Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 32 prej 32
  1. #31
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882

    Keshillat e mija

    Citim Postuar më parë nga Übersoldaten
    Kam nje problem te madh. Kam ren ne dashuri me nje vajze. E dua aq shume sa dhe jeten jap per te. E njof qe te vogel, po atehere nuk kisha rene ne dashuri me te. Une nuk banoj ne shqiperi prandaj vete+m 2-3 muaj e takoj ne vit. Para nje vit e gjysem i thash qe e dua. Ajo me tha se i pelqeja po se nuk me donte. E mbajme lidhjen me njeri-tjetrin nepermjet e-mail dhe telefonit. Beharin qe shkoi dilnim cdo dite bashke dhe cdo minut e kaloja me te. Kur erdhi koha qe duhej te ikja na shqiperia me tha se me donte. Mund ta merrni me mend sa u gezova. Cdo gje shkonte ne rregull deri ne dhjetor kur vajta per pushimet. E pyeta nese me donte akoma po ajo sme pergjigjej. Me ne fund me tha qe jo. Kur e pyeta si keshtu me tha qe as ajo se di. Pastaj me tha qe as me ka dhene shkak qe une te mendoja qe me do. Atehere mu ngriten nervat shume dhe i thash qe vet ajo me tha. E di-tha ajo- po atehere ashtu ndieja. I thash mos te takoheshim me po ajo deshi te takohej dhe si perfundim ja ariti qellimit. Kur une i thoja pse e ben kete me mua me thoshte: "Po ti kaq budalla je qe se kupton? Pse ri une me ty gjith diten?". Kur i thosha qe pse me the jo me thoshte qe e detyrova une. Mund ta merrni me mend qe sa lemsh jane bere gjerat per mua. Spo kuptoj asgje.
    Tani ajo eshte ne shqiperi kurse une jo. E mbajm akoma lidhjen me njeri tjetrin. E pyes nese ka zene njeri po me thote jo. Here me shkruan qe i mungoj here sme shkruan fare. Une e dua aq shume sa nuk kam asnje lidhje me vajza te tjera ketu ku jam e as qe me vete ne mend. Besoj harrini ta kuptoni problemin tim dhe me ndihmoni qe cte bej a cte mendoj se nuk po kuptoj me gje fare. Me do a sme do? Nje gje di qe une per te dhe jeten jap.
    Übersoldaten ju pershendes:

    E lexova me mjaft endje kete postim tuajin pasi dicka e tille gati autentike ka ndodhur ne nje kohe jo fort te larget me mua. Atehere une do te doja te dija dicka si fillim? A e ke puthur ndonjehere? A keni shkembur qofte nje kontakt intim psh perkedhelje? Übersoldaten je ne nje pozicion jo te volitshem miku im, me ju po luhet loja jo e paster e talljes deri diku. Nuk vini re qe ajo ju ka mposhtur deri diku, dhe kjo eshte jo pozitive kundrejt jush. Mos harroni dicka miku im! ju jeni mashkull, besoj kupton cdua te them. Ju keni bere hapat tuaj dhe per kete sduhet te ndjeheni keq por te jeni deri diku autoritar karshi femres qe i shprehet ndienjat. S`duhet te lejoni askend te tallet me sinqeritetin tuaj aq me pak me ndienjen tuaj te paster.
    __________________________________________________ _______________
    Keshilla Nr:1
    Deklarojini fuqishem pozicionin tuaj dhe ndienjen tuaj karshi saj
    Keshilla Nr:2
    Jepini kohe te vendose, normalisht jo afate por kohen qe ajo vete deshiron.
    Keshilla Nr:3
    Nese pergjigja e saj eshte negative mohoni shoqerine e saj nese ja u kerkon si alternative per te qendruar me ju.
    Keshilla Nr:4
    Zhvishni ndienjat tuaja te pakten 5 minuta per te pare kthjellet ku ndodheni dhe do kuptoni qe askush nuk meriton embelsine tuaj perderisa e shtyn tutje ate.
    Keshilla Nr:5
    Mos ngaterro ndienjen tuaj me shoqerine qe mund tju kerkoje si alternative, mos u tregoni i dobet qe vetem per te ndenjur prane saj te shoqerohesh si miku i saj ne te ardhmen, keshtu ju do humbnit vlerat tuaja si njeri dhe do jeni ne rrolin e te mposhturit gjithmone.
    __________________________________________________ _______________
    Ne nje rast te tille une Odeoni veprova keshtu miku im Übersoldaten. I shpreha ate qe ndieja dikujt pas 1 vit te tere njohjeje dhe deri diku arrita te fitoj vemendjen e saj, i lashe kohe te mendohej dhe te qartesonte ndienjen e saj. Ju afrova perseri per ti ndenjur prane dhe ti tregoja dicka me shume nga vetja, ne asnje moment nuk u shtira apo te tregoja anet me te mira te mijat, por u solla krejt origjinal. Ne fund mora pergjigjen negative, Ne ate moment tek mua u zgjua Rrebelizmi im dhe nuk pranova ta takoj me per arsyen me te thjeshte se urrej hipokrizine. Normalisht shpirti do kohe te eleminoje reaksionin e tij. Gjithsesi ja vlen te humbesh cdo lidhje me personin ne fjale nese te mohon dashurine sesa te vuash per nje kohe te gjate. Desha te pyes dicka Übersoldaten? A ja vlen te jetosh konfuz gjate gjithe kohes qe do kesh kontakt me njeriun qe ti dashurove dhe ju mohoi dashurine tuaj?!!!..... , Eshte e genjeshtert ideja qe mund te zhveshesh veten nga ndienja per dike ndienja eshte arma me shkaterruese qe une kam njohur ndonjehere.

    Nejse miku im Übersoldaten une uroj mos ta humbasesh personin qe do dhe te uroj me zemer sukses ne kete ndienje tuajen.

    Me respekt dhe urimin tim per sukses Odeoni.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dito : 06-12-2004 më 21:19

  2. #32
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Mendimet e hedhura ne forum skane rendesi date botimi por vlerash qe percillen ne to, Mos harroni postimet me te vlefshme nuk i fshin as koha.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. ju lutem me ndihmoni ta gjeje kengen e rifat berishes
    Nga Riona në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 15:02
  2. Ju lutem me ndihmoni rreth ushqimit me sonde.
    Nga Xhuxhumaku në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 18-11-2008, 21:55
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-11-2008, 10:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •