Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1

    Parashikimet tuaja per vitin 2014.

    Parashikimet tuaja per vitin 2014.

    Une e parashikoj si vitin me te veshtire per qytetaret shqiptare, per shkak te papergjegjshmerise se qeverise.

    Edi Rama do te largohet nga detyra e kryeministrit.

    Parashikoj zhvillime shume negative ne kufirin jugor shqiptar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 19-12-2013 mė 15:40

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Parashikimet tuaja per vitin 2014.

    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Parashikimet tuaja per vitin 2014.

    Une e parashikoj si vitin me te veshtire per qytetaret shqiptare, per shkak te papergjegjshmerise se qeverise.

    Edi Rama do te largohet nga detyra e kryeministrit.

    Parashikoj zhvillime shume negative ne kufirin jugor shqiptar.

    .............


    une mendoj se 2014-ta do jet vit i veshtire bile i tmerrshem.
    enveristet kanibaliste qosiste edvero-ruciste do celnikosin radhet (dhe bedri islami e thot kte) e do shpartallojne perfundimisht PD-ne e Berishes dhe at cop LDK qe ka mbet.
    Edveri do jet i plotfuqishmi i Shqiperise e i Kosoves.
    Ai do heq e vere pushtetaret qendrore e lokale ashtu sic ja do atij interesi si ne Kosove si ne Shqiperi.
    Pra nga Podujeva ne Konispol do kemi kudo Enveristet Edveristė ne Pushtet.
    Do genocidohen me metoda te sofistikuara gjith opozitaret demokrate familjarisht.
    EU dhe USA do bejne nje sy shurdh e nje vesh qorr sipas Stilit Andreott-ian te Italise per Regjimin Enverist 50 vjecar.
    Dondollaket Aldo Baret Dritan Dajtet Orik Shytet Bedri Islamet Qose Demaqet KLos Caushet e Zabit Mero Gelbazet e Prodan Muco Nanot do bejne sejcili detyrat e veta Speciale dhe Shqiperia e Kosova do perjetojn nje Diktature shum gjakatare te Djallezuar.
    Sidomos Shqiperia ku ska as Euleks.

    Keshtu do jet 2000 e katermedhjeta.. or tu ngat jeta..

    ka filluar qe tani genocidi enverist..

    Imami Arben eshte viktima e pare ..ose ndoshta ishte Olldashi i pari..

    te shohim..



    ..

  3. #3
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030

    Pėr: Parashikimet tuaja per vitin 2014.

    Ne Shqiptareve edhe Nostradamusi do na kishte zili per shpirtin e parashikimeve kataklizmike edhe ogurzeza qe kemi.

    Ato numrat e llotarise i keni yve mo?
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Pėr: Parashikimet tuaja per vitin 2014.

    hajde fallxhor qe ka ky forum hajde

    dydrinsit ka mi dal shpirti po nuk dha dorheqje rama mrena dy mujsh, qe tre muj 300 tema ka hap
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  5. #5
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Pėr: Parashikimet tuaja per vitin 2014.

    Ti derjans thu qe sje socialist ama gjithmone ne poce te rames kontribon, te pakten ketu ne forum. Ska asgje te keqe, ama te zezes ti themi e zeze, sepse Rama eshte katran i zi, njeri i pashembullt ne degjenerimin e dinjitetit njerezor dhe rrenuesi i shume vlerave.

    Per doreheqje se besoj te jape. Ai desh te marre pushtetin me dhune ne 21 janar si do e leshoje kur tashme e ka?

    Une parashikoj nje shterngice te madhe ekonomike. Biznesi vogel do dobesohet, shume vete do falimentojne dhe do mbesin te papune. Pakenaqesia ne elektoratin e djathte madje edhe ne vete socialistet do rritet. Te pakten keto jane shenjat e para. Te shohim..
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Pėr: Parashikimet tuaja per vitin 2014.

    Citim Postuar mė parė nga Meriamun Lexo Postimin
    Ti derjans thu qe sje socialist ama gjithmone ne poce te rames kontribon, te pakten ketu ne forum. Ska asgje te keqe, ama te zezes ti themi e zeze, sepse Rama eshte katran i zi, njeri i pashembullt ne degjenerimin e dinjitetit njerezor dhe rrenuesi i shume vlerave.

    Per doreheqje se besoj te jape. Ai desh te marre pushtetin me dhune ne 21 janar si do e leshoje kur tashme e ka?

    Une parashikoj nje shterngice te madhe ekonomike. Biznesi vogel do dobesohet, shume vete do falimentojne dhe do mbesin te papune. Pakenaqesia ne elektoratin e djathte madje edhe ne vete socialistet do rritet. Te pakten keto jane shenjat e para. Te shohim..
    Ti meriamun bon mir mos tmerresh se qka jam un po te merresh me temen. Po qesh socialist e than se skam frik prej teje. Ti predikimin tan alla nostradamus e bone bashk me dy bashkmendintaret e tu nalt. tashti sa per katranin rama per menimin tim cdo veprim qe ka bo kjo qeveri deri tash me ka pelqy e po vazhdoj kshtu do ta mbeshtes

    Urojm mos tu dalin tverteta predikimet qe ne te vertet jan deshirat e juja si militante pedeist qe luteni nat e dit ta shifni popullin shqiptar ne humner qe neser ti thoni ja ku u qoj rama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga derjansi : 20-12-2013 mė 04:42
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Pėr: Parashikimet tuaja per vitin 2014.

    duhet te mbajme spec hudhra e dyfek qe te dalim gjalle...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  8. #8
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pėr: Parashikimet tuaja per vitin 2014.

    Parashikoj krize qeveritare ne periudhen maj qershor 2014
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #9
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Parashikimet tuaja per vitin 2014.

    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Parashikimet tuaja per vitin 2014.

    Une e parashikoj si vitin me te veshtire per qytetaret shqiptare, per shkak te papergjegjshmerise se qeverise.

    Edi Rama do te largohet nga detyra e kryeministrit.

    Parashikoj zhvillime shume negative ne kufirin jugor shqiptar.
    O Cjap, a ke detyrime familjare apo jetė private ti ?!!!

    p.s

    Parashikimi im pėr vitin 2014 ėshtė ky : Do jetė vit ku do arrestohen dhe dėnohen tė gjithė ata qė e vodhėn pėr 8 vjet taksapaguesin Shqipėtar, do jetė vit i shlyerjeve tė borxheve ndaj biznesit ku qeveria Berisha u zhyt deri nė hundė, do jetė vit i ngritjes ekonomike dhe i mposhtjes sė krimit dhe rrushfetit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Wordless : 21-12-2013 mė 14:06
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  10. #10

    Pėr: Parashikimet tuaja per vitin 2014.

    A pritet rritje punėsimi pėr tė rinjtė nė vitin 2014?

    Opinion e Hėnė, 23 Dhjetor, 2013 | 11:21 am

    REXHEP MEIDANI

    Njė nga premtimet e zhurmshme tė programit tė PS-sė, fushatės elektorale dhe programit qeverisės, ka qenė hapja e 300.000 vendeve tė reja tė punės brenda 4 vjetėve tė qeverisjes. Por, a do tė mbahet dot ky premtim, me paketėn fiskale dhe projektbuxhetin pėr vitin 2014? Apo, gjysma e tij? E katėrta e tij? Apo…?! Sidoqoftė, me sa duket, situata aktuale financiare ka filluar t’i kthjellojė edhe mendjet e nxehta apo ndjekėsit naivė tė tyre! Akoma mė problematik duket se mbetet punėsimi i rinisė, sidomos nė kushte europiane e globale tė pafavorshme…
    Kriza ekonomike dhe punėsimi i rinisė
    Kriza ekonomike globale e ka goditur rėndė, pothuajse nė tė gjitha vendet, punėsimin e rinisė. Madje, sot, gjetja e njė vendi pune pėr tė rinj (meshkuj e femra) tė kualifikuar apo pjesėrisht tė kualifikuar ėshtė bėrė tepėr e vėshtirė si nė vendet nė zhvillim, ashtu dhe ato tė zhvilluara. Edhe nė rastin kur gjendet punė, ajo, shpesh, ėshtė e pėrkohshme apo e paguar dobėt. Situata rezulton akoma mė shqetėsuese kur konstatohet se, nė mjaft vende, sistemi i mbrojtjes sociale nuk ofron asistencė, mbėshtetje apo pagesė pėr tė rinjtė e papunė (aq mė keq pėr ata qė nuk e kanė nisur ende punėn). Shpesh opsion mbetet puna nė tė zezė, qė nėnkupton orė tė gjata pune, pagesė tė ulėt dhe mungesė mbrojtjeje legale. Nė kushte tė tilla, rreziqet sociale, ekonomike e politike, sidomos pas kėsaj periudhe tepėr tė zgjatur tė krizės globale, janė shumė tė mėdha. Ato duhet tė trajtohen me kujdes; duhet tė jenė pjesė thelbėsore e agjendės sė njė qeverie demokratike. Sepse, njė nivel i lartė frustrimi, dėshpėrimi e deziluzioni nė radhėt e rinjve, sidomos nė njė kontakt e ndėrveprim tė fuqishėm nėpėrmjet medias sociale, pėrbėn njė shqetėsim serioz pėr vetė demokracinė, ecurinė e saj.
    Njė rini e papunė – sfidė pėr politikėn
    Sipas disa vlerėsimeve relativisht optimiste, niveli i papunėsisė pėr moshat e reja nė botė, nė vitin 2009, ėshtė vlerėsuar i rendit 12.7%; nė vitin 2011 afro 12.3%; nė vitin 2012 njė ngritje e vogėl deri nė vlerėn 12.4%; dhe mė tej, njė rritje tjetėr deri nė 12.6% nė vitin 2013. Pra, krahasuar me pėrqindjen prej 11.5% para fillimit tė krizės financiare (nė vitin 2007), papunėsia ka pėsuar njė rritje prej 1.1%. Pritshmėria ėshtė akoma mė e zymtė pėr vitet qė vijnė. Nė fakt, nė nivel global, aktualisht raporti i papunėsisė sė moshave tė reja ndaj moshave tė pjekura ka kapur vlerėn e 2.7. Pra, ai ėshtė afėrsisht 3 herė mė i lartė, me njė pritshmėri akoma mė shqetėsuese…
    Edhe nė kushtet e Shqipėrisė, tė rinjtė shqiptarė duket se e kanė tė vėshtirė tė gjejnė punė, njėlloj si nė mjaft shtete tė eurozonės (p.sh., Greqia, Spanja e Italia). Konkretisht, shkalla e papunėsisė nė Shqipėri pėr grupmoshėn 15-29 vjeē, nė tremujorin e parė tė vitit 2013, ėshtė vlerėsuar afro 25%; por ka shumė fakte, qė flasin pėr vlera shumė mė tė larta (duke pasur parasysh mos regjistrimin e mjaft tė papunėve nė zyrat e punės, regjistrimet formale nė shkolla tė larta, mungesėn e statistikave tė punėsimit nė zonėn rurale, punėsimin nė tė zezė etj.). Pra, dhe te ne, po tė pėrfshihen nė pėrqindje tė papunėsisė tė gjithė individėt e papunė, kjo pėrqindje ashtu si nė shumicėn e vendeve me tė ardhura tė ulėta mund tė rezultojė dy herė mė e madhe nga ajo e vendeve me tė ardhura tė larta. Njė problem tjetėr, nė mjaft raste, ėshtė njė mbrojtje sociale e dobėt apo mungesa e saj, situatė qė e ndeshim dhe nė Shqipėri pėr tė papunėt e rinj, apo pėr ata qė punojnė nė tė zezė. A mund tė vazhdohet kėshtu? Nė asnjė mėnyrė! Madje, punėsimi i rinisė duhet tė jetė sfida e madhe e politikės shqiptare, sidomos i asaj qeverisėse.
    Prirje nė vendet e zhvilluara dhe ato nė zhvillim
    Edhe nė ekonomitė e avancuara, nė periudhėn 2008-2012, numri i tė rinjve tė papunė ėshtė rritur me disa milionė, duke provokuar, kėshtu, njė rritje tė papunėsisė nė afro 25%. Pėr fat tė keq, edhe pse qė nga viti 2009, nė ekonomitė e zhvilluara, pėrfshirė dhe ato tė BE-sė, pėrpjekjet pėr punėsimin e rinisė kanė qenė tė konsiderueshme, ato nuk kanė rezultuar tė suksesshme. Konkretisht, nga vlera afro 18% nė vitin 2012, kjo pėrqindje nė shtator 2013 ka arritur vlerėn mesatare rreth 24.1% nė zonėn euro, por ama me disa nivele pikiatė papunėsie pėr rininė si nė Greqi (mbi 60%), nė Spanjė (afro 55%), nė Itali e Portugali, (afro 40%) etj. Kurse, nė rastin shqiptar, vlerėsimi real, ndryshe nga ai zyrtari, duhet tė jetė shumė mė i lartė.
    Edhe nė vende nė zhvillim ka rritje papunėsie nė moshėn rinore. Megjithatė, variacionet atje janė tė dukshme. Kėshtu, nė Lindjen e Mesme dhe Afrikėn e Veriut, kjo papunėsi nė moshat e reja, nė vitin 2012, vlerėsohej pėrkatėsisht 28.3% dhe 23.7%; gjė qė u pasqyrua, nė njė mėnyrė apo tjetrėn, nė Pranverėn Arabe. Kurse, nė mjaft vende tė Azisė Lindore e Jugore ajo sillej rreth vlerės 9%, gjė qė ėshtė relativisht e kėnaqshme.
    Njė vonesė nė rritjen ekonomike globale – sinjal negativ
    Edhe pas 6 vjetėsh nga fillimi i krizės financiare globale, ekonomia botėrore vazhdon tė mbetet nė depresion. Pavarėsisht variacioneve tė dukshme, FMN parashikon njė ngritje tė dobėt tė ekonomisė globale. Ajo ėshtė relativisht e vonuar nė ekonomitė e zhvilluara, kurse nė ekonomitė nė zhvillim apo ekonomitė emergjente pritet njė ngadalėsim nė ritmin e rritjes. P.sh., rritja ekonomike nė Kinė dhe Indi, pėr vitin 2013, rezultojnė tė jenė pėrkatėsisht 7.6% dhe 3.8%, ndėrkohė qė, nė vitin 2010, vihej re njė rritje prej mbi 10%. Pėr Brazilin pritet aktualisht njė rritje prej 2%, ndryshe nga vlera 7.5% nė vitin 2010. Siē duket, ekonomi tė tilla si ajo kineze, indiane, braziliane etj., nuk mund tė mbajmė mė peshėn e deritanishme nė rritjen ekonomike globale. Kėto tkurrje tė konstatuara kanė bėrė qė FMN-ja ta ulė 7 herė rresht parashikimin pėr rritjen ekonomike, nga vlera 4.1% nė atė 2.9%. Kjo rėnie nė rritjen ekonomike ėshtė njė sinjal negativ edhe pėr punėsimin, pra dhe nivelin e papunėsisė nė moshat e reja.
    Rrezik pėr humbje tė njė gjenerate
    Nė kėtė optikė, perspektiva e punėsimit tė rinisė mbetet e dobėt, sepse edhe nė vende tė Europės ku konstatohen shenja tė rritjes ekonomike, procesi i rimėkėmbjes ėshtė i pamjaftueshėm nė fuqizimin e tregjeve tė punės. Nga ana tjetėr, nė SHBA, me gjithė njė rritje inkurajuese, pėrplasja midis dy kampeve politike ka penguar marrjen e vendimeve tė duhura ekonomike. Por, kjo e godet besimin e biznesit dhe tė konsumatorit, duke mos dhėnė kontributin pėrkatės nė krijimin e vendeve tė reja tė punės. Situata tė ngjashme me humbje besimi biznesi e konsumatori ndeshen dhe nė vende tė tjera. E tillė mund tė konsiderohet edhe situata ekonomike shqiptare…
    Kriza e zgjatur pėr hapjen e vendeve tė punės ka detyruar gjeneratėn aktuale tė rinisė tė jetė mė pak pėrzgjedhėse pėr vendin e punės. Njė gjė e tillė po e prek kapitalin njerėzor, po shkakton njė erozion tė tij. Madje, ajo qė ėshtė bėrė shqetėsuese, deri tepėr kritike, ėshtė mosbesimi nė rritje i rinisė ndaj sistemeve socio-ekonomike e politike. Kjo ėshtė pasqyruar nė protesta tė fuqishme tė tilla si lėvizjet kundėr masave ekonomike shtrėnguese nė Greqi e Spanjė, lėvizja “Occupy Wall Street (OWS)” nė SHBA etj. Situata ėshtė mė problematike nė rajonet nė zhvillim, ku strukturat e tregut tė punės apo tė sigurimeve sociale ose nuk ekzistojnė, ose janė fare tė dobėta. Kjo e ka bėrė shumė mė tė favorshme pėrfshirjen nė ekonominė informale, punėsimin nė tė zezė nė shkelje tė legjislacionit kombėtar tė punės, mosrespektimin e marrėveshjeve individuale e kolektive etj. Akoma mė tė dhimbshme janė format e ndryshme tė shfrytėzimit, subjekt i punės sė detyruar nėpėrmjet skemave tė migrimit e trafikimit etj. Nė thelbin e vet, si papunėsia ashtu dhe punėsimi nė tė zezė pėrbėjnė njė rrezik serioz pėr gjeneratėn e re, gjė qė e bėn reale humbjen e njė pjese tė konsiderueshme tė saj apo shkėputjen e saj qė nė embrion prej tregut tė punės.
    Ē’duhet bėrė?
    Pranohet sot se kusht i nevojshėm pėr pėrmirėsimin e tregut tė punės pėr tė rinjtė ėshtė rikthimi sa mė shpejt te ritmet e rritjes ekonomike tė mėparshme; nė rastin e Shqipėrisė nė rritjen ekonomike nė intervalin 7-8%. Por si tė arrihet aty? Mbėshtetur nė evidenca konkrete, nė shumė vende, pėrfshirė dhe Shqipėrinė, fokusimi mbi konsolidimin fiskal dhe aplikimi i reformave pėrkatėse nuk ka arritur tė prodhojė rezultatin e pritur, pėrkundrazi, ka dėshtuar nė gjenerimin e atij niveli rritjeje, tė domosdoshėm pėr tė kapėrcyer krizėn e punėsimit tė rinisė. Kjo duket akoma mė qartė nė ekonominė shqiptare. Edhe zhbalancimet ekonomike mbeten pengesė pėr rimėkėmbje, ndėrkohė qė nė rastin tonė pengesė serioze ka qenė dhe mospagimi i biznesit pėr punėn e kryer. Nga ana tjetėr, rėnia e konsumit e ka bėrė tė nevojshėm ripėrkufizimin e pagave, tė paktėn nė linjė me produktivitetin, sidomos pėr pagesa tė ulėta nė ēiftėzim me fuqizimin e sistemit tė sigurimeve shoqėrore. Mund tė arrihet, kėshtu, njė rritje tė ardhurash pėr shtresat mė tė varfra, dhe, si rrjedhojė, mund tė rriten shpenzimet e konsumit apo pėr kėrkesa tė tjera tė brendshme. Pretendohet se gjė e tillė po tentohet nė paketėn fiskale dhe nė projektbuxhetin shqiptar, por nė thelbin e vet ka shumė mundėsi qė diēka e tillė tė ketė ndikime tė papėrfillshme, nė mėnyrė tė veēantė pėr punėsimin e rinisė.
    Nė fakt, nė njė nivel mė mikro, disa vende kanė rezultate mė tė mira se vende tė tjera pėr punėsimin e rinisė. Kėshtu, nė disa prej tyre, skema tė pėrpunuara dhe tė mirorganizuara tė shkollimit e trajnimit profesional, formimit permanent, dhėnies sė zanateve tė ndryshme etj., kanė dhėnė rezultate shumė mė tė mira se ato, ku gjithēka fokusohet vetėm tek arsimi i lartė; aq mė keq me teprime tė pafalshme (si ato nė Shqipėri) nė specialitete tė tilla si ai i juristit, ekonomistit etj. Tė rėndėsishme janė dhe programet e ndryshme publike, skemat e mikrokreditimit dhe financimit pėr krijimin e bizneseve tė vogla e familjare, promovimin dhe mbėshtetjen e tyre. Pjesė e kėtij procesi, krahas garantimit tė legjislacionit tė punės, rritjes sė fondeve dhe investimeve, rregullimeve tė domosdoshme tė pagesave dhe garantimit tė sigurisė sociale, ėshtė transformimi i aktiviteteve informale nė ato formale si pėrbėrėse e domosdoshme nė rritjen e cilėsisė dhe sasisė sė punėsimit pėr tė rinjtė. Po ashtu, duhet tė synohet njė pjesėmarrje nė rritje e moshave tė reja tė punėsuara apo anėtarėsim i tyre nė lėvizjen sindikaliste, pikėrisht pėr tė fuqizuar zėrin real tė punonjėsve tė rinj, gjė qė nė Shqipėri, sot pėr sot, as qė bėhet fjalė…
    * * *
    Nė qershor 2012, Konferenca Ndėrkombėtare e Punės (ILC) ka adoptuar njė rezolutė tė titulluar: “Kriza e punėsimit tė rinisė: njė thirrje pėr veprim”. Pesė fushat e identifikuara aty janė: 1) punėsimi dhe politikat ekonomike pėr tė rritur kėrkesėn agregate dhe pėrmirėsimin e financimit; 2) edukimi dhe trajnimi pėr tė lehtėsuar kalimin nga shkolla nė punė dhe shmangien e konfuzionit e tregut tė punės; 3) politika tė tregut tė punės qė kanė pėr synim punėsimin e rinisė, pėrfshirė dhe persona tė rinj me aftėsi tė kufizuar; 4) sipėrmarrja dhe vetėpunėsimi nė asistimin e sipėrmarrėsve tė rinj potencialė; 5) tė drejtat e punės qė bazohen nė standarde ndėrkombėtare tė punės pėr tė garantuar qė tė rinjtė tė arrijnė tė pėrftojnė njė trajtim tė njėjtė. Por, po aq tė rėndėsishme janė investimet publike qė rrisin produktivitetin e kapacitetin ekonomik, nė kėtė kuadėr edhe pėrmirėsimin e mjedisit ligjor e politik, qė garanton rritjen e burimeve pėr edukim e trajnim. Ka ardhur koha qė me kėto ēėshtje tė merret seriozisht dhe politika shqiptare, mbi tė gjitha ajo qeverisėse, pėrndryshe pakėnaqėsitė, reagimet dhe protestat e mbėshtetura nga media sociale, tė ngjashme me ato kundėr shkatėrrimit tė armėve kimike nė Shqipėri, do tė shėnojnė dhe daljen nga skena, pse jo dhe mbylljen e ciklit tė klasės politike tė tranzicionit shqiptar…

    panorama

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •