Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pallati 176 është i veçantë, teatri është magjik

    Flet aktorja e mirënjohur Elida janushi


    Emri:  images.jpg

Shikime: 3624

Madhësia:  12.6 KB


    Ajo të pret me atë buzëqeshjen njerëzore që si hiqet asnjëherë nga fytyra. Flet më shumë për të tjerët se sa për vete. E rritur në Tatrin Kombëtar, ajo se mendon veten jashtë skenës. Në skenë ajo me rolet e saj, ka qarë, ka qeshur, është mërzitur, është gëzuar, është trishtuar, ka marrë forcë…Aty ka njohur korifejtë e skenës shqiptare, por po aty ka marrë dhe emocionet më të mëdha të jetës. Teatri për të është shtëpia e dytë, por më e madhe, se aty ku banon. Dhe pse rolet e saj janë të opanumërt, sërishmi ajo ka pengjet e aj në skenë, pengje që nuk marin formatin e caktuar. Rrëfimi i saj ëshët i sinqertë, pasi ajo flet natyrshëm, dhe pse si ka fort për zemër diktofonët bezdisësh të gazetarëve, që i telefonojnë apo e ndalojnë në rrugë rastësisht.

    Znj. Elida, cili është mendimi juaj, për komëdinë “Pallati 176, pse është edhe sot pas 25-vjetësh po aq i shikuar, kërkuar, diskutuar?

    Për hir të së vërtetës dua të them se autorja Adelina Balashi gjeti një fabul shumë të bukur, intersante, të spikatur, të veçantë. Dhe fabula është ajo që e mban një komedi apo dramë…Athere nuk kishim këtë entusiazëm dhe as e kishim marrë me mend se kjo komedi do të kishtë athere dhe të ketë ende një sukses të tillë. Jo vetëm brezat e asaj kohe por edhe brezat e sotëm 12-15 vjeçar po e ndjekin me vëmëndje dhe dëshirë.

    Sipas jush pse kjo dëshirë edhe e kësaj moshe?

    Pasi ajo vepër u punua me shumë dashuri dhe punuam së bashku, bëmnë një punë sistematike kolektive..Pra punuam me një dashuri, autore, regjisorë, aktorë, skenografë, kostumograf, pra si një ekip solid. Por dua të them se regjisorët ndoshta qëlluan në shenjë në ndarjen e roleve. Jo gjithmonë qëllohet, jo gjithmonë rolet shkojnë tek personi, aktori që I përshtatet. Kjo komedi qysh athere është ndjekur nga të gjitha grupmoshat. Cdo moshë kishte dhe ka hapësirën e vet në këtë komedi, vendin e saj (tijë).

    A pati ndonjë hezitim apo pesimizëm, kur ende ishit në provat e kësaj komedie?

    Kishte edhe disa nga artistët që nuk besonin në suksesin e saj, në triumfin.. Pra kishte disa skeptikë…Por në prova e sipër ky skepticizëm u thye.Puna, loja, bashkpunimi, seriozitetit, dëshira, korrektësia, improvizimi sa lejohej, bënë që komedia të realizohej me sukses. Ajo vepër ngjiti tek spekatatori dhe vazhdon të nëjtin mision si athere tek spektatorët në televizione. Pra ky konkluzion nxirret lehtë pasi 450 shfaqje janë dhënë me sallën plot. Si filloi ashtu përfundoi vënia në skenë e kësaj komedie, me sallën plot që përbën një record ndoshta.

    Duke e lidhur me problermet e sotme, ku është aktualiteti i kësaj komedie?

    Tek ajo fabula që thashë. Komedia ka një fabul shumë familjare, shumë aktuale kurdoherë, pasi ëshët vetë familja shqiptare e ço kohe, me të mirat, problemet, hallet, shqetësimet, kërkesat, mënyrën e jetesës, etj…Karakteret janë shumë të bukura, të ndërthurur, ku të gjithë kanë punuar me passion, për të arrirë finalen e menduar apo të ideuar nga regjisorët apo vetë aktorët. Figurat janë reale. Cdo kush e gjen veten tek Vani (sepse ka shumë Vanër), ka shumë Marjeta në jetën tonë shoqërore (siç është personazhi im), të përkushtuara për familjen, ka të rinj që dashurojnë me atë pastërti dhe me atë sinqeritet (si roli i të dashuruarve, Evës), sikundër janë larguar vulgaritetet. Pra është bazuar mbi dicka jetësore, të pastër, ku spektatori vinte dhe ndihej rehat duke parë, vinte dhe me fëmijën, pasi nuk kishte zhargone, fjaë të pista, banalitete. Nuk dua të paragjykoj x apo y vepër por dua të them se, veprat që kanë pas dhe kanë banalitete, si në atë kohë edhe sot, nuk kanë jetëgjatësi nuk i rezistojnë kohës. Veçori tjetër ëshët se kjo komedi u ndoq nga të gjithë kategoritë e spekatorëve. Pra ishte një vepër e kompletuar që s’mund ta ndaje me grupime spektatorësh, apo me spektatorë specific. Tek çdo përsonazh, spekatori shikonte veten, të afërmin, mikun, shokun, shoqen, fisin, komshien, komshiun, etj…Një shoqëri e tërë shqiptare e grumbulluar në skenë.

    Cilat vepra mund ti rezitojnë kohës?

    Jo çdo vepër mund ti rezitojë kohës. Shumë ngelen aty për aty, në konsumin brenda disa shfaqjeve. Kjo është meritë edhe e autorit të komedisë apo e veprës. Duhet punuar shumë që vepra të jetë vizionare, të jetë problematike. Psh, autorja Adelina Balashi, duhet të marrë sërishmi penën dhe të shkruajë. Sot problemet janë shumë ndaj autorët e komedive, apo dramave duhet të punojnë në këtë drejtim…Spektatori i do shumë komeditë, bile në këtë kohë kur ka shumë plagë sociale, probleme, njeriu ka nevojë shumë të qeshë. Pse veprat e Shekspirit i kanëe qëndruasr kohës? Pasi ai ka kapur problremet më pikante të kohës, ato probleme që shfaqen dhe sot. Ai ka ka qenë një eksplorues, një qëmtus, i problemtikës së kohës që egzistojnë në çdo shoqëri ….Këtë e ka vërtetuar vetë koha.

    Ju mendoni për një vepër të tillë sërishmi?

    Jo. “Pallati”, mbetet pallat”. S’jam për rivënien e atij në një formë apo mënyrë tjetër. Jam për gjetje të reja të krijuesve, komedianë apo dramatik. Një veëpr e re që të ketë emrin e ri, emrin e tij dhe jo ripërsëritës. Për “Pallatin” është vënë vula. Ajo vulë nuk i ndrohet më. Nuk mund të përsëdytet. Sot duhet një komedi tjetër mbi pallatin, nga të gjitha dejtimet dhe jo një imitim apo përsëritje..Psh, figura e Roland Trebickës nuk mund të përsëritet më në këtë komedi. Ai i ka dhëën të gjitha çduhet personazhit të vete dhe është indetifikuar me të..Kërkesa profesionale e aktorit ka një tendencë që në komedinë tjetër të jetë më lart artsitikisht se sa ka qenë. Në këtë mënyrë mendoj se duhet një punë dhe një ideim tjetër.

    Sot ka shumë qytete pa teatër profesionist, pa trupë, pa asnjë sallë teatri, kjo është nëj indiferencë e shtetit, polittikës, pushtetit vendor ndaj teatrit, apo vetë shoqëria është indiferente dhe se ndjek?

    Jo Shoqëria e ndjek dhe e do teatrin. Por ndoshta ende nuk është gjetur ajo rrugë, ajo forma, ajo metodë që teatri të jetë sa më funsksional. Besoj se problemi është sa tek mos gjetja e një rruge të re, po aq dhe e pati njëfarë çorodtitje tek teatri pas ndërimit të sitemeve. Në vitet 1990 e më tej, pati shumë aktorë, regjisorë, autorë komedish, dramash që ikën jashtë. Për disa vite asnjë nuk e pati mendjen tek teatri. Krysore ishte mbijetea. Sot duhen parë apo ideuar politika të reja për teatrin.

    Si është sot raporti mes aktorëve të rinj dhe juve që tashmë përfaqsoni një brez që keni lënë gjurmë në teatrin dhe kinematografinë shqiptare?

    Raportet janë të mira. Edhe sot nga Akademia po dalin aktorë të talentuar që i futen punës, studiojnë, bëjnë prova, realizojnë…Por mund të them nëjhereazi që ka disa aktorë të rinj, që sa i thërrasin në një rol, gjëja e parë që bëjnë thonë “sa është paazari?!”. Sigurisht në kohën që jetojmë ekonomia ka rolin e saj. Njeriu duhet të mbijetojë. Por aktori në radhë të parë duhet të shohë, punën, rolin, të ketë formuar personalitetin, të ketë lënë gjurmë, pastaj të pyesë dhe për paratë. Ata në fillim duhet të bëjnë të pamundurën të marrin një rol, të luten tek regjisorët për tu futur në një dramë apo komedi, të tjerat vijnë vetë…

    Kryeqyteti ynë, Tirana, sot vetëm me një teatër Kombëtar, a është i mjaftueshëm?

    Për mendimin tim jo. Tirana tashmë po bëhet me një popullsi 1 milionshe dhe jam i mendimit që duhet të ketë 4-5 teatro. Këtë e kërkon jo vetëm spekaktori, por dhe numri i madh i aktorëve. Kështu do rritet dhe konkurenca, por dhe cilësia. Teatri është shpenzim, por megjithatë them që për të duhet investuar, pasi tregon kulturën e një populli. Pra duhet të shtohen teatrot permanent, ku dhe teatrot privatë duhet të subvecionohen nga shteti. Vetëm kështu rritet përgjegjësia, cilësia, serioziteti,..

    Tashmë shumë aktorë kanë ndrruar jetë,..

    (Më ndërpret…Psherëtin dhe loton.).Eh.. Unë kam punuar me një plejadëe aktorësh që i vijnë rrallë skenës, ekranit, apo sheshit të xhirimeve. Vendi ynë ka nxjerrë aktorë klasi që dhe bota i ka vlerësuar. Korifejtë e teatrit si Mihal Popi, Kadri Roshi, Naim Frashëri, Prokop Mima, Sandër Prosi, Marije Logoreci, Violeta Manushi, Margarita Xhepa, Drita Pelingu, (pa folur dhe për regjisorët se teatri sot vuan dhe për regjisorë), mbeten ata… Kështu dhe me aktorët e rinj duhet të dinë se noti mësohet në thellësi jo në cektinë, teatri ëshët stërvitje e përhershme jo me hope.

    Po këtë vit si ka punuar Teatri Kombëtar?

    Ndoshta ishte viti më i suksesshëm i teatrit. Janë vënë ën skenë më shumë vepra se kurdoherë tjetër. Vepra me dinjitet që janë vlerësuar. “Elektra”, “Darkë e gabuar”, etj…

    Mendimi juaj për shoqërinë e sotme shqiptare. A është ende një shoqëri maskiliste?

    Jo. Them se femra, me punën e saj, me idetë e saj, me shkollimin, me mënyrën e komunikimit, çdo ditë dhe ëm tepër po gjen vetveten. Skalla e emmancipmit po rritet. Gruaja ëshët bërë factor në çdo sector të jetës shoqërore. Tabut janë thyer…femra po avancon dhe nuk është më aq e paragjykuar. Nuk di se meshkujt kanë lëshuar terren, për hir se i kërkon koha këto lëshime, apo me dëshirë, ndjenjë, se e kuptojnë se duhet të bëhen ndryshimet ne menatalitetin e tyre rreth femrës? (qesh).

    Keni ndonjë peng në skenë?

    Peng? Skena pavarsisht sa arritje ke, të lë gjithmonë pengje…Pengjet janë Brenda meje..

    Jo çdo vepër mund ti rezistojë asaj. Ka shumë

    Nga Albert ZHOLI
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Pallati 176 është i veçantë, teatri është magjik

    Pallati 176




    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Pallati 176 është i veçantë, teatri është magjik

    Po vjen ai - vazhdim i telekomedisë pallati 176




    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Pallati 176 është i veçantë, teatri është magjik

    Ilir Bezhani: “Çmendina”, projekti që do të risillte në skenë Jovan Bregun dhe Sandër mafishen


    Aktori i madh i skenës shqiptare Roland Trebicka do të mbahet mend gjatë për interpretimin e tij brilant në shumë personazhe nga më të ndryshmit. Në skenën teatrore ai shkëlqeu në çdo interpretim, por kulmin e tij e pati në komedinë “Pallati 176”. Vepra e cila e prezantoi para publikut me rolin e Jovan Bregut e bëri aktorin Roland Trebicka të shijonte një tjetër sukses në skenën teatrore. Ilir Bezhani aktor atë kohë në komedinë më të suksesshme shqiptare, tregon se ajo vepër në rreth 500 shfaqjet e saj ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në publik. Bazuar në suksesin e atyre viteve, këtë herë Ilir Bezhani kishte vendosur që ta rikthehen sërish aktorin Roland Trebicka në skenë me personazhin e Jovan Bregut. Fatkeqësisht kjo gjë nuk u arrit, pasi sëmundja i mori jetën aktorit të madh të skenës dhe kinemasë shqiptare. Në intervistën dhënë për gazetën, Ilir Bezhani tregon se ai kishte shkruar një pjesë titulluar “Çmendina” vetëm për aktorin Roland Trebicka, dhe këtë herë ai si Jovan Bregu dhe Ilir Bezhani si Sandër mafishja do të ishin para publikut, por kjo nuk do të jetë më e mundur, pasi ndarja nga jeta e aktorit të madh Roland Trebicka bëri që projekti të mbesë në letër. Por çfarë ka ndodhur në kohën kur “Pallati 176” ishte në skenën teatrore dhe cilat ishin kujtimet me aktorin Roland Trebicka, Ilir Bezhani i rrëfen në këtë intervistë.

    -Keni punuar me aktorin Roland Trebicka në komedinë “Pallati 176”. Fatkeqësisht ai u nda nga jeta në një moshë kur ende mund të jepte shumë për teatrin shqiptar. Si ndiheni pas humbjes së tij?

    Është një dhimbje shumë e madhe. Ai ishte shumë i fuqishëm për të lozur në skenën teatrore. Ishte një aktor shumë popullor në Shqipëri, dhe është një fatkeqësi shumë e madhe. Vetë koha po vajton për humbjen e Rolandit, mikut tonë të shtrenjtë, brilant në humor. Ai ka një karrierë të mrekullueshme. Rolandi nuk e kishte kohën për të ikur tani. Ai ishte i dashuruar pas skenës dhe publiku ishte i dashuruar pas tij për ta parë. Ai kishte një plastikë të jashtëzakonshme, që lidhej shumë bukur me publikun. Kur hynte në skenë ai kishte energji, potencë. Humorin nuk e kishte rastësor, e kishte dhe në jetë. Humori ishte brenda ADN-së së tij. Ai e lidhte humorin me ca nuanca korçarizmi. Roland Trebicka kishte një peshë shumë të madhe si njeri dhe si aktor, dhe është një humbje e madhe.

    -Ju keni pasur dhe një projekt për të rikthyer sërish “Jovan Bregun” në skenë. Rol të cilin pritej ta luante aktori Roland Trebicka. Si e menduat atë?

    Ne kemi pasur bashkë një projekt dhe do të luhej faza e fundit e Jovan Bregut. Titullohej “Çmendina”, që vijonte pas komedisë “Pallati 176”, por kjo nuk u arrit sepse atë kohë ai nuk ishte i fuqishëm për të lozur në skenë. Më pas ai u ndje më i fuqishëm dhe kishte në plan të lozte në teatër, pas kësaj ne do të punonim me këtë pjesë. Por kjo u ndërpre, për arsye sepse ai nuk arriti dot. Jovan Bregu ishte roli i tij që do të vijonte në veprën “Çmendina”. Ai e pëlqente shumë këtë fazë, këtë mënyrë të Jovan Bregut që kishte humor, dhe ku transmetoheshin shumë ide. Por këtë rol ai duhet që ta bënte pasi të mbaronte punën me pjesën që kishte në teatër. Ne nuk e prisnim që pas shfaqjes në Teatrin Kombëtar ai të përkeqësohej. Menduam që derisa ai arriti të lozte në Teatrin Kombëtar do të luante edhe në pjesën që ne kishim në plan të sillnim në skenë, por nuk arritëm dot që ta rikthenim sërish për publikun Jovan Bregun. Pas veprës “Ëndrra e Ismail Qemalit” ai u përkeqësua përnjëherë dhe u nda nga jeta. Unë atë pjesë e kisha shkruar për Roland Trebickën, dhe në këtë pjesë edhe personazhi im Sandri do të vijonte. Këtë pjesë e kanë vënë në skena të tjera si në Tetovë, dhe atje pati shumë sukses dhe mendonim se këtë do ta kishte edhe në Shqipëri. Kisha kohë që po përgatitesha. Roland Trebicka ka qenë një aktor që kishte energji të mrekullueshme. Ai ishte aktor i planit grotesk, sepse kështu ishte dhe natyra e tij. Ka disa plane aktorësh. Plane që janë të realizmit të thellë, por janë dhe plane të groteskut, siç është dhe Çaplini, dhe Rolandi i tillë ishte, aktor i planit grotesk, por ishte shumë i mirë. Ishte shumë komunikues me publikun, kishte spontanitet të madh. Kjo gjë e bënte atë aktor shumë interesant, sepse aktorët që janë të prirur që ti kenë ekzakte gjërat dhe më pas mos të ndryshojnë asgjë janë aktorë që kanë pak dogmë brenda, që nuk lëvizin, dhe moslëvizja nuk përbën asgjë. Ndërsa spontaniteti i bën artistët shumë të mirë.

    -Hera e fundit që ju keni takuar me të, çfarë kujtoni?

    Biseda e fundit me Roland Trebickën ka qenë këtu në teatër. Ishte një bisedë e zakonshme. Këmbyem përshëndetjet tona. Ai zakonisht bënte dhe xhiro në rrugën pranë teatrit. U takuam dhe e pyeta se po merrej me pjesën teatrore. Më tha, që do të fillonte pjesën në teatër, dhe ishte rikthyer duke bërë provat. Ai e bëri këtë gjë sepse ai kishte borxh ndaj Teatrit Kombëtar. Ai kishte qëndruar disa kohë në shtëpi dhe mendonte se tani që ishte mirë duhej të punonte në TK. “Po punoj njëherë në Tetarin Kombëtar dhe më pas po bëjmë pjesën”, më thoshte, pasi ne ishim në Teatrin Kombëtar të Komedisë.

    -Jovan Bregu është padiskutim roli më i rëndësishëm i Trebickës, personazh i cili do të mbahet mend për shumë vite. Çfarë kujtoni nga komedia “Pallati 176” në vitin 1985?

    Kemi punuar shumë atë kohë. Ne bënim prova, dhe kishte improvizime nga më të çuditshmet. Komedia “Pallati 176” ishte e një autoreje që nuk ishte dhe shumë e njohur, Adelina Balashi, por ajo ishte shkruar shumë mirë si vepër. Unë e prisja suksesin e kësaj vepre, por këta të tjerët shpeshherë dhe nuk besonin. Menduam që të dalim në skenë dhe të bëjmë një shfaqje, të thjeshtë, sepse ne nuk i kishim forcat e mëdha të teatrit që të loznin në këtë vepër. Ne pothuajse ishim disa aktorë që kishim tepruar nga një shfaqje që vinin forcat më të mëdha të Teatrit Kombëtar, që ishte një pjesë e Arthur Miller. Unë si tani e mbaj mend, dhe emrat më të njohur të teatrit ishin në këtë pjesë, ndërsa ne do të luanim tek kjo komedi. Pjesa u vu në skenë dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm, i cili vijoi me vite dhe u bënë 500 shfaqje. Më kujtohet në shfaqjen e 250 të komedisë “Pallati 176”, drejtoria e teatrit vendosi të na jepte nga një qyp zbukurimi që ishte atë kohë, për kujtim. Problemi ishte se nuk i plotësonin lekët dhe na thanë të vinim nga 10 lekë secili aktor, që të blinin nga një qyp për çdo aktor.

    -Nga ajo kohë nuk u harrua batuta e aktorit Roland Trebicka ndaj personazhit tuaj “Sandër mafishja”?

    Ne me këtë komedi kemi qenë turne në të gjithë Shqipërinë. Natyrisht që bisedonim për shumë shtojca, batuta, etj, sepse në humor këto ndodhin. Nëse kishte diçka që ishte e tepruar ne mundoheshim që ajo të seleksionohej, dhe kjo shfaqje u pasurua dhe me shumë gjëra, sigurisht që ishin detaje aktoreske. Personazhi im ishte Sandri, por një natë gjatë komedisë pas shfaqjes së 80 pa dashje Roland Trebicka tha “kur bën dashuri dhe i biri tetës, Sandër mafishja...”, filluan të qeshin të gjithë. Të nesërmen i thashë ç’e shtove atë, por më tha që ajo ishte e bukur, dhe kjo vijoi. Ne ishim në vitin e dytë që jepnim këtë komedi dhe këtu ai përmendi për herë të parë “Sandër mafishja...”.

    -Në vijim të komedisë “Pallati 176” ishte dhe seriali i shkruar nga ju?

    Edhe në atë serial Roland Trebicka pati sërish sukses. Tani nuk është se po merrem me ndonjë pjesë teatrore. Do të merresha me “Çmendinën”, por nuk arritëm dot. Kjo është si pjesë më vete dhe do të ishte shumë mirë në skenë nëse do të ishte në rol Roland Trebicka. “Çmendina” ishte vazhdimi i Jovan Bregut dhe pa këtë aktor nuk jam në gjendje të them që do të jetë në skenë.

    Intervistoi: Julia Vrapi
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •