Krahasim absurd...
Enveri ka qene diktator gjysmeshekullor ne nje nga diktaturat "me te egra" te Evropes dhe botes, ndersa R. Haradinaj eshte vetem hero i luftes dhe ish-komandant, i cili tani eshte politikan ne nje "shteti" (faktikisht protektoriat gjysmekolonial) qe ne pergjithesi funksionon mbi parimet e demokracise dhe ka Kushtetute dhe ligje nder me liberalet ne rajon dhe Europe.
Enveri shumicen e njerezve ne menyre direkte ose indirekte i ka detyruar qe ta adhurojne. Ramushi se ka detyruar dhe s'mund ta detyroje askend.
Secili qytetar i pakenaqur ka mundesi te shprehet kunder tij, gje qe e verteton edhe vete kjo teme qe e ke hapur ti. Edhe protestat ne rruge kunder tij jane te lejueshme dhe te realizueshme, nese ekziston vullnet i mjaftueshem.
Nese njerezit zhgenjehen nga R. Haradinaj, atehere ne shumicen absolute te rasteve jo per shkak te dhunes sistematike dhe shtypjes se tyre apo cfaredo akti te ngjashem, por per shkak te dyshimeve te bazuara dhe te pabazuara per korrupsion, keq-perdorim te pozites dhe ceshtje tjera si keto -akuza me te cilat jetojne dhe duhet te jetojne , me ose pa te drejte, gati te gjithe politikanet kosovar etj. Por edhe per shkak te propagandes se konkurrences politike dhe te kundershtarve dhe armiqve te ndryshem ideologjik, personal etj.
Pak ka dhe do te kete njerez qe do ta urrejne R. Haradinaj per mungese te kontributit per ceshtje kombetare apo per demtim apo shkaterrim te se ardhmes se dhjetramijera apo miliona qytetareve te Kosoves.
Propaganda perkatese e fetareve me mentalitet te bjeshkeve te Afganistanit dhe Pakistanit apo edhe fshatrave te Anadollit, eshte vetem propagande kryesisht, per te mos thene plotesisht, e pabazuar dhe e nixtur nga intoleranaca fetare dhe radikalizmi i vete ketyre fetareve dhe interesat e kundershtareve dhe armiqve te ndryshem politik dhe personal te R. Haradinaj, te cilet i perdorin keso raste.
Kritika ndaj R. Haradinaj (edhe kritika e ashper) natyrisht se eshte e lejuar dhe plotesisht legjitime, por jo domosdoshmerisht cdo kritike, sidomos jo kritika me motive religjioze e fetareve te kategorise se permendur, te cilet dyshimet e bazuara dhe te pabazuara por edhe kritiken legjitime e keperdorin vetem si alibi per te shprehur mllefin e tyre te motivuar fetarisht dhe per te fshehur intolerancen dhe radikalizmin e tyre fetar dhe njerezor.
Krijoni Kontakt