Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 57

Tema: Fati

  1. #11
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nese njerezit do te dinin te gjitha "sekretet e njerezimit", ata nuk do te besonin me ne fat, pasi cdo femonen qe do te hasnin do te dinin te kuptonin shkakun e tij. Kur njerezit nuk arrijne ta kuptojne shkakun, ata e maskojne paditurine e tyre me fjalen fat. Gjerat ndodhin ne jete dhe kur na gezojne, i themi vetes se na trokiti fati i mire ne der. Kur na hidherojne, ngushellohemi me faktin se ishte thjeshte "nje fat i keq".

    Dija te ben te ditur por te largon fatin nga dora.


    E njejta gje mund te thuhet edhe nese ne sa eshte shkruar ne kete paragraf te cituar ne vend te fjales "fat" vendosej fjala "Zot".


    Pra paragrafi do te lexohej keshtu:


    Paragrafi i shnderruar

    Nese njerezit do te dinin te gjitha "sekretet e njerezimit", ata nuk do te besonin me ne ZOT, pasi cdo femonen qe do te hasnin do te dinin te kuptonin shkakun e tij. Kur njerezit nuk arrijne ta kuptojne shkakun, ata e maskojne paditurine e tyre me fjalen ZOT. Gjerat ndodhin ne jete dhe kur na gezojne, i themi vetes se na (trokiti fati i mire ne der) NA PA ZOTI. Kur na hidherojne, (ngushellohemi me faktin se ishte thjeshte "nje fat i keq") mendojme se e kemi bere nje te keqe dhe ZOTI po na e shperblen (per keq).

    Dija te ben te ditur por (te largon fatin nga dora) te lekund BESIMIN NE ZOT .





    Per sa arrij te mbledh une ate qe mendoj ne lidhje me kete gje:


    Nje njeri mund te besoje thellesisht ne Zot i lutet Atij dhe mendon vertet se te mirat e te keqiat i vijne vetem nga Ai.

    Nje njeri mund te besoje vetem ne fat dhe mendon se jane te paracaktuara ato qe do t'i ndodhin ne jete, qofte te mira, qofte te keqija.

    Nje njeri mundet te mos besoje as ne Zot, as ne fat, po thjesht ne dijet e veta te fituara, ose qe do te fitoje.



    Per mendimin tim me e ndeshur eshte forma e ndermjetme qe
    njerez qe besojne ne Zot, por e shohin dhe si fat te paracaktuar dicka qe i ka ndodhur nje njeriu apo atyre vete, por edhe njerez qe besojne vec ne fat, ose nuk kane asnje lloj besimi dhe ne nje moment te jetes e gjejne veten duke iu lutur Zotit per nje arsye apo per nje tjeter.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 19-04-2003 mė 14:30

  2. #12
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Per mua fati eshte nje zgjedhje qe cdo njeri e ben ne nje moment te caktuar ne jete (te vazhdoj shkollen per mjeksei apo per juridik? te shkoj apo te mos shkoj? te besoj tek zoti apo mos besoj? etj.). Njeriu ne baze te zgjedhjes qe ben vendos fatin e tij. Mund te qelloje qe pas shume kokesh te kuptoje qe nuk ka bere zgjedhjen e duhur dhe ndoshta mund te kete mundesine per te rizgjedhur ose mund edhe te mos i jepet me. Sukseset qe njeriu arrin ne jete ne i quajme "fat i mire" ose ia atribuojme "ndihmes hyjnore".
    E verteta eshte qe cdo gje varet nga ne, por meqenese kemi nevoje per nje ngushellim ose mbeshtetje nga dicka me e fuqishme se ne kemi krijuar Zotin dhe Fatin. Qe ti bejme sa me te besueshme iu veshim shume karakteristika qe ne duam t'i realizojme ne jeten tone dhe shpeshhere nuk jemi ne gjendje. Megjithate harrojme qe fati dhe zoti jemi ne dhe askush tjeter.

    Pershendetje, S

  3. #13
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    Dikush me lart u ankua per fjalen "destin".Me te drejte, do te thosha une,sepse fjales "fat" nuk mund t'i vesh perkrah fjalen "destin" (parapercaktim),bile do te thosha qe jane fjale qe e perjashtojne njera tjetren.
    Nuk jam dakord me ate qe fatin e bejme vete.Fati eshte dhurata qe na ben rastesisht ambjenti ku jetojme.Destini eshte dicka krejt ndryshe,eshte parapercaktimi i nje dukurie per tu zhvilluar sipas nje menyre te pashmangshme.

    Nese une hyj ne nje salle lojrash fati me 1 euro dhe fitoj 100000000 , ky eshte fat,fat dhe vetem kaq...te mos me thote ndonje besimtar,meqe per ta gjithcka "eshte e shkruajtur me pare" se Zoti e kish vendosur qe me pare qe une te luaja 1 euro dhe te fitoja 100000000, sepse te luash me parate eshte kunder fese.
    ...niente che amassi di piu'...

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet nė Bllog
    22
    Dita, njerezit Zotit nuk i afrohen thjeshte me mend e me dije, por me shpirt e me zemer. Te gjithe besimtaret e kerkojne Zotin si jetimi prindin qe nuk e ka pare kurre me sy.

    Fati te ben te pasur, Zoti te ben si vetja, te pavdekshem.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #15
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Albo!

    Po te donte zoti te na bente si vetja nuk na ndalonte te hanim frutin e njohurise dhe te pavdekshmerise. Me duket se ky ishte motivi qe i deboi Adamin dhe Even nga kopshti e Edenit.

    Pershendetje, S.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Kam pershtypjen se tema eshte pak me e thelle sesa mendohet... por fatkeqsisht nuk po i permbahemi ashtu sic duhet. Me mire le te percaktoje dikush c'eshte fati, e pastaj te gjykojme ne kemi apo jo fat...

    Po te donte zoti te na bente si vetja nuk na ndalonte te hanim frutin e njohurise dhe te pavdekshmerise. Me duket se ky ishte motivi qe i deboi Adamin dhe Even nga kopshti e Edenit.

    Sun, megjithe respektin, dukesh se ke disa njohuri nga Zoti... por edhe ato qe i ke mesuar (me siguri nga ndonje lloj tjeter prifterish, por fundi i fundit prape pifterinj religioze..) i ke mesuar thjesht sa per te pasur nje kunder-pergjigje.. e asgje me teper. Kjo nuk eshte ne teme, por nje pergjigje e shpejte e asaj qe pohon do te ishte se: Vertet Zoti e largoi Adamin dhe Even nga Kopshti, por kete e beri per te miren e tyre, se perndryshe aa do te jetonin perjetesisht ne keqesi e armiqesi. Dhe ti e une e dime mire, se njerezimit te sotem nuk i ka mbetur asgje tjeter, pervec shpreses, se ndoshta do te kemi dite me te mira...

    ..ti je dhe nga ata te lirise.. duhet ta kishe kapur qe ne fillim kete pike..

    pa keqkuptim, te uroj cdo te mire...


    krejt miqesisht,
    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  7. #17
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Fat eshte cdo surprize e te ardhmes. Te gjithe e dine c`ka kaluar dhe askush nuk e di se cfar do te vije. Si mund ta beje vete njeriu fatin? Te kishin kaq ne dore njerezit do te ishin absolutisht te lumtur.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  8. #18
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Huggos!

    Une ato qe une di rreth zotit dhe fese i kam mesuar duke studiuar "librat e shenjte" pa qene i udhezuar apo i drejtuar nga asnje lloj perfaqesuesi i ndonje feje. Une Kuranin dhe Biblen i kam lexuar sepse doja te dija se cfare ishin, dhe jo sepse prisja te gjeja ndonje pergjigje aty. Une kur kam ndonje pyetje e bej jo per te kundershtuar por qe te kuptoj dicka me teper nga ajo qe kam lexuar. Dhe me te vertete kam kuptuar qe "feteret" jane njerez arogante dhe te paafte per te llogjikuar praktikisht. Per ta cdo pyetje ka nje pergjigje te parapergatitur te cilen shumica as e ka idene se per cfare ben fjale. Tamam si papagalli qe meson 2 tinguj dhe i perserit mekanikisht.
    E ke gabim kur thua qe zoti i deboi Adamin dhe Even nga Edeni sepse perndryshe ata do jetonin pergjithmone ne keqesi dhe armiqesi. Motivi i vertete eshte ai qe thashe une me siper: Zoti me ate qe beri tregoi qe eshte nje qenie arrogante dhe sadike, te cilit nuk i pelqen qe nje qenie tjeter pervec tij, te arrije te kuptoje te fshehtat dhe njohurite e universit. Zoti simbolikisht me te vertete eshte perfaqesuesi i diktatures, injorances dhe shtypjes.

    Pershendetje, S.

  9. #19
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    Nga te mos genjehet njeriu i shkrete?!?! Ky Zoti ka premtuar kaq shume !!!
    Po inatin e kam me veten qe s'arrij te genjehem dot !!!
    ...niente che amassi di piu'...

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Sun,

    Kam frike se do largohemi nga tema, porse pergjigjen (apo besimin personal) duhet ta mbeshtesesh diku... Te pakten fetaret mbeshteten ne disa vargje te Bibles apo Kuranit per ato qe thone, kurse ti nuk mbeshtetesh askund.

    Nje pyetje kam... perse duhet te te besoj ty ne ato qe thua?? Kė ke si argument bindes??


    krejt miqesisht,
    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •