Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 57

Tema: Fati

  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Po e them edhe nje here sepse me sa mora vesh jane43 shuar disa shkrime nder te tjera edhe i imi.
    Ne skeme kemi 3 gjera:
    1-njeriu
    2-perendia
    3-destini(e ardhmja)

    Per mua skema eshte :
    Njeriu----nepermjet perendise---arrin te plotesoje destinin e tij

    Per ty skema eshte:
    Njeriu----nepermjet destinit(jetimit te jetes)-----te arrije tek perendia.

    Me fjalet e tua te fundit te kuptoj qe debati mbaroi?
    Ok ,te uroj edhe une gjithe te mirat.

    "Zemra me te ardhmen rron
    Nga e sotmja shqetesohet
    Kur gjithshka papritur shkon
    Per te shkuaren mallohet...."
    Laguna Blu

  2. #42
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Per mua skema eshte e thjeshte per njeriu qe kerkon Zotin, me deshire, Perendia do ti shfaqet atij dhe do ta drejtoje per tek Jezu Krishti pa te cilin askush nuk mund ta njohe Perendine, dhe pa Ate askush nuk mund te arrije tek Perendia. Kur them se ne duhet te investojme per te ardhmen eshte se duhet te bejme zgjedhjet e duhura ne kete moment. Ose te pranojme Jezu Krishtin, si te vetmen rruge per tek Perendia, ose mund te pranojme cdo gje tjeter (perfshi edhe ate forcen e brendshme qe ka secili sipas disave, dhe qe mund te ndryshoje boten) dhe te arrijme ne humbje. Ketu rregullat nuk i vendos une, ato rregulla vlejne per cdo njeri, dhe sado intolerant te tingelloj perseri kjo nuk ndryshon asgje. Kur pranon rrugen e Perendise "fatin" tend e gjen menjehere, pasi e din destinacionin ku do arrish, por kur nuk e pranon kete rruge, atehere ke me mijera hamendesime, pohime, mohime, etj. dhe perseri mbetesh jo i sigurte ne perfundimin qe mund te arrish.

    Fjalet e fundi qe kam thene ne shkrimin e meparshem kane te bejne me ate, se per ate dite e kisha mbyllur diskutimin, dhe per ate moment. Sidoqofte ne edhe mund te vazhdojme, edhe mund ta nderpresim. E them edhe njehere une nuk marr persiper te ndryshoje mendjen tende dhe te askujt tjeter, nuk e kam ate force, une vetem mund te deshmoje per ato gjera qe une kam perjetuar dhe pare, per te tjerat Perendia eshte Autori dhe i fuqishem te beje gjithshka. Pershendetje!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Astrit77 : 23-05-2003 mė 10:47
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Dakort, le te pranijme ate qe thua ti8 ne lidhje me perendine sepse cfare dua te them une eshte tjetra. nuk e di por po vijme verdalle dhe po kapim bishtin
    E pranoj perendine ,ok, dhe udhehiq
    Laguna Blu

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Ok,shtypa pa dashje ....
    pra e pranoj perendine dhe udhehiqem ne jete nga deshira per te arritur aty ku thua ti. Por asnjeri nga ne nuk e di se cfare i ka pregatitur apo jo? Arrijme ne me nje menyre a nje tjeter te gjejme rrugen e vertete dhe kete rruge jo me per gjetjen e perendise, me kupto, por ne gjetjen e zgjidhjeve dhe te rrugeve ne te cilat do ecesh gjate jetes.
    Psh. nese zgjedh profesionin e duhur, nese gjen njeriun e duhur per te cuar jeten, nese ben ne jete gjera te cilat(pavaresisht se ti beson ne zot dhe e veneron)te ndikojne ne te ardhmen tende, sic eshte momenti per te bere nje femije,per te udhetuar, per te lene cdo gje dhe per te nisur nje tjeter nga e para. Per keto gjera flas une.
    E kam thene edhe me siper, une si njeri jam shume e dhene pas artit, te bukures. Po cfare vendimi marr une per jeten? Te ndjek mjeksine. Nuk ka asgje te perbashket me talentet e mia. Por ne fund te rruges, perseri gjej nje ane te artit te shprehur ne nje menyre te vecanet edhe ne ate dege qe ndjek dhe me ben te ndjehem e plotesuar si njeri sepse nuk qe e thene te hiqja dore nga ajo gje qe me jep me shume satisfaksion dhe me mbush ne shpirt.
    Nuk e di nese arrin te me kuptosh. Nuk e ve ketu fare ne dyshim Zotin dhe nuk dua t'a perziej fare sepse ne fund te fundit ai nuk me flet asnjehere dhe une te gjitha vendimet qe do marr do t'i marr me bindjen time qe kjo ishte cfare Zoti deshi nga une, por nuk kam nga t'a di nese vertete eshte ashtu. Kete ndoshta do e marr vesh ne fund te jetes ose pasi te iki nga kjo jete (nese ekziston jeta e pasvdekjes)
    Laguna Blu

  5. #45
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Pershendetje Shpirta!

    Ne se ne biem dakort ashtu sic thua ti te pranojme Perendine, kjo per mua s'do te thote thjesht qe ta pranosh Ate me goje, ose te besh rite fetare apo dicka tjeter. Me e rendesishme nga te gjitha eshte te pranojme Perendine ne zemer dhe shpirt dhe t'ja dorezojme jeten tone Atij, qe do te thote ti perkushtohemi Atij teresisht. N.q.s. ne marrim nje vendim te tille, pra i japim Perendise vendin qe i takon ne jeten tone, atehere zgjidhja e problemeve qe ti shikon per te ardhmen e jetes, si profesioni i duhur, njeriu i duhur, udhetime, femijet, etj. eshte me e lehte. Njeriu e ka me te lehte te realizoje dicka, kur ai ka vendosur nje qellim kryesor ne jete. Pa pasur nje qellim kryesor ne jete, ne asnjehere nuk do te jemi ne gjendje te zgjidhim as edhe qellimet e vogla, apo dytesore.
    Dhe persa i perket asaj se Zoti nuk te flet asnjehere, kjo s'eshte aspak e vertete. Zoti eshte gjithmone aty dhe i gatshem te hyje ne lidhje me ne, per aq sa ne ja kerkojme Atij, por ki parasysh nje gje, Ai kurre nuk do te na flase ashtu sic ne deshirojme, apo duam, Ai do te na udhezoje per me te miren tone, qe per momentin ne mund ta shikojme si te kunderten e saj, por pervoja njerezore ka treguar dhe vertetuar gjithmone per drejtesine e Fjales se Perendise.
    Une keto gjera nuk ti them vetem nga ana teorike, por une i kam te vertetuar edhe nga pervoja ime praktike. Dikur une mora nje vendim qe ishte ne kundershtim te hapur me Fjalen e Perendise, dhe sot une shoh pasojat e ketij vendim ne jeten time.
    Zoti e respekton pavaresine e vendimeve tona, Ai lejon qe te ndodhin edhe gjera qe nuk jane te mira per ne, sepse deshirat tona na shtyjne per to, por gjithmone Ai na paralajmeron, pasojat per cdo vendim qe marrim i kemi vetem ne, bindja ndaj Perendise do te thote qe ne te ardhmen te presim te marrim ate qe kerkojme, mosbindja, marrim ate qe s'deshirojme. Mos harro nje gje, ne jemi njerez te kufizuar ne hapesire, kohe dhe njohuri, ndersa Perendia i plotfuqishem nuk eshte aspak i kufizuar nga asgje dhe Ai menjehere i shikon pasojat e asaj qe ne bejme sot.
    Cdo gje qe Perendia kerkon prej nesh e gjen ne Bibel. Bibla eshte Fjala e Perendise se gjalle dhe eshte e pagabueshme, ajo eshte nje liber historik qe tregon se nga erdhem dhe si erdhem ne kete bote dhe se ku po shkojme. Vendi ku po shkojme varet nga vendimi qe marrim ne kete jete. Bibla jep siguri 100% te plote per ata qe i besojne Jezu Krishtit si Zot e Shpetimtar se ata jane te shpetuar prej mekateve te tyre, mekate te cilat kane prishur edhe maredhenien tone me Perendine e Shenjte dhe qe na ndajne prej Tij. Per sa kohe qe ne nuk e kemi zgjidhur kete ceshtje, ne asnjehere nuk gjejme paqe dhe jemi vazhdimisht ne konflikt, ne lufte me Perendine. Perendia i Shenjte nuk e duron mekatin, por e lufton ate, kjo eshte edhe arsyeja e ardhjes se Krishtit ne kete bote. Perendia duka pare se njeriu nuk eshte ne gjendje te zgjidhe vete problemin e tij kryesor, ate te shlyerjes se mekateve, dergoi Birin e Tij te vetemlindur te vdese ne kryq per mekatet e botes dhe te ringjallet per nje jete te pasosur dhe kushdo qe beson ne Te, eshte i shlyer prej mekateve, gjen paqen me Perendine dhe vendi i tij eshte i sigurte ne parajse. Kete kerkon Perendia prej nesh, me te miren tone, prandaj Ai na fton ti besojme Atij plotesisht. Ne duhet ta ftojme Jezu Krishtin te hyje ne jeten tone, Ai eshte tek dera dhe po troket, Zbulesa 3:20:

    20 Ja, unė qėndroj te dera dhe trokas; nėse dikush dėgjon zėrin tim dhe tė hapė derėn, unė do tė hyj tek ai dhe do tė ha darkė me tė dhe ai me mua.

    Ndoshta i/e dashur Shpirta u zgjata pak si shume kete radhe por e ndjeva se duhet ti flas zemres tende se shqetesuar qe kerkon pergjigje, une flas si njeri dhe shume gjera mund te mos ti them ashtu sic duhet, por per nje gje te jesh i/e sigurte, Fjala e Perendise eshte e pagabueshme dhe e vertete dhe aty ti do te gjesh te verteten. Suksese dhe Zoti me ty.

    P.S. Mos i merr fjalet e fundit sikur une po e mbyll diskutimin.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Oh Astrit! Sado te flasim ne te dy perseri sicili do kembengule tek e tija.
    Une besoj ne perendi, kam thene edhe me perpara, ne faktin qe ka bere te mundur jeten ne toke.Per te tjerat me duket se shkohet shume larg ,shume gjera i atribuohen dhe ndoshta eshte thjesht deshira e njeriut,pikerisht se eshte i pafuqishem.Nejse. Nuk dua te bejme debate te ketij lloji.
    Ndoshta eshte ashtu si thua ti. Ndoshta zoti na ve perpara veshtiresive dhe para me shume se nje rruge qe ne te zgjedhim dhe cfare zgjedhim neve ajo do na ndjeke tere jetes. Une them se jeta eshte nje rruge me shume kthesa dhe udhekryqe dhe detyra jone eshte te bejme zgjedhjet e duhura. Se kush na i nxjerr ne rruge tere keto gjera nuk e di, ndoshta Zoti, ndoshta rastesia , sepse keshtu eshte jeta.Perseri ,besoj se sicili ka ardhur ne kete toke per nje gje te paracaktuar dhe problemi eshte nese e kuptojme se ku duhet te arrijme.Ky eshte shqetesimi im.Po te ishte se nga ne kerkohej vetem te arrinim te njihnim perendine, atehere pse seicili nga ne eshte kaq i ndryshem nga tjetri, pse kemi talente dhe afinitete te ndryshme, pse sicili rrobetohet me deshirat dhe kerkesat e tij te arrije diku?Pse nuk ishim te gjithe pothuajse njelloj perderisa te gjithe duhet te arrijme vetem ne nje vend?Kesaj i them une rendesia per te njohur detyren qe ne duhet t'a kryejme gjate jetes,me perendine ne zemer(qe te te qetesoj edhe ty)
    Te pershendes!
    Ah, jam "ajo" sepse e shoh qe akoma me shkruan i/e dashur
    Laguna Blu

  7. #47
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    E dashur Shpirta!
    Edhe pse ne te dy nuk merremi vesh te paktem ne po diskutojme dhe po ndajme mendimet dhe idete tona, dhe kjo ka rendesine e vet sepse jane dy pervoja dhe dy pikepamje te ndryshme per jeten dhe secili prej nesh tregon nga ai kend nga ku e veshtrojme jeten.
    Pikerisht une dua te theksoj edhe njehere, sic e thua edhe ti me lart, e rendesishme eshte te kuptojme se ku do arrijme, sic e kam thene edhe me pare te investojme per te ardhmen. Te investosh per te ardhmen do te thote qe te presesh qe tani te marresh pak, ose aspak (e kam fjalen per pasuri fizike).
    Ja marrim shembullin e skemave piramidale qe u ndertuan ne Shqiperi, ato premtonin nje pasuri te madhe per nje kohe mjaft te shkurter, por shume shpejt koha tregoi se ato premtime ishin si ato flluskat e sapunit qe sa me shume fryhen aq me shpejt plasin, perkundrazi ato para qe ishin investuar ne banka serioze, qe premtonin te jepnin shume me pak, por qe ne fund te fundit ishin te sigurta qe te pakten investimi yt nuk humbiste, dhe tani pasi kemi pare se si perfundoi kjo histori mendoj se pothuajse te gjithe ata qe humben ne piramidat do te ishin me te kenaqur dhe te lumtur ne se do te kishin investuar ne banken me te sigurte.
    Me fjale te tjera dua te them se kur ne perpiqemi te njohim Perendine, ashtu sic Ai na eshte shfaqur nepermjet personit te Jezu Krishtit ne po bejme nje investim te sigurte per te ardhmen dhe kemi sigurine e Fjales se Perendise qe nuk do te humbasim, por nese ne kerkojme te njohim Zotin sipas menyres sone njerezore, te jemi te sigurte se po investojme ne nje banke piramidale dhe do te vije nje dite qe s'do te kemi me mundesi te marrim as parate tona dhe lere me fitimin. Ndoshta ky nuk eshte shembulli me i goditur per te paraqitur idete per te ardhmen, por te pakten eshte dicka praktike, reale dhe te gjithe ne Shqiperi e dine tashme se cdo te thote "piramide".
    Persa i perket asaj qe njerezit jane kaq te ndryshem nga njeri-tjetri, ose kane talente dhe afinitete te ndryshme, une ne thelb nuk shoh ndonje ndryshim te madh. Te gjithe jemi njelloj egoiste, cinike, te dhene pas pushtetit, parase, lavdise personale, ne cdo vend ku te shkosh, do te takosh njerez me te tille deshira dhe synime.Eshte e vertete se te gjithe pa perjashtim do te arrijne diku, por vendmberritja jone varet nga ajo se si ne i pergjigjemi thirrjes se Zotit, i cili pret qe ne te investojme ne vendin e duhur, per qellimin e duhur. Krahet e Krishtit jane te hapur dhe te gozhduar per mekatet e mia dhe te tuat, mos hezito te marresh dhuraten qe Ai po te ofron. Ai dha jeten e vet per ty dhe mua, qe ne te mund te dalim te shlyer diten e gjykimit para Perendise. Vetem tek Krishti parate tona jane te sigurta dhe e ardhmja jone e garantuar, meqenese sot fola me shume per para dhe per investime ja cfare u thote Krishti dishepujve te tij, Mateu 6:19-21:

    19 Mos mblidhni pėr vete thesare mbi tokė, ku i brejnė tenja dhe ndryshku, dhe ku vjedhėsit shpėrthejnė dhe vjedhin,
    20 pėrkundrazi mblidhni pėr vete thesare nė qiell, ku as tenja as ndryshku nuk prishin dhe ku vjedhėsit nuk shpėrthejnė dhe nuk vjedhin.
    21 Sepse ku ėshtė thesari juaj do tė jetė edhe zemra juaj.


    Bere mire qe me sqarove per veten, megjithese mendoja se do ishte vajze, por nuk isha 100% i sigurte.
    Pershendetje!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    OK
    Nuk po e vazhdoj me sepse arritem deri ne nje pike ku biem dakort ne pergjithesi,dhe kjo ka rendesi por jo ne detaje(te cilat jane aq te rendesishme per ty)
    Une nuk mundem te besoj sic beson ti.Kjo eshte e verteta.Eshte si dicka e paperceptueshme per mua.
    Besoj ne nje jete te perjetshme te shpirtit por kjo jo e bazuar ne bindjet mbi Jezusin dhe te tjera si keto, por thjesht me duket e tmerrshme te transformohem ne dhe' dhe me duket se shpirti eshte dicka me e larte dhe nuk meriton te vdese ,ashtu ,thjesht se i erdhi ora.Mundesia qe na eshte dhene per te ndjere aq shume, nuk me duket se eshte kaq jetshkurter.
    E kam thene edhe me perpara, kam bindjen se kemi nje detyre per te bere dhe se prandaj jemi mbi kete dhe'.Vetem shpresoj t'a kem kuptuar deri tani per te mos qene shume vone me vone.
    Ne rini mendojme se eshte heret per te marre vendime mbi jeten dhe kur piqemi veme re se eshte, tashme, vone!!!
    Te pershendes!
    Laguna Blu

  9. #49
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Dakort!

    Jam plotesisht dakort ta mbyllim diskutimin, meqenese edhe SuNRiSer eshte terhequr tashme me kohe. Ishte kenaqesi per mua qe diskutuam bashke dhe qe ne fund te fundit arritem ne nje pike ku biem dakort ne pergjithesi, qe Peredia ekziston dhe qe jeta vazhdon edhe pas vdekjes(n.q.s. nuk te kam keqkuptuar).
    Per te kuptuar si duhet detyren qe ne kemi per te bere mbi kete dhe me lejo te tregoj nje histori qe e kam degjuar kohet e fundit.

    Dikur ne nje qytet te Indise, papritur ndodhi nje defekt i rende tek stacioni kryesor qe furnizonte qytetin me energji elektrike, dhe qyteti mbeti per disa dite pa energji. Pas shume perpjekjesh per te riparuar difektin, me ne fund thirren nje inxhinier te shquar nga Japonia qe ti ndihmonte.Inxhinieri japonez vjen tek stacioni elektrik dhe pasi i ra kryq e terthor vajti tek nje pajisje dhe e goditi. Menjehere gjithshka filloi te punonte dhe stacioni rifilloi punen. Pastaj japonezi dergon faturen qeverise dhe shuma per punen e bere ishte 1 milion e 1 dollar. Te habitur per nje numer te tille, e pyesin, "jemi dakort per te 1 milion dollaret qe kerkon, po 1 dollare per cfare eshte kjo?" Inxhinieri u thote : " 1 milion dollare kushton ajo se une e dija vendin e sakte se ku duhej goditur, ndersa 1 dollare kushton goditja qe bera."

    Me fjale te tjera, dua te them, se per te gjetur pergjigjet e pyetjeve tona duhet te kerkojme ne vendin e duhur, dhe Bibla eshte libri me ane te te cilit, Krijuesi na flet dhe na tregon qellimin e jetes, nga kemi ardhur, cfare po bejme dhe ku po shkojme. Aty do te gjesh ushqim per shpirtin tend, e dashur Shpirta, Ligji i Perterire, 8:3:

    njeriu nuk rron vetėm me bukė, por rron me ēdo fjalė qė del nga goja e Zotit.

    Te uroj suksese dhe gjithe te mirat, dhe "fat"!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Shume i lezetshem tregimi!
    E leme atehere si debat sepse mund te vazhdojme pambarim.Edhe mua me dha kenaqesi qe folem.Ndoshta do takohemi perseri ne debate te tjera.....por shpresoj per te tjera tema sepse po erdhi perseri ketu muhabeti ,aha , nuk filloj perseri nga e para
    Pershendetje dhe suksese ne rrugen tende.
    Laguna Blu

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •