
Postuar më parë nga
BLEDI_SH
Kisha Ortodokse, gjuhë të parë atë greke,të dytë gjuhën shqipe
TIRANË - Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Gerasimos Janullatos po greqizon kishën Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Kjo duket tek fotoja e automjetit të kishës ortodokse shqiptare, e cila mban gjuhën greke si gjuhë të parë zyrtare, e të dytë gjuhën shqip. Por edhe në gjuhën shqipe fjala shqipe ORTODOKSE është greqizuar në ORTHODHOKSE.
Siç shihet kisha jonë e themeluar nga Fan Noli tashmë është gjunjëzuar në Shqipëri, kjo fal tolerancës së politikanëve shqiptar sahanlëpirës. Në gazetën "Bota sot" është botuar një shkrim, ku denoncohet mbajtja e meshës në Tiranë në gjuhën greke dhe jo në gjuhën shqipe, ku ndër të tjera thuhet: “Por sot në zemër të Tiranës në ditën e Krishlindjeve kryepeshkopi grek Jonullatos mbajti meshën në gjuhën greke, ku të pranishëm ishin edhe zyrtarë të lartë mes tyre dhe kryeministri Rama.
Të gjitha mediat e anashkaluan përdorimin e një gjuhë tjetër gjatë meshës, gjithashtu sot ortodoksët shqiptarë treguan dhe një herë se parapëlqejnë nënshtrimin dhe heshtjen, kur Jonullatos mban meshën në gjuhën greke në zemër të Tiranës!”.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
Krijoni Kontakt