Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Gėzuar Krishtlindjen !

    KRISHTLINDJE 2013 VLERA E PAKONCEPTUESHME E JETĖS NJERĖZORE

    † Anastasi

    Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i Gjithė Shqipėrisė

    Klerit dhe popullit shpresėtar Orthodhoks,

    Bij tė shtrenjtė mė Zotin,


    “Unė erdha tė kenė jetė dhe ta kenė me tė tepėrt” (Joani 10:10).

    Nė epokėn tonė, nė deklaratat publike, mbisundon theksimi i dinjitetit tė njeriut. Por ngjarja qė tregon me forcė unikale vlerėn e jetės njerėzore, ėshtė ajo qė zotėron nė tė kremten e sotme: Biri i Perėndisė sė gjallė, tė paafrueshėm dhe tė tėrėfuqishėm, mori natyrėn njerėzore, u bė njeri. Ky vazhdon tė jetė mesazhi qendror mahnitės i Krishtlindjes. Perėndia nuk dėrgoi engjėj pėr shpėtimin e botės, nuk mori formėn e njė krijese tjetėr, por u bė njeri. Nė kėtė mėnyrė theksoi qartazi vlerėn e jetės sė njeriut nė vetvete dhe shfaqi shenjtėrinė e ēdo qenieje njerėzore. Por, njėkohėsisht, Ungjilli zbulon se Krishti erdhi pėr tė lartėsuar natyrėn njerėzore, qė t’i injektojė asaj jetė me bollėk. Pra, e kremtja e sotme, nė tė gjitha dimensionet dhe perspektivėn e saj, ėshtė mbi tė gjitha e kremtja e jetės.

    Brenda atmosferės festive tė Krishtlindjes, na jepet rasti tė mendojmė mė thellė pėr vlerėn esenciale tė kėsaj dhurate qė na e ka falur Perėndia, tė cilėn jemi duke e shijuar dhe gjithashtu, tė rrisim respektin pėr ēdo qenie njerėzore anekėnd botės.

    1. Duke e nisur sė pari nga jeta jonė, ėshtė koha tė shikojmė me kujdes gjėrat qė i quajmė tė vetėkuptueshme. P.sh. siē ėshtė detyrimi ynė pėr tė ruajtur mė sė miri jetėn tonė biologjike, duke shmangur shpėrdorime, pasione dhe gabime qė e cenojnė dhe e minojnė dhe duke u pėrkujdesur pėr tė zhvilluar tė gjitha potencialet tona shpirtėrore. Si njė qelizė e gjallė e racės njerėzore, kemi pėrgjegjėsinė dhe detyrimin pėr tė kultivuar tė gjitha dhuratat tona, tė gjithė spektrin e krijueshmėrisė sonė dhe qė t’i ofrojmė njerėzimit gjėnė mė tė mirė qė disponojmė. Madje, edhe nė ēastet mė tė errėta tė dėshpėrimit, le tė sjellim ndėr mend vlerėn e pakapėrcyeshme tė jetės dhe se, nė asnjė rast, nuk kemi tė drejtė ta shkatėrrojmė vetė me duart tona. Sprovat e shumėllojshme tė jetės njerėzore, vėshtirėsitė e shėndetit, varfėria, pėrndjekjet, shpifjet, shpesh ēelin horizonte tė reja shpirtėrore dhe ekzistenciale.

    Tė pėrthithur nga pėrkujdesja pėr jetėn tonė tė pėrditshme, zakonisht neglizhojmė dimensionin tjetėr qė Krishti, Biri i Perėndisė ēeli me ardhjen e Tij. Ai erdhi tė na udhėheqė drejt njė lulėzimi dhe frytshmėrie shpirtėrore, tė na ofrojė “tė tepėrtėn edhe tė kėsaj jete; pra, kjo ėshtė gjėja mė e vyer, pjesėmarrja e pėrsosur e Shpirtit tė Shenjtė” (Shėn Kirilli i Aleksandrisė). “Me tė tepėrt” ka kuptimin e plotėsisė cilėsore qė fal prania e Shpirtit jetėbėrės tek ata “qė mbeten nė Krishtin”.

    2. Drejtimi i dytė i meditimit krishtlindėsor duhet tė shikojė nė forcimin e respektit ndaj jetės sė bashkėnjerėzve tanė. Kėrcėnimet e ndryshme kundėr jetės, aktet vrastare, konfliktet e pėrgjakshme, kamxhikojnė realitetin e pėrditshėm. Me gjithė pretekstet e ndryshme, marrja e njė jete njerėzore pėrbėn jo vetėm krim ndaj viktimės, por nė pėrgjithėsi, ėshtė krim kundėr njerėzimit.

    Por pėrbuzja e jetės nuk kryhet vetėm me akte kriminale dhe dhunė tė shumėllojshme. Njerėz tė panumėrt kėrcėnohen nga forma tė ndryshme padrejtėsie nė sferėn sociale dhe private. Padrejtėsia i ēon shumė njerėz drejt privacioneve, varfėrisė dhe mjerimit. Diēka qė vepron, pa u dalluar qartė, kundėr jetės njerėzore, ėshtė indiferenca ndaj cilėsisė sė jetės sė bashkėnjerėzve tanė. Ky fenomen nuk dėnohet nga ligji, por nuk resht sė minuari jetė tė panumėrta njerėzore. Madje nė njė epokė krizash, siē ėshtė kjo e jona, indiferenca shpesh kthehet nė vdekjeprurėse. Detyra imediate e tė gjithėve ne, ėshtė tė mbrojmė ēdo jetė njerėzore me ndihmė konkrete, tė shprehur nė praktikė dhe solidaritet aktiv, duke mbėshtetur me fjalė dhe vepra, me dashuri tė sinqertė, ata qė ndodhen nė sprova, ata qė i ka plagosur varfėria, sėmundja dhe dėshpėrimi.

    Njėkohėsisht, detyrimi i tė krishterėve tė ndėrgjegjshėm ėshtė edhe dėshmia se pėrpos jetės biologjike, ekziston edhe njė jetė e njė cilėsie mė tė lartė: ajo shpirtėrore qė fal dhe nxit besimin, qė mundėson hapjen e zemrės sonė nė zonėn e Shpirtit. Njė jetė qė lėviz vazhdimisht duke u transformuar sė brendshmi me sigurinė se Krishti erdhi “... qė kushdo i cili shikon Birin dhe beson nė atė tė ketė jetė tė pėrjetshme...” (Joani 6:40).

    * * *

    “Unė erdha qė tė kenė jetė dhe ta kenė me tė tepėrt” (Joani 10:10).

    Mesazhi mahnitės i Krishtlindjes ėshtė se Biri i Perėndisė sė Paafrueshėm u bė njeri. Bėrja njeri e Fjalės Hyjnore shpall me bujė, vėllezėrit e mi, vlerėn e jashtėzakonshme tė jetės njerėzore. Por nė tė njėjtėn kohė, zbulon se Krishti erdhi tė na injektojė njė jetė mė tė lartė, “pjesėmarrjen e pėrsosur tė Shpirtit”, qė shtrihet nė pėrjetėsi.

    Le tė pėrkujdesemi qė nė kėto ditė festive, tė pėrjetojmė mė thellė shenjtėrinė dhe madhėshtinė e dhuratės sė jetės qė na e ka dhuruar Perėndia. Dhe pėr mė tepėr tė shprehim mirėnjohjen tonė me pėrpjekje tė pandėrprerė pėr zhvillimin e jetės shpirtėrore. Nė tė njėjtėn kohė, le tė forcojmė respektin pėr jetėn e bashkėnjerėzve tanė, duke luftuar dhunėn, padrejtėsinė dhe indiferencėn qė e minojnė atė. Le ta mbėshtesim me solidaritetin tonė dashuror.

    Krishtlindje tė bekuara, me pėrpjekje tė ndėrgjegjshme pėr njė shoqėri mė njerėzore! Me frymėzimin e Krishtit, Viti i Ri le tė jetė sa mė shumė njerėzor!

    Me dashuri tė tėrėshpirtshme mė Krishtin,

    + Anastasi

    Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i Gjithė Shqipėrisė


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 24-12-2013 mė 07:27

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Archon pėr postimin:

    Elian70 (24-12-2013)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Gėzuar Krishtlindjen !

    † Joani,Mitropoliti i Korēės,Pogradecit,Kolonjės,Devollit dhe Voskopojės

    Lindja e Zotit tonė Jisu Krisht, bėrja e Tij si njėri nga ne, ėshtė me tė vėrtetė njė ngjarje historike qė ka ndodhur mė shumė se dy mijė vjet mė parė, por ajo ėshtė gjithashtu edhe njė ngjarje qė e kapėrcen historinė.
    Sepse kur Zoti ndėrhyn nė histori ngjarjet e kapėrcejnė gjithmonė atė, duke u bėrė trans-historike, qė do tė thotė se ēfarė prek Perėndia ėshtė pėr tė gjitha kohėrat, pėr tė gjithė popujt dhe pėr tė gjithė njerėzit.
    Prandaj edhe Krishtlindja dhe mesazhi i saj nuk dobėsohet dhe nuk pakėsohet nga rrjedha e kohės, sepse nga ajo buron njė mesazh jetėdhėnės qė nuk shteron kurrė.
    I
    Nė ēdo epokė, madje ēdo ditė, pėrveē problemeve tė pėrhershme tė jetės, ne pėrballemi edhe me probleme tė veēanta, qė mund tė ndryshojnė nė njerėz dhe nė vende tė ndryshme.
    Por ajo qė e karakterizon nė pėrgjithėsi kohėn e sotme ėshtė mungesa e pranisė sė Zotit nė jetėn tonė tė pėrditshme.
    Dhe ėshtė pikėrisht kjo mosprani qė ka sjellė nė shoqėritė tona humbjen e vlerave, mungesėn e qėllimit nė jetė, mungesėn e dhembshurisė, dashurisė, solidaritetit, sakrificės dhe tė drejtėsisė.
    Kjo mosprani ka shtuar egoizmin dhe lakminė pa fre, grindjet dhe urrejtjet, indiferencėn ndaj njerėzve dhe shtresave nė nevojė, si edhe praninė e ankthit, stresit dhe tė vetmisė.
    Gjithashtu njė krizė e gjatė ekonomike e ka rėnduar akoma mė tepėr gjendjen, duke e shtuar shqetėsimin dhe pasigurinė, sidomos nga pafuqia pėr tė ndryshuar kėtė realitet tė vėshtirė.
    Parė vetėm nė aspektin njerėzor situata mund tė duket e pashpresė dhe plot dėshpėrim, duke e larguar nga jeta jonė paqen, gėzimin dhe dritėn.
    Por Lajmi i Krishtlindjes na tregon qė ne nuk jemi mė vetėm: Perėndia ėshtė me ne.
    Prania e Tij ka fuqi tė largojė ēdo dėshpėrim, pasiguri dhe frikė, tė kthejė nė jetėn tonė gėzimin dhe tė na japė shpresė se mund ta ndryshojmė kėtė realitet tė vėshtirė.
    Me Perėndinė tė gjitha janė tė mundura.
    Ai ėshtė shpresa, jeta, gėzimi dhe Shpėtimtari ynė.
    Pėr kėtė arsye, sot, ndoshta mė shumė se kurrė, njerėzit kanė nevojė pėr praninė e Zotit nė jetėn e tyre, sepse ata kanė nevojė pėr dritė shpirtėrore, kanė nevojė pėr paqe, pėr drejtėsi, pėr shpresė, pėr dinjitet, pėr solidaritet dhe pėr gėzim.
    Pa dritėn shpirtėrore mbretėron errėsira dhe gjithēka qė vjen prej saj. Prandaj ēdo vit ne e festojmė kėtė ngjarje me ngazėllim dhe gėzim tė madh, duke psalur dhe duke kėnduar pėr Lindjen e Shpėtimtarit.
    Kėndojmė dhe psalim me gėzim pėr Lindjen e Tij, sepse kjo Lindje solli dritėn nė errėsirėn e njeriut. “Lindja jote, o Krisht Perėndia jonė, ndriēoi pėrmbi botė dritėn e diturisė”- Kėshtu kėndojmė nė pėrlėshoren e Krishtlindjes.
    Ėshtė pikėrisht kjo dritė hyjnore e diturisė qė ka e mbajtur tė gjallė njerishmėrinė dhe nuk e ka lejuar njerėzimin tė zhytet nė errėsirė dhe barbari. Nėpėrmjet kėsaj dritė kemi ruajtur nocionin e drejtėsisė dhe tė lirisė.
    Ėshtė kjo dritė qė e ka mbajtur tė ndezur dhembshurinė dhe dashurinė ndėrmjet njerėzve, qė ka nxitur paqen dhe shpresėn dhe qė i ka mbushur shpirtrat njerėzor me ngushėllim dhe me gėzim.
    Pa kėtė dritė bota bėhet njė vend i frikshėm pėr tė jetuar dhe shoqėritė njerėzore e humbasin aftėsinė pėr tė mbrojtur njerėzit dhe pėr t’i shėrbyer komuniteteve tė tyre.

    II
    E kremtojmė me lavdėrim Lindjen e Shpėtimtarit, sepse ngjarje tė tilla janė njė nxitje e madhe pėr tė medituar dhe pėr tė kuptuar mesazhin jetėdhėnės tė tyre.
    Ne meditojmė mbi kėtė ngjarje pėr tė ndjerė mė thellė se nga ēfarė na ka shpėtuar mishėrimi i Zotit Krisht dhe pėr tė pėrjetuar mė plotėsisht efektin e kėtij shpėtimi nė jetėn tonė tė pėrditshme.
    Lindja e Zotit solli praninė e Tij ndėr ne, duke hapur rrugėn e shpėtimit, sepse Krishti nuk erdhi thjesht pėr t’iu mėsuar njerėzve njė doktrinė, por pėr tė marrė dhe restauruar natyrėn tonė.
    Ai preku natyrėn njerėzore, duke e transformuar atė dhe duke i dhėnė asaj mundėsinė pėr t’u pėrmbushur dhe pėr tė arritur qėllimin e vėrtetė tė ekzistencės – njė kungim tė gjallė me Perėndinė.
    Pėrjetimi i kėsaj pranie, takimi me Krishtin prej qiellit, i jep njeriut dimensionin e tij tė plotė, duke i dhėnė dritė kur ėshtė nė errėsirė, ngushėllim nė varfėri dhe nė fatkeqėsi, kurajo nė frikė dhe nė pasiguri, shpresė nė dėshpėrim dhe gėzim nė jetėn e tij.
    Tė dashur vėllezėr e motra! Krishti ėshtė dhurata mė e madhe qė Perėndia i ka bėrė njerėzimit, shenja e dashurisė sė Tij tė pakufishme pėr ne.
    Nėse e pėrjetojmė kėtė ngjarje do tė ndiejmė praninė e Perėndisė dhe shpirtrat tanė do tė mbushen me mirėnjohje dhe falenderim pėr Atė, edhe zemrat tona do tė ndizen nga dhembshuria dhe dashuria pėr tė gjithė njerėzit.
    Shenja e pėrjetimit tė kėsaj ngjarje dhe e efektit tė saj transformues tek ne ėshtė pikėrisht dashuria dhe dhembshuria qė do tė tregojmė ndaj tė tjerėve, veēanėrisht ndaj atyre nė nevojė.
    Ka njerėz qė vuajnė, ka tė braktisur – fėmijė apo tė moshuar -, ka tė varfėr, tė vetmuar dhe tė sėmurė. Le tė jemi pranė atyre kėto ditė dhe nė vazhdim, duke i ndihmuar, duke i ngushėlluar dhe duke u shėrbyer atyre.
    Le tė shkojmė tek tė gjithė tė dėshpėruarit dhe t’u japim shpresė, le tė shkojmė atje ku ka errėsirė, grindje dhe urrejtje dhe tė pėrhapim dritė, duke i mbushur zemrat e tyre me paqe dhe me dashuri.
    Krishtlindja ėshtė njė dhuratė pėr tė gjithė njerėzimin dhe asnjė njeri nuk duhet tė jetė i pėrjashtuar nga kjo dhuratė hyjnore.
    Le tė sjellim pra te tė gjithė njerėzit Lajmin e mirė dhe tė gėzuar qė trumbeton Lindja e Krishtit:
    Perėndia ėshtė me ne!
    Gėzuar Krishtlindjet dhe pėr shumė vjet!



    Mesazhi i Krishtlindjes nga Hirėsia e Tij † Joani,Mitropoliti i Korēės

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 27-12-2013 mė 14:11

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Gėzuar Krishtlindjen !

    Emri:  1475879_238950299612436_865627721_nmn.jpg

Shikime: 4455

Madhėsia:  129.6 KB
    ............
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 24-12-2013 mė 08:04

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Archon pėr postimin:

    loneeagle (26-12-2013)

  6. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Gėzuar Krishtlindjen !


  7. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Pėr: Gėzuar Krishtlindjen !

    ...gezuar per juve Archon,dhasht Krishti per te gjiht te Krishteret paqe,harmoni dhe lumturi ne te gjitha vendet tona....

  8. 3 antarėt mė poshtė falenderuan dielli1 pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Archon (24-12-2013),MaqoKorca (25-12-2013),neokastra (24-12-2013)

  9. #6
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anėtarėsuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781

    Pėr: Gėzuar Krishtlindjen !

    - - Shumė shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askė!
    Agim Metbala"

  10. 3 antarėt mė poshtė falenderuan Xhenet.M.S. pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Archon (24-12-2013),dielli1 (24-12-2013),neokastra (24-12-2013)

  11. #7
    i/e regjistruar Maska e C.Jack Sparrow
    Anėtarėsuar
    07-12-2012
    Vendndodhja
    Everywhere
    Postime
    199

    Pėr: Gėzuar Krishtlindjen !

    Gezuar edhe nga une... Paqe ne bote...
    “Who’s to say I won’t live forever?”

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar C.Jack Sparrow pėr postimin:

    neokastra (24-12-2013)

  13. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Pėr: Gėzuar Krishtlindjen !

    Krishtlindje te Bekuara!

  14. #9
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Gėzuar Krishtlindjen !

    Gezuar Krishtlindjen!
    Feelings change - memories don't.

  15. #10
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anėtarėsuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Pėr: Gėzuar Krishtlindjen !

    Te gjithe shqiptareve te besimit te krishter ju uroj festen e krishtlindjes.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •