Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 57

Tema: Fati

  1. #31
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    SuNRiSer!

    Nuk eshte puna se une ofendohem apo dicka tjeter. Une e kam thene edhe me siper Zotit as nuk i marrim ndonje gje dhe as nuk i japim dot. Cdo gje qe themi dhe bejme ja bejme vetes ne radhe te pare. Cdo njeri ka nje ftese per ne nje gjyq qe askush nuk mund ta fitoje, vetem nje rruge ka, te mos shkojme ne gjyq, pra te anullojme akuzen dhe kete akuze mund ta hedhe poshte vetem Krishti. Sa me shume ta refuzojme ftesen e Tij aq me te ngurte dhe cinik behemi dhe vjen nje moment ku nuk mund te pendohemi me dhe presim vetem gjyqin.
    Ndonjehere gjerat tingellojne sikur jane te largeta, sikur nuk kane te bejne me ne, por realiteti flet krejt ndryshe. Kur ishim femije mezi prisnim te rriteshim, tani qe jemi te rritur mezi presim te shohim fundin, por per cdo gje e ka nje kohe te caktuar, Predikuesi 3:1-12 :

    1 Ēdo gjė ka stinėn e vet, ēdo situatė ka njė kohė nėn qiell;
    2 njė kohė pėr tė lindur dhe njė kohė pėr tė vdekur, njė kohė pėr tė mbjellė dhe njė kohė pėr tė shkulur atė qė ėshtė mbjellė,
    3 njė kohė pėr tė vrarė dhe njė kohė pėr tė shėruar, njė kohė pėr tė shembur dhe njė kohė pėr tė ndėrtuar,
    4 njė kohė pėr tė qarė dhe njė kohė pėr tė qeshur, njė kohė pėr tė mbajtur zi dhe njė kohė pėr tė hedhur valle,
    5 njė kohė pėr tė flakur gurėt dhe njė kohė pėr tė mbledhur gurėt, njė kohė pėr tė pėrqafuar dhe njė kohė pėr tė mos pėrqafuar,
    6 njė kohė pėr tė kėrkuar dhe njė kohė pėr tė humbur, njė kohė pėr tė ruajtur dhe njė kohė pėr tė hedhur tutje,
    7 njė kohė pėr tė grisur dhe njė kohė pėr tė qepur, njė kohė pėr tė heshtur dhe njė kohė pėr tė folur,
    8 njė kohė pėr tė dashuruar dhe njė kohė pėr tė urryer, njė kohė pėr luftėn dhe njė kohė pėr paqen.
    9 Ēfarė pėrfitimi ka ai qė punon nga tė gjitha gjėrat pėr tė cilat mundohet?
    10 Pashė punėn qė Perėndia u jep bijve tė njerėzve, me qėllim qė tė mundohen.
    11 Ai e ka bėrė tė bukur ēdo gjė nė kohėn vet; ka vėnė madje pėrjetėsinė nė zemrat e tyre, pa i dhėnė mundėsinė asnjė njeriu tė zbulojė veprėn qė Perėndia ka bėrė nga fillimi deri nė fund.
    12 Kėshtu kuptova qė nuk ka gjė mė tė mirė se sa tė gėzohesh dhe tė bėsh tė mirė sa je gjallė;


    Ti kerkon nje prove qe Zoti ekziston, shiko universin ku jetojme, kaq mjafton dhe per te tjerat une e shoh Zotin si te meshirshem, te drejte, te dashur, etj. Po te ishte Ai i padrejte ti s'do te mund te flisje dot kunder Tij, ta kam thene kete dhe ne nje vend tjeter.

    Tema ketu eshte fati dhe une mendoj se ne jemi me fat qe jemi sot ketu, qe kemi ardhur ne ekzistence dhe per kete duhet te falenderojme Perendine, Krijuesin qe jo vetem na ka krijuar, por edhe na ka dhene kuptimin e jetes, qe do te thote te jetojme nje jete te perendishme dhe me falenderim per Te. Po e mbyll me tre vargjet e fundit te librit te Predikuesit, 12:12-14:

    12 Biri im, ruhu nga ēdo gjė qė del jashtė kėsaj. Shkruhen shumė libra, por nuk mbarohet kurrė kjo punė, dhe studimi i tepėrt e lodh trupin.
    13 Tė dėgjojmė, pra, pėrfundimin e gjithė ligjėratės: "Ki frikė nga Perėndia dhe respekto urdhėrimet e tij, sepse kjo ėshtė tėrėsia e njeriut".
    14 Sepse Perėndia do tė vėrė tė gjykohet ēdo vepėr, edhe ēdo gjė qė ėshtė fshehur, qoftė e mirė apo e keqe.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  2. #32
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Postuar mė parė nga Astrit77


    Tema ketu eshte fati dhe une mendoj se ne jemi me fat qe jemi sot ketu, qe kemi ardhur ne ekzistence dhe per kete duhet te falenderojme Perendine, Krijuesin qe jo vetem na ka krijuar, por edhe na ka dhene kuptimin e jetes, qe do te thote te jetojme nje jete te perendishme dhe me falenderim per Te. ]

    Ku e shikon fatin ketu? Qe ekzistojme dhe neser do gdhihemi ne ferr ne zjarrin e perjetshem dhe ne vuajtje pa mbarim?! Dhe e gjitha kjo jo per fajin tone por te nje stergjyshit tone qe i vajti mendja per te ngrene molle??? Nderkohe qe dikush qe nuk ka ekzistuar kurre dhe as ka per te ekzistuar kenaqet me mosekzistencen por shpeton nga zjarri. Ose dikush qe kush e di mund te krijohet pasi zoti te rivendose mbreterine e tij dhe nuk do ti duhet te jetoje ne toke dhe te kaloje testin qe ne duhet ta kalojme.
    Jane nje tufe me absurditete qe tregojne nje gabim ne llogari dhe jo ndonje fat te madh.

    Pershendetje, SS

  3. #33
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    SuNRiSer!

    Qe ti shpetosh atij zjarri te pashueshem e ka nje rruge zgjidhje, dhe tashme pergjigjen ti e di, se e ke degjuar disa here, megjithate une po ta them perseri. Vep. Ap. 16:31:

    31 Dhe ata i thanė: “Beso nė Zotin Jezu Krisht dhe do tė shpėtohesh ti dhe shtėpia jote”.

    Perse SuNRiSer te jesh ne lufte me Perendine kur Ai te ofron paqe dhe jete te perjetshme. Zbato urdherimet e Perendise dhe asnje e keqe nuk do te ndodhe. Ne jemi krijesa te Perendise dhe Ai kenaqet kur krijesa i bindet Atij, sepse Ai kerkon me te miren per ne. N.q.s. ne duam ti kerkojme llogari, Ai thote, Rom 9:20 :

    20 Po kush je ti, o njeri, qė i kundėrpėrgjigjesh Perėndisė? A mund t’i thotė ena mjeshtrit: “Pėrse mė bėrė kėshtu?”.

    Keshtu qe eshte e kote te themi se ka nje tufe me absurditete qe tregojne nje gabim ne llogari, etj. Perpara Tij ne s'kemi asnje justifikim, por duhet te kemi frike dhe druajtje, Fj. Urta 1:7 :

    7 Frika e Zotit ėshtė fillimi i njohjes; por njerėzit e pamend pėrēmojnė diturinė dhe arsimin.


    Pershendetje dhe paqja e Perendise qofte me ty.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  4. #34
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Astrit!

    Ne te dy i shohim gjerat nga 2 kendveshtrime te kunderta, megjithate une ty te kuptoj pasi dikur dhe une e shihja boten ashtu sic e sheh dhe ti sot, bardhe e zi. Per tu ka vetem 2 rruge, njera qe te con ne humnere dhe tjetra ne parajse. Une e kam kaluar me sukses kete kompleks dhe jam i kenaqur me fazen ku ndodhem tani. Nuk kam as me te voglen deshire qe te rikthehem aty ku kam qene pasi e kam provuar se cfare eshte dhe e vetmja gje qe kam arritur te kuptoj eshte qe krishterimi (pa perjashtuar asnje sekt) eshte hipokrizi ne kuptimin e plote te fjales. Eshte bere ashtu sic paraqet bibla klasen fetare izraelite ne shekullin e pare. Kete besoj edhe ti e ke vene re megjithate e ke te veshtire ta pranosh dhe te kuptoj.

    Pershendetje, SS

  5. #35
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    SuNRiSer!

    Jam plotesisht dakort me ty qe thua se ne i shohim gjerat ne 2 kendveshtrime te kunderta, megjithate ti nuk e di ne se ana ime eshte bardh e zi, ti njeh vetem anen tende.Gjithashtu eshte e vertete qe per mua ka vetem 2 rruge, por kjo gje eshte e vertete per cdo njeri, mendoj une. Ne kemi vetem nje te vertete dhe detyrimisht te tjerat jane genjeshtra, pra ose zgjedh rrugen e vertete ose te genjeshter.
    Persa i perket asaj qe ti ke perjetuar ose provuar une nuk mund te gjykoj asgje ose te them asgje, por mund te them me siguri te plote qe Krishterimi i vertete eshte e Verteta absoute dhe e pagabueshme dhe eshte e vetmja rruge e vertete qe te con ne parajse. Dhe kete siguri une e kam te mbeshtetur dhe te vertetuar si ne teori dhe ne praktike, Gjoni 14:6:

    6 Jezusi i tha: “Unė jam udha, e vėrteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati pėrveēse nėpėrmjet meje.

    Dhe sa per ate qe une kam vene re te them nje gje me siguri se une kam vene re se pa Krishtin cdo njeri eshte i humbur dhe eshte ne armiqesi me Perendine. Keshtu eshte natyra njerezore e rene dhe e padobishme per te bere dicka te mire, ja shiko izraelitet kur dolen nga Egjipti, edhe pse ata kishin pare gjithe ato mrekulli, dhe Perendia ishte vazhdimisht me ta sa here qe binin ne veshtiresi kerkonin te ktheheshin andej nga kishin ardhur, pra ne skllaveri. Mosbesimi i tyre beri qe shumica e tyre te vdisnin ne shkretetire dhe ne vendin e premtuar hyne femijet e tyre. Nuk po zgjatem shume se ne te dy kemi kendveshtrime te ndryshme dhe asnjehere nuk do te arrijme ne nje gjuhe te perbashket, por ne lidhje me besimin tim dhe se cfare une besoj, po te kujtoj cfare Pali i shkroi Timoteut, 2 Tim. 1:12:

    e di kujt i kam besuar dhe jam i bindur se ai ėshtė i zoti ta ruajė visarin tim deri nė atė ditė.

    Gjithe te mirat!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Te dashurit e mi!
    Ju them keshtu sepse ju po beni nje dyluftim ne terrenin tim sepse kjo eshte tema e hedhur prej meje.
    Pra,po perpiqeni me kot t'i mbushni mendjen njeri- tjetrit se kush ka te drejte , se e kujt eshte e verteta,se kush mban ne dore te bardhen apo te tera ngjyrat e ylberit....nejse.E kuptoni edhe ju kete apo jo?
    Une deri ne nje fare menyre mbeshtes mendimin e Sunriser-it,sorry Astrit,por seicili ka mendimet e gjykimet e veta. Seicili nga ne ka te drejten dhe lirine per te zgjedhur ate qe do dhe nese ekziston me te vertete nje gjykim i pastajshem,seicili do bindet personalisht per te.
    Sinqerisht ti Astrit me dukesh pak sa shume i obseduar nga ky subjekt dhe kerkon me cdo kusht te na bindesh dhe te na diktosh bindjet e tua dhe nuk pranon asnje lloj diskutimi ose asnje lloj rrugezgjidhjeje.Duhet te jesh me tolerant ne keto pune.Pikerisht nga njerez si ty, kaq te bindur (me duket verberisht) ne kete teori,mua me eshte bere edhe me i bezdishem mendimi se ato qe thoni jane te verteta.Dihet qe me mire se cdo paralajmerim, eshte te mesosh nga gabimet e tua.Lerna te bindemi vete.

    Ashtu si citon ti me siper, eshte me vend edhe kjo qe po te them une :
    - Ekziston nje kohe per dyshim dhe njera per bindje.
    Cdo gje ka kohen e saj.T'a mbushesh mesazhin me paragrafe do te thote qe je i lexuar por jo i zgjuar.Thuaj me mire mendimet e tua dhe na bind me te tjera gjera dhe jo me paragrafe nga libra te ndryshem.
    Shpresoj te mos ma marresh as ti dhe as ndonje tjeter per keq!
    Laguna Blu

  7. #37
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    E/I dashur Shpirta!

    Une nuk po perpiqem aspak qe te diktoj bindjet e mia, thjesht une po shfrytezoj lirine time qe kam edhe une besoj, per te shprehur idete e mia.Ne rast se secili ka lirine per te zgjedhur ate qe do atehere edhe une kete gje po bej.
    SuNRiSer, psh. thote se ne do te denohemi per shkak se nje stergjyshit tone i vajti ne mend per te ngrene molle, dhe per kete arsye te gjithe ne do te vuajme prej tij, dhe fajtor per kete sipas tij eshte Perendia. Une them nje gje krejt te kundert me te dhe per kete sjell edhe idete e mia te mbeshtetura ne prova.
    E para, ne Bibel nuk behet fjale per molle, por per pemen e njohjes te se mires dhe te keqes, te cilen Perendia ja ndaloi Adamit qe ta hante, sepse me siguri ai do te vdiste. Por cfare ben Adami, ai thyen urdherin e Perendise dhe pasoja eshte se ai u denua prej Perendise, jo vetem me vdekje fizike, por ceshte me e rendeshishme edhe me vdekje shpirterore, qe do te thote humbi maredhenien e tij me Perendine dhe u debua nga parajsa.Vazhdojme me tutje, per shkak te Adamit te gjithe njerezit jane nen mallkim dhe denim, sepse ai ishte perfaqesuesi i gjithe njerezimit perpara Perendise, dhe se ne te gjithe rrjedhim prej tij dhe te gjithe trashegojme natyren e tij mekatare.Por cdonjeri mund te thote, "po mire Adami mekatoi, po une clidhje kam me kete, mos valle une duhet te paguaje per fajin e dikujt tjeter?". Kjo eshte nje pyetje e drejte dhe nje pretendim i drejte, te cilin e ngre edhe SuNRiSer, dhe Perendia si Perendi i drejte qe eshte e ka zgjidhur edhe kete problem. Per kete arsye erdhi edhe Krishti ne bote, qe te rregulloje maredhenien tone me Perendine, maredhenie qe u prish ne Eden dhe qe u rregullua ne Golgote dhe Perendia i therret te gjithe njerezit te pendohen dhe te kthehen dhe te besojne tek Jezu Krishti, n.q.s. ata me te vertete kerkojne ta kalojne perjetesine prane Krijuesit. Njerezimi eshte vene perseri perpara alternatives (sic u vu Adami ne Eden) ose te besojne ne emrin e Birit te Perendise dhe te jetojne ne paqe dhe lumturi, ose te mos besojne dhe jetojne ne nje vend flakesh dhe vuajtjesh. Rregullat e ka vedosur Perendia, qe eshte Autoriteti dhe askush nuk mund ti thyeje ato rregulla, Perendia do te kerkoje llogari per cdo vendim qe ne marrim, por si Perendi i drejte qe Ai eshte, na ka dhene neve lirine e vetvendosjes.

    Shpirta, ti ke hapur nje teme dhe 2-3 here ti na ke terhequr vemendjen mua dhe SuNRiSer se po shkelim rregullat ne temen tende, ose sic thua ti "ne terrenin tim", aq me pak Perendia, qe eshte i drejte do te kerkoje prej secilit prej nesh qe te respektojme rregullat dhe urdherimet qe Ai ka vendosur per te miren tone.

    Te uroj suksese dhe gjithe te mirat, Shpirta!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  8. #38
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Bie dakort me mendimet e Albos dhe Huggos... vecse dua te shtoj dicka:

    Fati, duke e pare nga nje kendveshtrim tjeter, eshte dicka e mire, nje bekim qe vjen nga Perendia, ose me sakte, Fati yne eshte Vete Perendia!

    Miqesisht Abigail!
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Astrit, ne pergjithesi jam dakort me ty , sepse edhe une ca gjera i di nga sa kam lexuar e degjuar, ne lidhje me Adamin, Even, Perendine dhe pemen e njohjes.Shyqyr qe Adami nuk hengri edhe nga pema e pavdekesise!!
    Keto qe thua ti jane ne pergjithesi fjalet e cdo besimtari.
    Kundershtimi im qe ne lidhje me:
    - Citatet nga bibla
    -Intensiteti me te cilin ti mbron pikepamjet e tua
    -Dalja nga tema
    Une personalisht nuk e lidh destinin me Zotin deri ne kete pike qe e sqaron ti.Sigurisht qe ,nese ka ZOT, ai na shkruan fati, rrugen qe duhet te ndjekim, por une ketu nuk doja te diskutoja ekzistencen ose mosekzistencen e tij, por thjesht faktin ose hipotezen qe seicili nga ne ka nje detyre per te realizuar ne kete bote ne kete jete njerezore. Jo me tutje.
    Une mendoj se sicili nga ne , e ka te shkruar ne kodin e tij gjenetik ate detyre per te cilen ka ardhur ne jete.
    Kam lexuar diku , per nje person, nje muzikant medioker, Ruzhe de LI i cili pa dashur krijoi nje melodi te madhe -Marsejezen- himn.E krijoji rastesisht, u shpernda neper rradhet e luftetareve franceze dhe u cua goje me goje.Njihet deri ne ditet tona megjithese kane kaluar gati 2 shekuj.Ai njeri nuk u njoh kurre si autori i saj dhe te gjithe mendonin se kenga ka dale nga populli.Ai muzikant nuk mundi te gezonte te drejtat e autorit dhe vdiq ne mjerim dhe ne mizerje dhe u varros ne nje grope te perbashket.Nuk krijoi as me vone sepse nuk e ndjente veten te afte. Vetem pas vdekjes iu njoh merita. Eshte nje loje e destinit me fatin e nje njeriu te madh.Per keto lloj fatesh e kam fjalen .Shembujt jane te shumte.
    Laguna Blu

  10. #40
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Pikerisht, Shpirta,
    edhe une me shkrimet e mia jam perpjekur qe te hedh drite nga pikepamja ime mbi detyren qe kemi ne si njerez, dhe pse kemi ardhur ne kete bote. Une mendoj se asgje nuk eshte e rastesishme, ose ndodh le te themi keshtu kot, por se cdo gje eshte e qellimshme dhe e projektuar.
    Per mua qellimi i jetes eshte qe cdo njeri te njohe Perendine dhe ti jape Atij lavdi, dhe Perendia njihet nepermjet Jezu Krishtit. Ky eshte edhe destini, apo fati yne, dhe une e quaj nje fat te madh qe jam ne kete bote dhe Perendia me ka bere ky qe jam, qe Ai me ka dhene nje zemer qe ka deshire te njohe Ate.

    Persa i perket personit qe ti permend qe ka komposuar Marsejezen, nuk di asgje rreth kesaj, ka edhe shume njerez te tjere qe kane pasur nje fat te tille. Psh. para disa ditesh lexova per Johan Sebastian Bah, per te cilin ndoshta ke degjuar te flitet qe ka qene nje kompozitor i madh, por qe bashkohesit e tij jo vetem qe se vleresuan si te tille, por e trajtonin si nje njeri kokeforte, qe mbahej fort pas muzikes se tij demode.Vetem pas rreth 80 vjetesh qe ai kishte vdekur i dhane vleresimin qe duhej.
    Muzika qe Bahu kompozoi eshte muzike qe ka lidhje me adhurimin ne kisha dhe pjeset qe ai kompozoi si "Pasionin e Shen Gjonit", "Pasionin e Shen Mateut" jane quajtur shpesh "si arritja me e larte kulturore e gjithe qyteterimit perendimor". Madje skeptiku Fridrih Niēe pasi e degjoi, miratoi: "Ai qe e ka harruar krejt krishterimin, vertet kjo i vjen ne veshet e tij si ungjill". Per kete arsye, permes gjenise se tij muzikore, perkushtimit te tij ndaj Krishtit, dhe efektin e muzikes se tij, ai eshte bere i njohur ne shume qarqe si "Ungjilltari i peste".

    I them te gjitha keto se njeriu i merr vleresimet e tij per talentin e tij edhe pas vdekjes, n.q.s. ne jetojme vetem per kete jete dhe per kete bote jemi me te mjeret, kjo do te thote se te neserme nuk ka kurre dhe e ardhmja nuk ekziston. Por Fjala e Perendise thote dicka tjeter dhe na jep shprese, se ne do te jetojme edhe ne te ardhmen, dhe ne duhet te perpiqemi te investojme per te ardhmen tone dhe jo te investojme per te kaluaren apo te tashmen. Pikerisht ketu qendron edhe thelbi i fatit, dhe kot nuk thone se fati eshte si ta kerkosh.Jeto per te ardhmen.
    Shpresoj te mos jeme bere shume konfuz per ty, sidoqofte te uroj gjithe te mirat dhe suksese.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •