Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Helikranon
    Anėtarėsuar
    14-11-2010
    Postime
    359

    Pėr: Gėzuar Krishtlindjen !

    Gezuar Krishtlindjen,paqe dhe lumturi !

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Pėr: Gėzuar Krishtlindjen !

    Gezuar edhe nga une ! Mbi te gjitha shendet !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MaqoKorca : 25-12-2013 mė 17:47

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar MaqoKorca pėr postimin:

    neokastra (26-12-2013)

  4. #13

    Pėr: Gėzuar Krishtlindjen !

    Per shume vjet Krishtlindjen!
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  5. #14
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Gėzuar Krishtlindjen !

    Kremtim festiv nė Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

    “Nė epokėn tonė, nė deklaratat publike, mbisundon theksimi i dinjitetit tė njeriut. Por ngjarja qė tregon me forcė unikale vlerėn e jetės njerėzore, ėshtė ajo qė zotėron nė tė kremten e sotme: Biri i Perėndisė sė gjallė, tė paafrueshėm dhe tė tėrėfuqishėm, mori natyrėn njerėzore, u bė njeri. Ky vazhdon tė jetė mesazhi qendror mahnitės i Krishtlindjes. Perėndia nuk dėrgoi engjėj pėr shpėtimin e botės, nuk mori formėn e njė krijese tjetėr, por u bė njeri. Nė kėtė mėnyrė theksoi qartazi vlerėn e jetės sė njeriut nė vetvete dhe shfaqi shenjtėrinė e ēdo qenieje njerėzore.” Kėshtu e nisi Kryepiskopi Anastas Mesazhin tradicional tė Krishtlindjes, qė u lexua nė mbarim tė Liturgjisė Hyjnore festive, qė u krye nė Katedralen e re “Ngjallja e Krishtit”. Ai bashkėmeshoi me anėtarė tė tjerė tė Sinodit tė Shenjtė, Episkopin e Apolonisė Nikollėn, Episkopin e Krujės Andonin, Episkopin e Amantias Nathanailin dhe Episkopin e Bylisit, Astin.
    Atmosfera e Krishtlindjeve kishte ditė qė ndihej nė tė gjithė Kryeqytetin edhe pėrpara datės 25. Krishtlindja u bė edhe mė e veēantė nga veprimtaritė e shumta me fėmijėt, si koncertet, kolendrat etj., por edhe me veprimtaritė bamirėse, duke shpėrndarė dhuratat dhe ushqimet qė ata vetė kishin mbledhur. Kėtė atmosferė e theksonin dhe shėrbesat e veēanta tė kėsaj periudhe, si Efqelia, Shėrbesa e Orėve etj.
    Ato kulmuan ditėn e Krishtlindjes me Liturgjinė Hyjnore tė Shėn Vasilit, qė nisi nė orėn 6.30, nė Katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Ajo ishte e mbushur qė herėt, por edhe gjatė gjithė ditės nuk rreshti lumi i besimtarėve qė vinin pėr tė ndezur qirinj dhe pėr t’u lutur. Ata qė nuk mundėn tė vijnė nė kishė e ndoqėn meshėn nė transmetimin e drejtpėrdrejt nė RTSH, por edhe nė lidhjet direkte dhe kronikat e televizioneve tė tjera.
    Mesazhi i Krishtlindjes i Kryepiskopit Anastas ishte i pėrqendruar tek “Vlera e pakonceptueshme e jetės njerėzore”, tė cilėn e thekson nė mėnyrė tė veēantė kjo e kremte, duke u ndalur nė mėnyrė tė veēantė edhe tek lufta kundėr indiferentizmit ndaj njerėzve tė tjerė dhe tek rėndėsia e solidaritetit, respektit dhe ndihmės pėr ta. Por u theksua edhe dimensioni i jetės sė pėrjetshme, qė ajo sjell. “...Pėrpos jetės biologjike, ekziston edhe njė jetė e njė cilėsie mė tė lartė; ajo shpirtėrore, qė fal dhe nxit besimin, qė mundėson hapjen e zemrės sonė nė zonėn e shpirtit”, - do tė nėnvizonte Fortlumturia e Tij nė kėtė Mesazh.





    http://www.orthodoxalbania.org/al/in...lja-e-krishtit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 27-12-2013 mė 14:12

  6. #15
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Gėzuar Krishtlindjen !

    Urime tė shumta dhe tė ngrohta - Kryepiskopi Anastas priti vizitorė tė shumtė nė selinė e re tė Sinodit tė Shenjtė

    Ditėn e Krishtlindjes, pas Liturgjisė Hyjnore, nė orėn 12.00, Kryepiskopi Anastas, i shoqėruar nga Episkopi i Apollonisė Nikolla, i Krujės Andoni, i Amantias Nathanaili dhe i Bylisit Asti, pritėn vizitat e urimit. Pritja u bė nė sallėn e madhe tė godinės sė re tė Sinodit tė shenjtė, pjesė e kompleksit tė Katedrales “Ngjallja e Krishtit”. Erdhėn pėr tė uruar Presidenti Nishani, Kryeministri Rama, Kryetari i Kuvendit Meta, Kryetari i PD dhe kryebashkiaku Basha, ministra, kryetarė partish, diplomatė, intelektualė dhe personalitete tė shquar, besimtarė etj.
    Pėr tė uruar erdhėn edhe pėrfaqėsues tė komuniteteve tė tjera fetare, Kryetari i Komunitetit Musliman, Haxhi Selim Muēa, Kryegjyshi Bektashin, Baba Edmond Brahimaj, Nunci Apostolik Mons. Iglezias, pėrfaqėsues tė Vėllazėrisė Ungjillore, komunitetit Halvetian etj.
    Tė pranishmit uruan Kryepiskopin dhe besimtarėt orthodhoksė pėr festėn, duke theksuar ndėr tė tjera:
    Presidenti Nishani: “Dėshiroj tė uroj mė shumė paqe nė shpirtrat tanė, mė shumė qetėsi nė mendjet tona”.
    Kryeministri Edi Rama: “U uroj gėzuar Krishtlindjet tė gjithėve, ėshtė njė festė e tė gjithėve si tė gjitha festat e mėdha tė besimeve fetare tė vendit tonė dhe pėrfitoj nga rasti qė tė nėnvizoj kėnaqėsinė nė kėtė ditė kur fryma e solidaritetit me mė tė dobėtit, me ata nė nevojė dhe me tė gjithė ata qė kėrkojnė njė rrugė shprese kulmon”.
    Kryetari i PD, Lulzim Basha: “Urime pėr ēdo vatėr shqiptare qė tė marrė bekimin e Zotit, pėr tė gjithė njerėzit anembanė botės. Dua tė shpreh krenarinė qė jam kryetar i njė bashkie tė njė qyteti, i njė vendi qė feston me shpirt tolerance. Gėzuar”.
    Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta: “Lindje dhe dritė, rilindin dhe forcohen shpresat tona pėr njė Shqipėri mė tė mirė, jo vetėm pėr veten tonė, por edhe pėr brezat qė vijnė. Sot ėshtė njė ditė qė na bėn me tė bashkuar, mė solidarė pėr tė punuar sė bashku pėr njė Shqipėri qė dėshirojnė tė gjithė qytetarėt tanė. Gėzuar”





    http://www.orthodoxalbania.org/al/in...dit-te-shenjte

  7. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Pėr: Gėzuar Krishtlindjen !


  8. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e ēudirave
    Postime
    3,776

    Pėr: Gėzuar Krishtlindjen !

    Gezuar Krishtlindjen gjithe besimtareve katolik te forumit!

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar anita340 pėr postimin:

    neokastra (26-12-2013)

  10. #18
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Gėzuar Krishtlindjen !

    † IGNATI
    Mitropoliti i Beratit, Vlorės dhe Kaninės.
    Klerit dhe Besimtarėve shpresėtarė tė Mitropolisė,
    Bijtė e mi tė dashur mė Zotin!

    «Ja Krishti lind lavdėrojeni;
    ja Krisht’ i qiellit vjen dilni priteni;
    ja Krishti mbi dhenė ngrehuni»

    (Shėn Grigor Teologu)
    Krishti Mbi Dhenė
    Domethėnė, Perėndia mbi dhe! Sepse, me lindjen e Jisu Krishtit nė Betlehem, “Perėndia u shfaq nė trup” (I Timoteu 3:13). “U pa mbi tokė edhe mes njerėzve banoi”, sipas profetit Baruk (3:38). “Edhe fjala u bė mish, dhe qėndroi ndėr ne” (Joani 1:14). Mund tė themi, pra, bashkė me shėn Grigor Teologun, nė tė kremten e Krishtlindjes: “Me tė vėrtetė Krishti mbi dhé”.
    Duke bėrė njė kthim mbrapa nė histori, pėrgjatė shekujve, vėrejmė si vijon: “Krishti mbi dhé tashmė, njeriu mbi dhé atėherė”. Njeriun mbi tokė e solli Krishti, si Perėndi Krijues. Krishtin mbi tokė e solli njeriu, duke pasur nevojė shpėtimi.
    Ja dy stacione, dy pika referimi nė historinė e lashtė tė njerėzimit. Njeriu mbi tokė - Krishti mbi tokė.
    * * *
    Njeriu mbi tokė.
    Kush do tė mohojė, se mirėdashja dhe pėlqimi i Perėndisė, dhe mirėsia e skajshme e Krijuesit tė parajetshėm dhe tė panisshėm, solli njeriun nė tokė? Nėse pyesim apostull Jakovin, vėllanė e Krishtit, pėrse e krijoi Perėndia njeriun, do tė na jepte kėtė pėrgjigje: “Qė tė jemi ne, njė fryt i parė i krijesave tė tij” (Jakovi 1:18). Kurse apostull Pavli do tė shtonte, se na solli nė tokė: “Qė tė jemi shenjtorė dhe tė paqortueshėm pėrpara atij me anė tė dashurisė, duke na paracaktuar pėr birėsim tė tij me anė tė Jisu Krishtit” (Efesianėt 1:4-5). Ja pėrse Perėndia deshi-pėlqeu tė vijė njeriu mbi tokė, qė tė bėhet i ngjashėm me Krijuesin e tij. Qė tė realizojė dhe tė arrijė “ngjashmėrinė” me Tė.
    * * *
    “Por, pėrse Krishti mbi tokė?”, do tė pyesni. “Qė tė mos humbasė kushdo qė t’i besojė atij, por tė ketė jetė tė pėrjetshme” (Joani 3:16). Erdhi nė tokė Krishti, qė tė ngrejė njeriun e rėnė. Qė tė ringjallė tė vdekurin pėr shkak tė mėkatit. Qė tė falė mėkatarin. Qė tė kėrkojė dhe tė shpėtojė delen e Tij tė humbur, Bariu i shumėdhembshur. (Luka 19:10)
    Dashuria e pafund e Perėndisė e solli njeriun mbi tokė. Mjerimi i njeriut mėkatar dhe nevoja e shpėtimit tė njeriut, solli Krishtin nė tokė. Ēfarė antiteze dhe mosngjashmėrie kolosale shkaqesh, shkaktuan kėto dy ngjarje tronditėse!
    * * *
    Para se tė vijė njeriu mbi tokė, “mbolli Perėndia Parajsėn nė Edem, nė lindje, dhe vendosi atje njeriun qė gatoi”. Dhe brenda atij kopshti tė mrekullueshėm dhe tė perėndimbjellė, “bėri qė tė mbijnė nga toka lloj-lloj pemėsh tė kėndshme nga pamja dhe qė jepnin fryte tė mira pėr t’u ngrėnė” (Zanafilla 2:8-9). Ēfarė banese, ēfarė parajse e vėrtetė pėr njeriun! Dhe shikimi i tė parėgatuarve dėfrehej, dhe shija ngazėllohej, dhe nuhatja kėnaqej, dhe dėgjimi rrėmbehej nga kėnga e ėmbėl e zogjve kėndonjės. “Atje lule tė fushės dhe zambak tė luginave”. “Atje aroma e vajrave tė kėndshme” (Kėnga e Kėngėve 2:1, 1:3). Atje lum i pashterur.
    * * *
    Po, kur erdhi “Krishti mbi tokė”? Oh Atėherė! Nė vend tė Edemit, Betlehemi! Nė vend tė ngrohtėsisė sė Parajsės, shpella e lagėsht dhe e ftohtė! Nė vend tė aromės sė Parajsės, era e keqe e stallės! Nė vend tė dritės verbuese tė ditėve tė Parajsės, perdja e errėt e natės! Dhe Mbjellėsin e Parajsės, kur erdhi mbi tokė, e pranoi grazhdi i varfėr i kafshėve tė palogjikshme!
    “Krishti mbi tokė”
    E ndjemė vallė, ndonjėherė, se Krishti erdhi nga qiejt mbi tokė, me kushtet mė tė pėrulura dhe tė varfra, qė tė lartėsojė njeriun, nga toka nė qiell? “Njeri, u bė Perėndia, nė mėnyrė qė ta bėjė Adamin, Perėndi”, vėren shėn Athanasi i Madh. Po, Perėndi sipas hirit, qė, siē thotė shėn Pavli, “tė marrim birėsinė”.
    Vetėm kėshtu do tė festojmė Krishtilindje tė vėrteta dhe do t’i pėrgjigjemi qėllimit pėr tė cilin u bė njeri Zoti. Ai, i nxitur nga dashuria e Tij e paanė ndaj nesh, mori pėrsipėr dhe pėrfundoi veprėn e shpėtimit tonė. Ne, tashmė, qė pritet ta pranojmė nėpėrmjet misterit tė Kungatės Hyjnore, nė grazhdin e shpirtit tonė, cila ėshtė parapėrgatitja jonė? Kisha na fton: “Betlehem, pėrgatitu; le tė stoliset grazhdi, shpella le tė presė...”. Shpirti im, pėrgatitu! Por, si pėrgatitet shpirti? Me sy tė pastėr, me sy besimi, tė vėzhgojmė Potirin e Shenjtė. Me duar tė pastra, me duar qė shpėrndajnė dashuri, lėmoshė, tė prekim shaminė e shenjtė. Me buzė tė pastra, pa fjalė tė pahijshme dhe gėnjeshtra, t’i afrohemi Misterit. Me zemėr tė pastėr, tė larė nė jordanin e pendimit tė sinqertė dhe rrėfimit tė pastėr, tė presim Zotin e Lavdisė. Betlehem do tė thotė simbolikisht, shtėpia e bukės. Krishti ėshtė Buka e jetės dhe e pavdekėsisė. Ai qė ha Bukėn e Jetės nuk vdes kurrė. E vėrteton vetė Krishti, qė thotė: “Ai qė ha mishin tim dhe pi gjakun tim, ka jetė tė pėrjetshme, dhe unė do ta ngjall nė ditėn e fundit” (Joani 6:54). Pėr kėtė jetė tė pėrjetshme dhe mbretėri tė amshuar, tė na bėjė tė denjė Zoti.
    Gėzuar Krishtlindjet!

  11. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Gėzuar Krishtlindjen !

    Krishti lindi! Lavderojeni Ate!

    Njeriu perballet me Zotin e tij te misheruar e te lindur ne nje menyre te mistershme!
    Botes se erret i rikthehet drita e pakrijuar e Perendise!

    Ne zemren e njeriut besimtar lind shpresa!

    Zoti nuk na braktisi. Nuk na la ne meshiren e xhelateve te kesaj bote. Nuk i la shpirtrat e te drejteve nen vargonjte e vdekjes. Erdhi qe te na shpetoje te gjithe ne mekatareve qe lutemi per meshire e shpetim ne emrin e Tij.

    Te bekuarit, ata qe kane lindur me Krisht, ata qe jane pagezuar ne Kishen Orthodhokse, ne kete dite duhet te kujtojne qe misioni i jetes sone eshte nje jete me Krishtin, ecje ne hapat e Tij.

    Ata qe ende nuk jane ndricuar nga Perendia, te gjithe ata njerez qe jetojne ne erresire shpirterore, Krishtlindja eshte si nje DIELL i fuqishem qe fal drite e ndez flaken e besimit ne shpirtrat e njerezve. Mos i ktheni shpinen Drites se Krishtit, por ulni kryet tuaja para Saj.

    Dhe asnjehere mos harroni tre dhuratat e medha te Krishtit per ne:

    Besim - Shprese - Dashuri!

    Shfaqja e Zotit Krisht profeteve te popullit te Izraelit na solli Besimin!

    Lindja e Krishtit na rilindi Shprestarine ne Zot!

    Kryqezimi e Ngjallja e Krishtit, na deshmoi Dashurine e Pafund te Perendise per njeriun!

    Gezuar per shume mot Krishtlindjen!
    Drite e Paqe Perendie ne bote!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 27-12-2013 mė 15:49

  12. #20
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Pėr: Gėzuar Krishtlindjen !

    E pashe tek lajmet qe ortodokset kane festuar lindjen e krishtit me 25 dhjetor.Mirepo duke elxuar nje artikull te huaj ne gjuhen angleze rreth krishtlindjeve thoshte se ortodokset , Kisha e lindjes i feston krishtlindjet ne 7 janar pasi ndjekin kalendarin julian ndersa katoliket ne 25 dhjetor sepse ndjekin kalendarin gregorian.Eshte e sakte ky si informacion?Cfare festojne ortodokset ne 7 janar? Krishtlindje apo Pashke?Ma sqaroni pak me detaje.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •