-
Greqi - 4 persona hapin zjarr në shtëpinë e ambasadorit gjerman
4 persona hapin zjarr në shtëpinë e ambasadorit gjerman
Publikuar më 30.12.2013 | 10:19
GREQI- Një grup prej katër personash të armatosur, me armë të tipit AK-47 (Kallashnikov), hapën zjarr në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e ambasadorit gjerman në Athinë. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Zona përreth banesës së ambasadorit është izoluar nga policia, ndërkohë që agjentët e antiterrorizmit kanë hapur hetimet për të identifikuar përgjegjësit e sulmit.
Në vendngjarje, hetuesit kanë mbledhur mbi 50 gëzhoja. Kjo është hera e dytë që banesa e ambasadorit gjerman në Greqi është bërë pjesë e sulmeve të tilla. Hera e parë ka qenë në maj të vitit 1999, ku shtëpia është goditur nga një raketë e dërguar nga grupi ekstremist i majtë “17 nëntori” dhe shpërtheu në çati, duke shkaktuar dëme të vogla.
/Shekulli Online/ E.L./
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt