
Postuar mė parė nga
Albo
Marku u qėllua me 10 plumba
Familja: Nuk e falim inspektorin
DURRĖS - Gazmir Marku, autori i plagosjes sė policit Agron Halilaj mbrėmjen e 28 dhjetorit nė Durrės, u ekzekutua nga policia mbrėmjen e djeshme 30 dhjetor 2013.
Familjarėt e tij i kanė hedhur fajin inspektorit tė zonės me inicialet Sh. G., si dhe Policisė sė Shtetit pėr vendimin e marrė.
Babai i 32-vjeēarit Marku i cili u vra mbrėmė nga forcat speciale RENEA, Ndre Marku ka deklaruar se, policia duhej tė kishte vepruar nė mėnyrė tjetėr.
Sipas tij, gjatė natės sė parė, nė datėn 29 dhjetor 2013, policia duhej tė kishte vepruar ndryshe, “pasi oficerėt erdhėn nė shtėpi civilė dhe pa shenja dalluese”. “Duhej tė vinin me uniformė”, ka deklaruar babai i Gazmir Markut.
“Policėt kanė dashur tė kontaktojnė dhe djali nuk i ėshtė pėrgjigjur, por ka marrė armėn dhe ka qėlluar ndėrsa policia i ėshtė pėrgjigjur me zjarr. Pas kėsaj ai ėshtė larguar”, ka thėnė babai Ndre Marku.
Marku ka treguar se, ka pasur disa telefona me djalin e tij, ku i ka kėrkuar qė tė dorėzohet, por ai nuk kishte pranuar, deri kur mbrėmė gjatė njė shkėmbimi me policinė mbeti i vrarė. Nrea Marku thotė se, gjatė orėve qė djali i tij ka qenė nė kėrkim, ka qenė ai qė ka komunikuar me policinė duke i dhėnė shpjegime.
Mė i ashpėr ka qenė vėllai i viktikės, Bardhok Marku, i cili ka deklaruar se, tė gjithė fajin nė lidhje me kėtė ngjarje e ka inspektori me inicialet Sh. G. “Unė nuk ja fal kėtė ngjarje inspektorit tė zonės”, ka thėnė Bardhok Marku.
ZBARDHET RAPORTI I MJEKESISE LIGJORE
Mjekėsia Ligjore ka pėrfunduar ekspertizėn pėr Gazmir Markun. Sipas raportit, Marku ėshtė qėlluar me 10 plumba por vetėm njėri prej tyre i ka sjellė vdekjen e menjėhershme.
Nė raport thuhet se, plumbi vdekjeprurės ėshtė qėlluar nga njė armė snajper e policisė.
Ndėrkaq qė plumbat e tjerė e kanė pėrshkruar nė trup. Siē bėhet e ditur, ka qenė Gazmir Marku ai i cili ka qėlluar fillimisht ndaj policisė, e cila mė pas i pėrgjigjur duke e vrarė.
GAZMIR MARKU VRITET NE PERPLASJE ME POLICINE
Gazmir Marku, autori i plagosjes sė policit Agron Halilaj mbrėmjen e 28 dhjetorit nė Durrės, u ekzekutua nga policia mbrėmjen e djeshme 30 dhjetor 2013.
Marku plagosi policin Halilaj gjatė njė aksioni policie, pas tentativės pėr njė grabitje qė kishte ndodhur nė lagjen 15 nė Durrės ku banonte dhe Marku.
Forcat speciale RENEA bashkė me Policinė e Durrėsit, kishin lokalizuar vendndodhjen e tė kėrkuarit dhe kishin organizuar aksionin pėr kapjen e tij.
Rreth orės 20:45, nė oborrin e njė banese nė lagjen Kėnetė, nė Durrės, ku Marku fshihej, i kėrkuari i ėshtė pėrgjigjur policisė duke e qėlluar sėrish me armė.
Siē informoi korrespondenti i "A1 Report" nga Durrėsi, Artur Korriku, Gazmi Marku pėr tė ēarė rrethimin e RENEA-s dhe forcave tė policisė sė komisariatit tė Durrėsit, qė i bėnin thirrje pėr t’u dorėzuar, ka qėlluar me armė duke tentuar tė vrasė njė tjetėr polic.
Burime nga vendi i ngjarjes thanė se, prej dy ditėsh qė tė dielėn e 29 dhjetorit forcat e policisė kishin intensifikuar pėrpjekjet pėr zbulimin e vendndodhjes sė Markut.
Shqiptarja
Krijoni Kontakt