Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 51
  1. #31
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Pėr: Rritet cmimi i naftes, per te luftuar mbipeshen

    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Nuk behet fjale per Apartamenti 2XL apo Portokalli, por kryeministrin Rama. Nuk eshte duke luajtur ne shfaqje, por ben "humor" me te gjithe...



    Per planin e ri ekonomik kryeministri te filloj edhe tollonat, jo vetem ulet pesha por permiresohet edhe kolesteroli. Me kete rast mundeson edhe premtimin e bujshem elektoral per mjekesine falas, duke kursyer ilacet....harxhojne kot gjithe ato miliona dollare e euro per mbipeshen dhe shendetesine keto ekonomite e zhvilluara
    Mbipesha luftohet duke rritur cilesine e ushqimeve, duke edukuar popullin ne menyren e konsumit, menyren e jeteses etc. Nuk besoj se cmimi i naftes do kete ndonje efekt direkt apo indirekt ne renien e peshes. Nejse justifikim i mire per te bere rritje cmimesh.
    I LOVE GOD

    j&g

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Rritet cmimi i naftes, per te luftuar mbipeshen

    "Ore Albo, une kujtoja se talleshe ti kur thoshe qe Edi Rama nuk eshte mire nga trute, po ky qenka me te vertete ashtu."

    Fjalet e kryeministrit tone rilindas, jane shume domethenese pasi tregojne shume mire se sa di dhe sa i prirur eshte per te mashtruar publikun. Ne mendjen e tij, shqiptaret jane bageti, dhe ai si bari i mire u thote shqiptareve edhe se cfare bari duhet te hane, sic u ben mire e cili u ben keq per shendetin. Po le te ndalemi pak tek budalleqet qe nxjerr nga goja:

    1. Berisha e rriti cmimin e naftes ne keto 8 vjet!

    Dikush duhet ta marri per krahu kryeministrin tone, e t'i mesoje me vete se cmimin e naftes nuk e vendos asnje qeveri e botes, e ca me pak qeveria shqiptare apo kryeministri shqiptar. Cmimin e naftes e dikton tregu global privat, bazuar mbi raportin kerkese/oferte. Vetem Edi Rama beson se kryeministri shqiptar ka pushtet te vendosi cmimin e naftes ne vend.

    2. Rritja 10 leke te reja apo 100 leke te vjetra e naftes eshte shume e vogel!

    Pushteti i vetem qe kryeministri shqiptar ka mbi cmimin e naftes, eshte taksimi i cdo litri. Nese tregu boteror dikton cmimin e naftes ne mbare boten, qeverite lokale e rrisin kete cmim baze me taksat qe i shtojne. Dhe ai lek del nga xhepi i cdo qytetari kur mbush makinen, del nga xhepi i cdo biznesi e keshtu me rradhe. Nese kryeministri Rama thote se "nuk u be qameti se u taksua litri i naftes 10 leke", do te thote qe sa here qe ai shqiptari mbush makinen dhe i paguan benzinatin cmimin per 10 litra, 100 leke te reja ose 1000 leke te vjetra, do te shkojne ne xhepin e shtetit. Se nese eshte shume apo pak shifra ne fjale, kesaj pyetje i pergjigjet cdo shqiptar vete ne baze te te ardhurave qe kane. Por nje gje eshte e sigurt, qe shqiptaret do te paguajne 10 leke me shume per liter se tregu boteror dikton per naften.

    3. Qe te mos paguani taksen, ecni me kembe apo bicikleta!

    Kryeministri na thote se "do paguajne taksen vetem ata qe mbyshin makinen me nafte". Ata qe nuk mbushin makinen me nafte, nuk paguajne taksen. Eshte me te vertete fakultative mosmbushja e makines me nafte per shqiptaret? Jo per ata qe e perdorin makinen per te fituar buken e gojes. As per ata qe e kane punen larg e duhet te shkojne ne pune cdo mengjes. Po ata qe duan te ecin me kembe apo me bicikleta a e kane mundesine ta bejne kete gje? Perdite lexon ne lajmet nga Shqiperia aksidente ne rruge me kembesore e ata qe i japin bicikleta pasi qarkullimi ne vend eshte nje kaos i vertete. T'iu kerkosh shqiptareve te ecin me kembe apo ne bicikleta eshte njesoj si t'iu thuash qe vini jeten tuaj ne rrezik. Po transporti publik ne vend a eshte i mire? Edhe pse po behen projekte per ta permiresuar situaten te pakten ne kryeqytet, transporti publik ne vend vazhdon te jete problematik. Si reagojne shqiptaret kur degjojne kryeministrin e tyre t'iu sugjeroje kete formen e re te transportit? Me ke tallet ky?

    4. Te ecni ne kembe ju ben edhe mire per shendetin

    Kjo i ve edhe kapakun tenxheres se Rames. Pasi na tha qe nuk eshte ndonje rritje e madhe per xhepin tuaj si qytetare. Pasi na tregoi qe te ecim ne kembe apo me bicikleta e jo me makina. Na thote edhe: "ju ben mire per shendetin se jemi shendoshur shume si popull." Rrofsh o kryeminister qe nuk te ze gjymi naten edhe per mbipeshen tone dhe na meson si te kujdesemi per shendetin tone duke na vendosur taksa te tilla! Po mire ne qe na ben mire per shendetin kjo taksa e naftes, po tere keto taksa te reja qe po na fut, qe te gjitha do te dalin nga xhepi yne cdo muaj, cfare te mire do t'i sjellin shtetit shqiptar? Mos do shendoshet shteti valle? Epo mire atehere. Ne jemi gati qe te shtrengojme rripat e te biem ca kile si qytetare, vetem aman te keqen te na shendoshet shteti shqiptar! Le te vdesim ne pa le te na rroje shteti dhe Partia me shokun Edvin ne krye!

    Por ajo qe eshte me e bukura me kete "publicitet" te kryeministrit qe e kish "organizuar" vete, e kish "filmuar" vete, dhe ua kish servirur mediave te vendit filmimet, eshte se: ne mendjen e tij, ai eshte duke bere propagande pro-qeveritare per te avancuar agjenden e tij. Ne fakt, efekti eshte krejt i kundert: sa here qe ai hap gojen, e diskretiton veten para syve te shqiptareve dhe partnereve nderkombetare. Ne vend qe te dali e thote qe shteti do te rrisi taksat pasi gjendja eshte e tille qe duhet te paguajme borxhet, ai luan me nervat e shqiptareve.

    Gjate fushates elektorale degjuam nga goja e kryeministrit qe shqiptaret jane: "te rrenuar", "analfabete" dhe prandaj kane nevoje per "rilindje". Shtojini asaj liste edhe "bullafiq si derra".

    Albo

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024

    Pėr: Rritet cmimi i naftes, per te luftuar mbipeshen

    Theniet e neokuqalashit te ri nuk jane vetem fyese, arrogante dhe palacoforme drejtuar popullit por ngjajne shum me taktiken dhe shprehjet e kuqalasheve bolshevike te 45-46-47-48, ku tatuan dhe vune takse mbi takse, futen neper burgje e pushkatuan pa gjyq me mijra trgetare, te shkolluar jashte e deri tek njerezit qe i kishin ndihmuar gjate luftes...........AI GENJEU NJEREZIT ME PLATFORMEN ELEKTORALE DHE ZOTIMET E TIJ..........KJO ESHTE TAKTIKA QE NUK E B'ZANI GJATE FUSHATES KUR PYETEJ SE SI DO TI GJENTE PARATE.......EDHE BICIKLETA TE PERDORIM AI DO TE APLIKOJE TAKSA PER ZILEN E SAJ DERI KUR TE NA MASE SE SA HERE MARRIM FRYME DHJE DO TE SHPIKE TAKSEN PER FRYMEMARRJEN DHE PERDORIMIN E OKSIGJENIT.......
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  4. #34

    Pėr: Rritet cmimi i naftes, per te luftuar mbipeshen

    Ēmimi i larte i naftes u ben mire per shendetin. Sa me pak nafte ne makine, aq me pak dhjame ne trup.

    EDI RAMA


  5. #35

    Pėr: Rritet cmimi i naftes, per te luftuar mbipeshen

    PS permes rritjes se ēmimit te naftes, synon rikthimin e mjeteve "ekologjike" te transportit.




  6. #36

    Pėr: Rritet cmimi i naftes, per te luftuar mbipeshen


  7. #37

    Pėr: Rritet cmimi i naftes, per te luftuar mbipeshen

    Duke filluar nga 1 Janari 2014, kryeministri Rama do te shkoje me gomar ne zyren e "rilindur".


  8. #38

    Pėr: Rritet cmimi i naftes, per te luftuar mbipeshen

    Per te luftuar mbipeshen, mos perdor nafte per te punuar token.


  9. #39
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Rritet cmimi i naftes, per te luftuar mbipeshen

    Kuksian, ēmimin e naftės Berisha e ka rritu nga 90 lek qė e gjeti nė 180 lek. Pra e ka rritur dy fish. Mos bėni sikur u bė qameti pėr 10 apo 20 lek qė do ngrihet. Po tė ankohej ndonjė organizatė e pavarur po ja bėj hallall... por tė ankoheni ju ?!!!!
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Rritet cmimi i naftes, per te luftuar mbipeshen

    O San xhakso,

    Ti cuni I titit Je si ke thone, apo noj tjeter?

    Tani per inat te sales, mos mbro cunin e mullixhiut.

    Mban drejtesine per te dy krahet, se si sala si,dushka nji m... Jane.

    Popullorce, ska sum me I thon popullit qe rritja e aksizes se naftes,,ju ul barkun.

    Ky cuni I taqit, kujto se ka te beje me dele, qe din vetem me ngron bar pa,prish rrenjen per vitin tjeter?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhuxhumaku : 23-12-2013 mė 20:23
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •