Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Kisha Ortodokse, në Tiranë greqisht tek arbëreshët shqip..

    Kisha Ortodokse, në Tiranë greqisht,tek arbëreshët shqip..

    SANTA SOFIA D'EPIRO - Nëse në kishat e vjetra bizantine të katundeve arbëreshe, shenjtorët i lexon të gjithë në një shqipe të pastër, në kishën e të njëjtit besim në Tiranë, jo. Për disa arsye, siç shpjegojnë klerikë aty, por pasoja është se besimtarët ortodoksë shqiptarë në këtë aspekt nuk shërbehen në gjuhën e tyre mëmë.

    Nëse ke bërë këmbë e je lutur në kishat e arbëreshëve në Kalabri e ke të pamundur të ndjesh të njëjtin përjetim, kur kthehesh dhe përsërit të njëjtin 'rit' në Tiranë. Saktësisht, kur futesh tek Kisha Ortodokse kryeqytetase te "Rruga e Kavajës", "mëma" e të gjitha kishave ortodokse, aty ku mblidhen tok turma besimtarësh praktikantë në raste festash, sa kohë nuk ka përfunduar katedralja e re dhe e madhe në qendër.

    Mbishkrimet në shqip që ruajnë ende arbëreshët përsipër çdo ikone bizantine, edhe pas 500 vjetësh, të mprehin edhe më shumë sensin e të dalluarit, se sa në miniaturë apo munguese janë ato në shqip në kishën e kryeqytetit shqiptar sot.

    GREQISHTJA TEK KATEDRALJA ORTODOKSE
    Të dymbëdhjetë shenjtorët në ikonostasin qendror prej druri, ku shkojnë, luten dhe puthin gjithë besimtarët shqiptarë për vite të tëra, kanë vetëm mbishkrime në gjuhën greke bizantine dhe jo në dy gjuhë, siç duhet të ishte ligjërisht dhe normale për çdo shqiptar. E nëse je shqiptar, qoftë edhe ortodoks, nuk kupton gjë prej gjëje. Pikërisht tek ikonostaset më ballore, më të mëdhatë dhe më të dukshmet lexon vetëm gërma greke.

    As shenjtorit që je duke puthur, lavdëruar apo lutur, nuk di se kush është, se me ç'emër t'i drejtohesh. Di që është një shenjt, që duhet dhe ndjen se së fundi do ta puthësh dhe kaq. Përsipër tyre, shumë lart, edhe pse mezi, i shquan ama disa ikona të ngjashme, në përmasa mjaft të vogla krahasuar me ato poshtë tyre, ku duke shqyer sytë i dallon disa mbishkrime shqip si; 'lindja e Krishtit', 'ngjallja e Llazarit', 'ngritja e Krishtit në qiell' etj.

    Në rreth dyzet piktura me mbishkrime sipër tyre, që gjenden në të gjithë kishën, 1/3 janë edhe në shqip, edhe greqisht. Ato më të voglat, ndërsa vetëm dy të mëdha varur në muret anësore dhe jo ballore; Shën Kozmai dhe Shën Spiridhoni. Një shkrim i dukshëm në shqip është edhe ai tek një fron ballor: "Mësoni prej meje se jam i butë, edhe i unjtë ndë zëmërët".

    Por dymbëdhjetë shenjtorët ballorë jo. Dhe të tjerë anësorë jo. E si mund të ndihesh? E jo vetëm për një ditë, një javë, një muaj apo një vit, por për disa vjet. Edhe pse, siç përmend Dhimitër Beduli në librin "Gjuha shqipe në kishë", botimi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në 1997, "apostujt e shpërndanë ungjillin e Zotit për çdo popull në gjuhën e tij" apo teksa citon apostull Pavlin se: "Në Kishë dëshiroj më mirë të them pesë fjalë të kuptueshme, që të mësoj dhe të tjerët, se sa dhjetë mijë fjalë në gjuhë të pafrymtë."

    Siç përmend edhe Efsevi, ati i historisë kishtare që ka jetuar në shek.IV: 'pas ardhjes së Krishtit, gjithë kombeve iu dha e drejta të përdorin gjuhët e ndryshme që ka çdo komb". Me gërma shqipe, të cilat i shpiku vetë, e shkroi 'Dhjatën e Re' Grigor Konstandinidhi, ish-nxënës në Akademinë e Voskopojës, sikurse na citon bashkëkohësi i tij, J.Zavira. Dhe këtë përpjekje e pasuan emra të mëdhenj të ortodoksisë, por dhe atdhetarisë shqiptare.

    E sipas nenit 3 të Statutit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, që nga viti 1929 gjuha e saj zyrtare është ajo shqipe. "Gërmat shqip, të shqitura nga puthjet". "Shërbesat bëhen në shqip, botimet tona janë në shqip. Që në 2 gusht të 1992, Fortlumturia e Tij, imzot Anastasi, në ditën e fronëzimit të tij shtroi si urgjente nevojën e botimeve kishtare në gjuhën shqipe dhe kjo sot është arritur", shpjegon at Anastas Bendo, prift i Katedrales Ortodokse në Tiranë.

    Dhe vërtet botimet u shumëfishuan këto vite në shqip, shërbesat bëhen po në shqip, por pikturat e shenjtorëve nuk lexohen dhe adhurohen në shqip. Dhe kjo nuk është pak, pasi është kontakti i parë pamor me besimtarët. "Këto ikonostase në greqishten bizantine kanë qenë dhuratë nga një grup murgeshash në Greqi në vitet e
    para pas '90-ës.

    Kur kisha ende nuk ishte formësuar mirë dhe në një kohë kur në Shqipëri nuk kishte piktorë shqiptarë në këtë fushë", shton at Anastas Bendo. Ndërsa ato më të voglat me mbishkrime në shqip janë shtuar më pas, kur në Shqipëri u specializuan restaurues të ikonografisë, si studentë të vetë një shkolle që çeli Kisha Ortodokse për këtë profil.

    'Tek ikonostaset e sjella kohë më parë s'mund të ndërhyhej, por ama poshtë tyre u ngjitën shirita me emrat përkatës në shqip, të cilat besimtarët duke i puthur, i shqitën", shpjegon at Anastasi. Por që pavarësisht kësaj, prej vitesh ato nuk u ngjitën më apo nuk u gjet një zgjidhje e mundshme.

    Për rrjedhojë çdo ditë besimtarët, pavarësisht shkaqeve, në këtë detaj të rëndësishëm nuk janë shërbyer dhe nuk shërbehen në shqip sipas statutit dhe siç e lyp të qenit shqiptar. Ndërkohë që rëndom çdo kishë, e kujtdo riti qoftë, në çdo vend qoftë, normalisht lipset t'i përmbajë të dy gjuhët. Thua harresë e paqëllimshme apo e qëllimshme? "Jo. Jemi ne ortodoksët shqiptarë që kemi vënë themelet e gjuhës shqipe që me Vangjel Meksin, i cili përktheu në shqip Biblën në shek. XVIII-të, me Naum Veqilharxhin, Fan Nolin, Thimi Mitkon, Mihal Gramenon etj.

    Dhe vetë Skënderbeu ishte një princ i bizantizmit", përmbledh shpejt e shpejt disa kontribute kulmore të historisë at Anastasi. Të historisë që nuk duhet të mbetet vetëm tek historia. Dhe, a mos përsëritet e njëjta gjë tek mbishkrimet në katedralen më të re ortodokse, që po duket afër përfundimit të ndërtimit të saj në qendër të Tiranës?

    Në përgjithësi ata që hyjnë e dalin përditë në oborrin e kishës aktuale shprehen se nuk dinë ende gjë, pasi është ende herët e ndoshta nuk është ky për ta shqetësimi kryesor. Dikush thotë se 'punë e madhe nëse janë edhe me gërma greke, në fund të fundit ajo ka qenë gjuha zyrtare në çdo vend që u përhap Bizanti". "Patjetër që do të jetë në edhe shqip, domethënë në dy gjuhë. Është normë që do të respektohet medoemos", përgjigjet at Anastasi. Por megjithatë, na mbetet të presim dhe shohim...

    GJUHA SHQIPE TEK KISHAT E ARBËRESHËVE
    Në gjuhën arbëreshe quhet: 'Qisha e Shën Thanasit", ndryshe 'Kisha e Santa Sofia D'Epiro". Është kisha më e vjetër e katundit arbëresh me të njëjtin emër; Santa Sofia d'Epiro. Të befason me të gjitha emërtimet në shqip brenda saj. Dhe sidomos aty në gjithë ikonostaset ballore, ku falen gjithë besimtarët. Shën Pali, Shën Asti, Shënjtja Makrina, Fjala e t'in Zoti, Shën Pjetri, Shën Andreu, Shën Lucia, Shën Nili, Shën Thanasi i Madh.

    Të gjithë këto i lexon vetëm në shqip dhe asnjë në gjuhën bizantine. Apo në disa raste me shkurtimin e fjalës 'Shën' me 'Sh'. Si për shembull: Sh. Joani Pagëzori. Në disa raste përveç mbishkrimit në shqip gjendet përsipër edhe ai në gjuhën greke bizantine, por ka raste që kjo edhe përsipër mungon fare dhe mbetet vetëm shqipja e vjetër, por ende lehtësisht e kuptueshme.

    Edhe dedikimet që kanë bërë besimtarët nëpër pikturat e mureve anësore të kishës janë po në shqip si: "Prinditët Elmo Jani e Madeo Xhuseppina kujtoin të dashurin bir Exhidin Gjergjin", "famila Kakkuri-Baffa", "famila Baffa-Trashi-Frangjisku" etj. Duke konfiguruar edhe çastin e ardhjes së arbëreshëve në Kalabri me kryqin e bizantit në duar. Por më e çuditshmja, në një paraderë hyrëse prej xhami, edhe një flamur shqiptar në formën e një steme rrumbullake sipër.

    "Është meritë e at Giovanni Capparellit, i cili ka këmbëngulur për të shkruar gjuhën shqipe në këtë kishë", shpjegon Franco Antonio Miracco, specialist në muzeun etnografik, njohës edhe i historisë së kishës.

    Ritet liturgjike të arbëreshëvePas mbërritjes së tyre, arbëreshët u vendosën në metropolitanën e Agrigentos, e emëruar nga arkipeshkvi i Okridës, me konsensusin e Papës së Romës. Pas këshillit të Trentos në 1545, komunitetet arbëreshe u vunë nën juridiksionin e peshkopëve latinë duke shënuar një rënie varfëruese të traditës bizantine pas një lufte të fortë mes dy kishave. Shumë vende italo-shqiptare u shtrënguan të lënë ritet bizantine.

    Por për të shpëtuar traditën e tyre, në 1919 Papa Benedetto XV krijoi një dioqezë për italo-shqiptarët e Italisë, duke hequr ritin latin nga kishat që ende ruanin ritin grek. Po ku ngjajnë apo ndryshojnë arbëreshët ortodoksë të Italisë nga ata ortodoksë në Shqipëri?

    'Ata janë ortodoksë në rite, në besim, në shpirt, në kishat që kanë ruajtur. Ata shkuan në ato vise sipas një marrëveshjeje të Skënderbeut me mbretin Alfons të Napolit, që të ruanin fenë e tyre. Dhe Ritet liturgjike të arbëreshëve morën me vete edhe gjithë ikonat bizantine që i vunë nëpër kisha. I vetmi ndryshim është se ata për shkak të kushteve historike, të detyruar, pranuan të jenë nën Vatikan", thotë At Anastas Bendo.

    Dhe ritet kanë mbetur po ato që kanë qenë; të verës, bukës që jepet në altar në festimin eukaristik, të njëjtat festa fetare gjatë gjithë vitit me Krishtlindjet, Pashkët. Priftërinjtë e ritit grek, që ndryshe quhen papas, kanë mbulesën tipike cilindrike të zezë (kalimafion) dhe mjekrën e gjatë. Një kristian çfarëdo i denjë mund të bëhet prift edhe nëse është i martuar, duke përshkruar etapat normale drejt këtij urdhri.

    Por kur ai tashmë është i emëruar nuk mund të martohet më. Pikërisht ky është një nga ndryshimet që arbëreshët kanë bërë në kishën e tyre sipas riteve latine dhe jo bizantine. Që e pohojnë edhe priftërinj të kishës ortodokse sot, të cilët përkundrazi, munden të martohen.


    Redaksia Online
    (mag/shqiptarja.com)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Kisha Ortodokse, në Tiranë greqisht tek arbëreshët shqip..

    Kete shkrim kam nja 3-4 vjet qe e kam lexuar,si duket gazetat po na e bejne dhurate per Krishtlindje duke e ribotuar,sic e kane zakon qe ne cdo feste te fillojne edhe sulmet nga kishes.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Kisha Ortodokse, në Tiranë greqisht tek arbëreshët shqip..

    Citim Postuar më parë nga Archon Lexo Postimin
    Kete shkrim kam nja 3-4 vjet qe e kam lexuar,si duket gazetat po na e bejne dhurate per Krishtlindje duke e ribotuar,sic e kane zakon qe ne cdo feste te fillojne edhe sulmet nga kishes.
    e drejte gabimi eshte i imi,sapo e pash qe eshte i 2011,por ishte si nenlidhje tek nje shkrim tjeter qe postova me lart,dhe kjo me ngaterroi,por besoj se ska rendesi data e postimit,sa domethenia e shkrimit.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Kisha Ortodokse, në Tiranë greqisht tek arbëreshët shqip..

    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    e drejte gabimi eshte i imi,sapo e pash qe eshte i 2011,por ishte si nenlidhje tek nje shkrim tjeter qe postova me lart,dhe kjo me ngaterroi,por besoj se ska rendesi data e postimit,sa domethenia e shkrimit.
    Nuk eshte faji jot se e ka botuar edhe shqiptarja.com

    Sot ikonat ne shqip jane shtuar gjithnje e me shume dhe jo vetem ne Tirane por edhe ne gjithe Shqiperine

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kisha Ortodokse, në Tiranë greqisht tek arbëreshët shqip..

    Hajde zbulim qe kane bere dijetaret e shqiptare hajde.

    1. Arbereshet nuk jane "shqiptare", jane arbereshe ose epirote. Epirot arberesh jane sinonime si fjale. Shqiptare jemi ne qe morrem kete identitet pasi dolem pas 5 shekujsh erresire e pushtimi osman.

    2. Arbereshet nuk flasin "shqip si ne", arbereshet flasin gjuhen e tyre arbereshe/epirote. Ne dhe shqipja jone huajzojme e trashegojme prej arberishtes, e jo anasjelltas.

    3. Arbereshet ne Itali ne shekuj nuk jane njohur si "shqiptare" por si "epirote", si "greke", si "katolike-greke", pasi ishin gati te gjithe te besimit orthodhoks e ndiqnin ritin bizantin te adhurimit, jo ritin latin.

    4. Trashegimia bizantine orthodhokse e lashte e arberesheve, ate qe moren me vete me anije e varka drejt Italise kur u larguan nga Epiri, ishte e gjitha ne gjuhen greke dhe ne ritin bizantin. Kete e deshmojne 100 Kodiket e Shqiperise, qe ruhen edhe sot e kesaj dite ne Muzeun Kombetar ne Tirane, qe jane te gjithe ne gjuhen greke dhe jane trashegimi e te pareve tane ne shekuj.

    5. Idiotet e budallenjte i shikojne ikonat e artin kishtar orthodhoks vetem nga nenshkrimet, nese jane ne greqisht apo shqip. Njerezit me besim nuk e vene theksin tek nenshkrimet, por tek vete brendia e historise qe ajo ikone percjell.

    Shqiptaret nuk mund t'iu tregojne origjinen epiroteve, se eshte njesoj si ti "tregosh babait arrat".

    Albo

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Westwoods
    Anëtarësuar
    11-12-2013
    Postime
    41

    Për: Kisha Ortodokse, në Tiranë greqisht tek arbëreshët shqip..

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    1. Arbereshet nuk jane "shqiptare", jane arbereshe ose epirote. Epirot arberesh jane sinonime si fjale. Shqiptare jemi ne qe morrem kete identitet pasi dolem pas 5 shekujsh erresire e pushtimi osman.

    Albo
    Pasi dolem nga 5 shekuj pushtim? Dmth emri shqiptar mbi nga dheu me 28 te vjeshtes se trete 1912? Sa te rrosh, do mesosh i thone kesaj.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mitjuk
    Anëtarësuar
    19-05-2005
    Vendndodhja
    Monaco
    Postime
    900

    Për: Kisha Ortodokse, në Tiranë greqisht tek arbëreshët shqip..

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Hajde zbulim qe kane bere dijetaret e shqiptare hajde.

    1. Arbereshet nuk jane "shqiptare", jane arbereshe ose epirote. Epirot arberesh jane sinonime si fjale. Shqiptare jemi ne qe morrem kete identitet pasi dolem pas 5 shekujsh erresire e pushtimi osman.

    2. Arbereshet nuk flasin "shqip si ne", arbereshet flasin gjuhen e tyre arbereshe/epirote. Ne dhe shqipja jone huajzojme e trashegojme prej arberishtes, e jo anasjelltas.

    3. Arbereshet ne Itali ne shekuj nuk jane njohur si "shqiptare" por si "epirote", si "greke", si "katolike-greke", pasi ishin gati te gjithe te besimit orthodhoks e ndiqnin ritin bizantin te adhurimit, jo ritin latin.

    4. Trashegimia bizantine orthodhokse e lashte e arberesheve, ate qe moren me vete me anije e varka drejt Italise kur u larguan nga Epiri, ishte e gjitha ne gjuhen greke dhe ne ritin bizantin. Kete e deshmojne 100 Kodiket e Shqiperise, qe ruhen edhe sot e kesaj dite ne Muzeun Kombetar ne Tirane, qe jane te gjithe ne gjuhen greke dhe jane trashegimi e te pareve tane ne shekuj.

    5. Idiotet e budallenjte i shikojne ikonat e artin kishtar orthodhoks vetem nga nenshkrimet, nese jane ne greqisht apo shqip. Njerezit me besim nuk e vene theksin tek nenshkrimet, por tek vete brendia e historise qe ajo ikone percjell.

    Shqiptaret nuk mund t'iu tregojne origjinen epiroteve, se eshte njesoj si ti "tregosh babait arrat".

    Albo
    Albo ja ke fut kot edhe ti Arbereshet jan shqiptar epiriot po,por jo arberesh grek Grek jan thjesht liliput si gabelt te vegjel dhe te pa vler.Ndersa ortodoksia vjen nga shqiptart e jo nga Greket siç pretendo ti me Anastasin tend Grekfil,Krishterimin e pranoj dhe e mbrojti Kostandini nga nishi i cili eshte shqiptar dhe jo grek siç pretendojn grekt, eshte shqiptar e jo serb siç pretendojn sllavo serbt,po te duash te publikoj hartat kur Kostandini civilizoj njerzimin e jo greket e tu liliput,ne kohen e kostandinit Greqia ishte nje çop tok e vogel por qe u treguan dinak me pabesit e tyre lashtesore kundra çdo qenje njerzore qe nuk e quan veten Ortodoks,me habisni ju personalisht sa i lidhur je me Greqin Ortodokse skuptoj çfar simbolizo Greqia per ty si shqiptar,une them sduhet te krenohesh me Greqin Ortodokse sepse Ortodoksia nuk i perket Greqis e aq me pak sllavo serbve,per kuriozitet bisedo me ndonje Rus e pyete se nga e moren Ortodoksin ata dot te ju pergjigjen ne duhet te ju pyesim ju shqiptarve.


    Kjo pika 5 e jotja me ngjan si Islamizmi radikal qe shprehen ne emer te kuranit qe muslinaizmi ne plan te par ka fen e jo kombin,kshu me ndgjan edhe pika 5 e juaja si me poshte

    5. Idiotet e budallenjte i shikojne ikonat e artin kishtar orthodhoks vetem nga nenshkrimet, nese jane ne greqisht apo shqip. Njerezit me besim nuk e vene theksin tek nenshkrimet, por tek vete brendia e historise qe ajo ikone percjell.
    Sa bukur eshte kur ne shpirt ke gjithmone ngrohtesi. FaLeMiNdErIt.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •