Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11

    Për: LSI kundër qeverisë për rritjen e taksave, propozon taksë 10% për fasonët

    7 Mars 2013. Ilir Meta premtoi ndihmë për fasonët.


  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: LSI kundër qeverisë për rritjen e taksave, propozon taksë 10% për fasonët

    PS-LSI, pakt për biznesin fason

    Lëvizja Socialiste për Integrim është tërhequr dje nga propozimi i saj për të ulur nga 15% në 10% masën e tatimfitimit për biznesin fason. Propozimi i LSI-së hasi fillimisht kundërshtinë e qeverisë, por sipas burimeve pas një takimi mes përfaqësuesve të lartë të PS dhe LSI-së situata ka ndryshuar.

    Burime pranë maxhorancës bëjnë me dije se kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe kreut të Grupit të LSI-së, Petrit Vasili, për të negociuar rreth kërkesave të LSI-së—. Mësohet se gjatë takimit është rëndë dakord që brenda muajit mars do të hartohet një paketë masash për biznesin fason, që parashikon lehtësi fiskale, subvencione dhe lehtësi për procedurat administrative. Pas kësaj pakete, përfaqësuesit e qeverisë dhe të LSI-së do të negociojnë me biznesin fason.

    DEBATI
    Gjatë seancës plenare, kreu i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili, deklaroi se propozimi për të amenduar ligjin e paketës fiskale do të mbesë pezull deri në pranverën e ardhshme, kur bashkë me qeverinë do të hartohet një paketë e plotë masash për biznesin fason. “Ne kemi pranuar që një përgjigje e tillë do të ishte më e plotë dhe më serioze. Hartimi i kësaj pakete brenda pranverës në periudhën mars-prill, mundësia e ardhjes së saj në Parlament dhe ndjekja e saj e bën të domosdoshme mbajtjen pezull të këtij propozimi në pritje të një pakete të tillë, që është më e plotë dhe më serioze dhe për t’i dhënë kohë që ky konsultim t’i japë zgjidhje në mënyrë shteruese dhe jo pjesore, siç është indeksi fiskal”, deklaroi Vasili.

    Ndërsa tërheqjen e LSI-së ish- kryeministri Sali Berisha e quajti si një sjellje tiranike të Ekzekutivit ndaj Parlamentit. Berisha ironizoi duke thënë se Parlamenti nuk ishte më Meta-Rama, por ky institucion ishte nënshtruar në sundimin e Kryeministrit Rama. “Ne e kishim të gatshëm amendamentin dhe, meqenëse ju avancuat, ne u bashkëngjitëm pa asnjë kompleks, me interesin në të mirë të atyre bizneseve. Tani del qartë se Parlamenti nuk është më Meta-Rama, por është Rama-Meta, është diktati tiranik i Ekzekutivit mbi këtë tempull që sjell ndryshim katasrofal të pozicionit të LSI në raport me fasonet. Ju lutem, grupit të deputetëve të PD dhe ju mbështetëm publikisht. Ne nuk paraqitëm amendamentin tonë, sepse mbështetem tuajat, tani duhet të mbrojmë propozimin tonë”, tha Berisha.

    Fation Binjaku


    Ahmetaj: Paketa për fasonët, do krijohen vende të reja pune

    Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, deklaroi dje se qeveria do të hartojë në bashkëpunim me biznesin fason një paketën e plotë masash lehtësuese për t’u dhënë zgjidhje përfundimtare shqetësimeve të tyre. Ahmetaj ishte pjesë e negociatave me LSI-së dhe deklaroi se, duke mbështetur fasonët, do të krijohen më shumë vende pune. “Brenda pranverës do të avancojmë me një paketë të plotë masash fiskale, administrative, procedurale për të mbështetur jo vetëm industrinë e fasonit, por edhe gjithë industritë mbështetëse të saj”, tha Ahmetaj sot në Kuvend në seancën plenare, ku pritet të miratohet projektbuxheti 2014 dhe paketa e re fiskale. Sipas tij, “si një shqetësim i përbashkët me aleancën me LSI, kjo paketë do mbështesë realisht industrinë e fasonit për të çelur më shumë vende pune”, tha ai.

    Panorama

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •