-
Komunistët jashtë Qeverisë, Dajti: Gati për aksione radikale
Komunistët jashtë Qeverisë, Dajti: Gati për aksione radikale
Politike e Enjte, 26 Dhjetor, 2013 | 11:30 am
Takimi i krerëve të partive komuniste.
Pak ditë më parë, kryetarët e disa partive komuniste, si Marko Dajti, Preng Cuni, Astrit Kosturi, Kristaq Mosko, Avdi Keçi, Shefqet Musaraj, Imer Kurti e Muharrem Xhafa janë takuar për të parë mundësinë e riorganizimit të tyre pas mungesës së përfaqësimit në qeverisjen aktuale si pjesë e koalicionit qeverisës. Kreu i Partisë së Punës së Riorganizuar, Marko Dajti, shprehet se po punohet për të ndërtuar një parti që do të promovojë aksione radikale në mbrojtje të interesave të qytetarëve.
Pas zgjedhjeve, pushteti u nda mes tri partive, PS, LSI dhe PBDNJ, ndërsa në koalicion ishin 35…
Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë atë që i takon si pjesë e rëndësishme e koalicionit fitues, madje, ndoshta më pak se sa i takon, duke llogaritur se ishte faktori vendimtar për të siguruar fitoren. Jam i habitur me atë që mori PBDNJ-ja, pasi dihet që Vangjel Dule përfiton thjesht nga presioni grek në Tiranë. Më duket çudi që Athina të ketë kaq shumë influencë mbi qeverinë shqiptare, kur vetë Greqia është katandisur “me brekë nëpër këmbë”. Personalisht nuk kam qenë kundër mirëtrajtimit të minoriteteve në Shqipëri, ashtu sikurse janë mirëtrajtuar edhe në kohën e Enver Hoxhës, duke i parë si ura miqësie ndërmjet dy popujve. Por, këto forca politike duhet të mbrojnë interesat e popullsisë minoritare në vendin ku jetojnë, duke llogaritur që janë shtetas shqiptarë.
Pritet të ketë ndonjë riorganizim të ri të partive në të ardhmen, apo do të mbeteni në koalicionet tradicionale?
Situata politike është ende në udhëkryq, përderisa nuk kanë përfunduar negociatat për bashkëqeverisje. Gjithçka duhet të përmbyllet deri në fund të vitit. Ndërkohë, ne jemi të përgatitur për çdo përgjigje. Praktikisht e majta ekstreme ka filluar riorganizimin e vet drejt një partie që do të promovojë aksionet radikale, duke mbrojtur fuqishëm idealet e majta.
Ju keni marrë një angazhim se do të rivendosni bustin e Enverit në qendër të Tiranës, madje kjo pritej më 16 tetor. Jeni tërhequr nga kjo ide, apo keni ndier presion nga opinioni dhe politika?
Nuk jemi tërhequr nga kjo ide, por e gjykuam të parakohshme në kushtet kur qeveria e re e dalë nga koalicioni fitues, pjesë e të cilit jemi edhe ne, sapo ishte instaluar në pushtet. Menduam të mos hapnim një çështje të re në opinionin publik në 100 ditët e para të qeverisë “Rama”, duke i lënë kohën dhe mundësinë të zgjidhë probleme të tjera më të ngutshme që kanë ardhur si pasojë e keqqeverisjes së mëparshme. Nga ana tjetër, Enveri nuk është vetëm i yni, por i gjithë të majtës shqiptare dhe një iniciativë e tillë do të na gëzonte nëse do të gjente konsensusin edhe të forcave të tjera politike të majta. Në qoftë se ky konsensus nuk arrihet, atëherë ne do ta zbatojmë vullnetin popullor, qoftë edhe në kundërshtim me vullnetin e qeverisë. Një qeveri që pranon të lërë në këmbë bustin e Ahmet Zogut dhe të refuzojë atë të Enver Hoxhës, mund të jetë çdo gjë, por jo e majtë dhe popullore.
panorama
-
-
Për: Komunistët jashtë Qeverisë, Dajti: Gati për aksione radikale
"Partit politike dhe 'bashkegzistenca paqesore' e tyre brenda Shqiperis" :-D
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt