Tiranë, rrjedhje gazi në një pikë karburanti te Xhamlliku, shmanget shpërthimi

- FOTO
Tiranë, rrjedhje gazi në një pikë karburanti te Xhamlliku, shmanget shpërthimi- FOTOTIRANË-Rrjedhja e gazit në një pikë karburanti tek zona e Xhamllikut në Tiranë ka vënë në alarm sot në mbrëmje, policinë dhe forcat e zjarrfikëseve. Ngjarja ndodhi në një zonë tepër të populluar të kryeqytetit ku u rrezikuan qindra qytetarë e banesa.

Mësohet se tek depozita e gazit me kapacitet 2 mijë litroshe plasi saraçineska dhe valvula e sigurisë e cila nuk ka mundur të riparohet në moment nga punonjësit e karburantit. Gazetari Spartak Koka në vendngjarje bën me dije se policia dhe zjarrfikësit bllokuan zonën me një rreze 200 metra në lindje dhe 200 metra në perëndim pasi ekzistoi frika për ndonjë shpërthim të mundshëm të karburantit.

Punonjësit e karburantit bënë me dije se depozita në momentin e defektit kishte rreth 800 deri 1 mijë litra gaz.

Për më shumë se 30 minuta, zjarrfikeset punuan për lokalizimin e vatrave të gazit që c’është e vërteta ishte tepër e vështirë. U desh menjëherë lagia e rrugëve me ujë me qëllim humbjen e funksionit të gazit të shpërndarë në ajër.

Policia njoftoi banorët dhe personat që ndodheshin në zonë që për rreth 20 minuta të mos përdornin celularët sepse prania e gazit ishte tepër e madhe dhe valët celulare mund të shkaktonin ndonjë shpërthim. Edhe banorët e zonës u këshilluan të fiknin makinat dhe dritat për të njejten arsye.

Pas më shumë se 30 minuta puna nga policia dhe zjarrfikëset u mundësia shmangia e një tragjedie të mundshme që mund të shkaktohej nga shpërthimi i gazit.
Rreth orës 22:00 policia njoftoi se situata është nën kontroll të plotë dhe vijon puna për pastrimin e plotë të zonës.

Karburanti ndodhet në një zonë të banuar dhe ekspertët shprehen se janë shkelur rregullat e sigurisë teknike.

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...to-165819.html