Jezu Krishti (Isau a.s.) Hyjnor apo Njerėzor?
Bibla edhe pse me shtesa dhe ndryshime tė shumta, e tregon qartė se Jezusi ishte njė njeri i aprovuar nga Perėndia pėr njė mision tė caktuar tek populli i tij, tek kopeja e humbur e Izraelit
E marte 24 Dhjetor 2013 19:07
Senad Maku
Tė shkruash pėr njė tė dėrguar tė Zotit xh.sh. nuk mund tė shpjegohet vetėm me njė artikull tė pėrgatitur, por duhet me dhjetra artikuj tė shkruhen pėr jetėn dhe misionin e tij si i dėrguar i Zotit xh.sh. Ndėrsa tė shkruhet pėr Isaun a.s. (Jezusin), atėherė do tė duhet ndoshta mė tepėr se ēdo Pejgamber tjetėr tė flitet pėr tė. E them kėshtu jo qė ka ndonjė meritė mė tė madhe Isau a.s. se i dėrguari i fundit Muhamedi s.a.v.s. por integriteti i Isait a.s., personaliteti i tij, misioni i tij ėshtė ndryshuar dhe fallsifikuar, shtrembėruar se cilido Pejgamber tjetėr. Isaut a.s. (Jezu Krishtit) iu ėshtė mveshur shumė shpifje dhe trillime, duke e quajtur atė si Bir i Perėndisė, duke aluduar se ai ėshtė zoti i plotfuqishėm, duke shpifur pėr te se ai erdhė nė tokė pėr tė vdekur nė kryq, dhe pėr falje mėkatesh, e shumė shpifje tė tjera nė adresė tė tij.
Ne nė kėtė artikull do tė paraqesim shkurtimisht pikėpamjet Biblike dhe ajeteve Kuranore nė lidhje me tė vėrtetėn e Jezusit (Isaut a.s.), duke demaskuar dhe kundėrpėrgjigjur ndaj disa shpifjeve tė tyre. Njėra ndėr ēėshtjet mė kontadiktore ėshtė ēėshtja e Isait a.s. (Jezusit). A ishte ai krejtėsisht hyjnorė apo krejtėsisht njeri? Ēfar ishte misioni i tij, si e pėrshkruajnė Bibla dhe Kurani kėtė person?
Kurani nuk na tregon jetėn e Isaut nė hollėsi, ashtu siē na e tregon Bibla, por na tregon dhe na informon gjėrat mė kryesore tė cilat duhet ti dimė, na tregon tė vėrtetėn dhe qė tė largohemi nga gėnjeshtrat e sajuara nga tė krishterėt ndaj Isaut a.s. Kurani na shtjellon historinė e Isaut a.s. nė ato pika mė kryesoret si: Lindja e tij, mrekullitė, misioni i tij, etj. Gjithashtu do tė shtjellojmė edhe pikėpamjet Biblike nė lidhje me Jezusin.
Emri i Isait a.s. pėrmendet nė Kuran 25 herė nė 11 sure, kurse si Mesih pėrmendet 11 herė nė 4 sure, e gjithsej bėhen 36 herė nė 12 sure. (1)Nė shumicėn e rasteve emri i tij vjen i ngjitur me emrin e nėnės, Isai biri i Merjemes, duke hedhur poshtė aludimin qė Isai ėshtė bir i Zotit.
Nė Kuran nėse kėrkojmė nuk mundemi tė gjejmė brenda tij, emrin e babait ose nėnės sė Muhamedit s.a.v.s. Nuk do tė gjemė emrat e grave ose vajzave tė tij, e as emrat e shokėve tė dashur tė tij(2). Pėr tu habitur! Megjithatė nė Kuran do tė gjeni njė kaptinė tė tėrė qė i dedikohet Merjemes, nėnės sė Isait a.s., sureja Merjem, kaptina 19 e Kuranit Fisnik. I emėrtuar pėr nder tė Merjemes, nėnės sė Isait a.s., nderim tė cilin nuk e gjejmė ti jepet Merjemes nė Biblėn e Krishterė qoftė nga 66 librat protestantė (bibla protestante) dhe 73 librat Katolikė Romanė (bibla katolike), asnjėri prej tyre nuk ėshtė emėruar Maria ose nė emrin e djalit tė saj.
Isai a.s. ėshtė pėrmendur nė kėtė libėr tė Zotit jo mė pak se njėzet e pesė herė, ndėrsa emri i pejgamberit (Muhamedit s.a.v.s.) vetėm pesė herė. Arsyeja? A janė Isai dhe nėna e tij mė tė rėndėsishėm se Muhamedi s.a.v.s. dhe nėna e tij? Jo! Aspak. Atėher pse kjo mbulesė e parregullt? Thjesht pėr shkak se integriteti i Isait a.s. dhe nėnės sė tij ishte nė rrezik. Kishte akuza tė ndryshme tė pasakta, insinuata dhe iluzione ndaj nėnės dhe birit tė saj qė duheshin qartėsuar. Prandaj tregimi i lajmėrimit, kuptimit tė pastėr dhe lindja e Isait a.s. duhej tė shėnoheshin. Kurr askush nuk ka dyshuar nė prejardhjen e pejgamberit tė Islamit nė cilėndo kohė, prandaj asnjė fjalė nuk ėshtė harxhuar nė tėrė librin pėr lindjen e pejgamberit ose pėr prejardhjen e tij. Kurani nuk ėshtė jetėshkrim i Muhamedit s.a.v.s. Kjo ėshtė e vėshtirė tė kuptohet nga jobesimtari.(3)
a) A ėshtė Jezusi bir i Zotit?
Duke lexuar dhe shfletuar literaturėn e krishterė do tė vėrejmė qė nė shkrimet e tyre, e cekin dhe besojnė nė Jezusin si djalė tė Zotit, duke ia atribuar Zotit, Bir. Konstatimi se Jezusi ėshtė Bir i Zotit, paraqet njė nga shtrembėrimet e mėsimeve tė Jezusit dhe me logjikė tė thjeshtė kontradikton urdhėrat biblike. Po tė marrim burimin e tyre biblėn do tė vėrejmė se Bibla i atribon shumė bijė Zotit, p.sh.: "Kėshtu thotė Zoti: Izraeli ėshtė biri im, i parėlinduri im". (Exodi 4:22) ....Efraimi ėshtė i parėlinduri im. (Jeremia 31:9)
Unė kam thėnė: "Ju jeni perėndi, jeni tė gjithė bijtė e Shumė tė Lartit. (Psalmi 82:6) Sepse tė gjithė ata qė udhėhiqen nga Fryma e Perėndisė janė bij tė Perėndisė. (Romakėve 8:14) Ju jeni bijtė e Zotit, Perėndisė tuaj (Ligji i Pėrtėrirė 14:1) Lum ata qė pėrpiqen pėr paqen, sepse ata do tė quhen bij tė Perėndisė. (Mateu 5:9)
Unė do tė jem pėr tė njė baba dhe ai njė djalė pėr mua (2 Samueli 7:14) "Ju nuk jeni populli im", do t`u thuhet atyre: "Jeni bijtė e Perėndisė sė gjallė". (Hosea 1:10) dhe do tė jem si njė Atė pėr ju, dhe ju do tė jeni pėr mua si bijtė e bijat, thotė Zoti i Plotfuqishėm. (2 Korintasve 6:18)(4)
Pėr hebrenjėt fjala Bir i Zotit ėshtė pėrdorur pėr tė emėrtuar besimtarėt e sinqertė tė Zotit, shėrbyesit e Tij, robt e Zoti. Nė bibėl vetėm nė dy vende e gjejmė ku Jezusi i referohet vehtes si bir i Zotit nė kaptinat 5 dhe 11 tė Ungjillit tė Gjonit(5). Jezusi shumė herė e ka quajtur vehten bir i njeriut dhe atė mbi 80 herė, mbi 80 vende nė bibėl.
Nėse ne e marrim termin Bir i Zotit si Zot, atėher pra tė gjithė jemi zotėra. Por fjala nė bibėl bir i zotit kuptohet si robtė e Zotit. Siē pamė mė lartė nga citatet biblike, fjala bij dhe fėmijė tė perėndisė janė quajtur mjaft profet, njerėz tė thjeshtė etj. Kuptimi fjala Bir i Perėndisė nuk ėshtė i drejtpėrdrejt, por metaforik. Ato fjalė mund tė pėrdoren pėr tė gjithė ato qė i do Perėndia. Jezusi ju tha se, Perėndia nuk ėshtė vetėm Ati i tij, por gjithashtu edhe Ati juaj (Mateu 5:45,48).(6)
Njė prift nga Roma, Riccardo Di Segni, kur ia parashtruan pyetjen A ishte Krishti bir i Perėndisė ai u pėrgjigjė natyrshėm: Tė gjithė jemi bij tė Perėndisė, e nė kėtė aspekt Jezusi ėshtė si tė gjithė. Nėse nė atė kohė nė aramaisht kalon fjala bir i Perėndisė, kjo kurr nuk ka pasur nuancat qė mė vonė i dhanė kongreset ikumenike, pasi nė aramaisht bir e rob, ka tė njėjtin kontekst.
Fjalėt Greke tė testamentit tė Ri tė pėrdorura pėr bir janė pias dhe paida, tė cilat kanė kuptimet shėrbėtor apo bir nė kuptimin e shėrbėtorit. Shprehja bir i Zotit nuk mund tė thuhet se ka ardhur nga vet Jezusi(7), por ėshtė njė shtrembėrim qė i ėshtė bėrė testamentit tė ri.
Pas kėrkimeve tė shumta nėpėr dokumentet e vjetra, Dr. Robert Alley nxorri nė pėrfundim se: Paragrafet e biblės ku Jezusi flet pėr birin e Zotit janė shtesa tė bėra mė vonė.... ato qė kisha thotė pėr tė.(8)
Ndėrsa Allahu xh.sh. nė Kuranin e Madhėruar dėshiron tė na tregojė dhe ti demantojė shpifjet qė i bėhen Atij, duke i pėrshkruar fėmijė, ku thotė: Ju (jobesimtarė) vėrtet sollėt njė fjalė shumė tė shėmtuar. Aq tė shėmtuar sa gati u copėtuan qiejt, gati pėlciti toka dhe gati u shembėn kodra nga ajo (fjalė). Pėr atė se tė Gjithėmėshirshmit i pėrshkruan fėmijė. E tė Gjithėmėshirshmit nuk i takon tė ketė fėmijė. Nuk ka tjetėr, vetėm se githė ēka ėshtė nė qiej e nė tokė ka pėr t'iu paraqitur Zotit si rob. (Merjem 89-93)
b) A ėshtė Jezusi Zot?
Duke pasur parasysh limitin e kėtij artikulli dhe argumentet e shumta qė mund tė gjinden nė lidhje me citatet dhe argumentet se, pse Jezusi nuk mund tė quhet Zot, atėher ne do ti cekim vetėm disa prej tyre tė cilat e demantojnė kėtė trillim tė krishterėve nė lidhje me Jezusin tė dėrguarin e Zotit xh.sh.
Nė citatin tek 1 Korintasve 15:25-28 bibla tregon: Sepse duhet qė ai tė mbretėrojė, derisa t`i vėrė tė gjithė armiqtė e tij nėn kėmbėt e veta. Armiku i fundit qė do tė shkatėrrohet ėshtė vdekja. Sepse Perėndia i vuri tė gjitha nėn kėmbėt e tij. Por, kur thotė se ēdo gjė i ėshtė nėnshtruar, ėshtė e qartė se pėrjashtohet ai qė ia ka nėnshtruar ēdo gjė. Dhe kur t`i ketė nėnshtruar tė gjitha, atėherė Biri vetė do t`i nėnshtrohet Atij qė i nėnshtroi tė gjitha, qė Perėndia tė jetė gjithēka nė tė gjithė.
Ėshtė ky njė fragment biblik rrall i cituar, por siē vėreni edhe vet, flet shumė. Sikur edhe mos tė mos ekzistonte asnjė argument tjetėr nė bibėl qė do tė kundėrshtonte hyjnueshmėrinė e Jezusit, kjo do tė mjaftonte. Nga vargjet e cituara mė lartė mund tė nxirren disa pėrfundime:
Jezusi nuk kishte kurrfar fuqie apo pushteti por Ati ia kishte dhėnė kėtė nė njė kohė tė caktuar.
Misioni i tij ishte i pėrkohshėm sepse do tė vinte koha e pėrmbushjes sė misionit tė tij dhe atėher edhe vet Jezusi do ti nėnshtrohej Atij qė e emėroi Zot (sundimtarė) tė tė gjithėve.
Pas kėsaj Jezusi do tė kthehej nė gjendjen e mėparshme kur nuk kishte kurrfar fuqie dhe Perėndia-Ati do tė jetė i vetmi Zot; do tė sundojė drejtpėrdrejt mbi tė gjitha. (9)
Njė djalosh i ri e pyet Jezusin dhe nė mes tė tjerash i tha: Mėsues i mirė, ndėrsa Jezusi i tha: Pėrse mė quan i mirė? Askush nuk ėshtė i mirė, pėrveē njė tė vetmi, domethėnė Perėndisė. (Marku 10:18)
Nga citati kuptojmė se Jezusi refuzoj tė quhet i mirė dhe tha se, vetėm Njė i vetėm Perėndia ėshtė i mirė, as unė vet nuk jam i mirė. Po ta analizojmė kėtė citat nė pėrkthime tė ndryshme do tė vėrejmė se mund tė ndryshohet fjala, vetėm me njė shkronjė. P.sh. tek Bibla nė gjuhėn Angleze tė verzionit tė mbretit Xhejms apo nė pėrgjithėsi nė biblat nė gjuhėn angleze, fjala Zot quhet GOD, ndryshon nga fjala I mirė GOOD, vetėm me njė O. Vetėm njė O e shtuar bėn qė ne tė marrim njė pėrkthim apo kuptim tjetėr tė citatit biblik. Pse mė quan tė mirė (GOOD), mos ndoshta Jezusi ka thėnė Pse mė quan Zot (GOD). Kėtė shembull e morra duke pasur parasysh manipulimin me tekstet biblike, tė cilat janė ndryshuar me kalimin e kohės.
Citati tjetėr biblik ėshtė ku tregonė agoninė e tij nė kryq Jezusi vajtoi: Eloi, Eloi; lama sabaktani?, qė e pėrkthyer do tė thotė: Perėndia im, Perėndia im, pėrse mė ke braktisur?. (Marku 15:34) A mund tė mendojė dikush se fjalėt e kėtilla dalin nga goja e Zotit (nėse Jezusi ėshtė Zot). Kėtu e kemi vajtimin e njeriut tė paaftė nė agoni, tė drejtuar Krijuesit dhe Zotėriut tė tij.(10) Kjo ėshtė njė fatkeqėsi e madhe, qė Jezusi i tha ato fjalė nė kryq (sipas supozimit tė tyre). Kjo ėshtė njė shpallje e zhurshme mosbesimi sipas gjithė autoriteteve teologjike. Kushdo qė ia atribuon atė njė profeti, ėshtė mosbesimtarė sipas feve tė shpallura.(11)
Nėse Jezusi bėrtiti, apo thirri ashtu: Perėndia im, Perėndia im, pėrse mė ke braktisur. Kend po thirrte Jezusi, kujt po i drejtohej? Vetes apo Zotit? Sigurisht ajo thirrje nuk mund tė bėhej nga dikush qė e konsideron vehten Perėndi. Nėse Jezusi ishte Perėndi nga kush qe braktisur? Nga vetja? Kjo nuk do tė kishte kuptim. Tek Luka 23:46, Jezusi tha: O Atė, nė duart e tua po e dorėzoj frymėn tim!. Dhe, si tha kėto, dha fryma. Nėse Jezusi ishte Zot, pse tja dorėzoj frymėn Atit (Perėndisė)?
Shtrohet pyetja tjetėr rreth Jezusit nė kryq: A kryqėzohet Zoti, nėse Jezusi ėshtė Zot, a vdes Zoti? Apo nėse Jezusi ėshtė bir i Zotit, a kishte mundesi Ati ti falte njerėzit pa flijuar birin e Tij apo jo? Pėrgjigja besoj se ėshtė Po, ngase nė tė kundėrtėn Ati atėher nuk qenka i Gjithfuqishėm, e nėse nuk ėshtė i Gjithfuqishėm, atėher nuk mund tė jetė Zot. Nėse Zoti mund ti falte njerėzit pa e sakrifikuar birin e tij, atėher pse tė bėhet njė sakrificė aq e madhe?(12)
Jezusi, vdiq! Atėher kush e ringjalli Jezusin nga vdekja? Nėse ishte vdekur ai nuk mund ta ringjallte vetvehten. Bibla tregon se Jezusin e ringjalli Perėndia nga tė vdekurit, ku thotė: Kėtė Jezus, Perėndia e ka ringjallur; dhe pėr kėtė tė gjithė ne jemi dėshmitarė!. (Veprat 2:32) Por Perėndia e ka ringjallur, pasi e zgjidhi nga ankthet e vdekjes. (Veprat 2:24) Sepse Perėndia nuk vdes ėshtė i pavdekshėm, bibla thotė: Para se tė kishin lindur malet dhe para se ti tė kishe formuar tokėn dhe botėn, madje nga mot dhe pėrjetė ti je Perėndia. (Psalmi 90:2) Por ti je gjithnjė po ai dhe vitet e tua nuk do tė kenė kurrė fund. (Psalmi 102:27)
Fragmenti tjetėr qė e mohon Jezusin si Zot, ėshtė se, kur skribėt e pyetėn Jezusin, cili ėshtė i pari i urdhėrimeve. Jezusi iu pėrgjigjė: Urdhėrimi i parė i tė gjithėve ėshtė: "Dėgjo, o Izrael: Zoti, Perėndia ynė, ėshtė i vetmi Zot", dhe: "Duaje Zotin, Perėndinė tėnd, me gjithė zemrėn tėnde, me gjithė shpirtin tėnd, me gjithė mendjen tėnde e me gjithė forcėn tėnde!". Ky ėshtė i pari urdhėrim. (Marku 12:29-30)
Citati tregon dhe kuptojmė se Jezusi iu pėrgjigjė se ka vetėm njė zot tė vetėm, Njė Perėndi si pėr te ashtu edhe pėr tė gjithė tė tjerėt. Kėtu shihet se Jezusi nuk ėshtė Zot, sepse tha Zoti ynė. Kėtu tregohet njėshmėria e Zotit, tregohet se Jezusi nuk tha Zoti juaj nė trinitet (Ati, Biri dhe shpirti i shjenjtė), por tha, Zoti ynė, i imi por edhe i juaji.
Tė njėjtat fjalė gjinden edhe tek Ligji i Pėrtėrirė 6:4 nė Dhjatėn e Vjetėr ku thotė: Dėgjo, Izrael, Zoti, Perėndia ynė ėshtė njė i vetėm. Njė pėrkthim katolik i Biblės (Neė Jerusalem Bible) ėshtė kėshtu: Dėgjo o Izrael: Jahve ėshtė Perėndia ynė, Jahve ėshtė njė i vetėm.(13) Sipas gramatikės sė kėtij vargu, fjala Njė nuk ka modifikime nė shumės qė tė sugjerojmė se ajo nėnkupton diēka mė shumė se njė individ.(14)
Para se ta arrestojn Jezusin, ai bėri njė lutje, ku tregon njė dallim nė mes Jezusit dhe Perėndisė. Tek Lluka 22:42, tregohet: O Atė, po tė duash, largoje kėtė kupė nga unė! Megjithatė mos u bėftė vullneti im, por yti. Kuj po i lutej? Vetvetės sė tij, ndonjė pjese tė vetes sė tij? Jo, por ai iu lut Perėndisė qė ėshtė i ndarė nga ai. I u lut Perėndisė sepse ishte i vetmi qė mund tja largonte atė kupė dhe ta ndihmonte.
Tek Mateu 23:9-10, Jezusi tha: Dhe pėrmbi tokė mos thirrni askėnd atė tuaj, sepse vetėm njė ėshtė Ati juaj, ai qė ėshtė nė qiej. As mos lejoni qė t`ju quajnė udhėheqės, sepse vetėm njė ėshtė udhėheqėsi juaj: Krishti.
Nga ky citat kuptojmė: a) Nuk ekziston Atė mbi fėtyrėn e tokės, ose nuk ekziston Zot mbi tokė. D.m.th. Krishti ia tėrhoqi vėrejtjen popullit tė vet pėr tė mos trajtuar atė si Zot. b) Zoti ėshtė Njė nė qiell, e jo tre siē pretendon kisha. c) Krishti ėshtė udhėheqės (mėsues, i dėrguar) e nuk ėshtė Zot, e as bir i Zotit. Mesihu shumė bukur i qartėsoi punėt, Allahu ėshtė Njė, ndėrsa Mesihu ėshtė udhėheqėsi, mirėpo kisha nuk dėshiron atė qė thotė Mesihu. (15)
Nė bibėl, nė 66 librat nė versionin Protestant (bibla protestante), apo nė 73 libra tė versionit Roman-Katolik (bibla katolike), nuk mund tė gjendet asnjė pohim qė Jezusi tė ketė thėnė: Mua tė mė adhuroni. (16)
Njė ndryshim midis njohurisė sė Perėndisė dhe njohurisė sė Jezusit, e kemi tek Zbulesa 1:1 ku tregon: Zbulesa e Jezusit qė Perėndia ja dha.... Nėse vetė Jezusi ishte pjesė e njė Hyjnie, a do tė ishte e nevojshme ti jepej ky zbulim nga njė pjesė tjetėr e Hyjnisė, pra Perėndia? Sigurisht, ai duhej tė dinte gjithēka rreth kėtij zbulimi, sepse Perėndia e dinte. Por Jezusi nuk i dinte tė gjitha, sepse ai nuk ishte Perėndia.(17)
Buletini i Rylandit deklaron: Duhet pranuar faktin se kėrkimet nė Beslidhjen e Re mbi kėtė ēėshtje, gjatė kėtyre tridhjetė apo dyzet viteve tė fundit, kanė ēuar njė numėr gjithnjė e nė rritje studiuesish tė dėgjuar tė kėsaj Beslidhje nė pėrfundimin se Jezusi.... sigurisht, nuk besoi kurrė se ishte Perėndi.(18)
Nė lidhje me Jezusin a ėshtė Zot, Kurani Famėlartė iu pėrgjigjet atyre qė e konsiderojnė Jezusin Zot dhe bir tė Tij, duke iu thėnė: O ithtarėt e librit, mos teproni nė fenė tuaj dhe mos thuani tjetėr gjė pėr All-llahun, pėrveē asaj qė ėshtė e vėrtetė. Mesihu Isa, bir i Merjemes, ishte vetėm i dėrguar i All-llahut. Ishte fjalė e Tij (bėhu) qė ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymė (shpirt) nga Ai. Besojeni pra All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij e mos thoni: Tre (trini). Pushoni (sė thėni), se ėshtė mė mirė pėr ju. All-llahu ėshtė vetėm njė All-llah; larg qoftė asaj qė Ai tė ketė fėmijė. Ē'ka nė qiej dhe ēka nė tokė ėshtė vetėm e Tij. Mjafton qė All-llahu ėshtė planifikues i pavarur. (Nisa 171)
Dhe kur All-llahu tha: O Isa, bir i Merjemes, a ti njerėzve u the: Mė besoni mua dhe nėnės time dy zota pos All-llahut!? (Isai) Tha: Larg asaj tė mete je Ti (o Zoti im). Nuk mė takon mua ta them atė qė s'ėshtė e vėrtetė. Ta kisha thėnė unė atė, ti do ta dije. Ti e di ē'ka nė mua, e unė nuk di ē'ka nė Ty. Ti je mė i dijshmi i tė fshehtave! Unė nuk u kam thėnė tjetėr atyre, pos asaj qė Ti mė urdhėrove;ta adhuroni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, dhe sa isha ndėr ta, kam qenė pėrcjellės i tyre, e pasi qė mė more mua, Ti ishe roje (dhe dėshmues) i tyre. Ti je dėshmitar pėr ēdo send!. (Maide 116-117)
Tefsirologu shqiptarė H. Hafiz Ibrahim Dalliu, kur i komenton kėto ajete, thotė: Pyetja qė i madhi Zot, do ti bėjė Isait, A ti u ke thėnė njerėzve... ėshtė pėr tu mbyllur gojėn tė krishterėve dhe pėr tua nxjerrė nė shesh se besimi i tyre ėshtė i kotė; ndryshe pėrse duhej tė pyeste Zoti, kur e dinte qė Isai nuk kishte thėnė atė fjalė? Kjo pyetje nuk do tė bėhet pėr tė sqaruar ndonjė gjė qė nuk di Zoti, por do tė bėhet pėr tu treguar tė krishterėve me gojėn e Isait se ata, kanė njė besim tė kotė. (19)
c) Njerėzorja e Jezusit
Bibla edhe pse me shtesa dhe ndryshime tė shumta, e tregon qartė se Jezusi ishte njė njeri i aprovuar nga Perėndia pėr njė mision tė caktuar tek populli i tij, tek kopeja e humbur e Izraelit(20).
Nga fillimi deri nė fund ungjijtė e tregojnė qartė njerėzoren e Jezusit, e cila ėshtė krejt ndryshe nga natyra hyjnore e Zotit. Citatet biblike vėrtetojnė qė Jezusi nuk mund tė jetė Zot, sepse kėto cilėsi apo veti qė do ti cekim janė tė njeriut dhe jo tė vet Zotit (I pastėr qoftė nga ato qė ia mveshin).
Prejardhja e Jezusit si, Pasardhės i mbretit David dhe Abrahamit (shiko: Romakėve 1:3; Mateu 11:19). Jezusi, Bir i Njeriut (shiko: Mateu 11:19; Mateu 17:22; Lluka 23:47). Lindja e Jezusit: Dhe ajo lindi djalin e saj tė parėlindur, e mbėshtolli me pelena dhe e vendosi nė njė grazhd (Lluka 2:7), ju do tė gjeni njė fėmijė tė mbėshtjellur me pelena, tė shtrirė nė njė grazhd'' (Lluka 2:12). Synetimi i Jezusit (Lluka 2:21). Gjinia e Jezusit: Dhe ajo do tė lindė njė djalė (Mateu 1:21) Familja e Jezusit: A nuk ėshtė ky i biri i marangozit(21)? Nuk quhet nėna e tij Mari, dhe vėllezėrit e tij Jakob, Iose, Simon dhe Juda? (Mateu 13:55) Babai i Jezusit: Jezusin nga Nazareti, tė birin e Jozefit(22)!'' (Gjoni 1:45), ''Bir, pse na e bėre kėtė? Ja, yt atė dhe unė, nė ankth, po tė kėrkonim!'' (Lluka 2:48) Zhvillimi i Jezusit, rritej nė shtat, forcohej si ēdo njeri tjetėr (shiko: Lluka 2:40/42/52). Pofesioni i Jezusit, si marangoz (Mateu 13:55)
Nga citatet kuptojmė se Jezusi ishte i lindur, kishte prejardhje, ishte bir i njeriut, kishte gjini, kishte familje, ishte bėrė synnet, zhvillohej, ishte zdruktharė etj.etj. Vallė a mund ti ketė Zoti kėto cilėsi apo veti, siē pretendojnė se Jezusi ėshtė Zot. Si mund tė jetė Jezusi Zot kur ishte i lindur. Vallė a lind Zoti?!! A ka logjikė kjo?! A mundet te lind Zoti? Ēdo njeri qė lind dhe vdes. A vdes Zoti? Nė qoftėse lind dhe vdes, atėherė nuk meriton tė llogaritet pėr Zot. A meriton Zoti tė jetė foshnje e mbėshtjellur me pelena dhe i vendosur nė grazhd?!! Jezusi mėsonte, zhvillohej trupėrisht siē zhvillohen fėmijėt e tjerė, tė gjitha kėto janė veti njerėzore e jo tė Zotit, sepse Zoti nuk rritet, nuk i nėnshtrohet askujt, nuk i shtohet gjatėsia trupore etj.!!!
Jezusi i pamėsuar, sepse ai mėsonte (Gjoni 7:14). Jezusi qante (Gjoni 11:35). Jezusi i pafuqishėm (Gjoni 5:30). Jezusi i uritur, kishte nevojė pėr ushqim (Mateu 4:2/ 21:18/ 24:41). Jezusi i etshėm (Gjoni 19:28). Jezusi lodhej (Gjoni 4:6). Jezusi flente (Mateu 8:24). Jezusi i dobėt: Atėherė iu shfaq njė engjėll nga qie-lli pėr t'i dhėnė forcė (Lluka 22:43). Jezusi trishtohej (Mateu 26:37-38). Jezusi frikėsohej (Marku 14:33; Gjoni 11:53-54). Jezusi tronditej (Gjoni 11:38). Jezusi tundohej: Atėherė Fryma e ēoi Jezusin nė shkretėtirė, qė djalli ta tundonte (Mateu 4:1), qėndroi nė shkretėtirė dyzet ditė, i tunduar nga Satanai (Marku 1:13). Jezusin e poshtėrojnė: Atėherė e pėshtynė nė fytyrė, e goditėn me shuplaka; dhe disa tė tjerė i ranė me grushta (Mateu 26:67). Jezusi lutej: Por ai tėrhiqej nė vende tė vetmuara dhe lutej, dhe ra nė gjunj dhe lutej, shkoi nė mal pėr t'u lutur, dhe e kaloi natėn duke iu lutur Perėndisė (Lluka 3:21/ 5:16/ 9:18/ 22:41/ 6:12), Dhe, si shkoi pak pėrpara, ra me fytyrė pėr tokė dhe lutej (Mateu 26:39).
Jezusi nuk i di stinėt: Dhe, duke parė nga larg njė fik qė kishte gjethe, shkoi pėr tė parė nė se mund tė gjente diēka atje; por, kur iu afrua, s'gjeti asgjė pėrveē gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve (Marku 11:13). Jezusi pa dijeni pėr tė ardhmen: ''Sa pėr atė ditė dhe atė orė, askush nuk e di, as engjėjt nė qiell, as Biri, por vetėm Ati (Marku 13:32)-(Mateu 24:36). Jezusi kėrkon gomarė pėr ti hipur (kalėruar) (shiko: Mateu 21:2; Gjoni 12:14). Varfėria e Jezusit (Mateu 8:20). Jezusi pagėzohet nga Gjoni (Mateu 3:13). Jezusi vdiq(23) sipas Biblės: Por Jezusi, si lėshoi njė britmė tė madhe, dha frymėn (vdiq) (Marku 15:37), kur erdhėn te Jezusi, dhe si panė se ai tashmė kishte vdekur (Gjoni 19:33)
Kėto citate tregojnė qartazi qė Jezusi ishte rob i Allahut xh.sh. dhe i dėrguar i Tij. Po tė merrėn kėto cilėsi si tė Zotit, a thua Zoti vihet nė sprovė, frikėsohet, lodhet, i pafuqishėm, i padijshėm pėr tė ardhmen, pėr stinėt etj. tė gjitha kėto janė veti tė njeriut. Zoti kaleron mbi gomar, ēfar absurditeti! Nevoja e Jezusit pėr gomar hedh posht hyjninė e tij. Jezusi lutej. Kujt i lutej? Zotit. Lutja e tij ėshtė argument pėr natyrėn e tij njerėzore. A i lutet Zoti Zotit? D.m.th. Jezusi nuk ėshtė Zot, por ėshtė njeri dhe rob i cili i nėnshtrohet Zotit. Pagėzimi i Jezusit, si mund tė jetė misioni i tij shpėtimtarė i mėkatėve apo si mund tė quhet ai I pamėkate kur edhe vetė u pastru nga mėkatet nė lumin Jordan?
Nėse besoni se Zoti erdhi nė tokė, nė formė tė Jezusit, atėherė i kujt ishte zėri qė u dėgjua nga qielli(24)? Zėri i kujt ishte, i Zotit? Po Zoti kishte zbritur nė tokė nė formėn njerėzore. Ai ishte nė barkun e nėnės pėr nėntė muaj, siē thotė bibla. Cili ka qenė nė barkun e nėnės, Zoti i inkarnuar? Zoti ka zbritur nė tokė, dhe ka jetuar nė barkun e nėnės pėr nėntė muaj, atėherė si i pėrdorte ai fuqitė e tij, ta drejtojė gjithėsinė prej barkut tė nėnės, i shėndrruar nė krijesė tė vogėl e tė pafuqishme?!!!, etj. etj. Nėse logjikojmė me arsye tė shėndosh, a i ka hije Zotit tė jetė me kėto cilėsi tė mangėta, kur dihet se krijesat e Tij kajnė veti mė tė mira se kėto. Jo kurrsesi, por kjo dėshmon se Jezusi ishte vetėm se njeri i thjeshtė, i dėrguar nga Zoti.
Nė vijim do tė vėrejmė pikėpamjet e Kuranit nė lidhje me lindjen e Jezusit (Isaut a.s.). Siē pėrmendėm mė lartė, Kurani nuk na tregon jetėn e Isaut nė hollėsi, por na tregon dhe na informon gjėrat mė kryesore tė cilat duhet ti dimė, na tregon tė vėrtetėn dhe qė tė largohemi nga gėnjeshtrat e sajuara nga tė krishterėt ndaj Isaut a.s. Kurani na shtjellon historinė e Isaut a.s. nė ato pika mė kryesoret.
Na shpjegon Allahu xh. sh. nė Kuranin Famėlartė lindjen e Isaut a.s., mėnyrėn se si Zoti dėrgoi tek Merjemja melekun Xhebrail, pėr ta pėrgėzuar me lajmin, pėr lindjen e njė fėmije si mrekulli nga ana e Zotit Fuqiplotė. Ajo, vuri njė perde ndaj tyre, e Ne ia dėrguam asaj Xhebrilin, e ai iu paraqit asaj njeri nė tėrėsi. Ajo tha: Unė i mbėshtetem tė Gjithėmėshirėshmit prej teje, nėse je qė frikėsohesh Atij (pra mė le tė lirė)! Ai (Xhibrili) tha: Unė jam vetėm i dėrguar (melek) i Zotit tėnd pėr tė dhuruar ty njė djalė tė pastėr (pejgamber). (Merjem 17-19) Pėrkujto kur engjujt i thanė: Oj Mejreme, All-llahu tė pėrgėzon me fjalėn e vet (me lindjen e njė fėmije si rezultat i fjalės sė Zotit) emri i tė cilit ėshtė Mesih, Isa, bir i Merjemes, i famshėm nė dunja e ahiret dhe nga tė afėrmit (e Zotit). (Ali Imran 45) Ajo tha: Zoti im, si mund tė kemė unė djalė e mua s'mė ka prekur njeriu (nuk jam e martuar)? Ai (All-llahu) tha: Ja, kėshtu, All-llahu krijon ēka tė dojė. Kur Ai vendos pėr njė ēėshte, vetėm i thotė: Bėhu! Ajo menjėherė bėhet. (Ali Imran 47)
Duke pasur parasysh qė ne nė kėtė artikull elaburuam veē njė pjesė tė vogėl nė lidhje me tė dėrguarin e Zotit xh.sh. Isaun a.s./Jezusin, duke demantuar disa nga shpifjet qė po i adresohen dita ditės kėtij tė dėrguari tė Zotit. Si pėrfundim mund te themi, kushdo qė thotė diēka mė tepėr se ēna ka mėsuar Kurani dhe Pejgamberi s.a.v.s. pėr Isain ose pėr ndonjė tė dėrguar tjetėr tė Allahut, ka gabuar dhe ėshtė larguar nga rruga e vėrtetė. Tė gjitha teoritė si Triniteti, barazia e Isaut me Zotin, barazia mes Krijuesit dhe krijesave tė Tij, tė gjitha tė ēojnė nė mosbesim nė Allahun xh.sh., dhe njėherit po i bėn shok, rival Zotit tė Plotfuqishėm dhe qė ėshtė njė ndėr mėkatet mė tė mėdhaja qė vet Zoti nė Kuranin Famėlartė ka thėnė: Ėshtė e vėrtetė se All-llahu nuk falė (mėkatin) t'i bėhet Atij shok, pos kėtij (mėkati), tė tjerat i falė atij qė dėshiron. Ai qė i pėrshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bėrė njė largim tė madh (prej tė vėrtetės). (Nisa 116)
Edhe Bibla thotė: Ata e ndryshuan tė vėrtetėn e Perėndisė nė gėnjeshtėr dhe adhuruan dhe i shėrbyen krijesės nė vend tė Krijuesit, qė ėshtė i bekuar pėrjetė. (Romakėt 1:25) por: Do ta njohin tė vėrtetėn dhe e vėrteta do ti bėjė njerėz tė lirė. (Gjoni 8:32)
----------------------------------------
1 Isai Biri i Merjemes a.s., Omer Myrta, Argumenti, revistė mujore e botuar nga shtėpia botuese Mirėsia, Prishtinė, Shkurt 2006, fq. 16; shih edhe tek Hassan Hathout, Leximi i mendjes sė Muslimanit, fq. 23
2Nė anėn tjetėr ky ėshtė edhe njė argument pėr ato qė mendojnė se Kurani ėshtė vepėr e Muhamedit s.a.v.s..Nė qoftė se Muhammedi s.a.v.s. do tė ishte autori i Kuranit tė Shenjtė, ai nuk do tė humbiste rastin pėr tė pėrfshirė nė tė me Merjemen, nėnėn e Isait a.s. edhe nėnėn e vet Eminen, gruan e tij tė dashur Hatixhen ose vajzėn e vet Fatimen. Por jo! Kjo smund tė ndodhte asnjėherė. Kurani nuk ėshtė krijim i mendjes sė tij! Ai nuk mund tė zgjidhte ai nuk kishte tė drejtė tė fliste sipas mendimeve tė tij. Por Zoti i Plotfuqishėm tha: Ai (Muhamedi) nuk flet nga mendja e tij. Ai (Kurani) nuk ėshtė tjetėr pos shpallje qė i shpallet (Kuran: Nexhm 3-4)
3 Ahmed Deedat, Kurani-Mrekullia e mrekullive, Podujevė (pa vit botimi), fq. 52
4 Shiko edhe kėto citate nė lidhje me bijt e Zotit, sipas biblės: Zanafilla 6:2; Psalmi 2:7; Psalmi 89: 26-27; Isaia 1:2; Gjoni 1:12; Jobi 2:1/ 1:6; etj.
5 Dr. Maneh Hammad Al Johani, E vėrteta rreth Jezusit, Tiranė 1993, fq. 14
6 Hasan Baxhil, Dialog ndėrmjet tė krishterit dhe myslimanit, Prishtinė 2001, fq. 42
7 Dr. Maneh Hammad Al Johani, vep. e cit., fq. 14
8 Gazeta The Ėashington Post, 5 Janar 1978, sipas: Dr. Maneh Hammad Al Johani, vep. e cit., fq. 17
9 Halil Ibrahimi, Islami dhe Krishterimi, Prishtinė 2005, fq. 12
10 Ulfe Azizus Samed, Islami dhe Krishterimi, Prizren 1992, fq. 38
11 Grup pėrkthyesish, Shpjegimi i kuptimeve tė Kuranit tė lartė nė gjuhėn shqipe, Riad 2000, fq. 921
12 Pėr mė tepėr rreth kėsaj ēėshtje referohuni tek: Tahir Kukaj, Besueshmėria e citateve Kuranore dhe atyre Biblike, Prishtinė 2005, fq. 253, dhe, Mohamed Ghounem, 200+ ėays the Quran corrects the Bible, Brooklyn NY 2003, fq. 173
13Ky citat gjindet edhe tek Shkrimet e Shenjta Pėrkthim Bota e Re, Roma 2006
14Grup Autorėsh, A duhet tė besosh nė trinitet, Shtypur nė Itali, nga Dėshmitarėt e Jehovait, botues Watchtower Bible and Track Society of New York, Roma 1996, fq. 13
15 Dr. Muhamed Ali El-Havli, Komperacioni mes katėr ungjijve, Shkup 2002, fq. 69-70
16Ahmed Deedat, Christ in Islam, Al Ain- U.A.E. (pa vit botimi), fq. 35; Krishti nė Islam, Mitrovicė 1995, fq. 45
17 A duhet tė besosh nė trinitet, fq. 19
18 Po aty, fq. 20
19 H. Hafiz Ibrahim Dalliu, Ajka e Kuptimeve tė Kuranit Kerijmit, Tiranė 2005, fq. 651
20Kėshtu e quan bibla Jezusin, sepse ai erdhė veē te populli Izrael, ku nė Mateu 15:24 thuhet:''Unė nuk jam dėrguar gjetiu, pėrveē te delet e humbura tė shtėpisė sė Izraelit''.
21Sipas Biblės, Jezusin e quan biri i Marangozit (Zdrukthtarit), biri i Jozefit. Ėshtė njė argument nė tė cilin hedh poshtė pretendimin e Jezusit si bir i Perėndisė. Kėtu vėrejmė njė llojė kontradikte bir i Jozefit apo bir i Zotit?! Por nė tė njėjtėn kohė bibla tregon se Jezusi paska pas njė familje shumė antarshe, a mund tė ketė Zoti familje, nėnė, baba, vėllezėr?
22 Sipas Kuranit Jezusi ska pasur Baba, por ishte njė mrekulli e Zotit qė ta krijoi ashtu. Por ne po i referohemi biblės nė mėnyrė pėr tju treguar tė krishterėve se si mundet qė nė tė njėjtėn kohė Jezusi tė ketė baba Jozefin, tė ketė baba Zotin, por gjithashtu nė tė njėjtėn kohė tė jetė edhe Zot!?
23 Kėtu po e pėrmendim nė aspektin se si e pėrshkruan bibla vdekjen e Jezusit. Ndėrsa sipas Kuranit as nuk e kanė mbytur as nuk e kanė kryqėzuar, shih suren Nisa, ajeti 157-158. Por nėse studiohet mirė dhe analizohet disa nga citatet biblike tregojnė qartazi se Jezusi as nuk e kanė mbytur por as nuk e kanė kryqėzuar, por dikush tjetėr ėshtė kryqėzuar nė vend tė ti.
24 Shih tek Mateu 3:16-17; Lluka 3:21-22. Nėse i lexojmė kėto citate, vėrejmė se Zoti foli prej qielli duke thėnė: Ky ėshtė Biri im... Shtrohet pyetja si mundet qė Jezusi nė tė njėjtėn kohė tė jetė Zot, por edhe birė i Zotit? Gjithashtu nė citatė vėrejmė edhe njė dobėsi tjetėr tė Perėndisė sipas Biblės, duke pasur parasysh qė edhe fryma e shenjtė ėshtė Perėndi (sipas doktrinės sė krishterė), nė rastin e pagėzimit tė Jezusit tregohet se Fryma e Perėndisė zbriti si njė pėllumb mbi Jezusin. Pėrsėri shtrohet pyetja, a i pėrket cilėsisė sė Zotit, qė Zoti tė shėndrrohet nė shpend, apo nė ndonjė krijesė tjetėr?
/bibladhekurani/
Krijoni Kontakt