Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-06-2008
    Postime
    67

    Veriu i Kosoves merret veç me luftë

    Veriu merret me luftë


    “Serbi është thuajse dështimi më i madh i bërë ndonjëherë nga natyra në përpjekjet e saj për të krijuar një njeri të qytetëruar. (...) Serbi ishte një tinëzak, frikacak dhe vrasës që nga fillimi; ai nuk kishte mëshirë as ndaj atyre që ishin të po të njëjtës fe. (...) Personalisht një serb është i vrazhdë, qyqar dhe i mbërthyer nga një vetë-mburrje e tepruar dhe një antipati për të gjitha vuajtjet që nuk prekin organizimin e tij të vrazhdë...Ai madje përvetëson formën më të ulët të frikës – vetëshkatërrimin”.

    John Mill, “The Ottomans in Europe’’ 1876

    Shteti multietnik i Kosovës më tepër është i predispozuar t’i ndëshkojë policët shqiptarë sesa agjentët e MUP-it serb. Zhgradimi i 11 pjesëtarëve të njësive speciale (ROSU), është një proces që shkon në mënyrë komplementare me avancimin e frikshëm të njerëzve të MUP-it si dhe paramilitarëve të tjerë serb në radhët e Policisë së Kosovës. Më shumë sesa masë ndëshkimore, ulja në detyra e 11 pjesëtarëve të njësive speciale është krijim i një imazhi të paprekshmërisë për agjentët e MUP-it që u rrasën brenda Policisë, madje u ngjitën edhe në majat drejtuese të saj. Problemi nuk është se ata kaluan pa verifikim meqë edhe pa u bërë fare verifikimi dihet pagabueshëm prejardhja e tyre nga MUP-i dhe strukturat e tjera ushtarake të Serbisë.

    Emri:  siuveri4.jpg

Shikime: 4382

Madhësia:  146.5 KB

    Problemi kardinal qendërzohet rreth faktit se policia po zbhëhet, duke krijuar një tjetër plasaritje në sovranitetin fiktiv të Kosovës, shtetësia e të cilës po brydhet vazhdimisht. Së këndejmi, pikëkalimet kufitare që për hir të korrektësisë politike po quhen ‘vija administrative’ po ngjajnë gjithnjë e më shumë si disa garnizone fiktive të huajtura nga ‘Shkretëtira e Tartarëve’ e Dino Buxatit. Çmimi i tyre del pallogaritshëm i shtrenjtë: për to serbët legalizuan një entitet kryekreje autonom, i cili është larg më i fortë sesa vetë shteti i Kosovës. Ky përfundim kaq i palavdishëm nuk mund të ishte ndryshe, kur dihet që Qeveria e Kosovës e ka kapur marrëzisht problemin nga bishti e jo nga kryet. Për vite me radhë, problemi i veriut është jashtësuar krejtësisht, duke u zhvendosur gjithnjë e më larg nesh si një realitet i vagullt, të cilin s’jemi në gjendje as ta prekim. Zgjidhja e problemit në veri nuk e ka emrin ‘mbajtje e zgjedhjeve’ e as zëvendësim i pushteteve ilegale me ato legale. Duke përdorur eufemizma të tilla, zgjidhjet surrogate veçse kanë rritur vëllimin e problemit. Veriu nuk është asgjë tjetër vetëm mos-dëshira e deri diku edhe frika jonë për ta ndjesuar si një problem kryekreje ushtarak. Gjendja aktuale atje është poashtu besëtytnia jonë primitive se autonomia serbe është vetëm diçka e mundshme, por jo edhe reale, një apokalips religjioz që mund të ndodh sot, por mund të ndodh edhe pas mijëra vitesh. E një besëtytni të tillë sikur në nënvetëdijen tonë ngjall vizionin fëmijëror se ditën e autonomisë së serbëve të veriut do të ngjajë një eklips i madh duke errësuar dritën e diellit. Një shoqëri me besëtytni të tilla dosido e jashtëson rrezikun aktual, duke e zhvendosur në një të ardhme apokaliptike. Një shoqëri kësisoj harron se autonomia tashmë është natyralizuar në çdo përmasë të mundshme: ajo nuk është asgjë tjetër veçse një entitet i mëvetësishëm që lidhet ligsht me autoritetet qendrore. Mantra e ligjërimit publik të politikës në Kosovë është se problemi në veri do të zhbëhej përmes gjetjes së një formule magjike politike. Kjo alternativë është provuar të jetë shterpe: një varg marrëveshjesh të ndërmjetësuara në Bruksel mbi veriun nuk e kanë paqëtuar aspak këtë pjesë; ajo vazhdon të jetë destabilizuese dhe kërcënuese si më parë. Veriu është problem klasik ushtarak, zgjidhja e të cilit duhet të kërkohet tek imponimi me forcë, tek armët, minahedhësit, predhat e snajperët. Për vite me radhë në vend të tyre ka pasur rropatje qesharake, duke i ofruar oferta bujare mijëra paraushtarakëve të MUP-it, raison d’etre e të cilëve është përjetësimi i një konflikti të përhershëm. Zaten, Serbia është e argasur me një përvojë të tillë më shumë se kushdo tjetër në Ballkan. Dy shekujt e fundit të serbëve në Ballkan nuk janë asgjë tjetër veçse historia e një paqeje të pamundshme me secilin. Rezistenca që modeloi Serbinë moderne qysh kur kjo ishte hapësira e pashallëkut të Beogradit, është ajo e plaçkitjeve kufitare, masakrave dhe paudhësive të tjera. E këtu ka të drejtë Andrew Heywood kur thotë se fryma e nacionalizmit është mbrujtur edhe nga rrethanat në të cilat dalin synimet nacionaliste dhe nga shkaqet politike me të cilat lidhet ai. Kështu kur nacionalizmi është prodhim i çrregullimit shoqëror dhe ndryshimit demografik, ai shpesh ka një frymë mendjengushtë e përjashtuese dhe mund të përdoret për racizëm e ksenofobi. Mijëra banditë serbë përfituan nga sajimi i kufirit ushtarak midis Perandorisë Habsburge dhe asaj Osmane, i cili me pak lakadredha përshkonte Translivaninë, Kroacinë, Vojvodinën e Hungarinë. Derisa Vjena e Stambolli sipërfaqësisht paqëtonin marrëdhëniet, flaka e luftës mbahej gjallë nga banditët serbë të kufirit, të cilët më vonë u legalizuan si njëfarë milicie kufitare. Pikërisht, ata e mbanin gjallë shpirtin hakmarrës e shkretues, duke e ngjallur luftën në format e saj më të egra. Nga ai që quhej ‘Vojna granica’ (kufiri ushtarak), serbët krijuan profilin e tyre modern – një qenie konfliktuoze e problematike për të gjithë. E gjendja në veri është përsëdytje moderne e ’Vojna granica’, ku mijëra serbë të armatosur sajojnë incidente, viktimizohen e thurrin provokime edhe në jug të Ibrit. Sado kolosale përfitimet e tyre, serbët në veri do të vazhdojnë së viktimizuari vetën pasi që ata, siç vërente eksperti i CIA-s, David Kanin, e ndjesojnë vetën si vija e parë e frontit ngjashëm me kolonët hebraik në Bregun Perëndimor. Në këtë dritë, përshkrimi i Herbert Vivian për serbët e Kosovës para 109 vitesh merr një vlerë aktuale. Duke folur mbi serbët, ai thotë: “...biseda e tyre është ajo e një vajtimi të gjatë; ata e kalojnë tërë kohën duke përsëritur tregime vrasjesh, të cilat zor se kanë ndonjë mbështetje; ata gjithmonë ankohen për vetën e tyre me shumë fraza të turbullta mbi shtypjen dhe dëshpërimin, por ata janë të paaftë kur dikush u kërkon të dëshmojnë ndonjë detaj në mbështetje të ankesave të tyre. Sjellja e tyre është e fshehtë; ata flasin me pëshpëritje edhe kur nuk është nevoja e ndonjë fshehtësie...” (The Servian Tragedy, 1904, f.245). Faji historik që më së shumti do ta rëndojë këtë Qeveri të palavdishme është se ajo i ka dhënë një fytyrë ’humane’ kësaj ’Vojna granica’ që jeton në veri. Kriminelët e banditët (dmth çetnikët) zhvaten një përfitim si askund tjetër: ata u bënë bashkiakë e administratorë. E një zgjidhje tjetër idioteske është edhe krijimi i një komune të re serbe në veriun e Mitrovicës, e cila do të funksionojë si kryet e entitetit serb në veri. Konflikti kësisoj projektohet në të ardhmen e afërt, shpërblim ky që do ta kenë brezat e rinj nga politikanët e sotëm kompromisaxhi. Në këso gjendje, Mitrovica veriore shndërrohet në një Stalingrad modern me konsekuencën e tij historike: luftën e vrazhdë që shpërhapet shtëpi më shtëpi. Zhgradimi i 11 pjesëtarëve të njësive speciale – ROSU – është në kuadrin e një politike të mirëmenduar të dobësimit të potencialeve të armatosura për kthimin e veriut me luftë, e vetmja mundësi e natyrshme. Të njohur edhe si ‘Gardë Pretoriane’, njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë dëshmuar ndër vite shkallë të lartë qytetarie duke u përballë me sprova të rënda megjithë pagat e ulëta krahasuar me kolegët e tyre nëpër vendet e tjera. Por, imazhi i tyre i mirë është vënë shpesh edhe në pikëpyetje, kur politika i ka keqpërdorur duke i ndërsye ndaj protestuesve paqësorë. Sidoqoftë, qindra pjesëtarë të ROSU kanë dhënë një nga provimet më të rënda kombëtare, duke dëshmuar një guxim që i mungon pjesës më të madhe të shqiptarëve në Kosovë, tek të cilët është injektuar kompleksi i inferioritetit. E kjo sprovë e rëndë u pa me 25 dhe 26 korrik të vitit 2011, kur me shpërpjestim të plotë forcash, ROSU dhe FIT mësynë veriun e mbushur me paramilitarë serbë.

    Emri:  f1_rs1334301821.jpg

Shikime: 3826

Madhësia:  126.7 KB

    Avancimi i tyre përballë barrikadave e pritave të njëpasnjëshme serbe ishte i admirueshëm. Por, inferioriteti inherent i Qeverisë së Thaçit shkalafiti edhe ato pak suksese të arritura në terren meqë të nesërmen e aksionit (26 korrik) u dha urdhri i pakuptueshëm për tërheqje. E sprapsja politike e Thaçit i ka inkurajuar serbët për të zhvatur përfitime politike. Megjithatë, njësitë speciale thadruan një precedan të jashtëzakonshëm duke sfiduar për herë të parë çetnikët e armatosur serbë. E psikoza e frikës që u krijua te këta të fundit ishte e barabartë me atë proverbin e njohur romak ‘Hannibal ante portas’. Diskriminimi i pjesëtarëve të ROSU sikur kompleton rebusin e pazgjidhur për të dhënë ogurin jo aq të mirë: ROSU po dobësohet vijimësisht duke mbetur në nivelin e një njësie kundër-kryengritëse e cila përdoret ekskluzivisht për t’i shym revoltat politike e sociale të shqiptarëve. Ndërkaq, veriu kërcënues ngarkon si imperativ politik të kohës: ROSU duhet të militarizohet skajshmërisht, gjë që shprehet me rritjen e kapaciteteve të saj numerike dhe pajisjen me armatime e pajime të nevojshme. Investimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë dëshmuar vetëm shpenzime të kota pa kurrfarë dobie në këmbim. Më keq se kaq, FSK ngjan si një investim pretencioz për të ardhmen, duke u zhytur në gjoja ‘misione paqeruajtëse’ gjithandej botës, që në të vërtetë janë institucionalizim i mercenarisë moderne.

    Salih Mehmeti
    18 dhjetor 2013
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bolivari : 20-12-2013 më 18:40

  2. #2
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Veriu i Kosoves merret veç me luftë

    Citim Postuar më parë nga Bolivari Lexo Postimin
    Veriu merret me luftë
    “Serbi është thuajse dështimi më i madh i bërë ndonjëherë nga natyra në përpjekjet e saj për të krijuar një njeri të qytetëruar. (...) Serbi ishte një tinëzak, frikacak dhe vrasës që nga fillimi; ai nuk kishte mëshirë as ndaj atyre që ishin të po të njëjtës fe. (...) Personalisht një serb është i vrazhdë, qyqar dhe i mbërthyer nga një vetë-mburrje e tepruar dhe një antipati për të gjitha vuajtjet që nuk prekin organizimin e tij të vrazhdë...Ai madje përvetëson formën më të ulët të frikës – vetëshkatërrimin”.
    Serbia na e beri Masakren e Recakut me 15 Janar te 1999, ku me urdher special u masakruan rreth 50 qytetare te pafajshem. Por mos te harrojme me heret se cfare bene ne Vukovar te Kroacise pra ndaj vet sllaveve, po ne Bosnje me krime e terrorizim te qellimshem te civileve. Serbia e ka fene ideologji, fe-shtet-komb-politike. Kjo fe e tyre nuk ka te beje asgje me mesimet e Jezusit, ngrit kryqa sa te duash kur te dalesh e t'i masakrosh 50 njerez vetem se kane komb tjeter. Mos te flasim pastaj per dhunime dhe ne si injorante qe jemi duam te bisedojme me ta, i harrojme se para 14 viteve vrane bashkombasit tane. Ne vend qe te bejme nje ushtri te forte qe te jete ne gjendje te mbroje Kushtetuten dhe integritetin territorial tallemi.

    Nuk eshte dashur te hyhet ne bisedime pa i permbushur Serbia keto kushte. Me Kushtetute madje do te duhej t'i ndalohet ndonje kryeministri, presidenti, qeverie qe te hyje ne bisedime pa i arritur keto kushte.

    1. Demet e luftes
    2. Njohja e spastrimit etnik qe ka dashur ta beje ne Kosove
    3. Heqja dore e politikes agresive ndaj Kosoves
    4. Kerkim falja

    Serbia edhe me 2050 do ta kete politiken e njejte ndaj Kosoves, do te mundohet te beje pengesa, do te shikoje te marre sa me shume ne Kosove. Kjo qe ka bere Hashim Thaci eshte gabim trashanik, do ta gjykoje historia. Dalengadale do te formohet shtet brenda shtetit. Nuk mirret me lufte, tani USA dhe BE thone zbatoni se e keni nenshkruar marreveshjen. Njehere duhet te shpallet si anti kushtetuese e pastaj Kosoves i duhet te pergatitet ushtarakisht jo per lufte por per venie te ligjit, krejt ne fund te pergatiten njesi speciale per ta marre ato pjese te Kosoven nen kontrolle.

    Rreziku: Nese nuk e zbaton mund te te fusin ne sanksione.
    Gabimi: Eshte dashur poashtu te kerkohen te njejtat te drejta edhe per Medvegjen, Presheven dhe Bujanovcin.

    Serbia ka bere nje politike perfekte, ia arriti te marre statusin e vendit kandidat ne BE.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 21-12-2013 më 07:28

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •