Kultura dhe civilizimi islam


Viteve tė fundit janė botuar njė sėrė librash, qė trajtojnė nė mėnyrė tė gjithanshme ēėshtjen e librit, pėrhapjen dhe kujdesin e tij anė e mbanė botės. Pėrmes kėtyre rreshtave do tė pėrpiqemi tė paraqesim disa tė dhėna me rėndėsi pėr librin dhe bibliotekarinė nė shtetin Islam, nė epokėn e Mesjetės. Veēanėrisht do tė ndalemi nė shqyrtimin e kulturės dhe civilizimit Islam nė pėrgjithėsi.
Nė shekullin e X Kordova ka qenė qyteti mė i civilizuar nė Evropė, dhe bashkė me Stambollin, Bagdadin e Kairon, ėshtė konsideruar njė nga katėr qendrat mė tė rėndėsishme kulturore tė botės. Me 113.000 shtėpi, me 21 paralagje, me 70 biblioteka dhe me shumė libra qė ka pasur nė te, me shumė xhami dhe pallate, Kordova ka fituar atė kohė njė famė botėrore. Kjo qendėr e njohur Islamike ka pasur mijėra rrugė tė ndriēura. Shtatėmbėdhjetė vjet pas kėsaj kohe Londra ka pasur vetėm njė mjet ndriēues pėr rrugė, ndėrsa disa shekuj mė vonė nėpėr rrugėt e Parisit balta arrinte deri nė gjunj. Kur Universiteti i Oksfordit e ka konsideruar banjon si njė zakon pagan, shkencėtarėt e Kordovės kanė pasur banja nėpėr shtėpitė e tyre tė bukura. Kurdo qė kanė pasur nevojė pėr arkitektė, kėngėtar tė mirė ose robaqepės, sundimtarėt e Leonit, Nevarės dhe tė Barcelonės i janė drejtuar Kordovės.
Bagdadi, pėr dallim nga shumė qendra tjera tė mėdha kulturore Islame nuk ėshtė themeluar shumė herėt, por nė shekullin e VII, madje nga ana e arabėve, nė qendrėn e perendorisė qė shtrihej nė brigjet e Tigrit, nė vendin ku gėrshetoheshin rrugėt tregtare, tė cilat nga oqeani Indian shpienin drejt Mesdheut.
Nė saje tė politikės sė urtė tė sundimtarėve tė dinastisė sė Abasidėve e tė pozitės jashtėzakonisht tė volitshme gjeografike, ky qytet sė shpejti do tė bėhet qendra mė e rėndėsishme politike e kulturore e botės Islame dhe nė tė njėjtėn kohė edhe qytet me mė shumė banorė nė botėn e atėhershme (rreth 1.5 milion). Kėtu prej shekullit tė IX e deri nė pushtimin e qytetit nga ana e mongolėve nė vitin 1258, do tė zhvillohet njė prodhim librar i pashembullt deri nė atė kohė.
Nė kėtė kohė Bagdadi ishte qendar kryesore e prodhimit dhe e tregtisė sė librit. Nė kohėn e lulėzimit mė tė madh tė prodhimit librar nė kėtė qytet, nė tė ka pasur rreth 100 librari. Librat nga Bagdadi shpėrndaheshin deri edhe nė viset mė tė largėta tė botės Islame. Karvanėt e deveve nga Bizanti, Siria, India sjellnin nė Bagdad.
Bibliotekat e mėdha nė Bagdad ishin vende ku tuboheshin njerėz tė arsimuar dhe ku diskutonin pėr shkencėn dhe lexoheshin referate tė ndryshme, bėheshin studime tė llojllojshme letrare qė kishin shpėtuar pa u djegė nė bibliotekėn e Aleksadrisė ose qė i kishin siguruar prej bibliotekave tjera antike.
Nė Bagdad mbikqyrės tė bibliotekave emėroheshin njerėz tė arsimuar tė cilėt kishin autoritet tė madhė nė shoqėri. Nė kėtė punė rol tė rėndėsishėm ka luajtur halifi Harun er-Rashidi (768-809).
Biri i Harun er-Rashidit, El-Me’muni (sundoi prej vitit 813-833) e themeloi akademinė e famshme Bejtul-Hikmeh (shtėpia e urtėsisė) me njė observatorium astronomik e njė bibliotekė ta madhe. Sė shpejti kėtu do tė gjenden shumė shkencėtar, pėrkthyes e kaligrafė tė shquar tė asaj kohe, jo vetėm arabė, por edhe indianė e persianė. Vet El-Me’muni i nxiste shkencėtarėt qė tė studjonin filozofinė greke e t’i pėrkthenin librat nga gjuha greke, siriane, sanskrite e persiane nė atė arabe. I dėrgonte tė besuarit e vet nė Lindjen e Mesme qė tė kėrkonin dorėshkrimet e vjetra greke, kurse njė delegacion ia dėrgoi edhe perendorit bizantinm Leonit V, nė mėnyrė qė prej tij tė merrte dorėshkrime greke. Ki mision prej Konstantinopojės solli shumė libra greke nga tė gjitha sferat e shkencės tė cilat El-Me’muni i dha tė pėrktheheshin arabisht. Sipas disa burimeve, biblioteka e tij qysh nė kohėn e sundimit tė tij ka pasur 1.000.000 fletore. Kjo traditė vazhdoi edhe mė vonė derisa e asgjėsuan mongolėt kur e pushtojnė Bagdadin nė vitin 1258.
Pėrveē bibliotekave publike ka pasur edhe biblioteka private, p.sh. historiani El-Vahidi (vdiq nė vitin 822) ka lėnė njė bibliotekė me 600 arka. Biblioteka tė tilla nuk kishte vetėm nė Bagdad por edhe nėpėr qendrat tjera Islame, si nė Samarkand, Basra, Helep, Mosul, Damask etj.
Shkrimtarėt e vjetėr arab na kanė lėnė shuėm tė dhėna pėr to, kurse njėrėn prej tyre, atė tė dinastisė sė Samanahidėve nė Buhara, na e kė pėrshkruar mjeku e filozofi i famshėm Ibn Sina (Avicena, 980-1037), nė autobiografinė e tij, ai rrėfen se nė kohėn e qėndrimit tė tij nė atė qytet sėmuret sulltani. “Njė ditė e luta atė tė mė lejojė e tė hyja nė bibliotekėn e tij, e tė shikoja katalogun e t’i lexoja librat e mjekėsisė. Kur mė lejoi kėtė, hyra nė njė godinė me shumė lokale nė tė cilat kishte arka me libra njė mbi njė. Nė njė repart ishin vendosur librat nė prozė e nė poezi, nė tjetrėn pėr drejtėsinė. Ēdo repart kishte libra shkencash tė veēanta. E shikova katalogun e veprave tė vjetra greke dhe kėrkova atė qė doja. Aty pash libra, titujt e tė cilave pėr shumė kėnd janė akoma tė panjohura, vepra tė cilat nuk i kisha parė kurrė as mė herėt e as mė vonė. Kėshtu e kuptova se kush ē’vend zė nė lėmin e vet.”
Pėrveē Bagdadit si qendėr botėrore e asaj kohe, ishte edhe Kajroja nė kohėn e dinastisė sė Fatimijve, i cili ishte kryeqytet i ri i dinastisė Fatimije nė Egjipt. Kajroja bėhet njė ndėr qendrat mė tė rėndėsishme kulturore tė botės sė atėhershme Islame. Halifi El-Azizi (976-996) themeloi bibliotekat mė tė rėndėsishme kulturore tė botės Islame. Ai themeloi edhe xhaminė e El-Az’harit nė vitin 972, e mė vonė kjo shndėrrohet nė universitetin e parė nė botė.
Halifi El-Aziz themeloi bibliotekėn e famshme e cila ishte e vendosur nė pallatin e halifit dhe e cila sipas disa burimeve kishte 200.000 fletore e sipas disa tė dhėnave deri mė 600.000 fletore.
Se ka qenė kjo bibliotekė e madhe shihet nga e dhėna se kėto libra ishin tė vendosur nė dyzet lolake.
Krahas bibliotekave tė mėdha nė Bagdad dhe nė Kairo, mė e rėndėsishme ishte biblioteka e dinastisė Emevite nė Kordovė tė Spanjės Islamike. E themeoi halifi El-Hakimi II (961-976), tė cilit i takon vend nderi nė vargun e sundimtarėve tė arsimuar arab.
Duke dashur qė sa mė shpejt tė tubojė libra nė bibliotekėn e tij, i dėrgoi emisarėt e vet nė Bagdad, Kairo, Damask e nė qendra tė tjera ku kultura dhe arsimi ishin nė njė nivel tė lartė. Ai harxhoi shumė pasuri pėr blerjen e librave ashtu qė nė biblioteknė e tij sė shpejti u gjenden rreth 400.000 vėllime.
Jo vetėm nė Kordovė, por nė tė gjitha qytetet e mėdha tė Spanjės ekzistonin biblioteka e banjo publike (hamame), rrugė tė shktruara me kalldėrm, e si u cekė mė lartė, rrugėt ishin tė ndriēuara, ndėrsa Londra e Parisi ishin tė zhytura nė baltė e nė prapambeturi. Sa pėr ilustrim vlenė tė paraqesim thėnien e mbretit anglez Riēard ku thotė: “Ne e konsideronim devotshmėri mospastrimin e trupit.”
Megjithatė, Kordova do tė jetė njė kohė tė gjatė qendėr e jetės kulturore, qytet i cili krahas Konstantinopojės, ishte mė i i madhi nė truallin Evropian, e pastaj rradhiteshin edhe qytete tjera tė Shpanjės si p.sh. Mallaga, Sevilja, Granada, Toledoja etj.
Kah shekulli i njėmbėdhjetė, ėshtė koha kur ky qytet bėhet qendėr pėr pėrkthime dhe kthehet nė duar tė krishterėve nėn udhėheqjen e Alfonsit tė vjetėr (1251-1284), e nė kėtė kohė pėrkthehen nga gjuha arabe nė atė latine veprat e mjekėsisė, tė astronomisė, tė matematikės e tė filozofisė. Me kėtė Evropa do t’i njeh shkrimet e shkencės dhe filozofisė Islame dhe asaj antike.
Pėr pėrfundim vlen tė pėrmendet edhe kjo: kur nė vitin 712 muslimanėt e pushtuan Spanjėn, tė krishterėve tė Shpanjės u dhanė liri tė plotė, ndėrsa pas tetė shekujsh kėta ua kthyen tė kundėrtėn muslimanėve, e mė nė fund i dėbuan nga Spanja tėrėsisht. Ajo Spanjė qė dikur lulėzonte nėn kulturėn dhe civilizimin Islam, e qė ishte vend i shkencave dhe universiteteve, drejtėsisė dhe pėrparimit, tokė e lloj-lloj pasurive, me rėnien e pushtetit musliman filloi stagnimi nė tė gjitha sferat e jetės.
Me rastin e pushtimit tė Grenadės, ushtria krishtere dogji mė se 1.000.000 libra, nė mesin e tė cilave edhe dorėshkrime qė ishin me vlerė tė pakrahasueshme. Janė prishur dhe shkatėrruar edhe pallate e obore mbretėrore, shkolla e biblioteka dhe lloj-lloj ndėrtesash madhėshtore, shumė xhamia me bukuri fantastike qė paraqitnin vlerė tė madhe tė arkitekturės Islame, u shdnėrruan nė kisha e njė numėr i konsiderueshėm u prishėn. Mė nė fund edhe Granada qyteti fundit i nėnshtrohet pushtimit krishterė me 02-01-1492.
ardhmeriaonline/com