SHBA, 1 për qind e grave, shtatzëna me “frymën e shenjtë”
27 Dhjetor 2013 | : Kuriozitete | Autor: Gazeta Shqip
shtatzeniseGati 1 për qind e grave të reja në SHBA pretendojnë se kanë mbetur shtatzënë ndërkohë që kanë qenë të virgjëra, bëhet e ditur nga një studim mjekësor. Autorët e studimit intervistuan 7,870 vajza dhe gra të moshës 15 deri në 28 vjeç të cilat patën 5,340 shtatëzani gjatë periudhës së marrë në shqyrtim. Nga këto, 0.8 për qind raportuan se kanë mbetur shtatëzënë pa patur marrëdhënie seksuale me burra. Kjo shifër nuk përfshin shtatëzanitë e krijuara me fertilizim in vitro apo metoda të tjera të riprodhimit të asistuar.
Nga të 45 gratë dhe vajzat që pretenduan shtatëzani jashtë marrëdhënieve seksuale, 31 për qind thanë se qenë betuar të mbeteshin të virgjëra. Në të gjithë kampionin e analizuar, 15 për qind patën deklaruar vendimin për të mbetur të virgjëra deri në martesë.
Shkencëtarët po analizojnë edhe shkaqet psikologjike që mund t’i çojnë një pjesë të nënave të reja të pretendojnë se kanë mbetur shtatzënë me frymën e shenjtë. Nga ato që pretenduan se kishin rënë shtatzënë duke qenë të virgjëra, shumica pranuan gjithashtu se prindërit e tyre nuk kanë folur kurrë për seksin me ta dhe se nuk kishin njohuri mbi metodat kontraceptive.
Krijoni Kontakt