Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Krishtlindja dhe Martirizimi i foshnjave

    Mijėra foshnjat, martiret e para te Krishterimit, te ekzekutuara nga Herodi

    Nese do te verejme ikonen e Lindjes se Krishtit, ne qender paraqitet Jisu Krishti foshnje ne grazhd, Hyjlindesja Virgjereshe, kafshet qe e ngrohin me fryme Krishtin. Lart dhe rreth e rrotull paraqiten engjejt qe e himnojne, barinjte qe e lavderojne, grate qe e lajne, Josifi I menduar per ate se cdo te ndodhe se bashku me nje bari i cili simbolizon djallin, I cili perpiqet qe ti ngjalle dyshime dhe ne te majte, tre maget te cilet shkojne ti falen atij si Mbreti i Botes sepse ata simbolizojne kombet e tjere dmth kombet jo-izraelite qe se bashku me rrenjen e Davidit, familjen e Jisuit, pra e gjithe bota e njohen ate si mbret.

    Secili nga maget mban nga nje dhurate, ar, temjan dhe miro. Keto dhurata u jepeshin vetem mbreterve. Te tre vijne nga Persia te drejtuar nga Ylli. Ky yll eshte ylli I Krishtlindjes. Shume e pane por tre e ndoqen. Ne te vertete tre maget, nuk u gjenden ne grazhdin e Betlehemit. Nese do te verejme ikonat qe paraqesin vetem ngjarjen e mageve, do te shohim se ata i falen Krishtit jo kur ai ishte ende foshnje por femije qe Hyjlindesja e mban ne krahe. Pra nderthurja e ngjarjeve qe eshte e njohur ne ikonografi duke qene te nderlidhura ne kete rast nga Jisu Krishti ben te mundur qe ne nje ikone te vetme te paraqiten disa ngjarje edhe kur ato nuk perkojne kronologjikisht apo nuk kane ndodhur ne te njejten moment.

    Tre maget iu falen Jisu Krishtit pothuajse pasi ai kishte mbushur nje vit. Kaq ishte koha qe ata udhetuan per te mberritur tek Ai. Pak para se ta gjenin Jisuin, ata shkuan tek Herodi dhe I thane se po shkonin tek Mesia qe kishte lindur. Herodi pasi pyeti njerezit e tij te ligjit se per ke behej fjale, ata iu pergjigjen se behet fjale per shpetimtarin, mbretin Krisht. Herodi e mendonte veten si te pavdekshem dhe perderisa mendonte se pushteti i tij nuk do te kishte fund, u ndje i kercenuar nga fjalet e mageve. Ai mendoi se pushtetit te tij dhe pak e do ti vinte fundi sepse do te vinte Mesia dhe do ta zevendesonte. Me keto mendime, Herodi u kerkoi Mageve qe kur ta gjenin Jisu Krishtin ta lajmeronin dhe ate qe te vinte ti falej edhe ai. Maget pasi iu falen Krishtit, e kuptuan se Herodi kishte qellime te mbrapshta dhe iken nga nje rruge tjeter.

    Herodi priste pergjigje por nuk e morri. Pasi kuptoi se maget ishin larguar pa e lajmeruar atehere llogariti kohen e nisjes se Mageve dhe te largimit qe shkonte pothuajse dy vjet. Prandaj Herodi kur dha urdherin e ekzekutimit te foshnjave tha: “ Te vritet cdo foshnje nga dy vjet e poshte”, me shpresen se nder to do te vritej dhe Mesia. Por perkujdesja e Perendise beri qe Josifi te lajmerohej dhe te largohej bashke me Hyjlindesen dhe Krishtin ne Egjipt.


    Martirizimi I foshnjave eshte profetizuar shume vite me pare ne Dhiaten e vjeter nga profeti Jeremia:
    Keshtu thote Zoti:"Nė Ramah u dėgjua njė klithmė, njė vaje,njė qarje dhe gjėmė e madhe; Rakela vajton bijtė e saj dhe nuk pranon tė ngushėllohet, sepse ata nuk janė mė" (Jer. 31: 15). Ndersa ne ungjill thuhet: “ Atehere Herodi, duke pare se dijetaret(maget) e kishin mashtruar, u zemerua fort dhe urdheroi te vriten te gjithe femijet meshkuj qe ishin ne Betlehem dhe ne tere rrethinen e tij, nga dy vjec e poshte, sipas kohes te cilen e kishte hetuar me kujdes nga Dijetaret.

    Atehere u permbush ajo qe ishte thene nepermjet profetit Jeremi qe thote:
    Ne Ramah u degjua nje klithme, nje vaje nje qarje dhe nje gjeme e madhe; Rakela vajton bijte e saj… Mateu ( 2: 16-18).

    Shkroi: Thoma Shkira

    Emri:  2912_Sfagi_Nipion.jpg

Shikime: 1013

Madhėsia:  163.2 KB

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Pėr: Krishtlindja dhe Martirizimi i foshnjave

    Lipsani i njohur si Kemba, eshte nje lipsan mbajtes i cili mban ne te pjese nga eshtrat e martireve femije te cilet u masakruan ne Betlehem. Keto lipsane te femijeve martire te Betlehemit iu dhuruan katedrales se Bazelit ne Zvicer nga murgjer irlandeze ne shek. VI dhe lipsan mbajtesi i perket shekullit te XV dhe eshte me nje dekoracion shume te pasur.


  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Pėr: Krishtlindja dhe Martirizimi i foshnjave


  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Pėr: Krishtlindja dhe Martirizimi i foshnjave




Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •