S'ka definim "egzakt" te termit armik...!
Nese, megjithate, don defincion "egzakt", atehere termi armik eshte e kunderta e termit mik.
Pra, parimisht secili qe ideologjikisht nuk konsiderohet si mik eshte armik.
Armik nuk e ka vetem kuptimin e urrejtjes se bazuar apo te pabazuar ndaj nje personi apo grupi individesh, por edhe kuptimin e te qenurit armik i mendimeve, veprimeve, besimeve, ideve, ideologjive te caktuara ose edhe luftues i tyre apo dukurive qe konsiderohen si te kqija.
Se per cfare saktesisht behet fjale ne nje relacion konkret te armiqesise nuk eshte a priori saktesisht e definuar dhe e definueshme. Mund te behet fjale per armiq qe luftojne njeri tjetrin me arme, njeri p.sh. me pushke dhe tjetri me aeroplane dhe raketa, por njekohesisht mund te behet fjale edhe per lufte ose rivalitet te theksur pro dhe kunder mendimeve, besimeve, veprimeve, ideve te njeri tjetrit, te cilat nga kendveshrimi individual i secilit konsiderohen si teresisht te papranueshme, te patolerueshme, radikale, ilegjitime, te demshme per vete, per shoqerine dhe per vendin e keshtu me radhe.
Ceshtje tjeter jane fjalet apo formulimet qe perdoren gjate "luftes" se tille dhe interpretimi i tyre. Ketu njerezit shpesh jane te prire te perdorin mjete tejet jofere deri tek ofendimet personale eventualisht te kunderligjshme, se paku ne kundershtim me standarde te duhura te komunikimit te tille. Kjo ka lidhje me nje numer te madh faktoresh, te cilet s'kemi nevoje ti numrojme nje nga nje. Por vete platforma (p.sh. forumi) nganjehere e parapercakton edhe standardin apo etiketen e sjelljes gjate komunikimit. Dhe jo me secilin, per cdo teme dhe ne cdo kontekst eshte e mundur te komunikosh dhe te kuptohesh drejte dhe qarte duke ju permbajtur ne menyre strikte standardeve te caktuara. Nje fjale popullore thote; Qysh o vendi bahet kuvendi!
Ngjashem eshte edhe puna e keq-perdorimit te sofizmave, moralizmave, personalizimit te diskusioneve... te cilat kryesisht ne mungese te argumenteve te vertata gjithashtu kane per qellim kryesor dhe shpesh te vetem luftimin e armikut ideologjik me mjete jofere. Sido qe te jete,gjithe keto dhe gjera tjera si keto nuk e delegjitimojne ne asnje menyre perdorimin e terimit armik kunder dikujt resp. kunder mendimeve, veprimeve dhe ideve te dikujt.
Eshte dicka plotesisht normale qe p.sh. radikalet nenoziste apo edhe fetar te quhen armiq te demokracise, te shtetit, te vendit dhe personal. Askush nuk vjen tek ideja te kerkoje qe radikalet politik dhe fetar ose mbeshtetesit e ideve te tyre te mos quhen armiq, sepse , sipas tyre, armik qenka vetem dikush qe duhet likuiduar fizikisht apo dikush i nje shteti, kombi, feje, mahalle tjeter.
Krijoni Kontakt