-
Shen Sebastiani

Martiri i shenjte dhe i lavdishem Sebastiani, kujtimi i tij nderohet nga Kisha Ortodokse ne 18 dhjetor, mendohet te jete martirizuar ne vitet 295-296, ndersa mbeshtetur ne burimet te latineve martirizimi i tij pranohet viti 298, dhe kujtimi i tij nderohet ne Kishen Katolike ne 20 janar.
Pas fundit te tij martirik te Shenjtorit, nje mandat u nxorr qe trupi i tij i nderuar te hidhej ne nje hendek per te ndaluar cdo nderim gjate varrimit te tij nga te krishteret. Por naten pas martirizimit te tij, Shenjtori iu shfaq ne nje vizion nje gruaje besimtare e quajtur Lucina, dhe i tregoi asaj vendin e sakte ku trupi i tij mund te gjendej, ai e urdheroi ate ta varroste ne nje kript (dhome e nendheshme), dhe keshtu u be, Deri sot kripti mban emrin "Katakombi i Shen Sebastianit", mbi te cilin u ndertua bazilika e famshme ne Rome e cila mban emrin e tij.

Shen Sebastiani eshte shume popullor ne kishen perendimore, nje fakt i konfirmuar nga nderimi i dhene i tij ne Itali, Spanje dhe France. Shume qytete ne Evrope dhe Ameriken Latine mbajne emrin e tij, ndersa shume kisha jane themeluar ne nderim te tij ne shtetet romano-katolike. Qyteti i Pavias ne Italine e Veriut e nderon ate si shenjtorin mbrojtes, duke i shpetuar si qytet nga nje epidemi, ndersa shenjtori gezon nje nderim te vecante ne komunitetin katolik te Ano Siros ne Greqi, ku kisha e komunitetit ka emrin e tij.

Mes Ortodokseve Shen Sebastiani nderohet ne Greqi ku ndodhet nje kishe me emrin e tij ne Linopoti ne ishullin e Kios. Ai gjithashtu nderohet shume ne Kostandinopoje, ku ne ane te kishes se Shen Dhimiter Sarmasikiout eshte dhe Uji i Shenjte i Shen Sebastianit. Mbeshtetur ne traditen, ne fillim te shek. XIX shenjtori iu shfaq ne nje vizion nje gruaje dhe i tregoi asaj vendin ku mund te gjendej Uji i Shenjte.
-
-
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt