Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1

    Tre etapat e jetes spirituale.

    Tre etąpat e jetes spirituale

    Teksti me poshte eshte perkthimi i nje bisede te murgut
    Gabriel (Bunge) mbajtur ne qendren artistike “kvARTira10” ne Moske.
    Burimi : Pravmir.com

    Me keni kerkuar tju flas per lutjen. Eshte pa dyshim nje nga temat me te rendesishme te jetes se nje kristjani, pasi kur shfletojme doktrinen e Eterve te Shenjte mbi lutjen, njeriu eshte ne intimitet te plote dhe i vetdijshem ne sinceritet. Do te rikthehem mbi kete aspekt me vone.
    Sikurse e gjithe jeta jone, lutja eshte nje proēes qe ndryshon dhe zhvillohet sipas ritmit te jetes tone humane. Ndaj, do te desha tju flisja per para per etapat e jetes spirituale. Bazohem kryesisht ne mesimin e Evagrio Pontico, pasi e njoh me mire dhe pasi ish nje nga Eterit e pare te Shkretetires, ne gjendje te sintetizoje dhe te shkruaj doktrinen e Eterve te pare mbi lutjen.
    Do tju duhet me pare te dini qe Evagrio ishte dishepulli kryesor i Makarios te Madh, qe edhe ky ishte dishepull i Andonit te Madh. Ndorkohe flitet per gjeneraten e trete te murgjerise se hereshme,qe kishte akumuluar nje eksperience te pasur. Fal kultures se tij te jashtezakonshme filozofike, teologjike dhe shpirterore ( spirituale ), Evagrio ishte ne gjendje te prezantonte proēesin e jetes spirituale ne menyre koerente.
    Evagrio ka qene i pari dishepull i Vasilit te Madh, me vone i Gregor Theologut, e me vone ne shkretetire – sikur e thashe me pare – i Makarios te Madh, po ashtu edhe te Eterve te tjere te asaj epoke. Ne kete menyre, gjenden njekohesisht ne te vula e teologjise se Eterve te Kapadhoqise.
    Evagrio thote qe krishterimi si doktrine e Krishtit Shpetimtarit tone, ndahet ne tre forma; ne praktike ( disipline asketike ), fizike ( meditim, kontemplacion ), teologjike ( theologjia ) .
    Ne Praktike, eshte praktikimi i urdheresave ungjillore.
    Fizike, Physis eshte “natyra” – eshte kontemplimi indirekt i Zotit nepermjet veprave dhe krijesave te Tij.
    Theologjike, eshte njohja direkt e Zotit duke koiēiduar me ate qe sot e quajme “misticizem “ ( mistike ).
    Ne terminologjine moderne, mund te flitet per tre etapa, ashtu sikur ne jeten normale fizike, kalohet nga nje faze ne tjetren. Njeriu perparon ngadale, por, ndryshe nga jeta normale fizike, nuk ka asgje ne menyre automatike pergjate fazave te jetes spirituale. Do te thote, shume njerez mbeten pergjate gjithe jetes se tyre ne nivelin praktik te urdheresave ungjillore ( evangjelike ).
    Objektivi i kesaj faze te pare o etape . qe eshte ajo e femijerise adoleshenciale – qe te arrihet me ndihmen e Zotit, pastertia e zemres. Ndaj ky aspekt eshte shume i rendesishem, pasi nuk behet fjale per jete spirituale dhe fazave qe pasojne – kontemplimit te Zotit, perpara indirekt dhe pastaj direkt – pa pastertine e zemres.
    Keshtu, me ndihmen e Zotit, njeriu mund te arrije pastertine e zemres ( gjindet edhe ne termin e filozofise antike : ( apatheia ), qe ne te njejten kohe ka si bije te saj dashurine e krishtere. Liria e pasionit ( apatheia ) eshte frut i praktikave, por ka si rrjedhoje ( bije ): dashurine e krishtere ( agape ), qe eshte vyrtyti me i madh kristjan. Kjo dashuri, thote Evagrio, eshte porta ( dera ) e kontemplimit natyral, pra kontemplimi i veprave te Zotit.
    Por hapi i mepastajme ose etapa tjeter – ajo e eksperiences ose e njohurise, e kontemplimit te veprave te Zotit – nuk mberrin ne menyre automatike, qe njeriu te njohe Zotin menjeheresh, Zoti duhet ti shfaqet atij; Ai eshte i lire, ai eshte nje Person. Kete e ben vetem kur gjykon nje njeri si te denje per kete shfaqje ( rivelacjoni ).
    E gjithe kjo mund te duket pak abstrakte, ku mund te lindin disa pyetje. Por mendoj qe ne jeten spiritual ( shpirterore ) eshte e rendesishme njohja e rruges, duke gabuar per shembull, qe mund te kenaqim vetveten vetem me recitimin o degjimin e psalmeve dhe lutjeve tradicjonale, gjithe jeten.
    Mund te imagjinohet lehte qe ketyre tre etapave spirituale ti korrispondojne, tre menyra lutjesh. Ne nje moment te pare, njeriu reciton psalmet dhe lutjet tradicjonale – qe pa dyshim eshte diēka jashtzakonisht e mire. Por kur eshte i thirrur te ngrihet ( shpirterisht ) me lart, kur kontemplon veprat e Zotit, at’here lutja behet adhurim. Njeriu i kendon ( adhuron ) Zotit per te gjitha ē’fare Ai ka krijuar. Pastaj ne piken kulminante te kesaj ngritje ( shpirterore ) ndodh nje diēka teper misterioze, ku nuk mund te flitet me me fjalet dhe konceptet e zakoneshme. Evagrio nuk e ben kete, flet per figura biblike. Ka te beje me nje te shprehur shume simbolike, qe duhet me pare njohur per pajtaj ta dekodifikosh. Ndonse eshte dekodifikuar, ne nje analize te fundit, mund ta kuptosh ekzaktesisht vetem nese ke njohur experience te atille.
    Por mund te thuhet – eshte Evagrio qe e thote – qe eshte nje dialog dhe bashkebisedim me Zotin pa patur intermediant ( perkthyes o ndermjetes ). Cilet jane keta intermediatore? Jane krijesa qe flasin per Zotin por qe nuk jane zot. Jane koncepte qe shpirti yn forkon nepermjet kontaktit me realitetin. Behet fjale per koncepte ose ide mbi Zotin, por qe nuk jane Zoti.
    Ndalojme pak, por diēka shume misterioze ndodh, diēka ku Zoti merr inicjativen. Gjuha ( e folura ) e Evangrio-s mbi kete argument behet shume domethenese: ai flet per manifestim, aparicjon ( shfaqje ), vizita, e te tjera, nga ana e Zotit. E gjithe kjo lloj te folure na dikton qe ka diēka ( dikush ), personi suprem i Zotit, qe i rivelohet krijeses se tij duke i’u shfaqur, behet i njohur dhe i kuptueshem nga Ai vet. Por gjeja me kurioze – dhe ketu ndalem – eshte qe njeriu qe arrin kete stad ( gjendje ) nuk eshte me koshjent (i vetdijshem ), ky kontemplim ( vegim njohjeje ) – pra ai qe sheh Zotin – eshte si per te thene ne gjendje gjumi. Kur fleme, nuk e dime qe jemi duke fjetur: ai qe eshte duke kontempluar nuk e di, gjendet ne nje stad pekular, pra eshte ketu dhe nuk eshte ketu, njeriu nuk eshte koshjet ( i pranishem ne vetdije ). Nuk eshte gjendje ekstaziale ( euforike o histerike ), ku ne kete gjendje njeriu del nga vetja ose humb koshjencen. Nuk eshte as’pak e tille.

    Po e mbyll shkrimin me fjalet e nje prifti francez te shek XIX , nje shenjt i Kishes katolike. Nje dite gjeti nje plak, ne kishen e tij, ulur ne njeren prej stolave dhe dukej sikur nuk po bente as’gje, as edhe duke u lutur ose recituar rozarin. E pyet: “ ē’fare jeni duke ber ketu?” plaku u pergjigj : “ jam duke pare Ate, dhe Ai me sheh mua.”
    - Ky pra eshte misteri.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 17-12-2013 mė 13:15 Arsyeja: gabime ortografike...
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •