
Postuar mė parė nga
Antiproanti
Te gjitha keto qe i thua kane qene te njohura per shumicen e kundershtareve dhe armiqve politik dhe personal te R. Haradinaj edhe me pare...
Megjithate, askush s'ka bere fushate te tille denigruese kunder R. Haradinaj as 1999, as 2000, as, 2005, as 2008, as 2010...
Kritika jote eshte qartazi dhe pa asnje dyshim me motive fetare. Arsya kryesore, nese jo e vetme, eshte fushata me motive fetare e lansuar kohet e fundit nga fundamentaliste dhe radikale islamik, jo ato gjera me te cilat mundohesh ta legjitimosh urrejtjen tende ndaj R. Haradinaj.
Ti dhe disa si ti ne kete forum, dhe jo vetem ju ketu, nuk i plotesoni kushtet ose jeni te papershtatshem per kritike te tille ndaj R.Haradinaj. Thjeshte, ju mungon neutraliteti minimal i nevojshem per te qene sado pak te besueshem dhe kompetent per kritika te tilla. Mund ta kritikoni per qendrimet e tij ndaj fese (suaj), nese keni argumente, dhe jo te perdorni argumete tjera vetem sepse e dine se ato perrallat e fese nuk ju shiten tek shumica e shqiptarve. Ju e dini se pak shqiptar do ta kundershtonin ose urrenin R. Haradinaj per qendrime te tij ndaj fese (fese suaj), sidomos kur kemi parasyesh se eshte fjala per keq-interpretime te qellimshme te tjereve dhe jo per qendrime te verteta te R. Haradinaj, prandaj edhe mundohi ta denigroni dhe demtoni permes thashethemeve, dyshimeve dhe gjerave te ngjashme, te cilat per shumicen e shqiptarve kane peshe shume te madhe se feja dhe ndjenjat e lenduar fetare te fundamentalisteve me mjeker dhe pa mjeker.
Edhe gjate gjykimeve p.sh. zevendesohet gjyqtari nese i mungon neutraliteti i duhur. Sepse nuk mund ta gjykosh njeriun drejte, nese t'mungon neutraliteti i duhur. sidomos ne rastin e ndjenjave te lenduara fetare te besimtareve te devotshem, lere me te disave si hoxha Krasniqi apo te ngjashem, eshte absurde te pritet gjykim i drejte. Prandaj, duhet vete ta kuptosh dhe ta pranosh se nuk je i pershtatshem per kritika te tilla ndaj R. Haradinaj. Keshtu qe kritika jote nuk eshte kritike, por shprehje e paster e urrejtjes me motive religjioze.
Krijoni Kontakt