Ndihmat humanitare a janë të kushtëzuara?
Ndihmat humanitare nga Amerika dhe Evropa ekskluzivisht derdhen në ndërtimin e spitaleve, qendrave rehabilituese për të traumatizuar, shkollave, shtëpive, rrugëve respektivisht në përmirësimin e gjendjes ekonomike të jetës së popullit tonë. Perëndimorët nuk i kushtëzojnë ndihmat humanitare të tyre dhe ato nuk i shpërndahen vetëm popullsisë krishtere në Kosovë.
Po sikur ndihmat e shteteve të Perëndimit të ishin ndarë vetëm të popullsia e krishterë, të gjithë katolikët e Kosovës do ishin bërë milionerë.
Ndihmat humanitare të shteteve arabe që janë të destinuara për Kosovën ekskluzivisht janë të kushtëzuara për ndërtimin e xhamive, për hapje të kurseve të ndryshme, por me detyrim të mësohet religjioni islamik, për botime të literaturës islamike, për material ndërtimor dhe ushqim të një pjese të varfër myslimane, për armatim dhe propagandë internacionale islamike...
A nuk ju duket absurde të ndërtohen xhamia në çdo lagje të qytetit kur fëmijët tanë në mungesë të objekteve shkollore mësojnë në dy e tri ndërrime?!
A nuk ju duket absurde të ndërtohen xhamia që të mbesin të zbrazëta e fëmijët tanë mësojnë në shkolla që pikon kulmi dhe mërdhijnë nga të ftohtit?!
A nuk ju duket absurde të derdhen para për xhamitë në çdo fshat dhe lagje të Drenicës ku atje sot jetojnë 20 mijë familje pa kulm mbi kokë?!
A nuk ju duket absurde të paguhen vajzat shqiptare për të defiluar me veshje arabe, kur familjet e dëshmorëve të luftës nuk kanë kushte minimale për jetesë?!
Mysliman i vërtetë është ai që u ndihmon familjeve skajshmërisht të varfërve e pa kushtëzime. Mysliman i vërtetë është ai që ndihmon në ndërtimin e shkollës, ndërtimin e shtëpive të dëshmorëve, ndërtimin e ambulancave e jo paratë t’i derdhin ne armatim (si ne rastin e burgosjes së një grupi në Prizren).
Mysliman i vërtet është ai që e do Kosovën, e jo të vdes për arabët që nuk na lidhë asgjë. Edhe në Kuran shkruan se pa din nuk ka iman, d.m.th. pa atdhe nuk ka fe. Pra, ta ndërtojmë dhe përparojmë shtetin tonë, ky është myslimanizëm.
Krijoni Kontakt