-
Kasem Hallulli
Zėri qė ngrohte dhe zbuste shpirtrat e njerėzve.

Ashiku i Muzikės popullore dhe qytetare - Kasem Hallulli
Rijetova fillimet e viteve nėntėdhjetė kėtė fund viti gjatė natės sė bardhė e ditės sė bekuar rinore, por nuk ia le dot vetes luksin, pa e kujtuar atė pjesė tė ndryshimit qė erdhi nė Tiranėn e pas komunizmit me muzikėn.
Nuk i referohem muzikės sė skenave televizive apo diskove rinore qė kuptohet patėn ndikimin e tyre nė hapjen e shqisave pėr ēdo shqiptar tė Shqipėrisė.
Njė tjetėr tingull vinte nga qendra e Tiranės, madje nga aksi i Sahatit, ėmbėl e nė zemrėn e kryeqytetasit qė sapo ish prekur pa frikė me lirinė e shprehjes.
Ulur te ish lokali Bashkia si ballkon para Bashkisė sė Tiranės, njerzit rrinin nė pritje mbas orės tetė tė fillonte mbrėmja. Linin jashtė derės me vetratė rrobat e pista tė halleve e streseve tė bartura dhe ishin gjithė sy e veshė tek kėndi i Orkestrės tiranse. Atje pritnin me gaz e frymarrje tė ngadalsuar tė ndodhte magjia.
Nuk jam muzikolog tė shpjegoj dukurinė artistike apo tė analizoj vlerat vokale tė kėngtarit Kasem Hallulli por si mik i familjes, gazetar kulture dhe spektator aktiv po pėrpiqem tė kujtoj pak nga hiri i atij emocioni tė papėrsėritshėm.
Tek Kasemi kur niste festa e mbrėmjes argėtimi ishte i pambarimtė dhe njerzit shfrenin e lironin veten prej ngarkesave tė ditės dhe viteve tė jetės sė izoluar e privuar nga tė shprehurit e fjalės dhe mendimit ndryshe.
Kėtė gjuhė tjetėr tė shkarkesės sė dhimbjes ai e njihte, praktikonte dhe pėrshfaqte mė mire se kushdo tjetėr mes muzikantėve qė e rrethonin.
Njėri prej tyre pinjolli i tiranas i familjes nga u realizua dhe Stradivarit shqiptar, ljutari Ramazan Gurra mė tregoi pėr netėt e dikurshme plot emocion. Duke prekur violinat nė qoshkun laborator tė instrumentave nė Universitetin e Arteve, profesor Rami mė zbuloi dhe disa foto bardhė e zi nga dukej shpėrthimi i pasionit tė katėrshes sa popullore po aq edhe qytetare.

Mė habit fakti se miqėsia me lidhjen muzikore dhe familjare vijon mes trashgimtarėve tė tyre Eduard Hallullit violinistit tė diplomuar nė konservatorin e Vjenės dhe Erli Gurrės, tė parit shqiptar tė diplomuar nė shkollėn e Antonio Stradivarit nė Kremona tė Italisė. Madje bashkpunimi instiktiv i dy tė rinjve larguar vitesh drejtimesh tė ndryshme vijon konkret dhe funksional sepse Edi i porosit dhe merr me qera violinat pėr shfaqjet koncertale tek miku i fėmijrisė Erli i buzagazur.
Kasemi nė biseda mė tregonte me admirim pėr prindėrit dhe tė parėt e tij si kryebashkiaku qė mbajti gjallė shtėpinė e fėmijės njė vit pas Pavarsisė kombtare, filantropi Zyber Hallulli. Pėr kulturėn shumė gjuhsore tė tė parėve si nė Universitetet e Lindjes dhe Perėndimit prej nga vetė Kasemi ishte shembulli direkt i plotėsimit tė amanetit. Ai me arratisjen nga Shqipėria fundvitet ’80 drejt Austrisė arriti qėllimin e formimit profesional tė tė birit dhe trashgimtarit tė tij nė talentin muzikor.
Rikthehem tek efekti i zėrit tė Kasem Hallullit. Muzikaliteti ndihej edhe kur komunikonte lirisht por kėngėtimi i tij ishte sipėror. Tingulli onirik mė largonte nga realja shpesh e pa motiv nė njė botė pėrqafuese e ledhatuese plot dashuri. Shprehja mė e plotė e tij me kitarėn akustike si zgjatim i shpirtit, me njė magji thjeshtėsie tė merrte me krahė nė histori pasionale duke e ndjerė veten si tek filmat dhe kėnga e Domeniko Modunjos ose Mister Volares. Serenata si ‘’Amara Terra’’, “Varka po nisej”, “Baresha e Vogėl” ishin diamante nė gjerdanin e repertorit tė Kasemit qė tek interpretimi i tij merrnin njė dritė tjetėr dhe ngjyresė mė vitale se nė interpretimet e mėparshme.
Fati Modunjos do ta prekte si nga pėlqimi absolut nga publiku vendas dhe i turistėve po ashtu edhe nė mospranimin e drejtuesve tė kohės dhe pėrballjen e sfidėn ndaj mediokritetit qė hasėn regjistrimet e para nė Radio Tirana si ishte e vetmja radio shqiptare asokohe. Si tė parat regjistrime zyrtare ato ruhen nė fondin zanor ose Fonotekėn e radios si dėshmi e autorit dhe e njė pjese tė munguar tė muzikės popullore tė Shqipėrisė sė Mesme.
Mbaj mend kur e dėgjova emisjonin prezantuar me emocion nga gazetarja Valdete Antoni njė ndjesi e beftė lumturie dhe trishtimi mė pushtoi dhe ishte kjo prekja me zėrin nga radio tė trios sė kėngėve “Po punon goca me grep”, “I kam hyp vaporit”, “Jelekun me are’’.
Pas kėsaj sprove me veten dhe mentalitetin e kohės Kasemi realizoi nė pak vite me shumė mund e dashuri afro pesė albume dhe disa koncerte recitale duke qenė dhe protagonist nė Televizionit Shtetėror i programit tė Vitit tė Ri.
Tek butėsia atėrore e kėngėtimit tė Kasemit vajza shqiptare ndihet e vlerėsuar, e fisme dhe e pėrskuqur nga ndjenjat si nė njė pikture impresioniste tė Renuarit, e lehtė dhe vallzuese mes peisazhit tė shėndetshėm tė natyrės.
"Po punon goca me grep
me nj'ato duar porsi pilur,
a s'ma fal nji muhabet;
pas teje u dogja Nur!"
Kuptimin e fjalės Ashik e mėsova tepėr vonė nė emisjonet kulturore me inxhinierin dhe kėngėtarin beratas Pali Shkarpa duke njohur bėmat e suksesit tė kantautorit Shyqyri Fuga dhe Isuf Myzyri si bashkėkohės. Nė kėtė linjė sa argėtuese dhe poetike e shoh dhe ndiej sot si Ashik i kėngės popullore e qytetare portretin Kasem Hallullit.
Kur ridėgjova vajtimin dashuror “A ka Zot a ka Perėndi ?” vajtuar plot flake ndjenje, duke e pare krahasuar me legjendėn romantike si Romeo dhe Xhuljeta shqiptare tė Ashikut nė perėndim tė Tiranės, nė zonėn e Ndroqit, ruajtur nga udhėtari austriak J.G. Hahni, dhe pėrcjellur nga tiransit breznish nė tregimin e folur pranė oxhakut, ndjeva pikėtakimet nė kohė tė historisė me legjendėn. Pas kėtyre prusheve nga zjarri i dashurive muzikore shikova mė kthjelltas panoramėn e bukurive tė kėtij trualli.
Kasemi nuk ishte i vetėm nė stilin e tij mes modernitetit dhe trashėgimisė muzikore, shpesh ai huajepte e huamerrte vlera nga kėngėtaret e njohura si Fitnete Rexha dhe Ema Qazimi.
Si koleksionist ai diti tė mbledhė me vullnet e mirėsi kėngėt e harruara e tė ruajtura tek bartėsit nė moshė tė thyer duke i vizituar nė fshatrat e thella e me durim duke ua ridėgjuar fjalėt e tingėllimėn burimore.
Ndonjėherė ngrihem teksa agon dhe marr tė skicoj ndonjė portret pėr tu liruar nga ėndrrat e trazuara. Gjithshka merr kuptim me tingujt sapo nis tė luajė kitara romantike dhe dėgjohet violina grishėse nė sfond;
‘’Unė jam njė lule n’saksi, se ma thon emrin Lule mos m'prek!”
Kasem Hallulli ishte zėri i vėrtetė i atyre dimrave tė pas dhjetorit nė fillim vitet ’90, qė na e ngrohte ajrin me tinguj dhe na e bėnte botėn si festa mė e bukur qė do ta kish zili ēdo kryeqytet.
nga Andi Bica
Dhjetor 2013
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 18-12-2013 mė 19:30
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt