Pasditen e dites se djeshme 2 dhjetor manastiri i Shen Thekles u sulmua nga nje grup islamik rebelesh te cilet nder te tjera rrembyen 12 murgesha. Manastiri ka nen kujdesin e tij nje numer te madh jetimesh per te cilet kujdesen motrat e manastirit. Ende nuk dihet arsyeja e rrembymit te tyre.
Lajmi konfirmohet nga Patriarkana e Antiokise ne Damask dhe nga Vatikani.
Kjo eshte nje tjeter ngjarje e shemtuar kundrejt komunitetit kristian te Sirise te cilit nuk i kursehen as kishat e shkaterruara te cilat nje pjese e madhe e tyre jane pasuri kulturore boterore, nuk u kurshen masakrat dhe rrembimet, por tashme dhe rrembimet e murgeshave te cilat kujdesen per femijet jetim.
Islamiket duke sulmuar qytetin e Malules kane shperngulur te gjithe popullsine e krishtere duke lene atje vetem myslimanet.
Malula eshte kthyer ne nje zone ku luftimet vazhdojne ne menyre te panderprere ndermjet rebeleve islamik dhe ushtrise qeveritare.
Konfirmohet se murgeshat e rrembyera jane derguar ne Jabrud rreth 80 km ne veri te Damaskut.
Kisha Ortodokse e Patriarkanes se Antiokise me qender ne Damask fton te gjithe te luten per shpetimin e murgeshave nga pengmarrja.
![]()
Krijoni Kontakt