-
Për: Atëherë kur protestohej kundër Ilir Metës. Si u arrit deri tek ngjarja e 21 Jana
-
-
Për: Atëherë kur protestohej kundër Ilir Metës. Si u arrit deri tek ngjarja e 21 Jana
Tani qeverisje me "nder"!
-
-
Për: Atëherë kur protestohej kundër Ilir Metës. Si u arrit deri tek ngjarja e 21 Jana
-
-
Për: Atëherë kur protestohej kundër Ilir Metës. Si u arrit deri tek ngjarja e 21 Jana
Torta e fitores!
-
-
Për: Atëherë kur protestohej kundër Ilir Metës. Si u arrit deri tek ngjarja e 21 Jana
4 familje presin drejtësi!
-
-
Për: Atëherë kur protestohej kundër Ilir Metës. Si u arrit deri tek ngjarja e 21 Jana
cilat familje presin drejtesi?
ajo e ziver maskes?
ziveri ishte nje kriminel..
aleksi ishte nje cifligar fshati qe u nis me nxitjen e xhaxhait te tij enverist e te spiunve Tom Dosh e Prec Zog te shkaterroje Shetin shqiptar te dal nga vota me shpresen se ata qe do vijne mbas masakres ne pushtet do ta bejne aleks zadrimorin krytar komune qe ti dhjetfishoje cifligjet..
asnji gazet dhe tv nuk e jep vilen e aleksit..
aq mjeshtra jane..
sepse nuk duan te dali genjeshtra se gjoja na erdhen zagaret ne bulevard se i la pa buk berisha..
myrtua ishte nje laluco mallakastriot zagar i ps-se e i ka pelqyer te marre ca shuka me leke po ci ki temen se do ish pjesmarres ne nje masaker..
po ashtu zagari hekuran.. te cilin pd e mundesoj te behej bathorexhi me vil 3 katshe.. nga zhapik i koprativave enveriste..
pra te 4 zagaret nuk jan deshmore por vegla te nje shtabi mafioz e te ndergjegjshem se po vinin per te bere nje qelbsinllik..
drejtesi duan gardistet qe u sulmuan barbarisht nga hordhit e edvinit takut tahirit precit tom doshes fidelit dulakut shkrelit fatmir toces e il kadarese..
e bllokqenve tjere staliniste..miliardere..pik..
..
-
-
Për: Atëherë kur protestohej kundër Ilir Metës. Si u arrit deri tek ngjarja e 21 Jana
asnji gazet dhe tv nuk e jep vilen e aleksit..
O z Brari
ek FB i E Rames mund te shohin te gjith fotot e viles se familjas nikaj si nga jasht e nga brenda.
Rama ishte atjje per krishtlindje.
Eshte interneti ku gjejm informacion populli ,per ju .... jane gazetat ku mund te perdorni me fshi bathoren
.
-
-
Për: Atëherë kur protestohej kundër Ilir Metës. Si u arrit deri tek ngjarja e 21 Jana
Xhaxhai i Aleks Nikës: Aleanca e Ramës me Metën, njësoj si me Berishën
Lajmi i Fundit, Politike e Mërkurë, 3 Prill, 2013 | 09:15 am
“Ilir Meta nuk ndryshon nga Sali Berisha. Koalicioni që po ndërmerr Edi Rama me Ilir Metën, është njësoj sikur ta kishte realizuar me Sali Berishën”. Ky është reagimi që vjen nga Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, njërit prej viktimave të protestës së 21 janarit 2011, pas ftesës zyrtare që Partia Socialiste i bëri Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ai komenton zhvillimet më të fundit politike PS-LSI…
Z.Nika, si e vlerësoni ftesën e PS-së ndaj LSI-së për koalicion parazgjedhor?
Nuk kam çfarë të vlerësoj, por vetëm të kritikoj. Nuk jam aspak dakord me atë ftesë.
Pse nuk jeni dakord?
Si të jem dakord? Me këtë të jem dakord? Me Ilir Metën që shau nipin tim “kokëpalarë” dhe “morracak”? Aleksi dhe 3 të tjerë u vranë pikërisht në protestën kundër vjedhjeve të Ilir Metës. Në mos qoftë vetë Ilir Meta vrasësi i Aleksit, atëherë ai më së paku është bashkëpunëtori i ngushtë i vrasësit, Sali Berishës. Koalicioni që po ndërmerr Edi Rama me Ilir Metën, është njësoj sikur ta kishte realizuar me Sali Berishën. Ilir Meta nuk ndryshon nga Sali Berisha. Vetëm sa do ta dëmtojë PS-në koalicioni me Metën.
Si do ta dëmtonte?
Dëmtimi i parë u duk që sa u hap lajmi. Vetë deputetët e PS-së nuk janë dakord me këtë koalicion. Edhe militantët socialistë po reagojnë jo mirë. Rama vërtet po përpiqet të vijë në pushtet, por në koalicion me Metën mund të humbasë popullin që doli në protestën e 21 janarit. PS-ja rrezikon të humbë shumë vota në koalicion me Metën…
Pse do të bënte një koalicion Rama me Metën, nëse do të ishte për të humbur?
Jo, Rama nuk është nisur për të humbur, por për të fituar. Por koalicioni me Metën është zhgënjyes.
Edhe nëse “koalicion zhgënjyes” do të thoshte fitore e PS-së në zgjedhje të 2013-s dhe largim i Berishës? A nuk e keni kërkuar edhe ju të njëjtën gjë?
Sigurisht që ne kërkojmë rrëzimin e Sali Berishës dhe pushtetit të tij, por jo duke shkelur mbi parime. Nuk ka jetëgjatësi një koalicion që ka si partner një hajdut, një bashkëpunëtor i vrasjeve në mes të ditës dhe në mes të sheshit, një arkitekt i krimit. Ilir Meta ishte indirekt i katër vrasjeve. E gjithë tragjedia e 21 janarit e ka origjinën nga Meta. Mos harroni, protestat në shesh nisën me motivin kundër korrupsionit, ku Meta shfaqej në një video. Kjo histori se si vajti, dihet tashmë nga të gjithë… Vetëm se, po ju kujtoj që, më 20 janar ishte Meta që doli në televizion dhe deklaroi publikisht, sepse sipas disa informacioneve të sigurta, protestuesit më 21 janar do të ishin të armatosur dhe do të qëllonin mbi forcat e rendit. Nga kjo deklaratë, siç duket, u alarmua shteti dhe ndodhi ajo që ndodhi; katër protestues u qëlluan dhe u vranë. Nëse bëjmë një radhitje shkak-pasojë, ngjarja është kjo: 1.Meta u shfaq në video, duke bërë korrupsion. 2.PS-ja bëri thirrje për protestë në shesh kundër Metës dhe qeverisë. 3.Meta paralajmëroi “i sigurt” armatosjen e protestuesve. 4.Forcat e rendit, pra shteti, qëlloi mbi protestuesit e pafajshëm. Në këtë radhitje, Meta del motivuesi, shkaktari indirekt i tragjedisë së 21 janarit. Dhe më absurdja? A e patë Ilir Metën edhe në datën 1 prill, kur foli nga bulevardi? Pikërisht aty ku u vranë katër njerëz, bëri ironi dhe qeshi, duke thënë: Sot është 1 prill dhe më 1 prill nuk ka vlerë të bëhet ndonjë deklaratë, se nuk e di sa e besueshme do jetë deklarata. Por Ilir Meta 1 prill e ka përditë…
Rama ka qenë në shtëpinë tuaj për vizitë, por edhe jeni takuar gjatë organizimeve të ndryshme në kuadër të ngjarjeve të “21 janarit”. A keni diskutuar ndonjëherë gjatë këtyre dy viteve për mundësinë e koalicionit me Metën?
Jo, jo. Rama ka qenë shumë i rezervuar në bisedat politike. Në shtëpinë tonë ka qenë për ngushëllim dhe nuk ka hapur ndonjë bisedë të tillë. As e kemi pyetur dhe as na ka pyetur. Edhe gjatë organizimeve në Tiranë nuk është hapur ndonjë bisedë e tillë. Vetëm tani kur u bë ftesa për koalicion, po hapet ky debat.
E kishit menduar se Rama mund të kthehej sërish me Metën, pas gjithë atyre deklarimeve në dy vitet e fundit?
Nuk e kisha menduar, drejt të them. Më duket absurde.
(Intervisten e plote marre nga Elisabeta Ilnica e lexoni sot ne Panorama)
Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 05-01-2014 më 17:16
-
-
Për: Atëherë kur protestohej kundër Ilir Metës. Si u arrit deri tek ngjarja e 21 Jana
04 Prill 2013 - 07:34 | LAJME
Xhaxhai i Aleks Nikës: Rama s’më takon, Kodheli më tha “harroje të kaluarën”
TIRANE- Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, një-rit prej 4 viktimave të protestës së 21 janarit 2011, në një intervistë të dhënë dje për "Gazeta Shqiptare" ka pretenduar se kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka refezuar ta takojë. Ndërkohë sipas tij, deputetja socialiste, Mimi Kodheli i ka kërkuar "ta harrojë 21 Janarin".
Z.Nika, sot kishit planifikuar një takim me kreun e PS, Edi Rama. A zhvilluat këtë takim?
Edi Rama ka refezuar të takohet me mua.
Për çfarë arsyesh?
Ato i di ai. Unë kam insistuar edhe sot dhe më thanë që ka punë, nuk ka kohë të takohet me ty.
Kush ja u tha këto?
Një deputete e PS.
Cila?
Mimi Kodheli. Me atë kam biseduar.
Çfarë ju tha?
Më tha që Rama ka shumë angazhime të tjera dhe se unë duhet ta harroj të kaluarën.
Si ta harroni të kaluarën?
Më kërkoi të harroj 21 Janarin. Këta nuk janë mirë nga mendja e kokës. Mua më është vrarë nipi! Dua drejtësi. Rama s'mund të më shmanget dhe unë nesër (sot) do nisem për Tiranë ta takoj vetë. Do t'i shkoj në zyrë. Nuk më ftuan as në takimin që zhvilloi sot (dje) në Lezhë. Po kjo është e turpshme.
Po ju çfarë i thatë?
Këtyre po iu humbet morali. I thashë që Rama të mos më kërkojë të harroj gjakun e tim nipi. Unë nuk e harroj dhe do kërkoj deri në fund drejtësi. I thashë që Rama më ka premtuar drejtësi. Më tha që drejtësinë nuk ta jep Rama por drejtësia. Po cila drejtësi i thashë? Ajo që ju e quani të korruptuar deri në fyt. Me Ilir Metën në koalicion do bëhet drejtësia? Im nip u nxorr atë ditë në protestë për bllokun e korrupsionit të Ilir Metës. Tani mua kërkohet të pranoj një "martesë horrash" e të harrojë gjakun e nipit tim. Kurrë. Ta harrojë Edi Rama dhe kush mendon si ai. Rama për një ngjalë që ka ngrënë me Metën, mund ta harrojë gjakun e 4 dëshmorëve të 21 Janarit por unë kurrë. Madje falenderoj edhe deputetët Erjon Braçe, Pandeli Majko, Ben Blushi, Arta Dade, Arben Malaj, Besnik Baren, etj. që mesa lexova në media kanë kërkuar të mos harrohet 21 Janari.
Aleanca Rama-Meta tashmë është zyrtarizuar. Çfarë keni ndërmend të bëni pak kësaj?
Unë jam i vendosur ta takoj atë (Edi Ramën). Dua t'i them nja dy gjëra sy më sy. Dhe ai ka detyrimin të më takojë patjetër sepse nipi im u vra për Edi Ramën. Turpi i madh është se as sot (dje) nuk më ftuan në takimin që u zhvillua në Lezhë. Po kjo është e turpshme more zotërinj të PS-së.
A do ta mbështesni këtë koalicion PS-LSI?
Kurrë. Të votoj për një koalicion ku Rama është aleat me peshëngritësin për të cilin u vra im vëlla? Asnjëherë. Rama e hëngri ngjalën. Unë s'mund ta pranoj këtë. Unë kam qenë socialist para Edi Ramës. E kam votuar PS-në në kohë të vështira por kësaj herë unë nuk do votoj.
Do bojkotoni zgjedhjet?
Familja ime nuk do marrë pjesë fare në zgjedhje. Iu bëj thirrje madje edhe të gjithë atyre që protestuan në 21 Janar të mos e votojnë PS-në e Edi Ramës. Më mirë të rrinë në shtëpi atë ditë. Nuk duhet të dalin fare në votime. Për çfarë të dalin? Për kë të votojnë? Jam i zhgënjyer jashtëzakonisht shumë. Nipi im u vra dhe tani partia tek e cila kishim shpresat se do bëntë drejtësi e do ta rilindte këtë vend na kthen krahët ne familjeve të 4 dëshmorëve të 21 Janarit? Turp sepse PS mund të fitonte edhe e vetme zgjedhjet. Aleat kishte gjithë popullin e pakënaqur nga qeveria kriminale e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Përse duhej kjo aleancë tani me Metën? Nuk kam më shpresë tani. Nipi im u vra dhe atë nuk ma kthen njeri në jetë. Por jam i vendosur dhe do kërkoj, qoftë edhe i vetëm që drejtësia të vihet në vend.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
-
-
Për: Atëherë kur protestohej kundër Ilir Metës. Si u arrit deri tek ngjarja e 21 Jana
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt