Sofia Vergara është aktorja më e paguar televizive
Sofia Vergara është aktorja më e paguar televiziveSofia Vergara është shpallur aktorja më e paguar që luan në një serial televiziv për të dytin vit radhazi, ndërsa pas vetes e ka lënë edhe aktorin Ashton Kutcher.
Sipas Forbes, 41-vjeçarja ka përfituar 30 milionë dollarë në periudhën nga qershori 2012 deri në qershor 2013.
Gjatë kësaj periudhe, kolumbiania ka nënshkruar disa marrëveshje fitimprurëse me kompani të ndryshme, nga të cilat ka fituar pjesën më të madhe të parave.
Pas saj gjendet Kutcher me gjashtë milionë më pak të fituara. Megjithatë, aktori paguhet shumë më tepër për rolin e tij, por ai nuk është angazhuar në fushata reklamuese.
Dhjetë aktorët më të paguar televizivë:
1. Sofia Vergara - 30 milionë dollarë
2. Ashton Kutcher - 24 milionë dollarë
3. Jon Cryer - 21 milionë dollarë
4. Ray Romano - 16 milionë dollarë
5. Mark Harmon - 15 milionë dollarë
(a.k/telegrafi/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt