Foto eshte gjetur ne arkivin e fotografive te Bibliotekes se Kongresit ne SHBA (e cila konsiderohet biblioteka me e madhe dhe me e pasur ne bote) ne te cilen shihet nje kembane e Shen Sofise ne Kostandinopoje fotografi e vellezerve te njohur armen Abdullh Freres. Kembana eshte fotografuar ne oborrin e muzeut ushtarak te Perandorise Osmane e cila me pas u vendos ne kishen e Shen Irenes, prane Shen Sofise. Foto mund te jete bere ndermjet viteve 1880-1893. Materialet e ekspozuara te muzeut te luftes se Perandorise Osmane jane zhvendosur para ca kohesh ne Muzeun e Luftes ne Turqi, ne nje vendodhje tjeter, dhe kembana, nese ajo ka mbijetuar, mund te ndodhet atje.