-
Kishat e Voskopojės
Vlerat kulturore te Voskopojes
Gjurmet e ndertimeve te mbetura dhe natyra mjaft e bukur e ketij vendi e ben terheqes per mjera vizitore. Sot ne Voskopoje ruhen pese bazilika te medha, nje manastir, shtate kisha, dy ura, disa fragmente te rrugeve kryesore te qytetit dhe qindra metra katrore piktura murale te cilat i japin mundesi vizitorit te krijoje imazhin e madheshtise se dikurshme. Dhe pėrpos kėtyre pėr tė mos e ndalur imagjinatėn vetėm nė tė parėn e atyrė qė kanė mbetur. Ajo shkon edhe mė larg saj, ėshtė historia e pesė kishave qė i ka rezistuar kohės.
1 . Kisha katedrale “Fjetja e Shėn Marisė”
Kisha katedrale Fjetja e Shėn Marisė ėshtė kisha mė e madhe nė Voskopojė dhe ka shėrbyer edhe si katedrale e qytetit. Nė oborrin e saj ka qėnė dikur selia e qėndrimit tė pėrkohshėm tė mitropolitėve si dhe paraklisi i Shėnjtorėve Anargjendė Kozma e Damian, ndėrsa njė tjetėr paraklis, dedikuar Shėn Marenės, ėshtė ndėrtuar nė anėn veriore, ngjitur me murin e katedrales. Nga tėrėsia e ndėrtimeve tė dikurshme tė katedrales “ Fjetja e Shėn Marise” ėshtė ndėrtuar rreth vitit 1699 dhe paraqet njė kombinim tė pėrkryer tė planit bazilikal me mbulesat hapsinore tė kurbėzuara, duke formuar njė ndėrtim bazilikal tė njė lloji tė vecantė pėr kohėn. Kisha ėshtė pikturuar mė 1712 nga tre piktore nga krahina e Agrafas nė Greqi, Thedhori, Anagnosti dhe Steriani. Nė programin ikonografik vendin kryesor e zė Hymni Akathist, qė i dedikohet Shėn Marisė dhė pėrbėhet nga 24 skena, aq sa strofa ka edhe hymni. Ikonat e ikonostasit janė pikturuar nė vitin 1703 nga Konstantin Ieromonaku, njė nga piktorėt mė tė mirė tė ikonave tė shek. 18-tė.
2 . Manastiri i Shen Joan Pararendesit ( Prodhromit)
Manastiri i Shen Joan Pararendesit eshte themeluar ne shekullin e 14-tė dhe gjatė periudhės sė lulėzimit tė Voskopojės, nė shekujt e 17-te e 18-tė, u bė njė nga mbėshtetjet mė tė fuqishme ekonomike dhe eklesiastike tė Arkipeshkopatės sė Ohrit. Kisha e kėtij manastiri ėshtė ndėrtuar mė 1632 sipas tipit Athonit, trekonkėsh, me plan nė formė kryqi mbuluar me njė kupolė tė vendosur mbi njė tambur tė lartė. Interieri i kishės u dekurua me piktura nė vitin 1659. Narteksi i kishės ėshtė ndėrtuar dhe pikturuar nga fundi i shekullit 17-tė, ose nga fillimi i shekullit tė 18-tė. Konakėt e manastirit dhe vetė kisha u dėmtuan rėndė nga bombardimet e nazistėve gjermane gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.
3 . Kisha e Profet Ilias
Kisha e Profet Ilias ėshtė ndėrtuar mė 1751 pranė rrugės sė vjetėr tė karvaneve qė lidhte Voskopojėn me Beratin. Bazilika e Profet Ilias ėshtė bazilika e fundit e ndėrtuar gjatė periudhės sė lulėzimit tė Voskopojės dhe i pėrket njė tipi bazilikal tė ndryshėm nga ai i ndėrtuar deri nė atė kohė nė kėtė qytet. Bazilika e Profet Ilias i pėrmbahet mė me besnikėri tipit klasik tė bazilikės dhe ka mbulesė druri. Megjithėse ndodhet nė gjendje tė degraduar, pėrsėri krijon impresione si nė interier, ashtu edhe nė eksterier, si edhe me peisazhin qė shpaloset nga pozicioni dominues qe ajo ka. Nė perėndim tė naosit ka qenė narteksi dhe nė jug ka qenė arkada, tė cilat janė rrėnuar nga tėrmeti i vitit 1960. Ndėrtimet e tjera qė ngriheshin brenda oborrit tė kishės rrethoheshin nga mure tė larta guri, ku theksi kryesor e jepte kėmbanaria.
4 . Kisha e Shėn Athanasit
Kisha e Shėn Athanasit ėshtė ndėrtuar mbi kodrėn me tė njėjtin emėr, e cila ka shėrbyer edhe si varrezė e qytetit tė Voskopojės. Kisha e Shėn Athanasit ėshtė kisha e katėrt e tė njėjtit tip, bazilik me tė njėjtat mbulesa tė kurbėzuara, e ndėrtuar nė Voskopojė. Kisha ėshtė ndėrtuar gjatė viteve 1721-1724, ku mė 1721 ka pėrfunduar naosi dhe mė 1724 ka pėrfunduar arkada. Narteksi ėshtė rrėnuar nga tėrmeti i vitit 1960.Pikturimi i naosit dhe arkadės ka pėrfunduar nė qershor tė vitit 1745 nga vėllezėrit Konstantin dhe Athanas nga Korca, tė mbiquajtur “Zografi”(Piktore nga greqishtja). Pikturat e naosit dallohen pėr programin ikonografik tepėr tė vecantė, ku prezantohet njė cikėl tepėr i zgjeruar me skena tė shumta tė martirizmit tė shenjtorėve dhe ku trajtimi i hollėsishėm deri diku makabėr i torturimit tė tyre tejkalojnė fantazitė e shikuesit. Nė pikturat e arkandės vėllėzėrit Kostantin dhe Athanas kanė prezantuar me mjeshtėri njė cikėl tė zgjeruar tė Apokalipsit, i cili konsiderohet si cikli mė i plotė i prezantuar nė afreske deri nė atė periudhė. Ikonat e ikonostasit janė punuar nė vitin 1726 nga Konstantin Iermonaku, i cili ka qėne njė prej mjeshtrave mė tė mėdhenj tė punimit tė ikonave nė fillim tė shek. tė 18-tė.
5 . Kisha e Kryeengjėjve Mihal dhe Gabriel
Kisha e Kryeengjejve Mihal e Gabriel thirret shkurtimisht si “kisha e Shėn Mėhillit”. Kisha ka qenė pjesė e njė kompleksi ndėrtimesh, ku bėnin pjesė kisha e Shėn Spiridonit, kisha e Shėn Varvarės dhe disa ndėrtime tė tjera ndihmėse tė ngjitura nė murin verior tė naosi. Sot nga i gjithė kompleksi i kishės sė Shėn Kryeengjėjve Mihal e Gabriel ruhen vetėm naosi dhe narteksi. Arkada, ose hajati ka qėnė njė ndėrtim pak vite mė i vonshėm se sa naosi, dhe ėshtė rrėnuar gjatė tėrmetit tė vitit 1960. Kisha ėshtė e tipit bazilik me mbulesa tė kurbėzuara dhe paraqet interes nė stilin e elementėve arkitektural si njė ndėrtim disi mė arkaik se bazilikat e tjera pot ė kėtij tipi nė Voskopojė. Kisha mendohet tė jetė ndėrtuar nė vitin 1696. Pikturimi i saj ėshtė kryer nė vitin 1722 nga njė piktor, qė, megjithėse ende anonim,, konsiderohet si njė prej mjeshtrave tė shkėlqyer tė kėsaj periudhe.
6.Kisha e Shėn Kollit Voskopojė
Ndodhet nė qendėr tė fshatit. Ėshtė ndėrtuar nė vitet 1721-1722.Ka formė klasike tė mesjetės sė vonė.Ėshtė ndėrtuar me gurė, ka qemerė.Ka elemente lidhje zinxirė druri, kurse catia ėshtė e mbuluar me rasa guri. Nė kishė ruhen afreske tė vjetra qė prezantojnė rreth 100figura biblike. Brendėsia e kishės u pikturua nga njė prej artistėve mė tė njohur shqiptarė tė kohės David Selenica, Me interes ėshtė edhe mbishkrimi i lėnė prej tij, nė tė cilėn jepen tė dhėna pėr pikturėn murale tė saj ndėrsa hajati i kishės i pėrbėrė nga harqe, ėshtė pikturuar nga dy piktorė tė tjerė tė shquar, me origjinė nga Korca, vėllezėrit Kostandin dhe Athanas Zografi nė vitin 1750. Kambanarja e saj ka mundur qė tu rezistojė rebesheve tė kohės, por qė aktualisht kėrkon njė ndėrhyrje restauruese.
Ėshtė shpallur monument kulture nė vitin 1948. Duke qenė e kompletuar nga ana arkitektonike dhe nga piktura murale, ajo sot ėshtė nja nga kishat mė tė vizitueshme tė Qėndrės Historike Voskopojė.


Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 18-12-2013 mė 15:41
-
-
Pėr: Kishat e Voskopojės
Manastiri i Shėn Joan Prodhromit
Manastiri i Shėn Prodhromit ėshtė nė veri tė Voskopojės. Nė vitin 1630, papa Joani pasi mbeti i ve vendosi qė tė asketonte nė vendin ku sot gjendet manastiri. Nė bazė tė kodikut tė manastirit, i cili ėshtė botuar dhe komentuar nga i ndieri mitropolit Joaqim Martiniani nga Voskopoja, manastiri ėshtė ngritur nė vitin 1634. Ka qenė nė gjendje tė mirė ekonomike dhe njė qendėr e rėndėsishme shpirtėrore pėr ortodoksėt e rrethit tė Korēės. Manastiri i ėshtė kushtuar Joan Pagėzorit. Manastiri u pikturua mė vitin 1659. Kjo vėrtetohet nga njė mbishkrim i pikturuar mbi suva lart portės perėndimore tė manastirit. “U rindėrtua ky tempull hyjnor dhe i gjithėnderuar me kontributin dhe shpenzimet e tė shumėnderuarit dhe tė shumė fisnikut arkondit, zotit Gjergji Guēo, nė vitin 7140 = 1632. U pikturua ky tempull hyjnor dhe i gjithėnderuar i shenjtit tė lavdėruar profet dhe pararendėsit dhe pagėzor Joanit, me igumen zotin Andon, jeromonak, dhe me shpenzimet e tė shumėnderuarit dhe tė shumėfisnikut arkond, zotit Mihail, biri i tė ndjerit Kostė, pėr shpirtin e tij dhe tė bashkėshortes dhe fėmijėve tė tij, nė kohėn e peshkopatit tė shumėlumturit kryepeshkop tė shumėshenjtės Justinianės sė parė tė Ohrit, zoti Egnati, nė vitin 1650”. Manastiri gjendet nė njė vend piktoresk mes pyllit tė pishave rreth dy orė larg nga fshati.
Gjatė viteve tė luftės Kisha e Joan Pagėzorit ėshtė djegur, prandaj me gjithė restaurimet e pjeshme qė i qenė bėrė ndėr vite ishte nė gjendje kritike. Prandaj duke parė rėndėsinė e saj monumentale u restaurua plotėsisht nė vitin 2011 me fondet e Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Pėr tė realizuar restaurimin u shpenzuan 3.978.240 lekė. U realizua pėrforcimi i themeleve mė beton, qepja e muraturės, ndryshimi i brezave tė drurit tė djegur, qepja e qemerėve dhe e kupolave, muratuara e dėmtuar si dhe u bė rikonstruksioni i ēatisė.

Kisha e Shėn Kollit
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 18-12-2013 mė 15:35
-
-
-
-
Pėr: Kishat e Voskopojės
KISHA E SHĖN KOLLIT NĖ VOSKOPOJĖ
Kisha e Shėn Kollit ėshtė monumenti mė i plotė ndėr pesė bazilikat e Voskopojės. Kisha ėshtė e tipit bazilikal me tre nefe me pėrmasa 33x17 metra dhe pėrbėhet nga naosi, narteksi, hajati dhe kambaneria. Hajati gjendet nė anėn jugore tė kishės dhe mbėshtetet mbi kollona guri. Kisha e Shėn Kollit mbulohet nga njė ēati dyujėshe me rasa guri. Muret e kishės janė me gurė tė latuar tė lidhur me llaē dhe gėlqere. Apsida pėrbėhet nga njė varg nikesh tė harkuara ng asipėr dhe pėrfundon me njė kornizė tullash tė vendosur nė formė kurriz peshku.
Kisha e Shėn Kollit nė Voskopojė ka filluar sė ndėrtuari nė qershor tė vitit 1721 dhe ka pėrfunduar sė ndėrtuari mė 19 shtator 1722. Nė faqen e jashtme tė murit tė kishės mbi njė kolonė tė hajatit gjendet mbishkrimi i shkruar me me copa tjegullash: “Nė vitin 1721 fillimi nė muajin qershor 19”. Pikturat janė realizuar prej David Selenicasit, i ndihmuar nga nxėnėsit e tij Kostandinit dhe Kristos. Kisha ka pėrfunduar sė pikturuari nė muajin tetor tė vitit 1726. Ky fakt vėrtetohet nga mbishkrimi qė gjendet mbi faqen e murit perėndimor ndėrmjet dy dritareve: “Ky tempull i kėndshėm para perėndisė i shėn Kollit i ndėrtuar vonė nga lindja e perėndisė 1721, nė muajin qershor mori pėrfundim tė lumtur nė 19 tė muajit shtator mė 1722 tė vitit shpėtimtar. Kunga u pikturua nė mėnyrė shembullore me shpenzimet e tė krishterėve shprestarė tė rrethit, tani pėr tani u pikturua (nė mėnyrė) madhėshtore pėrshtatshmėrisht rreth e pėrqark naosit pėrgjithėsisht me dorėn e tė shumėditurit dhe me furēėn e hollė tė gjithoshėnarit Z.Z. David Selenicasit dhe me shoqėrimin e Kostandinit e tė Kristos, me dhurimin e bollshėn tė tė hollave tė zotit Haxhi Jorgjit, qė mbaroi jetėn i lumtur. Nė kohėn kur ishte kryepeshkop nė Ohėr dhe nė Selasfor i shumėlumuri Z.Z. Joasaf, nė kohėn e kujdestarisė sė kujdestarit, zotit Papa Nikollės....Tetor 18 nė vitin 1726 tė mishėrimit tė ekonomisė sė mishėrueshme tė shpėtimtarit tonė”.
Ktitori i kishės Haxhi Jorgji, i cili ėshtė pėrjetėsuar nė murin jugor tė kishės. Ai paraqitet i veshur me xhybe duke mbajtur maketin e kishės nė dorė, tė cilin ia dhuron shėn Kollit. Mbi skenėn e ktitorit, pranė portės jugore tė kishės gjendet ky mbishkrim: “Dashurova o zot, mirėhiersinė e shtėpisė tėnde o zot, mos e humb shpirtin tim bashkė me mėkatarėt”. Afresket e hajatit tė Kishės sė Shėn Kollit nė Voskopojė janė pikturuar nė vitin 1750 prej Kostandin dhe Athanas Zografit. Kjo e dhėnė jepet nė mbishkrimin qė gjendet mbi portėn jugore jashtė kishės: “U pikturua ky hajat mė 1750, nė kohėn e peshkopatit tė gjithhirshmit dhe tė gjithndriturit mitropolitit tė Korēės zotit Nikiforit, me dorėn e Kostandin dhe Athanasit nga qyteti i Korēės, gusht 23”. Ndėrmjet skenave biblike nė afresket e hajatit bie nė sy njė mbishkrim i pikturuar nė skenėn Tre djemtė nė furrė tė Babilonės: “Lutje e shėrbėtorėve tė perėndisė, maneti dhe Thanas Filipi”. Ndėrsa nė afreskun e Shėn Julitės dhe Kiriakut po nė hajatin e kishės ėshtė shkruar: “Lutje e shėrbėtorėve tė perėndisė Kostandin dhe Athanas Zografi”.
Mbi ikonostasin e kishės gjendet mbishkrimi: “Nė vitin 1743”. Kjo pjesė e ikonostasit ėshtė e gdhendur me ornamente me reliev tė lehtė. Ikonostasi i kishės pėrbėhet prej shumė pjesėsh ikonostasesh tė ndryshėm. Froni peshkopal dhe amvoni i kishės janė gdhendur nė vitin 1758 prej mjeshtrit Andon nga Korfuzi: “Ky fron, sė bashku me amvonin u stolis nė vitin 1758, nė kohėn kur ishte mbikqyrės i gjithhirshmi, shenjti i Durrėsit zoti Neofit dhe tė kujdestarisė sė zotit Athanas Gostit dhe me shpenzimet e kėsaj kishe tė shėn Kollit dhe me dorėn time tė Andon Korfjatit pėr kujtim tė pėrjetshėm”. Mbishkrimi i mėsipėrm gjendet i gdhendur mbi njė pllakė sadefi nė fronon peshkopal tė kishės. Hyrja pėr nė kishė bėhet nga kambaneria, e cila ėshtė ndėrtuar nė vitin 1936. Gjatė tėrmetit qė ra nė vitin 1960 Kisha e Shėn Kollit pėsoi dėmtime serioze, prandaj u restaurua nė vitin 1962.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt