben nje kompromis ketu, nje atje, dhe ne fund kur e fiton postin, ke dhene aq shume premtime, e je futur ne aq xhepa, sa nuk ke as kohe as energji per te bere ndryshime rrenjesore.


    Nuk qendron problemi tek pokitikanet e kryeministrat, por tek elektorati. Shqiptaret duhet te behen te vetedijshem per vleren e votes, dhete fuqise blerese, vetem atehere do ndryshoje gjendja!
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  6. #6
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Manciste nuk e di ndoshta une jam shume idealst dhe romantik qe e mendoj ne kete menyre por besoj se me vullnet edhe pune eshte dicka e arrtishme, Ajo qe thua ti eshte e drejte por historia ka treguar se ka patur BURRA qe ia kane arritur dickaje te tille nje nga ata eshte edhe idhulli im: Fan Noli. Me rritjen e pushtetit rritet edhe pergjegjesia dhe eshte e veshtire te jesh i drejte nuk mund te vertetoj nqs do te ngelem i tille sepse nuk jam kryeminister.
    Ezekiel 25-17.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Manciste,

    I ke rene pikes. Nuk kam lexuar derim me sot ndonje koment me realist se komenti yt.
    Sa per komentin e julian takos, me duket i bukur por le te mos harroje se burra te tille si Fan Noli dalin nje here ne 1000 vjet. Deri atehere nuk na vjen rralla neve ta shohim Shqiperine te lulezoje. Jam me se i bindur se sikur juliani te behej sot kryeminister dhe do vazhdonte me parimet e tij, ose do detyrohej te jepte doreheqjen brenda 6 muajve ose do te merrnin masat te tjeret ta zhduknin nga skena politike. Dhe mos harroni se kjo eshte shume e thjeshte per ata persona qe nuk u ploteson kushtet apo deshirat.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #8
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176
    shume teme e goditur drini

    Do vendosja ligjin ne jeten shqiptare qe njerezit te rikrijojne besimin tek shteti shqiptar. Pa ligj harojini te tjerat. Pa ligj (ose le te themi zbatim te ligjit) nuk ka as investime as shtet.
    Kriminilet do denohen dhe do behen shembull per kedo qe do te shkeli ligjin.
    Do luftoja korrupsionin qe ka shtrire renjet e thella ne politiken shqiptare.
    Do krijoja nje kabinet me politikane te rinj qe jane edukuar ne West dhe kane dhe ndjenjen e dashurise per trojet Shqiptare.
    Do vija ligj qe toka shqiptare nuk shitet per shtetas jo-shqiptare por jepet vetem me qira me afat deri ne 50 vjet.
    Do krijoja nje ministri per emigracionin(nqs nuk ekziston... se nuk ja kemi degjuar zerin)
    Do mbroja te drejtat e shqiptareve ne tokat shqiptare dhe emigrantet shqiptare ne bote.
    Do stimuloja turizmin shqiptar (marim shembull nga greqia, pa industri dhe mbahet i gjithe shteti me turizem) ne veri dhe ne jug te shqiperise.

    Po te kisha mundesi.... do kisha "hequr" nga politika klasen e vjeter politike te zgjedhur nga Ramiz Alia, Fatos Nanon dhe Sali Berishen.

    Mund te shtohen ose hiqen sipas deshirave.
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  9. #9
    ne kerkim
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    Ne radhe te pare si KM duhet te balancosh disa gjera:
    1- Sa do vjedhesh? Do i biesh me top apo me karar?
    2- Sa njerez nga farefisi do vesh ne "karrige" dhe ku?
    3- Sa kohe do sakrifikosh nga jeta familjare per punen?
    4- Si do e shtypesh opoziten? Me dhune hapur apo me mjete demotratike?
    5- Sa pe do i leshosh vendeve fqinjeve ne politiken e jashtme? Do e shesesh vendin per nje cope buke apo do perpiqesh te ruash integritetin me cdo kusht?

    mund te kete edhe dilema te tjera por keto jane themelore per cdo person qe do jete KM.
    Une vete do zgjidhja nje rruge te mesme per dilemat e mesiperme po ama do i rrija punes mbi koke.
    Nje gje qe do e kisha ne rend te pare do ishte te sillja njerez te afte nga Perendimi qe kane qene larg Shqiperise dhe jane brymosur disi me mentalitetin Perendimor dhe krijimi i shoqatave tregtare Shqiptare per te inkurajuar biznesin vendas (psh. Birra Tirana)
    Shqiperise mbi te gjitha i duhen njerez te afte.
    timeo Danaos et dona ferentes

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-09-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    1
    Pershendetje
    lajmerohem per here te pare dhe me duket shume interesante tema e debatit. Kam pershtypjen qe ne shumicen e rasteve dominon bindja se njerezit te cilet jeojne ne perendim jane me adekuat te mirren me politike. Mua ma merre mendja qe nuk eshte e sukseshme metoda e importimit te njerezve nga jashte qe te udheheqin politikat ditore ne shqiperi apo kosove. Metodat demokratike te aplikuara ne vende perendimore ndeshen me pengesa te medha ne vendin tone. Edhe ne Kosove kemi experta te me pervoje nga vendet e ndryshme si shqiptare ashtu edhe nderkombetare mirpo ata po ngecin disi. Arsye kryesore eshte sipas meje kultura politike. Une e kam bindjen qe 90% e shqipatreve kudo qe jane, kan deshire ta drejtojne me mire shtetin sesa kryministrat e tanishem ne Shqiperi apo Kosove, mirpo sa prej tyre jane me te vertete ne gjendje ti anashkalojne problemet e tyre private dhe te mirren me ato publike. Nuk duhet te shihet posti i kryeministrit si zgjidhje e problemeve private por atyre te cilat kane te bejne me gjithe shoqerine.

Faqja 0 prej 22 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Lek Zogu me se fundi ka nje strehe..
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 13:42
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •