Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285

    Për: Pagat, 20.500 lekë në bankë dhe pjesa tjetër Cash !!!

    Wordless deri para nja 2-3 vitesh me cmbaj mend Sala ka pas vendos nje sistem pagash reference qe nuk linin qe firma te paguante me pak se ajo page reference per nje pozicion te caktuar (kuptohet per pozicione me emertim te pergjithshem).
    Me pas nuk e mora vesh pse e hoqi, por mbaj mend qe me ate metode pati disa ndryshime.

    Per ju qe flisni nga diaspora dhe qe ndoshta se keni jetuar sa duhet "demokracine" tone:

    Situata ketu eshte ndryshe nga Amerika apo vendet perendimore pasi atje funksionon shteti dhe frika ndaj shtetit eshte me e madhe.
    Eshte nje numer i vogel kompanish qe mund te bejne kete lloj evazioni (le te themi diku te 20-30% ne mos me i vogel)

    Ndersa ketu ne Shqiperi mund te jene rreth 60-70% e kompanive qe funksionojne me kete skeme dhe nqs nuk pranon kushtet e ke shume me te veshtire per te gjetur pune.
    Keshtu qe je i detyruar te besh kompromise te tilla pasi shumica e punedhenesve kete sistem kane.
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

  2. #12
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Pagat, 20.500 lekë në bankë dhe pjesa tjetër Cash !!!

    Citim Postuar më parë nga gesti_7 Lexo Postimin
    Wordless deri para nja 2-3 vitesh me cmbaj mend Sala ka pas vendos nje sistem pagash reference qe nuk linin qe firma te paguante me pak se ajo page reference per nje pozicion te caktuar (kuptohet per pozicione me emertim te pergjithshem).
    Me pas nuk e mora vesh pse e hoqi, por mbaj mend qe me ate metode pati disa ndryshime.
    Unë nuk e di të ketë pasur diçka të tillë më parë , sepse edhe shokët e mi që punojnë në kompani të tjera ( shumë prej tyre punojnë në të zezë dmth të pa siguruar fare) ata të tjerët që janë të siguruar, marin 20.500 lekë në bankë dhe pjesën tjetër në dorë. Për të mos folur që punohet pa kontrata fare dhe që kurdo që të duan kompanitë mund të të hedhin në mes të rrugës pa mbajtur asnjë përgjegjësi !

    Ka kohë që aplikohet dhe zbritja e rrogës cash, për shkak se sipas vjetërsisë në punë bëhet ngritja e pagës në bankë..dmth nëse unë si fillestar marr 20.500 lekë në bankë dhe 30.000 lek në dorë, një që ka 10 vjet në punë duhet të mari 30.000 lekë në bankë dhe 30.000 në dorë ... mirpo... kompanit, kësaj kadegorie, i kan zbritur cash-in dhe e kan amortizuar me ngritjen e bankës dhe kështu nuk përfitohet as rritje rroge nga vjetërsia e punës.

    Nuk e di a më kuptove ? dmth, mua që më takon me ligj ngritja e rrogës pas 5 apo 10 viteve, kompania nuk ma jep, por lëviz me tarifat. Në bankë çdo disa muaj ngrihet një 1000 lekësh (shkak vjetërsia) , kompania ma zbret atë 1000 lekësh kur më jep pjesën tjetër në dorë..dhe paga rrin ajo që ishte para 5 apo 10 vjetësh !! Poashtu edhe pensioni del i vogël, as para në banka nuk marim dot , e shumë e shumë probleme të tjera që ka 23 vjet që asnjë qeveri nuk e vë ujin në zjarr !!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Pagat, 20.500 lekë në bankë dhe pjesa tjetër Cash !!!

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Prandaj dr. Berisha nuk bëri asgjë për këtë problem në 8 vitet e tija ! Apo mos ju deshen edhe 8 të tjera ?
    doktorrit gjithmon mas si zbret prej pushteti i vin idete
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar derjansi për postimin:

    goldian (29-03-2014)

  5. #14
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Pagat, 20.500 lekë në bankë dhe pjesa tjetër Cash !!!

    Kjo eshte menyra se si mbrosh korrupsioni sa je ne opozite qe pastaj je i mbrojtur kur te vish ne pozite, me kujtohet ajo greva e deputetve socialiste kur mbronin kontrollin e bilanceve te top medias duke argumentuar me lirine e fjales, por se clidhje kishte kompania lori kafe me lirine e medias vetem shoket deputet e dine.
    nuk po permend ketu kompanite prane ishe qeverise se kuptohet.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  6. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285

    Për: Pagat, 20.500 lekë në bankë dhe pjesa tjetër Cash !!!

    E kuptoj dhe e kam degjuar kete qe thua dhe fatkeqesisht keshtu operojne kompanite ne Shqiperi.
    Gjithsesi per ate punen e pages se referencave me te thene e kam dhe une, dhe nuk eshte se ishin paga te larta, psh. mbaj mend qe nje page inxhinieri nuk duhet te ishte me e ulet se 30.000 lek apo 40.000 lek te reja (kete ma ka thene nje shok qe punonte keshtu si punon ti dhe e kish zene meraku pronarin se do i rritej pjesa e sigurimeve shoqerore per tu paguar).
    Gjithsesi mendoj se nje sistem referencash mund te zgjidhte shume pune ne lidhje me kete gje, gjithashtu dhe nje sistem online apo telefonatash anonime per te denoncuar kompanine ku punon qe te merren masa nga inspektoriati i punes
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

  7. #16
    i/e regjistruar Maska e vergogc
    Anëtarësuar
    16-01-2012
    Vendndodhja
    Quala Bubu
    Postime
    49

    Për: Pagat, 20.500 lekë në bankë dhe pjesa tjetër Cash !!!

    Citim Postuar më parë nga gesti_7 Lexo Postimin
    Wordless deri para nja 2-3 vitesh me cmbaj mend Sala ka pas vendos nje sistem pagash reference qe nuk linin qe firma te paguante me pak se ajo page reference per nje pozicion te caktuar (kuptohet per pozicione me emertim te pergjithshem).
    Me pas nuk e mora vesh pse e hoqi, por mbaj mend qe me ate metode pati disa ndryshime.

    Per ju qe flisni nga diaspora dhe qe ndoshta se keni jetuar sa duhet "demokracine" tone:

    Situata ketu eshte ndryshe nga Amerika apo vendet perendimore pasi atje funksionon shteti dhe frika ndaj shtetit eshte me e madhe.
    Eshte nje numer i vogel kompanish qe mund te bejne kete lloj evazioni (le te themi diku te 20-30% ne mos me i vogel)

    Ndersa ketu ne Shqiperi mund te jene rreth 60-70% e kompanive qe funksionojne me kete skeme dhe nqs nuk pranon kushtet e ke shume me te veshtire per te gjetur pune.
    Keshtu qe je i detyruar te besh kompromise te tilla pasi shumica e punedhenesve kete sistem kane.
    Cfare beri doktori? Te ardhurat nga taximi si perqindje e GDP jane me te uleta ne rajon.
    Sipas Herigate Foundation, te ardhurat e Shqiperise si perqindje e GPD ishin per 2012 vetem 22.9%. Kjo eshte perqindja me e ulet nga shtetet e rajonit.

    Bulgaria 34.4%
    Maqedonia 29.3%
    Greqia 30%
    Rumania 28.1%
    Turqia 32.5%
    Mali i Zi 28%
    Serbia 34.1%
    Slovenia 39.3%
    Moldavia 28.1%

    Duke marr parashisht se niveli i taximit eshte ne te njejtin nivel me shumicen e shteteve te rajonit (perjashtuar Greqine), kjo tregon qarte se evasioni fiskal ne Shqiperi, ishte dhe eshte ne nivele shum te larta dhe doktori nuk punoj mbi kete.
    Ndryshuar për herë të fundit nga vergogc : 07-01-2014 më 18:25
    Ju lutem te me korrigjoni sa herë që shihni gabime në mënyrën qe shkruaj Shqip!

  8. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285

    Për: Pagat, 20.500 lekë në bankë dhe pjesa tjetër Cash !!!

    Nuk thashe ne asnje vend qe punoi dhe uli evazionin.
    Thashe vetem se me cmbaj mend (nga muhabetet me te tjere) se u vu nje sistem referencash per pagat.
    Ai nuk donte ta ulte evazionin pasi nuk i interesonte akoma nje ekonomi formale.
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

  9. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2009
    Vendndodhja
    Montreal
    Postime
    20

    Për: Pagat, 20.500 lekë në bankë dhe pjesa tjetër Cash !!!

    Shteti Shqiptar na takson me rreth 45%-60% te te ardhurave tona ne cdo aspekt.

    Rreth 25-40% jane Sigurime + Tap (ne baze te rroges) si dhe 20% TVSH te cdo gjeje qe blejme.

    ...dhe prape se prape nuk arrin te permiresoje jetesen tone.

    Normal qe evazioni si ne kete rast do shfrytezohet ne cdo shteg te mundshem, dhe do te vazhdoje ta beje kete.

    Mos harro se sipas ligjit ti qe merr 50,000 leke tani, po ti deklaroje duhet ti paguash vete TAP dhe Sigurimet dhe rroga neto do te binte dicka te 37,000 leke...

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •