-
Para vetëvrasjes lë për bamirësi 800 milionë $
Para vetëvrasjes lë për bamirësi 800 milionë $
Publikuar më 27.12.2013 | 22:03
Multimilioneri Robert Wilson vendosi që pasurinë e tij, prej 800 milionë dollarësh ta falte përpara se të vdiste.
Wilson kishte disa muaj që vuante nga një goditje në tru, dhe javën e kaluar kreu vetëvrasje, duke u hedhur nga kati i XVI-të, i shtëpisë së tij, në New York. Sipas Departamentit të Policisë së New York-ut, përpara se ai të vdiste kishte lënë një letër, ku thuhej se paratë e tij dëshironte që t’i jepte për bamirësi.
“Ai ka thënë gjithmonë që nuk dëshironte të vuante. Dhe kur momenti erdhi, ai iku për të mos vuajtur”, -thotë miku i tij i ngushtë, Stephen Viscusi për “New York Post”. Më tej Viscusi sqaron se plani i ish-milionerit ishte që ta jepte të gjithë pasurinë e tij për bamirësi, kryesisht për organizatat jo-fitimprurëse që kujdesen për ambientin.
/Shekulli Online/ E. B./
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt