Dhembjet e muskujve, shkaqet dhe trajtimi i tyre
30 Dhjetor 2013 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip
Dhembjet e muskujve vijnė nga shkaqe tė ndryshme si nga ngritja e peshave, lodhja, mosbėrja e aktiviteteve fizike, pėrdorimi i drogave etj. Mė poshtė do tė gjeni kėshilla se si ti trajtoni ato
Shėndeti
Dhembjet e muskujve janė njė problem i vėrtetė, si pėr sa i pėrket diagnostikimit, edhe pėr mundėsinė e gjetjes sė terapisė mė tė pėrshtatshme. Ėshtė i rėndėsishėm konsultimi me mjekun. Nė ēdo rast, ėshtė e nevojshme qė tė kuptoni arsyet e mundshme pėr dhembjet e muskujve, duke treguar edhe mjetet qė mund tė pėrdoren pėr tė pėrmirėsuar shėndetin. Pa dyshim, njė nga arsyet kryesore ėshtė stili i jetės. Ndryshe nga brezat e mėparshėm, sot lėvizet mė pak dhe rrjedhimisht muskulatura ėshtė mė e dobėt dhe mė pak e tonifikuar. Muskujt e patrajtuar dhe tė dobėt nuk janė nė gjendje tė mbajnė nė mėnyrėn e duhur peshėn e trupit dhe si pasojė, pesha do tė bierė e gjitha nė kolonėn vertebrale. Po aq e vėrtetė ėshtė se ka shumė njerėz tė cilėt praktikojnė aktivitet fizik dhe pėr kėtė arsye u nėnshtrohen pėrpjekjeve tė mėdha fizike. Qėndrimi ka njė rol shumė tė rėndėsishėm nė kėto lloj dhembjesh, pėr shembull tė punuarit nė kompjuter, udhėtimet me makinė, mbrėmjet para televizorit, ndėrkohė nuk duhet harruar fakti se njė pjesė tė mirė tė kohės sonė e kalojmė ulur. Si pėrgjigje tė kėtyre zakoneve tė kėqija shtohet tensioni dhe dhembjet e muskujve. Stresi fizik dhe psikologjik mund tė pėrkeqėsojė situatėn.
Shkaqet mė tė zakonshme pėr dhembjet e muskujve janė:
-Lėndimet, trauma dhe shtrembėrimet;
-Pėrdorimi i tepruar i njė muskuli, i ftohti, tensioni dhe stresi;
-Ilaēet pėr uljen e presionit tė gjakut, ose pėr tė ulur kolesterolin;
-Kokaina;
-Zhbalancimi elektrolik si pėr shembull mungesa e kaliumit ose e kalciumit;
-Gripi dhe infeksionet;
-Absces nė muskuj;
-Poliomieliti;
-Fibromialgjia: dobėsi e muskujve, lodhje, dhembje koke dhe vėshtirėsi tė lidhura me gjumin;
-Ushqyerje jo e shėndetshme.
Kėshilla
Kur dhembjet e muskujve nuk shkaktohen nga sėmundje pėr tė cilat duhet patjetėr tė pėrdorni ilaēe, ka njė sėrė metodash natyrore qė mund ti vini nė praktikė:
Masazhet
Ato janė efektive veēanėrisht nė rastin e dhembjeve muskulore tė shkaktuara nga fibromialgjia.
Ushtrimet fizike dhe stretching
Ndihmojnė pėr rivendosjen e tonifikimit tė muskujve. Ecja, ēiklizmi dhe noti janė aktivitete tė mira sportive. Njė terapeut fizik mund tju mėsojė stretching, tonifikim dhe ushtrime aerobike qė tė mund ndiheni mė mirė dhe qė tė shmangni dhembjet. Shmangni aktivitetin e fortė aerobik dhe peshat, sidomos kur jeni tė lėnduar, apo kur ankoheni pėr dhembje. Pini shumė lėngje para, gjatė dhe pas ushtrimeve.
Joga
Ushtrimet dhe qėndrimet e jogės mund tė jenė tė dobishme pasi ndihmojnė pėr tė reduktuar stresin dhe pėr tė nxitur gjumin dhe pėr tė relaksuar muskujt.
Antiinflamatorė dhe analgjetikė
Pėrdorini pėr qetėsimin e dhembjeve tė muskujve pėr shkak tė lėndimeve ose nga aktiviteti i tepėrt. Aplikoni akull pėr 24 orėt e para pėr tė ulur dhembjet dhe inflamacionin. Nėse punoni nė tė njėjtin pozicion pjesėn mė tė madhe tė ditės (ulur nė njė kompjuter), ngrihuni dhe bėni lėvizje tė paktėn njė herė nė ēdo orė.
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/1...trajtimi-tyre/
Krijoni Kontakt