Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #1
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Punësimi i të rinjve, Veliaj: Të nxisim arsimin profesional


    http://www.ama-news.al/wp-content/up...013/12/614.jpg
    Shkollat profesionale kërkojnë një reformim të plotë, pasi gjithnjë e më shumë ato po nxjerrin nga rradhët e tyre, të rinj që nuk i shërbejnë aspak tregut të punës. Kjo ka qënë deklarata e ministrit të mirëqënies sociale dhe rinisë Erjon Veliaj, i cili tha se nëse punësimi është një nga problemet emergjente që kërkon zgjidhje, natyrisht që hapi i parë duhet të jetë kualifikimi i duhur i të rinjëve në ato fusha për të cilat vendi ka nevojë .

    ”Me keqardhje dua të them se kemi disa shkolla profesionale që u ka ngelur ora në vitin ’1985- 1986. vazhdojnë të trajnojnë të rinjtë sesi do të ndërtojnë traktorë dhe autotraktorë me forcat tona, që pjesa më e madhe e popullsisë është 30 vite para në këtë konceptë. Shqipëria nuk do të bëjë autotraktor, nuk e ka ndërmend të bëj autotraktor por duhet të fokusohemi në ato fusha që qeveria shqiptare dhe më vjen shumë mirë edhe ky projektë i ka indentifikuar si fusha ku kemi një prespektiv. turizmi është një prej tyre.” tha Erjon Veliaj, ministër i mirëqënies sociale dhe rinisë.

    Nga ana tjetër Veliaj, u shpreh se duhet të hiqet një herë e mirë mentaliteti se njerëzit i punëson partia apo qeveria. Është e rëndësishme tha ai që, në fusha të caktuara të punësimit të futen edhe elementë të tjerë kreativë, duke rritur kështu numrin e të rinjëve të interesuar për të punuar.

    “Prej shumë kohësh partitë politike dhe qeveria është trajtuar si një agjensi e madhe punësimi ku punësohen militantët që kanë kontribuar. tani le ta themi troç një gjë e tillë është e paqëndrueshme. Partitë nuk mund të jenë punëdhënësi më i madh, sot shteti shqiptarë punëson diçka më shumë se 100 mijë persona, ndërkohë që vetëm industria punëson në Shqipëri 80 mijë vetë. Në qoftëse ne kemi sot një popullsi të kualifikuar që punon 80 mijë vetë që punojnë në tekstil dhe bëjnë le të themi qepjen bazike të industrisë tekstile dhe asaj të këpucëve. A mund t’i shtojmë kësaj edhe një element tjetër dizanji që nuk është shumë i komplekuar dhe largë kësaj bote, por themi se është një shkallë që i shton vlerën këtyre produkteve.

    Ndërkaq ministri Veliaj ka premtuar se në mesin e janarit të ardhëshëm do të inagurohet dhe zyra e punës në Tiranë, një institucion modern që do të shërbejë si ndërmjetësues mes kompanive publike e private dhe punëkërkuesve.
    (Ama_News.al)
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Punësimi i të rinjve, Veliaj: Të nxisim arsimin profesional

    Interesante.
    Me shume punojne ne administraten shteterore se sa ne industri.
    Administrata 100 mije vete,industria 80mije vete.
    Zyra e punes qe do ngrihet,mos mbani shprese shume.
    Nje institucion formal burokratik
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Punësimi i të rinjve, Veliaj: Të nxisim arsimin profesional

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Interesante.
    Me shume punojne ne administraten shteterore se sa ne industri.
    Administrata 100 mije vete,industria 80mije vete.
    Zyra e punes qe do ngrihet,mos mbani shprese shume.
    Nje institucion formal burokratik
    Shume shtete te vogla e kane porbleme te ngjashme...
    Edhe nje arsye me shume per bashkim kombetar!

    Ne Kosove gjendja eshte edhe me "dramatike" sepse edhe atje ka min. reth 80.000 te punesuar ne administraten shteterore, ndoshta jane dhe 100.000.
    Nese i llogarisim dy shtetet shqipetare bashke, atehere del se per rreth. 4,5-5 milione banore rezident jane te puesuar rreth 200.000 ne administraten publike.
    Dy administrata te medha per dy shtete te vogla dhe te varfera shqipetare!
    Shfra qe ne shikim te pare nuk dallojne shume me ato te disa shteteve te zhvilluara, te cilat gjithashtu kane perqindje te ngjashme te te punesuarve ne administrate publike. Dhe kjo nuk eshte fare rastesi, pasi qe cdo shteti modern (sipas standardeve te BE-se etj.) i nevojiten sherbime pothuajse te njejta publike.
    Dallimet shihen vetem nese behet p.sh. krahasimi i numrit te pergjithshme te te punesuarve dhe i te punesuarve ne administrate publike. Ne shumicen e shteteve te zhvilluara perqindaj e te punesuareve ne administraten publike eshte pergjysme ose dy apo tre here me ulet se ne Kosove apo ne Shqiperi. Dhe ky nuk eshte dallimi i vetem dhe kryesor. Dallime te medha ka edhe tek pagesat dhe privilegjet e ndryshme te te punesuarve.

    Ne Kosovo p.sh. ka gjithsejt rreth 303.000 te punesuar. Nga keto 303.000 mbi 50.000 jane te punesuar sezonal apo te ngjshem.
    37.000 jane te punesuar ne arsim.
    23.000 shenedetesi dhe pune sociale
    30.000 ne aktivitete tjera te administrates publike.
    ...
    ==

    43.000 jane te punesuar ne prodhim
    40.000 tregeti me shumice dhe pakice, riparim atomjetesh etj.
    29.000 ne ndertimtari
    14.000 turizem dhe sherbime te ngjshme
    14.000 te punesuar/vetepunesuar ne Bujqesi
    11.000 transport etj.
    ...
    ==
    Rretm 80.000-100.000 jane te punesuar direkt dhe indirekt ne administraten publike, qe do te thote se 26-33% e te gjithe te punesuarvene Kosove paguhen nga buxheti i shtetit.
    Pervec kesaj, ne shume raste behet fjale edhe per pagesat mesatarisht me te larta qe paguhen ne Kosove.
    Ne Gjermani (sa per krahasim) jane rreth 5% te punesuar ne administraten publike. Por keta paraqesin vetem rreth 10% te te gjithe te punesuarve ne Gjermani.
    Nese kemi parasyesh edhe pagat ne shume sektore te administrates publike te Kosoves, atehere pjesa dermuese e gjithe aktivitetit ekonomike, ndoshta mbi 60 apo 70%, varet nga nga administrata publike resp. mireqeneja e te punesuarve ne administrate publike. Praktikisht nuk ka dallim te madh ne mes te ekonomise se shtetit ne regjime te ndryshme komuniste etj. dhe gjendjes atje, pervec faktit se ekziston njefar ekonomie e tregut qe nuk funksionon si duhet ose funksionon vetem me pjesemarrje aktive (legale dhe ilegale) te punetoreve dhe strukturave te shtetit.
    E gjithe kjo x 2 (per dy shtetet shqipetare)= gjendje katastrofale ekonomike, politike, varferi etj...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 16-12-2013 më 02:47

  4. #4
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Punësimi i të rinjve, Veliaj: Të nxisim arsimin profesional

    Shtet si ai shqiptar eshte veshtire te gjesh ne bote. Individi kur bie fjala te zgjidhe hallet dhe problemet e veta perballet me nje anarshi te eger ndersa nga ana tjeter kodoshi shtet kerkon te mbledhe taksa per sherbime qe nuk I ofron. Si nuk u vjen zor qe akoma dalin para nesh e na kerkojne voten?! E njejta farse e bezdishme politikane mashtrues dhe njerez ne veshtiresi dhe pa siguri per jeten dhe te ardhmen. Kurset profesionale te hapen nuk eshte ide e keqe por a ka treg pune shqiperia per ta?
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Punësimi i të rinjve, Veliaj: Të nxisim arsimin profesional

    nga nje ane thote shteti nuk te puneson dhe ka te drejte
    nga ana tjeter thote do hapet nje zyre ndermjetse pune me leket e taksave te shqiptareve.
    pse kete zyre mos ta hap privati?

  6. #6
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Punësimi i të rinjve, Veliaj: Të nxisim arsimin profesional

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    nga nje ane thote shteti nuk te puneson dhe ka te drejte
    nga ana tjeter thote do hapet nje zyre ndermjetse pune me leket e taksave te shqiptareve.
    pse kete zyre mos ta hap privati?
    Zakonisht keto zyra shteti i hap, por problemi qendron se sa do funksionoj. Keta flasin per arsim por problemi qendron tek cilesia e arsimit??? Me dimploma/certifikate letra pajisen te gjithe!
    I LOVE GOD

    j&g

  7. #7
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Punësimi i të rinjve, Veliaj: Të nxisim arsimin profesional

    Nese mirret seriozisht kjo puna e arsimit profesional dhe punohet seriozisht rreth saj,ateher kjo sigurisht qe ndikon te papunsia.

  8. #8
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Punësimi i të rinjve, Veliaj: Të nxisim arsimin profesional

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Shume shtete te vogla e kane porbleme te ngjashme...
    Edhe nje arsye me shume per bashkim kombetar!

    Ne Kosove gjendja eshte edhe me "dramatike" sepse edhe atje ka min. reth 80.000 te punesuar ne administraten shteterore, ndoshta jane dhe 100.000.
    Nese i llogarisim dy shtetet shqipetare bashke, atehere del se per rreth. 4,5-5 milione banore rezident jane te puesuar rreth 200.000 ne administraten publike.
    Dy administrata te medha per dy shtete te vogla dhe te varfera shqipetare!
    Shfra qe ne shikim te pare nuk dallojne shume me ato te disa shteteve te zhvilluara, te cilat gjithashtu kane perqindje te ngjashme te te punesuarve ne administrate publike. Dhe kjo nuk eshte fare rastesi, pasi qe cdo shteti modern (sipas standardeve te BE-se etj.) i nevojiten sherbime pothuajse te njejta publike.
    Dallimet shihen vetem nese behet p.sh. krahasimi i numrit te pergjithshme te te punesuarve dhe i te punesuarve ne administrate publike. Ne shumicen e shteteve te zhvilluara perqindaj e te punesuareve ne administraten publike eshte pergjysme ose dy apo tre here me ulet se ne Kosove apo ne Shqiperi. Dhe ky nuk eshte dallimi i vetem dhe kryesor. Dallime te medha ka edhe tek pagesat dhe privilegjet e ndryshme te te punesuarve.

    Ne Kosovo p.sh. ka gjithsejt rreth 303.000 te punesuar. Nga keto 303.000 mbi 50.000 jane te punesuar sezonal apo te ngjshem.
    37.000 jane te punesuar ne arsim.
    23.000 shenedetesi dhe pune sociale
    30.000 ne aktivitete tjera te administrates publike.
    ...
    ==

    43.000 jane te punesuar ne prodhim
    40.000 tregeti me shumice dhe pakice, riparim atomjetesh etj.
    29.000 ne ndertimtari
    14.000 turizem dhe sherbime te ngjshme
    14.000 te punesuar/vetepunesuar ne Bujqesi
    11.000 transport etj.
    ...
    ==
    Rretm 80.000-100.000 jane te punesuar direkt dhe indirekt ne administraten publike, qe do te thote se 26-33% e te gjithe te punesuarvene Kosove paguhen nga buxheti i shtetit.
    Pervec kesaj, ne shume raste behet fjale edhe per pagesat mesatarisht me te larta qe paguhen ne Kosove.
    Ne Gjermani (sa per krahasim) jane rreth 5% te punesuar ne administraten publike. Por keta paraqesin vetem rreth 10% te te gjithe te punesuarve ne Gjermani.
    Nese kemi parasyesh edhe pagat ne shume sektore te administrates publike te Kosoves, atehere pjesa dermuese e gjithe aktivitetit ekonomike, ndoshta mbi 60 apo 70%, varet nga nga administrata publike resp. mireqeneja e te punesuarve ne administrate publike. Praktikisht nuk ka dallim te madh ne mes te ekonomise se shtetit ne regjime te ndryshme komuniste etj. dhe gjendjes atje, pervec faktit se ekziston njefar ekonomie e tregut qe nuk funksionon si duhet ose funksionon vetem me pjesemarrje aktive (legale dhe ilegale) te punetoreve dhe strukturave te shtetit.
    E gjithe kjo x 2 (per dy shtetet shqipetare)= gjendje katastrofale ekonomike, politike, varferi etj...
    Nuk mund te krahasosh shtetet e zhvilluara me shtetet ne formim apo tranzicion,ku zhvillimet shkencore dhe teknologjike kan arritur kulmin ne shtet e zhvilluara nga ana tejeter ke Kosoven me 5 vite shtet qe mezi beri regjistrimin e popullsis apo Shqiperia qe akoma ka probleme ne perdorim te sistemit... :-D

    Nuk po them se mos ti shofesh me sy kritik 'zhvillimin' e ketyre shteteve perkundrazi por krahasimet jan si nata me diten...sa i perket administrates po ta shofesh me shifer jan shume,megjithese rregullohet sipas nr te banoreve ne secilin vende.Ne Gjermani apo ne vendet tjera te zhvilluara shumica e puneve administrative kryhen online,kurse ne Kosove apo Shqiperi pothuajse te gjitha sherbimet kryhen ne menyre 'primitive' se aq mundesi ka......dhe kjo mundesi sigurisht si pasoj e keq menaxhimit dhe keq qeverisjes...Imagjino kur shteti p.sh e ndan vetem 1% te buxhetit per bujqesin cfare stimulimi mund te jete kjo per njerezit qe te mirren me bujqesi...

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Punësimi i të rinjve, Veliaj: Të nxisim arsimin profesional

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Zakonisht keto zyra shteti i hap, por problemi qendron se sa do funksionoj. Keta flasin per arsim por problemi qendron tek cilesia e arsimit??? Me dimploma/certifikate letra pajisen te gjithe!
    Un si privat nuk kam nevoje ti kerkoje shtetit fuqi puntore sepse ne shqiperi ka shume te pa pune, te cilet i gjen sa hap dhe mbyll syte. keshtu qe zyra e shtetit eshte e kote. mund te kete per shembull zyra private te cilet rekrutojne puntore ne tirane ku ka shume pa punesi dhe i cojne per punime sezonale drejt fermave te beratit, lushnjes. ...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Punësimi i të rinjve, Veliaj: Të nxisim arsimin profesional

    po hoqen 4500 vete nga puna...kur u bene te mire keta tani??? ky xhaxhi ministri Qaniu e ka filluar me te rinjte....dhe i mbush sallat plot e perplot. sa me e madhe genjeshtra aq me shume te besojne thoshte gjyshi im....qe u prehte ne paqe...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •