KRISHTLINDJE 2013 VLERA E PAKONCEPTUESHME E JETĖS NJERĖZORE
† Anastasi
Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i Gjithė Shqipėrisė
Klerit dhe popullit shpresėtar Orthodhoks,
Bij tė shtrenjtė mė Zotin,
“Unė erdha tė kenė jetė dhe ta kenė me tė tepėrt” (Joani 10:10).
Nė epokėn tonė, nė deklaratat publike, mbisundon theksimi i dinjitetit tė njeriut. Por ngjarja qė tregon me forcė unikale vlerėn e jetės njerėzore, ėshtė ajo qė zotėron nė tė kremten e sotme: Biri i Perėndisė sė gjallė, tė paafrueshėm dhe tė tėrėfuqishėm, mori natyrėn njerėzore, u bė njeri. Ky vazhdon tė jetė mesazhi qendror mahnitės i Krishtlindjes. Perėndia nuk dėrgoi engjėj pėr shpėtimin e botės, nuk mori formėn e njė krijese tjetėr, por u bė njeri. Nė kėtė mėnyrė theksoi qartazi vlerėn e jetės sė njeriut nė vetvete dhe shfaqi shenjtėrinė e ēdo qenieje njerėzore. Por, njėkohėsisht, Ungjilli zbulon se Krishti erdhi pėr tė lartėsuar natyrėn njerėzore, qė t’i injektojė asaj jetė me bollėk. Pra, e kremtja e sotme, nė tė gjitha dimensionet dhe perspektivėn e saj, ėshtė mbi tė gjitha e kremtja e jetės.
Brenda atmosferės festive tė Krishtlindjes, na jepet rasti tė mendojmė mė thellė pėr vlerėn esenciale tė kėsaj dhurate qė na e ka falur Perėndia, tė cilėn jemi duke e shijuar dhe gjithashtu, tė rrisim respektin pėr ēdo qenie njerėzore anekėnd botės.
1. Duke e nisur sė pari nga jeta jonė, ėshtė koha tė shikojmė me kujdes gjėrat qė i quajmė tė vetėkuptueshme. P.sh. siē ėshtė detyrimi ynė pėr tė ruajtur mė sė miri jetėn tonė biologjike, duke shmangur shpėrdorime, pasione dhe gabime qė e cenojnė dhe e minojnė dhe duke u pėrkujdesur pėr tė zhvilluar tė gjitha potencialet tona shpirtėrore. Si njė qelizė e gjallė e racės njerėzore, kemi pėrgjegjėsinė dhe detyrimin pėr tė kultivuar tė gjitha dhuratat tona, tė gjithė spektrin e krijueshmėrisė sonė dhe qė t’i ofrojmė njerėzimit gjėnė mė tė mirė qė disponojmė. Madje, edhe nė ēastet mė tė errėta tė dėshpėrimit, le tė sjellim ndėr mend vlerėn e pakapėrcyeshme tė jetės dhe se, nė asnjė rast, nuk kemi tė drejtė ta shkatėrrojmė vetė me duart tona. Sprovat e shumėllojshme tė jetės njerėzore, vėshtirėsitė e shėndetit, varfėria, pėrndjekjet, shpifjet, shpesh ēelin horizonte tė reja shpirtėrore dhe ekzistenciale.
Tė pėrthithur nga pėrkujdesja pėr jetėn tonė tė pėrditshme, zakonisht neglizhojmė dimensionin tjetėr qė Krishti, Biri i Perėndisė ēeli me ardhjen e Tij. Ai erdhi tė na udhėheqė drejt njė lulėzimi dhe frytshmėrie shpirtėrore, tė na ofrojė “tė tepėrtėn edhe tė kėsaj jete; pra, kjo ėshtė gjėja mė e vyer, pjesėmarrja e pėrsosur e Shpirtit tė Shenjtė” (Shėn Kirilli i Aleksandrisė). “Me tė tepėrt” ka kuptimin e plotėsisė cilėsore qė fal prania e Shpirtit jetėbėrės tek ata “qė mbeten nė Krishtin”.
2. Drejtimi i dytė i meditimit krishtlindėsor duhet tė shikojė nė forcimin e respektit ndaj jetės sė bashkėnjerėzve tanė. Kėrcėnimet e ndryshme kundėr jetės, aktet vrastare, konfliktet e pėrgjakshme, kamxhikojnė realitetin e pėrditshėm. Me gjithė pretekstet e ndryshme, marrja e njė jete njerėzore pėrbėn jo vetėm krim ndaj viktimės, por nė pėrgjithėsi, ėshtė krim kundėr njerėzimit.
Por pėrbuzja e jetės nuk kryhet vetėm me akte kriminale dhe dhunė tė shumėllojshme. Njerėz tė panumėrt kėrcėnohen nga forma tė ndryshme padrejtėsie nė sferėn sociale dhe private. Padrejtėsia i ēon shumė njerėz drejt privacioneve, varfėrisė dhe mjerimit. Diēka qė vepron, pa u dalluar qartė, kundėr jetės njerėzore, ėshtė indiferenca ndaj cilėsisė sė jetės sė bashkėnjerėzve tanė. Ky fenomen nuk dėnohet nga ligji, por nuk resht sė minuari jetė tė panumėrta njerėzore. Madje nė njė epokė krizash, siē ėshtė kjo e jona, indiferenca shpesh kthehet nė vdekjeprurėse. Detyra imediate e tė gjithėve ne, ėshtė tė mbrojmė ēdo jetė njerėzore me ndihmė konkrete, tė shprehur nė praktikė dhe solidaritet aktiv, duke mbėshtetur me fjalė dhe vepra, me dashuri tė sinqertė, ata qė ndodhen nė sprova, ata qė i ka plagosur varfėria, sėmundja dhe dėshpėrimi.
Njėkohėsisht, detyrimi i tė krishterėve tė ndėrgjegjshėm ėshtė edhe dėshmia se pėrpos jetės biologjike, ekziston edhe njė jetė e njė cilėsie mė tė lartė: ajo shpirtėrore qė fal dhe nxit besimin, qė mundėson hapjen e zemrės sonė nė zonėn e Shpirtit. Njė jetė qė lėviz vazhdimisht duke u transformuar sė brendshmi me sigurinė se Krishti erdhi “... qė kushdo i cili shikon Birin dhe beson nė atė tė ketė jetė tė pėrjetshme...” (Joani 6:40).
* * *
“Unė erdha qė tė kenė jetė dhe ta kenė me tė tepėrt” (Joani 10:10).
Mesazhi mahnitės i Krishtlindjes ėshtė se Biri i Perėndisė sė Paafrueshėm u bė njeri. Bėrja njeri e Fjalės Hyjnore shpall me bujė, vėllezėrit e mi, vlerėn e jashtėzakonshme tė jetės njerėzore. Por nė tė njėjtėn kohė, zbulon se Krishti erdhi tė na injektojė njė jetė mė tė lartė, “pjesėmarrjen e pėrsosur tė Shpirtit”, qė shtrihet nė pėrjetėsi.
Le tė pėrkujdesemi qė nė kėto ditė festive, tė pėrjetojmė mė thellė shenjtėrinė dhe madhėshtinė e dhuratės sė jetės qė na e ka dhuruar Perėndia. Dhe pėr mė tepėr tė shprehim mirėnjohjen tonė me pėrpjekje tė pandėrprerė pėr zhvillimin e jetės shpirtėrore. Nė tė njėjtėn kohė, le tė forcojmė respektin pėr jetėn e bashkėnjerėzve tanė, duke luftuar dhunėn, padrejtėsinė dhe indiferencėn qė e minojnė atė. Le ta mbėshtesim me solidaritetin tonė dashuror.
Krishtlindje tė bekuara, me pėrpjekje tė ndėrgjegjshme pėr njė shoqėri mė njerėzore! Me frymėzimin e Krishtit, Viti i Ri le tė jetė sa mė shumė njerėzor!
Me dashuri tė tėrėshpirtshme mė Krishtin,
+ Anastasi
Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i Gjithė Shqipėrisė
Krijoni Kontakt